Home » Glossary » Me

Me

I. parafj.
Përdoret me një emër ose me një përemër rasën kallëzore për treguar:
1. Praninë e dy a shumë vetave a sendeve bashku një vend, qenien e tyre bashku një gjendje caktuar ose pjesëmarrjen e tyre përbashkët një veprim; shoqërimin e dikujt a diçkaje nga dikush a diçka tjetër kur ndodhet një gjendje caktuar ose kur kryen një veprim. Motra me vëllanë janë një klasë. Rri gjithnjë me . Jetonte me fëmijët. Është i një mendjeje me shokët. Luan me shokët e klasës. Shkon mirë me gjithë. Foli (bisedoi) me miqtë. U takua me miqtë. U zu
(u pajtua) me tjerët. Marrin e japin me njëri-tjetrit. E mori me vete. Doli shëtitje me prindërit. Eja me mua! E shoqërojnë misrin me fasule. Ra me zhurmë madhe.
2. Afrinë a takimin hapësirë ose lidhjen e dikujt a diçkaje me dikë a me diçka tjetër. Kufizohet me det. Janë fqinjë me Agronin. Është i rrethuar me male larta. gjitha fshatrat janë lidhur (me telefon) me qytetet. E shkrijnë bakrin me kallajin.
U fejua (u martua) me një djalë (me një vajzë) mirë. O përqafua me .
3. Praninë e një pjese a një shtese ose qenien e një tipari jashtëm a brendshëm, e një vetie a cilësie te dikush a te diçka. Opinga nga xhufka. Këpucë me qafa. Drapër me dhëmbëza. Shtëpi me oborr (me ballkon). Fletore me vija
(me katrorë). Yll me bisht. Plak me flokë thinjur. Vajzë me gërsheta. Lopë me balë ballë. Djalë me vullnet (me talent). Burri me mend. Punëtor me duar arta.
Njeri me zemër gjerë. Kalë me huqe. Dokument me vlerë. Punë me rëndësi.
4. Lëndën a diçka tjetër, me cilën është bërë, është mbushur a është lyer diçka ose është mbështjellë, veshur a mbuluar dikush a diçka. Mur me tulla. Tavan me dërrasa. Akullore me qumësht (me lëng pemësh). Tufë me lule. Gjellë me mish.
Byrek me djathë. Lakror me lëpjetë. Çaj me limon. Dyshek me pambuk (me lesh). Shportë me fiq. Qyp me mjaltë. Gropë me ujë. Ara me misër (me grurë). Një koshere me bletë. Bukë me gjalpë. E mbështolli me letër. E mbuloi me tjegulla (me kashtë).
E shtroi me dërrasa (me qilima). E ku me bojë (me baltë). U mbulua me borë.
U zu qielli me re. U vesh mali me gjelbërim.
5. Një dukuri, gjendje a tipar, shoqëron një veprim dhe përcakton mënyrën si bëhet ose si shfaqet diçka, si vepron dikush etj. E priti me kënaqësi (me gëzim, me padurim, me dyshim, me gjakftohtësi, me mirënjohje). E merrte me mirë. E donte me gjithë shpirt. Bërtiti me sa kishte kokë bërtiti me gjitha forcat. I merr punët me gjithë mend (me qeshur). Punon me kujdes (me mend kokë). Lexon me vëmendje. Flet me zjarr. Doli me kokë jashtë. Iku me katra (me zemër thyer). Hyri me vrap (me shpejtë). Vijnë me radhë. E gjetën me shumë vështirësi. E arritën me përpjekje mëdha. E ngriti me forcë. E pa me inat. Erdhi me kohë erdhi kohën e duhur e shpejt. Shkruhet me shkronjë madhe. Mbledhja ume dyer mbyllura.
6. Mjetin me cilin a nëpërmjet cilit kryhet një veprim a një punë. E preu me thikë. E çau me sëpatë. Korrin me drapër. E punoi me shat (me traktor). Ha me lugë.
E piu me gotë. Shkruan me laps. Iku me biçikletë. Udhëtuan me tren (me avion).
E mbartën me kalë. E nisi letrën me postë (me një shok). Dërgoi lajm me djalin.
E bleu me para. Rronte me punën (me djersën) e vet.
