Home » Llalla: Lu të ndalet! Po sillet si prokuror e gjykatës në Shqipëri

Llalla: Lu të ndalet! Po sillet si prokuror e gjykatës në Shqipëri

Ish- kryeprokurori Adriatik Llalla ka reaguar lidhur me akuzat e lëshuara për korrupsion nga ana e ambasadorit SHBA-së, Donald Lu, gjatë javëve fundit.

Sipas ish-kryeprokurorit akuzat e ambasadorit Lu janë pabaza, dhe pavërtetat sipas tij do provohen nëse do paraqiten përpara çdo gjykate.

Ai i cilëson sulmet e Donald Lu-së si personale, papërgjegjshme dhe papranueshme.

Për mua është e vështirë kuptoj se si një ambasador i huaj mund pretendojë ketë dijeni për një hetim supozuar nga autoritetet e vendit pritës. Ambasadori Lu jo vetëm e ka futur veten e tij procese hetimore vendase, por ai i ka dhënë vetes drejtën sillet si prokuror, gjykatës dhe juri duke shpallur publikisht se unë jam nën hetim dhe pastaj duke shpallur fajshëm dhe me çfarë duhet dënohem, pa patur asnjë provë dhe pa asnjë proces rregullt”, ka thënë Llalla.

Adriatik Llalla ka vijuar duke thënë se ka dhënë këndvështrimin e tij personal për propozimet konkrete gjatë hartimit reformës, kurdo ka qenë e nevojshme, si dhe ka ruajtur moralin e shumë prokurorëve dhe punonjësve publikë janë ndershëm dhe pakorruptuar.

Ish-kryeprokurori Llalla ka thënë se i takon publikut shqyrtojë dhe gjykojë punët dhe arritjet e tij si Prokuror i Përgjithshëm, por ai rithekson se nuk ka abuzuar kurrë me detyrën.

s.a/dita

Reklama

Lexo më shumë