Home » Shqipëria, Dardania dhe pykëzimet fqinjësore në çapitjen drejt një “Oscar”-i…

Shqipëria, Dardania dhe pykëzimet fqinjësore në çapitjen drejt një “Oscar”-i…

Përsiatje mbi filmat:“Dita zë fill” nga Shqipëria(e Greqia) dhe “T`padashtun” nga Kosova, propozuar për çmimet “Oscar” 2018 nga qendrat kinematografike përkatëse.

Shkrimi, si poshtë vijon, është vetvete një vështrim krahasues mes dy filmave flasin shqip. Qëllimi i këtij shkrimi, pavarësisht çdo interpretimi mundshëm, është vetëm e vetëm një vëzhgim i vëmendshëm ndaj asaj çfarë prodhohet nga kombi shqiptar, parësisht për kombin shqiptar, por edhe gjerë,me vlerë apo mungesë vlere jo vetëm për sotmen, por edhe për nesërmen.

Si nga ana artistike dhe shpirtërore, por po ashtu edhe nga ajo monetare, prodhimet fjalë nuk janë meritë apo mangësi e një individi apo thjesht e një grupi pune, porse janë rrjedhojë e një sërë treguesish. Nëse arritjet e një individi i përgëzon dhe i duartroket një komb i tërë, me njëjtin arsyetim mund themi se, edhe kur diçka a shumëçka çalon, kjo domosdo prek interesat moralë një kombi, këtë rast kombit shqiptar.

Rrezikojmë biem patetizëm me këtë qasje, por ka një arsye vetme madhore për këtë këmbëngulje: SHIKUESI SHQIPTARNUK E NDJEK FILMIN SHQIPTAR, duke ngelur ende peng i kinematografisë shkuar (shqiptare),tejngopur me ideologji politike, vetëm e vetëm se aty gjen profesionalizëm!

“Suksesi ndërkombëtar i filmit do varet nga fakti se sa do kuptohet prej gjithëve gjuha e mimikës dhe gjestit” (Béla Balázs). Kjo shprehje, ndonëse thënëpër filmin pa zë, mund përshtatet fare mirë për filmin përgjithësi dhe katërcipërisht KUNDËRSHTON çdo producent, skenarist, regjisor apo aktor mbrohet me shprehjen: “Filmi im nuk ndiqet (shihet), sepse nuk kuptohet”.

Paraprakisht

“Dita zë fill” paraqet jetën e një nëne re, e cila jeton bashku me foshnjën e saj kushte pamjaftueshme jetese, duke shkuar, kryesisht për shkak kushteve socio-ekonomike,drejt një fundi dramatik.

Një temë e vogël, parë këndvështrim tejet ngushtë, paçka se, ndoshta, ngrihet pretendimi për qenë pikënisje për pasqyrimin e gjerë realitetit. Përzgjedhja, sigurisht, mbetet përparësi eregjisorit, por, përkundër tërë larmisë ngjarjeve e kanë përshkuar dhe e përshkojnë realitetin shqiptar, drejtuesi i filmit shkon e mbyllet një dramë miniaturë dhe kjo tingëllon paksazhgënjyese.

“T’padashtun”ndërthur si temën e luftës (Gjenocidin serb Kosovë), ashtu edhe temën e emigracionit, duke i prekur personazhet (nënë e bir) – cilët vuajnë edhe pasojat e luftës, edhe pasojat e emigrimit ( Holandë) po ashtu, duke u shndërruar “t’padashtun” ( padëshiruar) kudo – skutat e veta psikologjike, shpirtërore e morale, por jo duke i shkuar thellë analizës përkatëse. Pikërisht për këtë arsye, paraprakisht, themi se filmi nuk e ka përmbushur deri fund misionin e vet.

Hyrja

Një hyrje tërheqëse është e domosdoshme përherë e këtë kusht “T’padashtun”nuke plotëson,kurse “Dita zë fill” po, duke na mbërthyer me një hyrje premtuese.

Te filmi “T’padashtun” hyrja është e gjatë, e mërzitshme. Deri minutën e 30-të nuk ndodh pothuajse asgjë. Plogështia – dhe aspak befasia – është ajo çka e karakterizon hyrjen e këtij filmi.

Nga ana tjetër, “Dita zë fill” tëkrijon fillimisht ndjesinëe lehtësisë dhe kënaqësisë një filmi mirë, veçse kjo ndjesi nuk shoqëron përgjatë gjithë rrugëtimit filmik. Filmi shndërrohet shi mes rrugës vet, fill atëherë kur ti mendon se po sheh një film zgjon interes, një film zbehtë dhe pa ngacmim mendimi apo ndjesie.

