Duhet

Veta e tretë njëjës e foljes gjysmëndihmëse modale duhem:
DUHEM. a. kryes. veta III. Është i nevojshëm, nevojitet; kërkohet; hyn punë për diçka, shërben, vlen. Duhet punë (qetësi, kujdes). Duhet shi (pleh, ajër). Duhet një njeri i aftë. b. pavet. Përdoret si folje gjysmëndihmëse me vlerë modale përpara një foljeje lidhore a përpara pjesores për ta paraqitur si detyrueshme, si nevojshme, si domosdoshme atë shpreh folja. Duhet mbaruar shpejt. Duhet thënë se… Duhet ta bëjmë patjetër. c. pavet. Përdoret si folje gjysmëndihmëse me vlerë modale përpara një foljeje lidhore a përpara pjesores, me kuptimin “ka shumë mundësi, ka shumë ngjarë, mundet”. Duhet jetë shkruar para shumë kohësh. * Aq (kaq) sa duhet masën a shkallën e duhur, pa teprime e zvogëlime, aq sa është e nevojshme a sa kërkohet.

Reklama