Reklama

Dy

DY <i>num. them.1. Numri vjen menjëherë pas njëshit dhe shënon një sasi barabartë me një edhe një. Dy shokë (shoqe). Dy herë. Dy orë. Dy ditë (muaj, vjet). orën dy. Dy herë i madh. Dy edhe dy. Dy herë dy. Dy dhjetat. E ndarë dy pjesë. E pjesëtoj për dy.
2. përmb. ~ (), ~JA (). Dy bashku a menjëherë. Erdhën dy shokët ( dyja shoqet). Ia dhashë dy librat.
3. Përd. em. sipas kuptimit 2 numërorit themelor. U nisën dy ( dyja).
4. përd. num. rresht. I dytë. Dhoma (salla) dy. Kabina dy. Shkalla dy.
* Me dy (me dyja) duart shih te DOR/Ë,~A. Me dy fytyra (me dy faqe) shih te FYTYR/Ë,~A. Një me dy (një e dy) shih te NJË. Pa një, pa dy shih te NJË. E bëri për dy (për pesë) para shih te PARA,~JA. Ia bëri tetë me dy dikujt thjeshtligj. shih tek TETË. S’e bën dy (dysh) fjalën (e dhënë) shih te DYSH. S’ia bëri as një, as dy shih te NJË. Bie (është, ndodhet) mes dy zjarresh shih te ZJARR,~I. Çalon nga dyja këmbët shih te KËMB/Ë,~A. Duhen dëgjuar dyja kambanat shih te KAMBAN/Ë,~A. Dy pëllëmbë mbi tokë shih te PËLLËMB/Ë,~A 4. Gjarpër me dy koka shih te GJARP/ËR,~RI. Ha (pi) me dy gryka shih te GRYK/Ë,~A. Jam dy mendjesh shih te MENDJ/E,~A 2. Mbështetet dyja këmbët shih te KËMB/Ë,~A. Mësallë me dy faqe shih te MËSALL/Ë,~A. E shkeli me dy (me dyja) këmbët shih te KËMB/Ë,~A. Pa thënë (pa bërë) as një, as dy shih te NJË. Vezë me dy verdha (me dy kuq) shih te VEZ/Ë,~A. Kur bëhen dy ditë bashkë iron. shih te DIT/Ë,~A. Dy Kamberë një derë vjet. shih te DER/Ë,~A. Ia futi (ia vuri, ia shtiu) te dyja këmbët një këpucë ( një opingë) dikujt shih te KËMB/Ë,~A. Janë dy kufoma e një shpirt shih te KUFOM/Ë,~A. Është dy (pesë) para njeri (burrë) shih te PARA,~JA. Është me dy fije brinjë shih te BRINJ/Ë,~A. Ishte me dy krënde vatër shih te KRËND,~I. Është thikë (presë) me dy presa shih te THIK/Ë,~A. Nuk ka (as) dy (pesë) para mend shih te PARA,~JA. Kërkon hajë me dy lugë keq. shih te LUG/Ë,~A. S’le dy gurë bashkë shih te BASHKË. S’lidh (s’bën) dot dy fjalë bashkë shih te BASHKË. Milte dy qyqe dhi (dele) shih te MJEL. Ngjajnë (janë) si dy pika uji shih tek UJ/Ë,~I. Noton (lundron) dy ( një) gisht një shih te GISHT,~I. Si një e një () bëjnë dy shih te NJË. Me një gur (me një shtënë) vret dy zogj shih te GUR,~I. Një rrugë (udhë) e dy punë shih te RRUG/Ë,~A. I priste shpata (palla, kordha, jatagani, sëpata) nga dyja anët (djathtas e majtas) shih te PRES I. U zunë (a grindën) për dy (për pesë) para spec shih te PARA,~JA. (Një) copë mish me dy sy përçm. shih te MISH,~I. Dy duar për një kokë (janë) shih te DOR/Ë,~A. Është një nga dhia, dy nga vija shih te DHI,~JA. Është tri degë e dy majë dikush shih te DEG/Ë,~A. Nuk mbahen dy kunguj (dy shalqinj) nën një sqetull ( një dorë) fj. u. shih te KUNGULL,~I.

DY- <i>fjalëform.Pjesë e parë e disa fjalëve përbëra, i përgjigjet kuptimit numërorit dy (p.sh. i dyanshëm, dydegësh, dyditor, dyfaqësh, dygjymtyrësh, dykrenore, dylekësh, dyluftim, dymujor, dyngjyrësh, dyvjeçar etj).

Reklama