Reklama

Ndaj

NDAJ <i>kal.1. Largoj njërin nga tjetri dy a shumë sende ose njerëz janë bashkë, shkëput; nxjerr veç e veç dy lëndë a gjëra ndryshme, janë përzier, veçoj; kund. bashkoj. I ndau kecat nga dhitë. Ndaj librat nga fletoret. I ndau dy veta ziheshin. Ndaj veç. Ndaj sipas llojeve. Ndaj fijet.
2. Mbaj veçuar nga diçka; jam mes; kufizoj; kund. lidh. Na ndan lumi (deti). E ndan kopshti nga rruga. I ndan një lagje (një shtëpi). Ndaj me mur (me gardh). Ndaj shtresa. Një hap e ndan.
3. Lëshoj gruan ose burrin; e shkëput nga bashkëshorti; e nxjerr për jetuar si familje veçan; e detyroj rrojë veçan nga dikush. E ndau gruan (burrin). E ndau djalin. E ndau nga familja. I ndau lufta. Asgjë nuk mund t’i ndajë.
4. fig. Mbaj shkëputur, nuk i lidh, nuk i mbaj bashkë a pranë (zakonisht me mohim). Nuk e ndajmë ekonominë nga politika. Nuk i ndan fjalët nga veprat. Nuk e ndajmë pushkën nga libri. Nuk e ndan nga vetja.
5. Copëtoj pjesë veçanta (një tërë), e bëj pjesë-pjesë, pjesëtoj. Ndau bukën. Ndaj përgjysmë (me dysh, katërsh). Ndaj pjesë ( thela, copë). I ndau fjalët rrokje. E ndau këste. Ndaj ditë ( muaj). E ka ndarë librin pesë kapituj. I ndau me një vijë mes.
6. Pjesëtoj diçka midis dy a shumë vetave; i jap secilit një pjesë a diçka nga një e tërë, nga një grumbull, shpërndaj; i bëj pjesë një tjetri, e kam përbashkët me një tjetër. Ndau gjellën. Ndajnë hollat ( ardhurat, fitimet). Ndan letrat. I ndau pjesën. U ndanë dhurata. U ndau punën (detyrat). Ndau ftesat. Ndanë rolet. Ndanë nga një pikë. Nuk e ndan pushtetin me tjerët.
7. I vendos nëpër vende ndryshme, shpërndaj. Ndaj dy nga dy. I ndanë nëpër shtëpitë e fshatarëve (nëpër baza).
8. fig. Provoj bashku me dikë një ndjenjë, një gëzim a hidhërim. Ndamë gëzimet dhe hidhërimet. Ndajmë bashku mirën dhe keqen.
9. Heq mënjanë për dikë a për diçka; e caktoj për diçka. Kishte ndarë para mënjanë. I ndau dy kile mish (rrush). E ndanë një copë tokë për perime (për farë).
10. I ndërpres foshnjës qumështin e gjirit, zvjerdh. E ndau fëmijën prej gjirit.
11. vet. veta III fig. Është larg një periudhë kohe caktuar. Edhe dy javë na ndajnë nga Viti i Ri. Pak kohë na ndan nga dita e zgjedhjeve.
12. fig. Caktoj kohën (afatin) për një punë. Ndanë ditën e martesës.
13. (me pjesëzat mohuese nuk, s’, mos,). I jap vazhdimisht; i kushtoj vazhdimisht e pa ndërprerje, nuk e ndërpres. Nuk ia ndan qumështin (pemët) fëmijës. Nuk ia ndan kujdesin. Nuk ia ndau luftën.
14. fig. Bëj mend a e bëj me fjalë me dikë për kryer diçka, vendos. E ndau me mend. E kemi ndarë shihemi sonte. Kështu e ndamë.
15. fig. I jap zgjidhje, përcaktoj përfundimin. Punët i ndan mejdani. Këtë e ndan pushka.
16. fig. Arrij shoh; dalloj, shquaj (zakonisht me mohim). Nuk e ndaj dot nga larg. S’e ndava dot kush qe. Ndaj bardhën nga e zeza. E ndau mirë.
