Reklama

Prej

I. parafj.
Përdoret me një emër rasën rrjedhore për treguar:
1. Vendin nga vjen, nga nis lëvizjen dikush a diçka; burimin nga del diçka; nga. Erdhën prej fshatit. Buron prej malit. Del prej toke. Nis prej veriut.
2. Vendin ose sendin nga i cili përcaktohet një largësi; nga. Prej Tirane Peshkopi. Prej shtëpie e deri këtu.
3. Sendin a vendin, nga sipërfaqja a brendësia e cilit merret, largohet a hiqet diçka; nga. E nxori prej xhepi. Zbriti prej makine.
4. Një tërësi, nga e cila veçohet një pjesë; nga. Disa prej nesh do nisen qysh tani. Shumë prej tyre janë bërë bujq dalluar. Kjo është njëra prej çështjeve.
5. Njeriun, kafshën a sendin nga kërkohet ose merret diçka, shkëputet ose largohet dikush etj.; nga. E kërkon prej teje. E larguan prej familjes. Mezi e shkëputën prej s’ëmës. I ndanë qengjat prej deleve.
6. Punën, veprimtarinë, detyrën etj. e vë dikush ose nga e cila largohet; nga.
U lirua prej ushtrie. U largua prej pune.
7. Gjendjen nga e cila dalim a shpëtojmë; diçka cilës i shmangemi, i shpëtojmë etj.; nga. U zgjuan prej gjumit. Nuk heq dorë prej luftës. Nxjerr prej prapambetjes. Shpëtoi prej rrezikut (prej sëmundjes, prej gripit).
8. Zanafillën ose prejardhjen e dikujt a diçkaje; mjedisin, rrethin, grupin etj., cilit i përket dikush a diçka; nga. Prej një familjeje punëtore. Prej një dere njohur. Prej fisit lashtë dardanëve. Me burim prej ilirishtes. Fjalë e formuar prej rrënje vjetër.
9. Lëndën nga e cila është bërë diçka. Shtëpi prej guri (prej tullash, prej druri). Shkallë prej mermeri. Kasolle prej kashte. Stof (prej) leshi. Fustan (prej) kadifeje. Çantë (prej) lëkure. Litar (prej) liri (kërpi). Raki (prej) rrushi.
10. Vendin a pjesën nga e kapim dikë ose diçka; për. E kapi prej dore. E zuri prej bishti. E mbërtheu prej xhakete.
11. Tiparin e dikujt a diçkaje; atë ka një tipar dallueshëm e përhershëm; cilësinë dallon dikë a diçka nga një tjetër, atë është karakteristik për dikë a për diçka dhe e kufizon nga tjerët. Mendim prej revolucionari. Pamje prej luftëtari. Sjellje prej komunisti. Qëndrim prej burokrati. Dallohet prej flokëve. E njohu prej syve. E kuptova prej zërit.
12. Kohën kur nis një veprim, fillimin e një periudhe kohe caktuar; sasi kohe. Prej kohësh (prej shumë kohësh). Prej se njëzet vjetësh. Prej vitesh nuk e kam parë. Po punojmë prej disa muajsh. Prej sot e tutje.
13. Një periudhë caktuar kohe ( bashku me një emër tjetër me parafjalët , deri ); nga. Prej mëngjesit deri mbrëmje. Prej orës katër deri shtatë. Prej fillimit deri mbarim.
14. Shkakun a arsyen e diçkaje; shkaktarin e diçkaje; nga. E bëri prej frikës (prej dëshpërimit). U dogj prej vapës. Ishin tretur prej urisë. E ka prej lodhjes. Vdiq prej pike. Prej tij e pati atë keqe.
15. Sendin a gjedhen, sipas cilit a sipas cilës veprohet ose bëhet diçka; nga. Frymëzohemi prej heroizmit dëshmorëve. Marrim shembull prej përparuarve.
16. Njeriun me cilin përcaktohet një lidhje afrie a gjaku, vijën a anën e lidhjes; nga. Kushëri prej nënës (prej babait). Mik prej vëllait.
17. Sasinë e diçkaje sipas një mase caktuar. Ngastër prej dhjetë hektarësh. Miting prej mijëra vetësh. Me shpejtësi prej pesëdhjetë kilometrash orë. Thellësi prej gjashtë mijë metrash.
18. Njeriun veprues ose sendin veprues; nga. Ushtonte pylli prej erës. Mora letër prej motrës. Është nënshkruar prej saj.
19. Vend, marrëdhënie hapësirë ose sasi ( disa togje me ndajfolje); nga.
Prej afër. Prej poshtë.
II. lidh. Përdoret, zakonisht togjet «prej ku», «prej nga», për lidhur një fjali varur përcaktore me fjalinë drejtuese. Qëndruam një kodër lartë, prej ku shihej fusha e gjerë.

Reklama