Home » Besëlidhjet e Mallakastrës gjatë një shekulli

Besëlidhjet e Mallakastrës gjatë një shekulli

Emrat e Rrapo Hekalit, Halim Hamitit e Mehmet Shehut dhe “Besëlidhja e Poçemit”, u bёjnё nder jo vetёm Mallakastrёs, Vlorёs, Tepelenёs, Myzeqesё, Beratit, Skraparit etj, porgjithë Shqipёrisё

Qani Duraj

“Besëlidhja e Poçemit” ka zёnë vend nё kujtesën e historisë, si shprehja mё e thellё ee madhe e dashurisё sё njeriut pёr truallin e tё parit dhe pёr jetёn e lindur e rritur nё ato troje; si pёrpjekje e ligjshme mbarёshoqёrore pёr tё mbrojtur trojet dhe jetёn e njerёzve nga pushtuesit barbarë, qё u kanё shkelur trojet dhe u kanё privuar tё drejtёn tё jetojnё tё lirё dhe me dinjitet nё trojet e tyre.

“Besëlidhja e Poçemit” ue mbeti trumpeta e shpirtit mallakastriot, qё tre herё brenda njё shekulli mblodhi nё kuvend burrat e asaj krahine nё luftë kundër pushtuesit, pёr tё flakur robёrinё dhe pёr tё siguruar jetёn e lirё nё trojet e tyre. Ajo ka dёshmuar nё mёnyrё bindёse e tё drejtpёrdrejtё qёndresёn deri nё vetëmohim tё mallakastriotёve nё luftёn pёr jetё a vdekje, ndaj çdo pushtuesi uzurpator, qё e ka pushtuar dhe i ka cenuar tё drejtёn pёr tё punuar e jetuar nё vatrёn familjare. “Besëlidhja e Poçemit” zuri vend nё kujtesën e popullit tё asaj krahine, si çast solemn betimi e angazhimi, pёr vendime tё mёdha, qё kanё nevojë pёr shpirtin kryengritёs tё  popullit dhe pёr mendimin e qartë dhe vendosmërinё e prijësve tё tij, pёr mobilizimin, organizimin dhe drejtimin e tё gjitha potencialeve njerёzore e materiale pёr luftё, tё provuar e pranuar nga tё gjithё pjesëmarrësit, tё vendosur pёr tё marrё e mbajtur pёrgjegjёsinё e madhe pёr t’i  prirë nё luftё  me zgjuarësi, me guxim e trimёri, pёr arritjen e fitores mbi armikun.

Mehmet_Shehu_-28partizan-29 Besëlidhjet e Mallakastrës gjatë një shekulli

Mehmet Shehu

Nga Rrapo Hekali te Mehmet Shehu

Tre herё Mallakastra ёshtё mbledhur nё Poçem pёr tё diskutuar dhe marrё vendime me rёndёsi historike, me sloganin “as pёr mua e as pёr ty, por pёr gjithё Shqipёri”.  E lidhur me besa-besё, nga aty trupa kryengritëse e çlirimtare ka nisur rrugёn pёr tё realizuar detyrat e shtruara dhe tё pranuara nga tё gjithё me çdo çmim dhe me çdo sakrificё. Beja dhe Besa Mallakastriote, mbi flamurin e Skënderbeut, e shёnjtёrur me gjakun e qindra bijёve dhe bijave mё tё mirё tё asaj krahine, e ka shnjtёruar edhe atё copë trualli me emrin Poçem, qё tё mbetet nё kujtesёn  e çdo mallakastrioti  simbol nderi dhe krenarie, njё pikë referimi atdhetarie e krenarie, qё nё 14 korrik tё çdo viti, tё mblidhen aty pёr tё kujtuar dhe nderuar besёn dhe trimёrinё mallakastriote, shenjtёruar me gjakun e bijve dhe bijave tё saj pёr liri. Tё kujtojnё me respekt tё thellё prijsat e shquar dhe komandantёt e lavdishёm, qё prinё Mallakastrёn nё luftё dhe u bёnё e mbenё simbole emblematike tё Besёs dhe Trimёrisё Mallakastriote. Emrat e Rrapo Hekalit, Halim Hamitit e Mehmet Shehut dhe “Beslidhja e Poçemit”, u bёjnё nder jo vetёm Mallakastrёs, Vlorёs, Tepelenёs, Myzeqesё, Beratit, Skraparit etj, por tё gjithё Shqipёrisё, si prijësa legjendarë dhe burra tё shquar, pёrfaqësues tё denjё shpirtit dhe gjenit mallakastriot, qё aq bukur e patёn dёshmuar nё betejat e luftimet e zhvilluara dhe nё fitoret e arritura. Dheme “Besёn e Poçemit” hajmali, shkruan faqet mё tё ndritura tё historisё.

