Pas rekomandimit për negociatat, Mogherini vjen në Tiranë

Federica Mogherini, shefja për politikë Jashtme Bashkimin Europian, ka mbërritur Tiranë pasditen e kësaj marte.

Kryediplomatja europiane do darkojë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa takimet zyrtare do t’i nisë ditën e nesërme. Kështu, mërkurën orën 11:00 ajo do zhvillojë takimin zyrtar me Ramën rreth orës 11:00 me cilin do ketë edhe një konferencë për shtyp.

Mogherini do ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Gjatë takimit me Bashën pritet jetë e pranishme edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Vizita e Mogherinit vjen pak orë pas publikimit progres-raportit Komisionit Europian ku rekomandohet çelja e negociatave me Shqipërinë.

o.j/dita

 

Reklama

Lexo më shumë