Nëse e përmbledhim, pikërisht atëherë kur nis shpërbëhet vëmendja te “Dita zë fill”, gjysmë kohës përkatëse filmike, po atëkohë (pak a shumë) zë e zgjohet “T’padashtun”, i cili shfaqet i njëtrajtshëm dhe i përgjumur deri gjysmën e vet, me skena shumta cilat nuk lidhen me rrëfimin dhe e plotësojnë kohën filmike krejt artificialisht.

Ky përbën njëtipar përbashkuesmes filmave. Ata nuk arrijnë kenë njëjtën peshë fund e krye përgjatë shpërfaqjes tyre. Por jo tipari i vetëm. Nëse përqendrohemi nëpërmbajtjen, shohim se, ndonëse njëri film ka qendër një personazh kryesor dhe tjetri dy, dy filmat marrëdhënia nënë-bir është ajo mbizotëruesja, ajo prej sëcilës zë fill e shtjellohet gjithçka.

Zhvillimi

“Dita zë fill” shpërfaq nisje brendinë e vetë filmit: përpjekjen për mbijetesë. E gjithë kjo bëhet e ditur nëpërmjet skenës parë: një grua dhe një foshnjë njëbanesë përdhese, mjedis me qira (çka e dëshmon trokitja e fortë dhe fjala e vrazhdë e zotit shtëpisë, qëndrimi i cilit nënkupton mungesë durimi dhe dëshire për ta mbështetur ndonjëfarë mënyre banoren) kushte pakta dhe jocilësore banimi etj.

Kjo grua, veprimet e cilës përcjellin te shikuesi përgjatë gjithë filmit ndjesinë e mpirjes psiko-fizike prej shtigjeve mbyllura jetës, është qendër tablosë reale mjerimit bashkëkohor – ku mirëqenia e përgjithshme është shkallë ulët, porse përhapja e teknologjisë se e zgjeruar; ku arsimi i lartë është i ndjekshëm, por jo fort i dobishëm për përballuar jetesën; ku ambicia është e madhe e mundësitë shpërndarë kaq shumë pabarazisht etj., etj.

Violeta (Ornela Kapetani)është një grua e cila ka ndihmuar një proces eutanazie a ndoshta ka kryer një vrasje(mungon pohimi i saj i qartë për një veprim tillë); është një grua e cila vret ose, thjesht, muros një njeri vdes (gruan e moshuar për cilën kujdeset këmbim pagesës).

Ndërsa filmi“T’padashtun”, si shumë krijime tjera kinematografike kohës pasluftës Kosovë, merr shkas nga lufta është zhvilluar . Kjo e bën përngjashëm me paraardhësit e gjinisë vet. Ajo e cila e bën veçantë, është pikërisht trajtimi i pasojave kësaj lufte mënyrë shumëplanëshe: jo me një protagonist, por me dy; jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por edhe për ata jetojnë larg saj, emigrim; jo vetëm te një brez, por tre (I biri, e ëma, prindërit Kosovë); jo vetëm te viktima (gruaja), por edhe tek agresori (serbi).

Karakterizimi-interpretimi

“Dita zë fill” zgjedh ketë një protagoniste, kurse “T’padashtun” parapëlqen vërë qendër dy bashkëprotagonistë. Vetë titulli i përmban ata: “T’padashtun”.

Duke e nisur me protagonisten e filmit “Dita zë fill”, mund themi se skeda e personazhit është zhvilluar mirë, ndonëse nga pikëpamja e analizës socio-psikologjike, protagonistja fare mirë mund cilësohet një antiheroinë. Një antiheroinë figurën e cilës “e shpëton” dhe e vë lëvizje vetëm instinkti prej nëne.

Për sa i përket interpretimit saj, përpos skenave me birin, ku edhe shkëndijon ndonjë qëndrim i zbehtë njerëzor, nëçdo çast tjetër protagonistja mban një portret, një qëndrim: e ngrysur, e dëshpëruar, me shkëndijime ligësie dhe arrogance.

Me sy (shikim) dhe zë (shqiptim, tingëllim) gati padurueshëm, këtë personazh fjala mbart peshën e fundit përcaktimin e saj si antiheroinë. Por, pse e cilësojmëtë tillë?

– Karakterizohet nga pandjeshmëria e përgjithshme (përjashto lidhjen me fëmijën).

– Dëshmon mungesë mençurie zgjidhjen u jep situatave.