Tre herё brenda njё shekulli, Mallakastra ёshtё mbledhur nё Poçemin historik. Tё parёn e  priu atdhetari i shquar dhe luftёtari i madh Rrapo Hekali, nё qershor tё vitit 1847. Tё dytёn e prinё burrat e shquar tё Mallakastrёs (Halim Hamiti e Bektash Cakrani) nё qershor tё vitit 1920. Tё tretёn e priu Mehmet Shehu, komandant i “Çetёs Plakё” dhe organizatori kryesor i LANC-it, mё 8 korrik 1943. Pёr t’i kujtuar dhe nderuar tё tri kёto evenimente tё shёnuara e tё zhvilluara nё muajt qershor-korrik, ёshtё pranuar si dita e pёrbashkët pёr kremtimin e tyre, data 14 korrik. Nё tё tre kёto evenimente tё mёdha, Mallakastra nuk ka qenё vetёm. Ajo ka patur nё krahë Vlorёn, Tepelenёn, Beratin, Skraparin dhe Myzeqenё. Historikisht janё treva tё unifikuara nё doke, zakone, tradita dhe nё interesa shpirtёrore, materiale e atdhetare. Janё krahina qё janё mirёkuptuar nё qёllime dheveprime dhe u janë gjetur njëra-tjetrёs nё çaste kur vendosej pёr fatet e atdheut. Nё tё gjitha evenimentet e historisё ato janё gjetur bashkё, kanё luftuar bashkё dhe e kanё derdhur gjakun bashkё pёr idealet e pёrbashkёta atdhetare. Pёr kёtё flasin varret e lebёrve mbetur nё truallin mallakastriot nё kryengritjen e prirё nga Rrapo Hekali, flasin eshtrat e mallakastriotёve qё ranё pёr tё marrё Kalanё e Beratit, flet gjaku i dёshmorёve tё rёnё nё Luftёn e Vlorёs mё 1920, fletё heroizmi partizan dhe gjaku i derdhur pёr liri nё luftёn e dytё botёrore pёr çlirimin e Shqipёrisё.

