Home » VIDEO: “Sa paske rrjedh!”, Berisha filmon me celular Tahirin, debati mes tyre

VIDEO: “Sa paske rrjedh!”, Berisha filmon me celular Tahirin, debati mes tyre

 

Prania e Saimir Tahirit seancën e sotme Kuvendit ka shkaktuar mjaft tensione dhe batuta.

Protagonist ka qenë sërish ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit, sapo ka vënë re Tahirin sallën e Kuvendit, ka kërkuar ai dalë jashtë.

Por nuk është ndalur me kaq.

Pak vonë Berisha i është afruar Tahirit duke e filmuar dhe duke e postuar videon live faqen e tij Facebook.

këtë moment ka pasur edhe një debat mes tyre, ku Berisha është shprehur se hapjen e negociatave po e festoni me Habilajt.

Ndërsa Tahiri dëgjohet t’i thotë se si është çmendur kështu.

Debati mes tyre:

Berisha niset me celular dorë: Ku është ai?

Tahiri: Sa ke rrjedh mo burrë! Sa ke rrjedh!

Berisha: Po e festoni me Habilajt! Po festoni me Habilajt! Ja pra!

Tahiri: Pse je çmendur kështu?

Berisha: U fut si pyetje, e di ç’i bëri Edi Ramës? Po s’fole nxora dosjen.

Tahiri: Si je çmendur kështu? Si je çmendur kështu?

Berisha: Ja ku e keni dëshminë e pengut kryeministrit tuaj! Ja ku e keni! Dje ishte me Gaz Demin. Pyete çfarë i tha Gazit dhe Dash Pezës?

Tahiri: Si je çmendur kështu mo?

a.s/dita

Reklama

Lexo më shumë