Një refugjate nga Kosova e fiton gjyqin në Strasburg, ndaj Maqedonisë

Shoqata e Maqedonisë për Juristë Rinj (SHMJR) bën ditur se Gjykata Evropiane për Drejtat e Njeriut Strasburg, lëndën “Latifi”, kundër Maqedonisë, ka vendosur mirë një refugjateje nga Kosova.

Gjykata ka vërtetuar se me këtë rast është shkelur Konventa Evropiane për Drejtat e Njeriut, kur refugjates i është ndërprerë mbrojtja ndërkombëtare, me arsyetimin e “rrezikut sigurisë kombëtare”, dhe e ka detyruar ta lëshojë Maqedoninë.

Gjykata konstaton se me këtë vendim MPB-së, Maqedonia ka shkelur garancitë procedurale rast përzënies huajve, pra Neini 1, nga Protokolli i shtatë i Konventës, Maqedonia e ka ratifikuar.

Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), sipas kësaj gjykate, nuk ka dhënë fakte besueshme për refugjaten, se paraqet rrezik për sigurinë kombëtare Maqedonisë.

Latifi jeton Maqedoni nga viti 1999, kur ikën nga konflikti Kosovë, por u është ndërprerë mbrojtja ndërkombëtare. Ngjashëm si ky rast, kanë pësuar edhe 162 persona tjerë, janë komunitetit rom Kosovës, por refugjatë Maqedoni, dhe nuk janë kthyer Kosovë.

Reklama