7. Njeriun, sendin a dukurinë, i nënshtrohet një veprimi a gjendjeje; qenien, gjënë a çështjen me cilën kemi bëjmë. Ngjau një fatkeqësi (një e papritur) me . Ç’ndodhi tej me djalin? Si sillet me ju? Sillet shumë mirë me nxënësit. Ç’ume perimet? E ka keq me zemrën (me mëlçinë e zezë). S’i ka punët mirë me mësimet.
Me planin jemi mirë. U vonuan pak me mbjellat (me korrjet). Luftojmë me vështirësitë (me thatësirën, me ngricën, me shfaqjet e huaja). Do t’ia dalim mbanë edhe me zotimet e reja. U mësua me punën e re (me ftohtët, me vapën).
8. Kufizim për dikë a për diçka, përcaktimin se nga ç’anë e shohim a e vlerësojmë atë etj. I vogël me trup, por i madh me zemër. Sheh vetëm me njërin sy. Shitej me peshë (me copë). Me shtëpi (me banesë) është Shkodër. Me sa thuhet (dihet)…
Me sa kujtohet…
9. Gjendjen cilën ndodhet ose vihet dikush a diçka. Është me leje (me pushime). Është me barrë. Ishte me ethe (me grip). U mbulua me lavdi. E bëri me turp.
E vuri me shpatulla mur. E la me gisht gojë. Ishte me kokë torbë.
Qëndroi me shpirt ndër dhëmbë.
10. Shkakun ose arsyen e një veprimi a një gjendjeje ose llojin e veprimeve kryejmë për t’ia arritur një qëllimi. Me atë shi ra s’ka se si mos rritet bari.
Me ato pengesa u dolën s’kishin si mos vonoheshin. Me atë mendje ka do ta pësojë keq. Me shpenzimet bënte do shkatërrohej një ditë. Me atë sëmundje kishte do vdiste shpejt. Me atë vullnet ka (me ato përpjekje bën) do t’ia dalë mbanë pa tjetër.
11. Qëllimin a synimin e një veprimi. Erdhi me qëllime mira ( këqija).
U paraqit me kërkesa reja. E bëri (u nis) me shpresë se do fitonte.
12. Kohën a diçka tjetër, nga e cila nis një veprim etj. ose bashku me cilën zhvillohet një veprim, shfaqet një dukuri etj. me ditët e para (me fëmijërinë).
Vajti e u kthye me diell. U zgjua me natë. Fjeti me pulat ra për fjetur shumë herët. E zgjati (e shtyu) me sot me nesër. Me dimrin vjen ftohtët. Me pranverën kthehen dallëndyshet. Me çlirimin e Shqipërisë filloi një epokë e re. Shkoi vapa me gushtin. fj. u. Me pleqërinë i erdhën edhe sëmundjet. Me kohë do kalojë. Është me moshë çdo gjë. Puna është me ditë (me orë).
13. (edhe me numërorë). Sasi ose masë caktuar a pacaktuar, përafërt, madhe etj. Klasë me tridhjetë nxënës. Dhomë me dy dritare. Ndërtesë me shtatë kate. Shtëpi me tri ndarje. Familje me pesë veta. Punonin me qindra rinj. Erdhën me dhjetëra punëtorë. Kafe me shumë sheqer. Ka atje me okë (me thasë, me kuintalë, me qerre) ka shumë.
14. Krahasimin e një numërori themelor, vihet një marrëdhënie caktuar me një tjetër. përpjesëtimin dy me tre. E shumëzojmë (e pjesëtojmë) me shtatë.
15. Kohë, mënyrë etj., togje formohen nga përsëritja e një fjale ose nga dy fjalë afërta. E prisnin dita me ditë (me sot me nesër). U ndeshën trup trup.
II. pj.
1. Përdoret me një emër foljor asnjanës për formuar një trajtë pashtjelluar, me kuptimin kohor, «sapo, sa». Me dëgjuar thirrjen, u ngrit.
Me t’u kthyer nga puna, u la. Me t’u gdhirë, nisën zhurmat.
2. Përdoret zakonisht folmet e Veriut me pjesoren për formuar një nga trajtat e paskajores. Me qenë. Me marrë. Me dalë.
* Me anën e… shih tek AN/Ë,~A. Me kusht që… shih te KUSHT, ~I. Me përjashtim të… shih te PËRJASHTIM,~I.

Reklama