Mehmet_Shehu_-28partizan-29 Besëlidhjet e Mallakastrës gjatë një shekulli

Qani Duraj

Besëlidhja e Tretë

Besëlidhja e tretё nё Poçem u realizua nё 8 korrik 1943, nё njё moment tepёr kritik pёr krahinёn e Mallakastrёs dhe pёr trevat pёr rreth. Drejtuesit kryesor tё luftёs ishin informuar, se pushtuesit fashistё do tё kryenin njё operacion ndёshkimor mbi krahinёn rebele tё Mallakastrёs. Mallakastra qe zgjedhur jo rastёsisht pёr t’u ndёshkuar nё “mёnyrё shembullore” nga fashistёt qё synonin ta bёnin shembull edhe pёr krahinat e tjera, qё luftonin krah saj kundёr fashizmit. Pёr fashistёt italianё, Mallakastra pёrbёnte njё nga bastionet mё tё rёndёsishme tё rezistencёs antifashiste. Mirorganizimi i krahinёs pёr luftё, pёrzёnia e strukturave tё administratёs fashiste, aksionet e njёpasnjёshme tё “Çetës Plakё” dhe atyre territoriale (nё Qafёn e Sykuqit, nё Rozhdije, Patos, Selenicё etj), u kishin shkaktuar humbje fashistёve nё forca e mjete, u kishin penguar shfrytёzimin e burimeve tё naftёs dhe tё bitumit, patёn friksuar e demoralizuar strukturat e armatosura fashiste, tё cilёt tё lodhur nga lufta dhe humbjet, demonstronin apati, pasiguri, shthurje e anarshi. Fashistёt kishin dёshtuar edhe me “kolonёn e pestё”. Marrëveshjes sё fshehtё qё fashistёt patёn nёnshkruar me disa  pseudopatriotë, nё 14 shkurt 1942 nё Fier, i kishte “dalё era”. Tё demaskuar nё sytë e popullit pёr qёndrimet qё patёn mbajtur deri atёherë dhe tё trembur nga ç’i priste, ata nuk guxuan tё dilnin hapur kundёr thirrjes sё Poçemit pёr ta pritur operacionin fashist me luftё, qё tё shfaqeshin hapur kundёr krahut tё LANÇ-it, fill pas operacionit.

Nё krye tё strukturave ushtarake tё Mallakastrёs u vu Mehmet Shehu. I provuar si luftёtar dhe kuadёr nё Luftёn e Spanjёs, mbërriti nё Mallakastёr nё gusht tё vitit 1942. Bashkë me Bilbil Klosin (i diplomuar nё Francё pёr drejtësi, i sapokther), Dervish e Shefqet Hekalin, veçmas dhe sё toku, punuan ditё e natё pёr organizimin dhe drejtimin e Kёshillave NÇ e tё njёsiteve tё armatosura territoriale nё çdo fshat; punuan sistematikisht pёr krijimin e rezervёs materiale pёr luftё. Duke kapёrcyer mbi bindjet ideologjike dhe politike qё pёrfaqësonin, tё mbrujtur me shpirtin mallakastriot, u mbёshtetёn te pleqtë e mençur, tek djemtë dhe burrat atdhetarë, te nacionalistёt e ndershёm qё u dhimbsej liria dheishin tё gatshёm tё sakrifikonin pёr atdheun, tё gatshёm tё merrnin pёrgjegjёsi politike e ushtarake, qё gёzonin dashurinё dhe respektin e fshatarёve tё tyre, tё bindur se pushtuesi mund tё shporrej vetёm me luftё. Nё kёtё organizim ka meritёn e vet edhe Qarkori i PK tё Vlorёs, qё drejtohej nga Hysni Kapo, i cili delegoi disa nga djemtë trima e tё vendosur (Gjon Banushi, Fejzo Gjomema, Hasan Alimerko, Mynyr Xhindi etj), qё dhanё njё ndihmesё tё çmuar pёr organizimin e luftёs nё krahinё. Aksionet e kryera deri atëherë e kishin bindur Mallakastrёn se me djem si Mehmet Shehu, Dervish Hekali e Bilbil Klosi nё krye, mund tё arrihej fitorja mbi forcat fashiste. Krijimi i “Çetës  Plakё” mё 4 shkurt 1943, dhe e çetave territoriale nё çdo fshat, aksionet luftarake qё nisёn mё 5 shkurt nё Qafёn e Sykuqit dhe u rritёn si ortek mbi Patos, Selenicё e gjetkё e kishin rritur shumё personalitetin e Mehmet Shehut nё sytë e popullit. Me pesё pushkё e njё bombё, ngrinte nё kёmbë gjithё krahinёn me besimin absolut se me Mehmet Shehun, Mallakastra nuk mposhtet. Kёtё e pranonin edhe kundёrshtarёt e tij, ndërsa fashistёt ia kishin frikёn.

