Home » Glossary » Quaj

Quaj

QUAJ kal.

1. (me një trajtë shkurtër përemrit vetor r. dhanore). thërresin me një emër, kam emrin, quhem. Si quajnë? quajnë Agim. Nuk e di si e quajnë.

2. Injë emër dikujt për ta thirrur, i vë emrin. Djalin e quajtën Dritan. Si do ta quajmë!

3. fig. Kam një mendim për dikë a për diçka, e pranoj ose e marr për dikë a për diçka; e mbaj për dikë a për diçka, e vlerësoj; e pandeh, e zë. E quan shpëtimtar. E quanin fajtor. E quan arsyeshme. E quan për detyrë. E quan me vend. E quaj tepërt ta përsërit. E quanin vdekur. Ia quajtën si gabim (si faj). Si ta quash këtë punë? Kushedi se ç’e quan veten! iron. E quan veten e heq veten, mbahet.

4. Shpall fillimin a përfundimin e diçkaje. Mbledhjen e quaj hapur ( mbyllur). Këtë çështje e quajmë mbyllur ( përfunduar).

  • E quaj (e shoh, e gjej) udhës shih tek UDH/Ë,~A. I quaj gjërat me emrin e vet libr. shih tek EM/ER,~RI.
Reklama