Home » Kontrata kolektive për shëndetësinë kushton 11 milionë euro shtesë

Kontrata kolektive për shëndetësinë kushton 11 milionë euro shtesë

Kontrata kolektive për punëtorët shëndetësorë do t’i kushtojë buxhetit 11 milionë euro shumë.

Basri Sejdiu, drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, tha se kontrata kolektive për punëtorët shëndetësorë është shumë e mirëpritur.

“Stimulimi është shumë i mirë për punëtorët shëndetësorë. Kontrata kolektive është bërë pa presione ndryshme”, i tha ai sot RTK-së.

Sipas tij kostoja shtesë vjetore për punëtorët shëndetësorë do jetë 11 milionë euro. “Kjo shtesë do ndikojë punë, do paguhet kujdestaria. Kur ka stimulim është mirë dhe kjo do sjellë pozitivistet punë”, tha ai.

Sejdiu vlerësoi se gjendja e tanishme e punëtorëve shëndetësorë nuk është e mirë. ‘Një problem është edhe ikja e punëtorëve tanë shëndetësorë nëpër vende ndryshme”, tha ai.

The post Kontrata kolektive për shëndetësinë kushton 11 milionë euro shtesë appeared first on PrizrenPress – Portal informativ.

Reklama