Home » “LDK s’ka fuqi ta rrëzojë Qeverinë”

“LDK s’ka fuqi ta rrëzojë Qeverinë”

Iniciativa e Lidhjes Demokratike Kosovës (LDK) për mbajtjen e tryezës me partitë politike për temat kombëtare, ku një ndër pikat është edhe caktimi i një date për zgjedhje reja, po quhet joserioze nga pozita.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, ka thënë se AAK-ja nuk do jetë pjesë e kësaj konference meqë paraprakisht është dashur përgatitje e mirë dhe koordinim i madh.

këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kuçi ka deklaruar se LDK-ja me këtë parapërgatitje e ka dëmtuar procesin e arritjes një lloj konsensusi.

Sipas tij, arritja e konsensusit për tema kombëtare është i nevojshëm, por jo këtë formë.

Sa iu përket zgjedhjeve parakohshme parlamentare, Kuçi ka thënë se ato do mbahen vitin 2021. Ai ka vlerësuar se LDK-ja është e pafuqishme për ta rrëzuar Qeverinë.

The post “LDK s’ka fuqi ta rrëzojë Qeverinë” appeared first on INSAJDERI.

Reklama