Home » PD në aleancë të fortë me llumin e llumit!

PD në aleancë të fortë me llumin e llumit!

(Salanji-dhe dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë)

PD-ja po nxjerr,

përgjime trasha,

asnjëherë pa tema,

nuk na ka lënë Basha!

 

Doli si papritur,

dhe “Babalja Dy”,

po nga ky përgjim,

s’u çudit njeri!.

 

Se parti e Bashës,

keq ka marrë kum,

hidhet e përdridhet,

nga llumi llum!

 

Nga llumi llum,

dhe nuk bën pauzë,

me njerëzit e krimit,

po ngre çdo kauzë!

 

Meqë me Babalen,

doli punë koti,

skenën e SHQUPIT,

doli Alizoti!.

 

Doli Alizoti,

një tjetër këllirë,

por për PD-në,

është një burrë i mirë!

 

Është një burrë i mirë,

dhe pikë referimi,

se me kriminelë,

sot luftohet krimi!

 

studion e SHQUPIT,

ka mortja Bashë,

aktorët e mjerë,

gënjejnë shumë trashë!

 

Kaq i rëndësishëm,

është Fredi mavriu,

sa ta shoqëroi,

vetë Ardi Veliu?!

 

Polici e shtetit,

fare e gjizosi,

i kthen përgjigje,

këtij karagjozi!

 

Këtij karagjozi,

llum nga i ndyri,

dehur nga rakia,

edhe nga deliri!

 

Tani Lulëzimi,

po i jep pa duar,

një popull tërë,

është duke helmuar!

 

Gjellë helmuar,

nxjerr çdo ditë kazani,

kryeguzhinieri,

tani është Salanji!

 

Shefi i kuzhinës,

është vetë Lulashi,

duket gjithnjë,

nën avuj hashashi!

 

Del si i droguar,

mortja Lulëzim,

tash Taulant Balla,

i është bërë fiksim!

 

Ç’ke me Taulantin,

o Lulash-o lumë,

del çdo natë,

dhe ëndërr gjumë!

 

asnjë aferë,

nuk mungon Ai,

po ç’ne e fute,

te “Babale Dy”?!

 

Ç’ka-mor ç’ka Lulashi,

aq fort po çirret,

dhe Salanj kokoshit,

goja po i mirret!

 

Goja po i mirret,

se pa fund gënjen,

dhe prangat duar,

duket se po ndjen!

 

Sa poshtë ke rënë,

more Lulëzim,

sheh tek Fredi llumi,

shpresën për shpëtim!

 

Po kush e beson,

atë budalla,

shet për pak lekë,

dhe nënë e baba?!

 

Pse gënjen mëndja,

pse s’ bie flama,

me llumin e llumit,

nuk rrëzohet Rama!

 

E madhe gallatë,

ka plasur këtu,

me “Babale Dy”,

nxore sytë e tu!

 

Nxore sytë e tu,

edhe Salanjit,

shpejt mund bëhet,

dëshmor i kazanit!

 

gjithë partinë,

e ke zotin,

mund ta ndajë qelinë,

me Fred Alizotin!

 

E dimë tërë,

me dy Babale,

Salanji është bërë,

bezdi kombëtare!

 

Dhe çuditërisht,

s’i dhimbset njeriu,

presim xhevahire,

nga Albert Veliu!

 

Nga Albert Veliu,

ose thjesht Babale,

zhyti PD-në,

këto skandale!

 

Po ç’ themi,

o Salanj i shkretë,

dhe dhi e zgjebosur,

dhe bishtin përpjetë!

A.DUKA

Reklama

Lexo më shumë