Home » Gjykata merr vendim për gjashtë të arrestuarit e SKV-së

Gjykata merr vendim për gjashtë të arrestuarit e SKV-së

Gjykata Prishtinë e mori sot vendimin e saj për gjashtë arrestuarit e Lëvizjes Studentore për Barazi “Studim, Veprim, Kritikë”.

KALLXO.com merr vesh se Gjykata Themelore Prishtinë ua ka caktuar paraburgimin prej një muaji gjashtë arrestuarve Organizatës Studentore për Barazi  “Studim, Veprim, Kritikë”.

Gjashtë anëtarët e SKV-së ishin arrestuar natën mes enjtes dhe premtes parkun e qytetit Prishtinë ku organizata po festonte tetëvjetorin e themelimit.

Anëtarë SKV-së protestuan dje para Stacionit Policor “Qendra” Prishtinë, duke kërkuar lirimin e arrestuarve.

Policia njoftoi dje se ka intervenuar park pas ankesave qytetarëcve se tubuarit atje po prishin rendin e qetësinë publike dhe po përdorin narkotikë e alkool.

Anëtarët e SKV-së po dje mohuan përdorimin e gjësendeve paligjshme, ndërsa policia tha se ka gjetur vend ngjarjes gjësende tilla.

Reklama