Home » Takimi i tre liderëve me Ukë Rugovën – pasqyra e saktë e luftimit të korrupsionit

Takimi i tre liderëve me Ukë Rugovën – pasqyra e saktë e luftimit të korrupsionit

Takimi tre liderët e lartë politik Ramush Haradinaj, Kadri Veseli e Fatmir Limaj, kishin pasur me akuzuarin për krim organizuar Ukë Rugovën, është një pasqyrë e saktë e korrupsionit Kosovë, ka thënë sot drejtori ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri.

emisionin Debat + me Ermal Pandurin, RTV Dukagjinit, duke folur për Raportin e Progresit, Olluri u shpreh se është normale ky raport flet me tone negative për luftimin e korrupsionit Kosovë.

“Normalisht raport flitet me tone negative për luftën kundër korrupsionit”, tha drejtori i Gazetës Online Insajderi, teksa përmendi një shembull është pasqyrë e saktë e korrupsionit vend.

Olluri përmendi rastin kur Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj ishin takuar me akuzuarin për krim organizuar, Ukë Rugovën, me synim ta bindnin atë për votën e motrës tij dhe deputetes Teuta Rugova.

“Treshja Limaj, Veseli e Haradinaj kur kishin nevojë për votën e një deputete e takuan publikisht Ukë Rugovën. Ajo foto është pasqyra e saktë se sa luftohet korrupsioni kur tre udhëheqësit e takojnë një akuzuar”, u shpreh Olluri.

Raporti i Progresit për Kosovën, i përpiluar nga Komisioni Evropian, thekson se është shqetësues niveli i korrupsionit Kosovë. /Insajderi.com

 

The post Takimi i tre liderëve me Ukë Rugovën – pasqyra e saktë e luftimit të korrupsionit appeared first on INSAJDERI.

Reklama