E kishin prej vitesh në oborr, por nuk e dinin se kasaforta e ndryshkur fshihte një pasuri të pabesueshme

 

Për vite me radhë Matthew dhe Maria Colonna-Emanuel menduan se kutia prej metali e hedhur pas disa pemëve bahçen e tyre ishte pjesë e një kabulli apo kutie elektrike.

Por nuk ishte kështu.

Ishte një kasafortë brenda cilës gjendeshin 52 mijë dollarë kesh, flori dhe diamante.

Dhe historia sesi e zbuluan, e çfarë bënë pas është e pabesueshme.

Ata e panë kutinë prej metali mes disa pemëve, kur u zhvendosën shtëpinë e tyre Staten Island, New York, por nuk i dhanë kurrë rëndësi.

“Mendova se ishte kuti elektrike“, tha për CNN, Matthew Colonna-Emanuel.

Disa kohë vonë, kur pemët ndodheshin bahçen e tyre u dëmtuan pak, ata kishin një pamje qartë kutisë.

Pavarësisht kohës, ajo ishte tejet rezistente.

kasaforta-933x445 E kishin prej vitesh në oborr, por nuk e dinin se kasaforta e ndryshkur fshihte një pasuri të pabesueshme

Vendosën ta nxirrnin dhe ishte pikërisht këtë moment kur kuptuan se bëhej fjalë për një kasafortë vjetër ndryshkur.

Brenda saj gjetën para lagura dhe shumë bizhuteri një qese plastike.

Me qindra bizhuteri, diamantë, unaza fejese… ishte befasuese”, tha Matthew.

Brenda kishte gjithashtu një copë letër me një adresë, i përkiste njërit prej fqinjëve.

“Fillimisht trokita derën e tyre dhe i pyeta nëse i kishin grabitur ndonjëherë dhe ata pohuan se po”, tha Matthew.

Sipas Departamentit Policisë New York, fqinjët e çiftit kishin raportuar për një grabitje një ditë pas Krishtlindjes vitin 2011.

E vetmja gjë ishte marrë nga banesa e tyre kishte qenë pikërisht kasaforta.

Policia tha se brenda saj kishte një sasi madhe parash, bizhuteri dhe sende tjera, me vlerë totale prej 52 mijë dollarësh.

atë kohë, pronares kasafortës iu tha se nuk do t’i shihte kurrë sendet e saj me vlerë, por 8 vjet vonë, falë familjes Colonna Emanuels, ajo i rigjeti sërish.

Matthew tregoi tej për CNN se fqinja e tyre nuk mundi ta besonte se pasuria e saj ishte gjetur.

pyetur se përse nuk i mbajtën sendet për vete, bashkëshortja e Matthew, Maria tha: “As diskutohej, nuk ishin tonat”.

“Shpërblimi është karma, karma e mirë”, shtoi Matthew.

a.s/dita

Reklama

Lexo më shumë