Home » Flasin familjarët e 14-vjeçarit të vrarë sot në Suharekë – kanë një porosi për kosovarët

Flasin familjarët e 14-vjeçarit të vrarë sot në Suharekë – kanë një porosi për kosovarët

Mushtisht Suharekës, xhaxhai vret nipin 14 vjeçar duke festuar me armë

premten festoi ditëlindjen me shokët e tij. E kjo ishte ditëlindja e fundit Edi ka festuar.

Mëngjesin e shtunës, ai gabimisht u qellua për vdekje nga xhaxhai i tij, Naim Sopaj.

Mushtisht Suharekës gjatë një fejese, Naimi për ndjekur traditën shqiptare gjuajtjes me armë, përdori një armë e cila i doli nga kontrolli.

Ai u vet plagos e pastaj qëlloi gabimisht edhe nipin e tij, 14 vjeçarin, Edi Sopaj.

E me lot sy, rrëfeu për T7 ngjarjen tronditëse, Kushëriri i Edit, Agim Sopaj, i cili ishte pranë tij kur ndodhi ngjarja.

I kom ni dy krisma edhe u afru djali e ma ka bo o axhi Agim, i kom thane valla axhi ska cka te bon ma…”

Siç e do tradita, miku duhet respektuar. Prandaj Sopaj thotë se ka pritur deri pas drekës për t’i dhënë fund festës për shkak tragjedisë.

Nga familja Sopaj ka dalë edhe një mesazh sot drejtuar qytetarëve.  Ata bënë thirrje mos festohet me armë, e mos ketë raste tragjedie si familjen e tyre.

Lajmin e konfirmoi edhe komandanti i stacionit Policisë Suharekë, Milazim Lumi.

Ai tha se i dyshuari tani po mbahet  arrest për vazhduar tutje me procedura hetimore.

Raste tilla, ndodhin anë e mban Kosovës, ku festa shpesh herë kthehet tragjedi për shkak shkrepjes me armë.

 

 

The post Flasin familjarët e 14-vjeçarit të vrarë sot në Suharekë – kanë një porosi për kosovarët appeared first on INSAJDERI.

Reklama