17. jokal. vet. veta III fig. bised. Dallon, shquan. Nuk ndan nga i vëllai. Nuk ndan nga tjerët.
18. vet. veta III. Nxjerr kalli. Ndan kalli misri.
* Çan e ndan shih te ÇAJ. I ndau bathët e nxori vërtetën shesh. E ndau bukën me dikë i preu marrëdhëniet, e prishi miqësinë me dikë, u prish me dikë. Na ndan një det (i tërë) shih te DET,~I. S’e ndan (s’e heq, s’e lë, s’e lëshon) nga goja dikë a diçka shih te GOJ/Ë,~A. Ndaj gjyqin shih te GJYQ,~I. ndafsha ( ngrënsha, bëfsha) hallvën! thjeshtligj., mallk. shih te HALLV/Ë,~A. Nuk ia ndan hapin dikujt e ndjek kudo, i shkon pas kudo. I ndan një hendek shih te HENDEK,~U 2. I ndau (i qëroi) lakrat (llogaritë, hesapet) me dikë përcaktoi qartë qëndrimin e vet ndaj dikujt; u shkëput përfundimisht nga dikush. Ia ndau leshtë diçkaje shih te LESH,~. E ndau mejdanin me dikë shih te MEJDAN,~I. E ndau mendjen vendosi një herë e mirë. Nuk ia ndan (nuk ia heq, nuk ia shqit) sytë shih te SY,~RI. E ndanë (e vendosën, e zgjidhën) me shpatë shih te SHPAT/Ë,~A. E ndaj (e pres) me thikë diçka shih te THIK/Ë,~A. Ndaj nga vatha shih te VATH/Ë,~A. Topi s’na ndan shih tek TOP,~I. Ndaj bardhën nga e zeza shih te BARDH/Ë,~A (e) 9. E ndan bukën zjarr shih te ZJARR,~I. Ndaj bykun nga gruri shih te BYK,~U. Ndaj dhentë (delet) nga dhitë shih te DHI,~A. Ndan kafshatën e gojës (kafshatën e fundit) me dikë shih te KAFSHAT/Ë,~A. Ndaj bykun (kashtën) nga kokrrat shih te KOK/ËRR, ~RRA. E ndau (e mblodhi) mendjen top shih tek TOP, ~I 7. E ndau punën dysh shih te DYSH. E ndan (e çan) qimen (me) katërsh (dysh) shih te QIM/E,~JA. Ndaj shapin nga sheqeri shih te SHAP,~I. Lyp për derë e ndan për shpirt shih te DER/Ë,~A. Vetëm gjaku i ndan shih te GJAK,~U 1. Veç shata e lopata do na ndajë shih te SHAT/Ë,~A.
NDAJ <i>I. parafj.
1. Përdoret me një emër rasën kallëzore, tregon kohën pak çaste para cilës ose me fillimin e cilës ndodh diçka; afër. Ndaj gdhirë. Ndaj ngrysur.
2. Përdoret me një emër rasën rrjedhore tregon vendin ose njeriun pranë cilit gjendet dikush a diçka, kryhet një veprim ose drejt cilit lëviz dikush a diçka; pranë; përbri; kundrejt. Te ahu ndaj burimit. U afrua ndaj zjarrit. U kthye ndaj nesh.
3. Përdoret me një emër rasën rrjedhore, me cilin lidhet diçka ose kundrejt cilit shprehet një ndjenjë a një marrëdhënie e caktuar, kundrejt. Besnikëria ndaj atdheut. Qëndrimi socialist ndaj punës. Dashuria ndaj prindërve. Mirënjohja ndaj jush. I qëndrueshëm ndaj zjarrit. Është kërkues ndaj vetes. Sillet mirë ndaj meje.
4. krahasim me, përkundrejt. Një kthesë e madhe ndaj vitit kaluar. Ndaj tjerëve është i mirë.
II. lidh. bised.
1. Prandaj. dua mirën, ndaj thashë ( fola). Ka mbetur edhe pak kohë, ndaj merr masat e duhura. Ishte plagosur, ndaj s’ecte dot.
2. Ndërsa, kur. I këqyr ndaj kuvendojnë.

Reklama