Betimi

Atё ditë 14 korriku 1943 u thirrën nё Poçem strukturat e armatosura tё çdo fshati dhe ato tё krahinës. Pati luftëtarë nga Vlora e Tepelena. Ishin mbi 2000 burra, qё erdhёn aty si dikur gjyshёrit dhe etёrit e tyre, pёr tё mbrojtur Mallakastrёn, nёnat, motrat, fёmijёt dhe gjithçka tjetёr qё lidhej me jetёn, nga operacioni fashist qё pritej tё godiste “krahinën rebele”. Takimin e udhëhiqte Këshilli AFNÇ i krahinës, qё drejtohej nga Nuredin Ali Rrapaj. Nё krah tё tij ishte Mehmet Shehu, Bilbil Klosi dhe Hysni Kapo. Nё emёr tё Kёshillit NÇ tё Krahinёs dhe tё popullit tё Mallakastrёs foli Mehmet Shehu. Ishin fjalёt e njё djali qё i dhimbsej mё shumё se vetja, krahina dhe njerëzit e saj. Ishin fjalёt e njё komandanti qё ndjente mbi supe peshёn e rёndё tё pёrgjegjёsisё, pёr t’i udhёhequr ata burra nё luftё kundёr njё armiku dhjetëra herё mё tё madh nё forca e mjete, me dёshirёn e mirё qё operacioni tё kalonte me sa mё pak dhimbje e humbje. Shkurt e qartë u foli pjesëmarrёsve pёr synimet e fashistёve dhe masat qё duhej tё merreshin pёr kalimin e tij me sa mё pak humbje. U sugjeroi masat qё duhej tё zbatoheshin pёr evakuimin e popullatёs dhe gjёsë sё gjallё nga zonat e luftёs. Riorganizoi forcat territoriale dhe u konkretizoi detyrat nё tё katёr drejtimet nga mund tё sulmonin divizionet fashiste. Caktoi komandantёt e formacioneve dhe u saktёsoi deri nё detaj detyrat, duke zbatuar parimet e luftёs partizane “godit si rrufeja dhe zhduku si era”; porositi shfrytëzimin sa mё mirё tё terrenit dhe tё natёs pёr t’iu shmangur ballafaqimeve frontale. Gjeti kohё dhe mundёsi ta shkeli terrenin e tё saktёsojë pozicionet mё tё volitshme pёr çdo formacion dhe rrugёt nga mund tё tёrhiqeshin dhe ku mund tё pёrqendroheshin. Drejtimin Roskovec-Drenie-Ballsh, ia besoi Dervish Hekalit e Shefit Fetiut, drejtimin Berat-Shpirag- Ballsh, ia besoi Hysen Aranitasit dhe Axhem Abazit. Drejtimin Krahës-Fratar-Ballsh, ia besoi Qamil Hamzos dhe Kalo Brahimit. Drejtimin Selishtë-Drenovë- Ballsh ia besoi Luftar Bolenёs dhe Shefqet Hekalit. Vetë, me njё grup partizanёsh, zgjodhi t’i komandojë forcat nga mali i Shёndёlliut.

