Investohet në palestrën sportive dhe stadiumin e Shtimes (VIDEO)
U ndërtua shumë vjet më parë, por asnjëherë nuk u funksionalizua.
E të martën erdhi zotimi se palestra sportive në Shtime do të jetë gati për dashamirët e sportit, njofton Klan Kosova.
Kështu thanë ministri i Kulturës, Kujtim Gashi dhe kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, të cilët e nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.
E përveç palestrës, do të intervenohet edhe në stadiumin e futbollit në këtë qytezë.
Gjatë takimi që patën, Gashi dhe Ismajli thanë se këto dy investimet e para do të finalizohen në kohë rekorde.
Kronikë nga Rilind Matoshi.
Reklama