Zyrtarja franceze tregon për dobësimin e regjimit të Assadit pas sulmit në Siri

Ministrja e Mbrojtjes e Francës, Florence Parly, ka thënë se kapacitetet e regjimit sirian për prodhimin e armëve kimike është dobësuar konsiderueshëm pas sulmeve sotme.

“Misioni kishte sukses. Caqet janë përzgjedhur me kujdes dhe nuk ka pasur asnjë incident mes forcave tona dhe forcave tjera operojnë ato pjesë”, ka thënë Parly konferencë për media.

Kurse shefi i ushtrisë franceze, Francois Lecointre, ka shtuar se  sistemi tokë-ajër i mbrojtjes i Sirisë ishte aktiv, por efektiviteti i tij ishte krejt i limuar.
Kurse asetet ruse Siir “nuk kanë qenë aktive”.

Presidenti amerikan Donald Trump e ka bërë përgjegjës diktatorin sirian Bashar Al Assad për sulmin kimik ndaj civilëve pambrojtur duke thënë se luftën do ta dërgojë deri fund.

Ndërkaq sekretari i mbrojtjes Rex Tillerson tha se edhe Rusia mban përgjegjësinë pasi ka mundur ta ndal sulmin kimik ndaj civilëve.

Pentagoni po ashtu ka lajmëruar se ka njoftuar Rusinë paraprakisht për sulmin do ta marrë Siri.

The post Zyrtarja franceze tregon për dobësimin e regjimit të Assadit pas sulmit në Siri appeared first on INSAJDERI.

Reklama