Reklama

I

I <i>I1. Një nga zanoret e gjuhës shqipe dhe shkronja e trembëdhjete e alfabetit saj, shënon këtë zanore. Zanorja i. Tingulli i. Shkronja i.
2. si em. f. Zanorja dhe shkronja i. I-ja e madhe (e vogël). I-ja e dorës (e shtypit). I-ja nistore (fundore). I-ja gojore (hundore).
* Vë pikat mbi i libr. shih te PIK/Ë,~A.
I <i>II1. Nyjë e përparme e gjinisë mashkullore tek emrat e rasës gjinore, tek emrat dhe mbiemrat e nyjshëm, te numërorët rreshtorë dhe te disa përemra. Këshilli i fshatit tonë. I sëmuri i treti. I zoti i punës. Qyteti i ri. I dashur shok! I pari punë.
I tij. I saj. I vet. I tillë. I cili.
2. Nyje e përparme me kuptimin e përemrave pronorë vetës tretë numrit njëjës, e cila përdoret me emrat mashkullorë, tregojnë lidhje gjaku a gjinie ose lidhje familjare; i tij, i saj. I ati. I biri. I vëllai. I nipi. I ungji. I vjehrri. I shoqi.
I kunati. I kushëriri.
I <i>III1. Trajtë e shkurtër e përemrave vetorë vetës tretë rasën dhanore numrit njëjës. I them (atij, asaj). I dhashë (atij, asaj). I kërkova (atij, asaj). I mora (atij, asaj).
2. Trajtë e shkurtër e përemrave vetorë vetës tretë rasën kallëzore numrit shumës. I pashë (ata, ato). I gjeta (ata, ato). I zura (ata, ato). I mblodha (ata, ato).

Reklama