Home » “Ky raport i Progresit duhet t’i vihet në qafë Hashim Thaçit si dekoratë dështimi”

“Ky raport i Progresit duhet t’i vihet në qafë Hashim Thaçit si dekoratë dështimi”

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi, raportin e Progresit publikuar sot nga Komisioni Evropian e quan raport regresit për Kosovën gjitha fushat.

Sipas tij, fajtor për këtë vlerësim negativ KE-së për Kosovën janë edhe Bashkimi Evropian por edhe klasa politike kosovare.

Ka shumëçka për tu thëne për raportin e Progresit. Por ku fakt është një përshkrim i regresit ne gjitha fushat. BE është bashkë pjesëmarrëse dhe bashkëfajtore. Klasa politike e kriminalizuar dhe e korruptuar është mbështetur nga EULEX duke u bërë mekanizëm i mirëmbajtjes dhe mbrojtjes se padrejtësisë”, ka deklaruar Abazi për Periskopin.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Abazi thotë se fakti BE-ja lejon këtë klasë politike udhëheq me Kosovën, nuk i jep asaj kredibilitet flas për dështimet e Kosovës.

“Rasti TOKA është njollë e zezë për BE dhe misionin e saj. Kur BE lejon qe një gjë e tille ndodhë nuk e besoj qe me asnjë lloj kredibiliteti mund flet për proceset e dështuara”, ka thënë ai për Periskopin.

Megjithatë Abazi thotë se nuk i ka faj askush Kosovës për këtë vlerësim negativ.

Ai thotë se ky raport është një dhuratë për presidentin Thaçi dhe për kreun e Kuvendit, Kadri Veselin.

Por fund askush nuk i ka faj Kosovës për përfaqësuesit naiv, analfabet dhe jo serioz. Ky raporti ne mënyre primare është dhurate për Thaçin, Veselin dhe gjithë ata zyrtare qe shkonin me mëditje larta ne Bruksel dhe qe nuk kuptojnë asnjë fjalë gjuhën angleze dhe kane këshilltarë adoleshent”, është shprehur Abazi për Periskopin.

Ky raport sipas tij duhet t’i vihet qaf presidentit Thaçi si dekoratë dështimi, pasi Kosova vazhdon mbetet vendi i vetëm pa viza.

Këtë raport duhet varur qafë zyrtarëve qeverisë Kosovës dhe presidentit si dekorata dështimi” ka përfunduar Abazi për Periskopin.

Ndryshe sot Komisioni Evropian ka publikuar raportin e Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe Maqedonia kanë marrë vlerësim pozitiv, ndërsa Bosnja dhe Kosova jo./Periskopi/

Reklama