Është e molepsur si shoqëria cilën bën pjesë. Është vazhdimisht e prirur për tështrembëruar vetveten vetëm e vetëm shpëtojë nga situata. Ajo përpiqet blejë postierin, pra, heshtjen e tij. E blen me lekë, pas me trupin e vet; ajo gjendje vështirë mikeshën e vet, cilës i duhet vjedhë pronën shtetërore për furnizuar Violetën etj., etj. Ani pse, një antiheroine sigurisht mund t’i lejohet përpiqet gjithnjë t’i zgjidhë problemet mënyrë tërthortë dhe pandershme.

E paaftëpër bashkëvepruar natyrshëm shoqëri, për ndërtuar marrëdhënie natyrshme intime, ca pak joshëse.

Nuk është një personazh përpiqet sjellë ndryshimin, por është një individ ia ka ënda ndjekë lojën “e pistë”, vetëm se nuk e fiton dot atë lojë.

Shoqëria, nga ana tjetër, domosdoshmërisht, shfaqet e ashpër ndaj saj. Përkatësisht personazhet:

– Qiradhënësi (Pëllumb Dervishi -një aktor amator, i cili identifikohet me interpretim ulët,por me një rol episodik rëndësishëm) – e flak ashpërsisht rrugë.

– Vajza e gruas moshuar (Jonida Beqo – dialogu me cilën është i njëanshëm dhe çuditshëm, panevojshmërisht misterioz për nga mënyra si interpretohet) – nuk interesohet as formalisht për ; komunikon vetëm për çështjen e punës.

– Mikesha (Eriona Kakeli) – nuk e pranon shtëpi; i ndërpret edhe ndihmën e dhënë deritashmë, ndonëse dukje pengesat vijnë prej personave tjerë, bashkëshortit saj dhe eprores.

– Komshiu (Neritan Liçaj) – nuk është bashkëpunues zgjidhjen e problemit përbashkët.

– Infermierja tjetër (Adele Gjoka) – është pjesë e denoncimit aktit saj (Violetës) polici.

– Postieri (Kasem Hoxha) – me cilin krijon marrëdhënie fizike, pjesë e denoncimit polici po ashtu.

Por problemi nuk qëndron pëlqimin apo mospëlqimin e personazhit Violetës… Protagonistja, asnjë çast nuk na krijon ndjesinë se përfaqëson një shtresë shoqërore. Ajo nxit mendimin se përfaqëson vetëm vetveten dhe se vuan vetëm pasojat e veprimeve saj dhe jo kushteve cilat ndodhet shoqëria cilës ajo i përket.

Me tjetër frymëmarrje vijnë protagonistët e filmit “T’padashtun”. Krejt ndryshe nga aktorët shqiptarë prej Shqipërie, aktorët shqiptarë prej Dardanie (Kosove) nuk luajnë për kamerën. Diku, dikur duhet ta ketë zanafillën ngurtësia e parëve (si e metë) dhe shlirtësia prej dytëve (si meritë). Rëndësi ka është e pamohueshme plan përgjithshëm.

Lidhur me personazhet te filmi “T’padashtun”, shumti, problemi i protagonistëve,edhe këtë film, buron prej vetë ndërtimit tyre, ndërsa për sa i përketaftësisë interpretative tëaktorëve, ajo karakterizohet nga natyrshmëria dhe buron sa nga ndjesia e tyre e brendshme, sa nga drejtimi regjisorial.Ata, vërtet, shpalosin vetveten përmes veprimeve përkatëse (autokarakterizimit) dhe kjo është e bukur, por sa keq veprimi përsëritet sa herë, duke i shndërruar skenat nga njohëse mërzitshme.

Kështu , pavarësisht lojës natyrshme, shikuesi qëndron i ftohtë ndaj fateve tyre, ndonëse kjo përmbyset pikën kulmore dhe atë mbylljes (duke qenëse këto dy pika përputhen kohësisht) po ashtu.

Filmi nis me grindjet cilat përfshihet djaloshi emigrant (Albani- Jason de Ridder), grindje cilat përmenden duke nënkuptuar kaluarën dhe vazhdojnë kohë pas kohe film. Grindje cilat marrin një tjetër shpjegim fund filmit (gjysmagjaku serb kërkon dhunshëm pranohet prej tjerëve) nga ai ne mendojmë përgjatë gjithë filmit ( Albani është një emigrant adoleshent i dëshpëruar i papranuar prej shoqërisë huaj).

Për tej, mënyra si përfshihet ai aktin seksual disko dhe se si e trajton partneren, nuk është ajo çka karakterizon njëjtin personazh vijim, pra, na paraqiten dy karaktere ndryshme dhe jo një karakter zhvillim dhe ndryshim, siç ndoshta pretendon autori. Nga ana tjetër, figura e tij nuk mund pastrohet falë një skene shoqërimi me një fëmijë… fill pas skenës seksuale disko, plani tjetër e shfaq Albanin pranë një fëmije, i cili lëkundet shilarës.

