Home » Deputeti i Strugës:Maqedonia Veriore më mirë se ajo e Ilindenit

Deputeti i Strugës:Maqedonia Veriore më mirë se ajo e Ilindenit

Nga Aleanca e Ziadin Selës, duke mos komentuar përmbajtjen, thonë se propozimi është i mirë se ai paraprak.

Ky propozim konkret është propozim paketën e propozimeve me përcaktim gjeografik ne e përshëndesim si tillë dhe e vlerësojmë se është shumë i mirë se propozimi paraprak i cili doli nga goja e kryeministrit, por u pa qartë se u mbështetet nga BDI. Një propozim i cili as historikisht e as etnikisht nuk i përfshin shqiptarët. Sa i përket përmbajtjes brendshme kësaj marrëveshje, do prononcohemi atëherë kur do ta kemi dorë”,- deklaroi deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi.

Afrim Gashi i Lëvizjes Besa nuk deshi prononcohet. Ai u shpreh se deklarimin publik do ta bëjnë pas konsultave me organet larta partiake.

përmbajtura janë edhe partitë maqedonase. Deputeti, Ferid Muhiç, kritikoi qasjen e eurokomisionerit, Johanes Han, ndaj deklaratës presidentit Ivanov.

Nuk mund askush t’i mbajë leksione ndonjë presidenti shtetit pa marrë parasysh se cili është qëndrimi i tij. Është e drejtë sovrane e institucioneve dhe qytetarëve atij shteti dhe dhënia e leksioneve pahijshme publikisht, tregon se me këtë deklarim ndaj Maqedonisë s’ka treguar kurrfarë respekti ndaj Maqedonisë. Vetëm ne kemi drejtë drejtojmë kritika publike dhe këtë drejtë nuk duhet ta kenë aktorë zyrtarë nga shtete tjera”,- theksoi deputeti, Ferid Muhiç.

Dje Ivanov deklaroi se marrëveshja është e dëmshme dhe nuk do ta nënshkruajë atë. Kompromisi është i papranueshëm edhe për liderin opozitar maqedonas, Hristijan Mickovskin, i cili e cilësoi njëjtën si marrëveshje për kapitullimin e Maqedonisë./al.mrt/

Reklama