Operacioni nisi mё 14 korrik me forcat e dy divizioneve tё ushtrisё italiane, nga katёr drejtime: Berat- Qafa e Sinjёs-Ballsh; Roskovec-Ndrenie-Ballsh; Selisht-Drenovё-Ballsh dhe Kras-Fratar- Ballsh. Mbi 20.000 forca tё mbёshtetur nga 108 gryka zjarri artileri dhe 8 avionë luftimi, iu turrёn Mallakastrёs si tё kishin pёrballё njё formacion ushtarak ekuivalent nё forca e mjete. Pёr herё tё parё fashistët pёrdorёn mbi fshatrat bombat djegёse me fosfor. Operacioni vazhdoi deri mё 25 korrik. Fashistёt i ranё kryq e tёrthor tё gjithё krahinёs, vranё njerёz tё pafajshёm, dogjёn e shkatërruan fshatra, por nuk mundёn tё asgjësonin dot “rebelёt” antifashistë. Pёrkundrazi, forcat partizane territoriale, duke zbatuar me pёrpikmёri detyrat e vёna, e goditёn  armikun aty ku s’e priste, i shkaktuan dёme nё forca e mjete dhe duke shfrytëzuar terrenin u tёrhoqёn nё mёnyrё tё organizuar nё zonёn e Vlorёs. Dёmet e shkaktuara nga ky operacion qenё shumë tё mёdha. Mbi 200 tё vrarё, qindra tё lёnduar, mbi 40 fshatra tё djegur dhe shkatrruar, mijëra bagёti e kafshё pune tё asgjësuara, mbanin pezull jetёn e gjithё krahinёs. Ishte operacionii rёndё qё pati kaluar deri atëherë.  Populli e ndjeu dhimbjen deri nё palcё, por nuk e dha veten. Ai gjeti forca t’i japё kurajo vetes, pёr ta kapёrcyer dhimbjen dhe pёr t’u riorganizuar pёr luftё. Gjeti forcё tё inkurajojë edhe djemtë qё luftonin pёr liri qё ta vazhdonin luftёn, me bindjen, se pa gjak e sakrifica nuk mund tё çlirohej Shqipëria.

Bilanci

Por nёse komanda partizane dhe Kёshilli NÇ tё krahinёs, pёrpiqeshin t’i gjёndeshin popullit sa mё pranё, pёr t’i zbutur dhimbjen dhe pёr tё kapërcyer gjendjen e krijuar nga operacioni, krerёt e Ballit Kombёtar tё krahinёs, me porosi tё Ali Bej Kёlcyrёs, gjetën momentin tё shpërthejnë mllefin pёr t’ua faturuar tё gjitha pasojat e atij operacioni, drejtuesve tё LANÇ-it. Dhe simos mjaftonin fjalёt, nisёn veprimet pёr t’i pёrçarё strukturat politike dhe ushtarake (kёshillat NÇ dhe çetat territoriale) tё fshatrave dhe tё krahinёs. Mallakastra deri nё atё kohё, pavarsisht nga mospajtimit nё mendime e pikëpamje qё patёn shfaqur krerёt edy anёve pёr organizimin dhe drejtimin e luftёs, fryma antifashiste dhe gatishmёria e popullit pёr luftё, qe ruajtur nё tё gjitha strukturat e armatosura tё krahinёs. Kёshilli NÇ krahinor qё deri nё maj tё vitit 1943, drejtohej nga Bektash Cakrani dhepas nga Nuredin Aliu, i pati shёrbyer frymёs dhe aksionit antifashist. Tёrheqia e Bektash Cakranit nga drejtimi i KAFNÇ-it dhe largimi i disa prej komandantёve tё çetave territoriale pas operacionit, u pasuan me krijimin e strukturave politike dhe ushtarake tё Ballit Kombёtar nё fshatrat e Mallakastrёs.

Ndarja erdhi duke u thelluar dhe palёt pёr arsyet qё dihen, nuk e gjetёn dot mё fjalёn pёr bashkim, qё pas “Marrëveshjes sё Mukjes”, tё ndaheshin pёrfundimisht. Pёr shkaqet e kёsaj ndarjeje ka folur e do tё flasё historia, por njё gjё dihet mirё nga tё gjithё: Pushtuesit hitlerianё qё erdhёn pas kapitullimit tё Italisё Fashiste, gjetёn si aleat politik tё besueshёm Ballin Kombёtar, kurse strukturat e tij tё armatosura i pёrdorёn si pararojёn e vet nё tё gjitha luftmet dhe operacionet kundёr Frontit NÇ. Megjithatё, “Besa e Poçemit” qё përfaqësonte shpirtin e Mallakastrёs nё atё luftё, mbeti e gjallё nё pjesёn dёrrmuese tё Mallakastrёs qё udhe mbeti njё nga bastionet mё tё fuqishme tё LANÇ-it. Edhe ata qё shkuan me BK, koha i bindi se kush e shkeli “Besёn e Poçemit”, pёrfundoi nё koshin e plehrave tё historisё.

Pas Operacionit, Mehmet Shehu me 100 partizanё qё patёn kaluar me sukses provёn e luftёs aty, u bёnё pjesё e Brigadёs sё parё partizane. Nё gusht tё atij viti, nё fshatin Klos u krijua batalioni partizan “Ismail Klosi”, nё tetor po tё atij viti u krijua nё fshatin Corrush grupi i tretё partizan me tre batalione, me partzan e partzane nga Mallakastra e Myzeqeja, Vlorae Tepelena, tё prirё nga tё tjerё prijsa si Zenel Hekali, Ferik Hado, Qamil Hamzo, Dino Kalenja, Shefit Fetiu, Qemal Klosi, Hajdar Aranitasi, Luto Sadiku e tё tjerё, qё me “Besёn e Poçemit” nё mёndje e zёmёr, i dolёn zot fateve tё popullit dhe drejtuan me sukses formacionet partizane e territoriale nё  “Operacionin e Dimrit” tё vitit 1943-44 dhe nё “Operacionin e Qershorit” tё vitit 1944 tё forcave naziste. Nga Mallakastra dolёn qindra partizan e partizane, qё mbushёn radhёt e shtatё njёsive partizane dhe nё tetor tё vitit 1944, mbi bazёn e grupit tё tretё partizan, krijuan Brigadёn e 11-t S nё Fier. Mbi 350 dёshmorë me “Besёn e Poçemit” hajmali, derdhën gjakun anembanё Shqipёrisё, qё tё vinte dita e lirisё. Edhe shumё nga ata qё fillimisht qenё rreshtuar me forcat e Ballit Kombtar, kaluan me forcat partizane. Nё ballin e tyre ndrijnё heronjt e popullit Mehmet Shehu, Dervish Hekali, Ramiz Aranitasi dhe Dino Kalenja.

Mallakastra krenare pёr tё shkuarёn e saj tё lavdishme, nё kёtё 75 vjetor tё “Beslidhjes sё Poçemit”, na bёn thirrje tё jemi tё bashkuar, tё ngrihemi mbi bindjet pplitke, tё orientohemi nga interest e Mallakastrёs dhe njerёzve tё saj tё mrekullueshëm. Tё kujtojmë e nderojmë me respekt tё thellё burrat e shquar kësaj treve heroike, qё frymzuan dhe realizuanё me sukses detyrat e mёdha qё u pati shtruar “Beslidhja e Poçemit”, duke bёrё gjithshka mundёn pёr tё mirёn e Mallakastrёs dhe tё Shqipёrisё. Me tё  shkuarёn le tё  merret historia, por “Bёslidhja e Poçemit”, emblema e krenarisё mallakastriote, do tё rend nёpёr vite e shekuj si pjesё e shpirtit rrebel mallakastriot, qё nuk u mposht dhe s’do tё mposhtet kurr nga asnjё “rrebesh e tufan”, qё nuk u pajtua asnjёherё me padrejtёsitё, shtypjen e shfryzimin e njeriut dhe nёpёrkёmbjen e dinjitetit njerёzor, duke ruajtur tё shnjtё lirinё dhe sovranitetin e atdheut tё fituara dhe tё mbrojtura me gjakun e bijve dhe bijave tё saj mё tё mirё. Shpirti i Mallakastrёs nga Poçemi Historik na bёn thirrje  tu kthehemi vlerave tona mё tё mira pёr, dije, zhvillim e demokraci tё vёrtet, pёr jetё mё tё mirё dhe pёr lulёzimin e mёtejshёm tё asaj treve dhe tё gjithё Shqipёrisё.

 

Reklama

Lexo më shumë