Protagonistja tjetër, nëna e tij (Zana – Adriana Matoshi), ende një grua e re… Kërkon ndihmën e barnave për zbutur kaluarën dhe për përballuar përditshmen…Tronditet nga tatuazhi i pasagjerit traget, diç i kujton dhe e shqetëson tepërmi (ndonëse lidhja midis kësaj mizanskene me fundin e filmit ështëe largët)… Shfaqet mjaft e ngurtë njohjet me gjininë tjetër…Bën përpjekje (artificiale) për t’u larguar nga qyteti, mënyrë djali ndahet nga e reja serbe.

Mirëpo, gjithëç’përmendëm sipër nuk ndihmon qëlidhja e protagonistes femër me kaluarën, mënyrë vazhdueshme, jetë e fortë dhe t’i shërbejë cilësisht qëllimit ka autori, pra, parapërgatisë disi shikuesin për fundin e pritshëm, sigurisht pa zbuluar misterin.

Për kaluar te personazhet dytësore, ndër cilët ai spikat te filmi “Dita zë fill”, është pikërisht personazhi i Sofisë (Suzana Prifti), si krijim, po ashtu edhe interpretim. Sofia është e bukur përmbajtje(gërshetohen këtë personazh urtësia, largpamësia dhe vetësakrifikimi), por ajo është po ashtu kaq e vërtetë dhe kaq e ndjerë edhe paraqitjen e personazhit.

Dallimi thelbësor ndihet dukshëm mes saj dhe protagonistes lidhet me vërtetën se forca dhe dëshira për jetë, ndonëse për ditë e tepër është një hap afër vdekjes, është e dukshme se te vetë protagonistja, e cila, teorikisht, ka shumë arsye për jetuar dhe për bërë zgjedhje zgjuara, gjë nuk ndodh.

Te Sofia krijohet frymëmarrje jete, personazhi i Sofisë vjen kaq njerëzor, kaq jetëplotë,shoqëruar me një mimikë filozofike e përtejme, ndonëse po vuan një agoni stërzgjatur e, një pikë caktuar, edhe vullnetshme. Fare mirë Sofia mund ta gjente çastin për t’i dhënë fund jetës plot dhimbje e zhgënjime, por nuk e bën diçka tillë.

Madje e shqipton vullnetin e saj mirë. Ajo e siguron Violetën është krahun e saj, do durojë për hir fëmijës Violetës, ndonëse ndihet e tradhtuar edhe prej fëmijës vet. një tjetër çast, ajo e ndien veten fuqishme ngrihet dhe mbajë duar foshnjën e Violetës. Mimika e kësaj fundit kalon shumë shpejt nga shqetësimi për fëmijën ngërdheshje.

Përpiqet vijë natyrshmërisht edhe loja e postierit, por skenat memece cilat vihet, nuk ia lejojnë këtë. Sidoqoftë, përvoja aktoriale e ndihmon personazhit tij t’i veshë një lloj humori zi, por sigurisht , me rënien e filmit, bie edhe mbarë “ansambli” i aktorëve, sidomos fund filmit, duke u rikrijuar stili i demaskimit vjetër realizmit socialist.

Për sa i përket filmit “T’padashtun”, rolet dytësore spikat vetë autori e askush tjetër. Autori, rolin e serbit dyshuar për përdhunimin e mamasë Albanit, i dyshuar ndoshta edhe si baba i mundshëm biologjik për Albanin. Edon Rizvanolli shfaq film krejt mishërimin e individit serb: agresiv edhe paqe, intrigant edhe pa shkak, me prirje dinakërie përvetësimin e diçkaje, edhe pa e merituar.

Qasja-trajtimi

Krijimi i skenarit dhe regjisë njëkohësisht, sa ç’mund mendohet se krijon lehtësi realizim, po aq rezulton i paarritshëm plotësisht për krijuesit, ca tepër për ata cilët guxojnë për herë parë filmin me metrazh gjatë.

Filmi“Dita zë fill”është një film lidhetngushtësisht me realitetin, ndonëse parë nga një kënd shumë i ngushtë. Gjithashtu, vjen me mungesë si konfliktit brendshëm, ashtu edhe atij jashtëm te personazhi kryesor.

Skena e murit, fund e krye, nuk përbën aspak një gjetje, si nga pikëpamja narratologjike, po ashtu edhe nga qasja regjisoriale.Përkundrazi. Ndërtimi i murit shërben si një goditje përfundimtare ndaj filmit.

Filmi“T’padashtun” vjen me një subjekt shumë thjeshtë, ndonëse intriga është e përfshirë brenda tij. Lidhur me kohën rrëfimore, ai përpiqet përmes shikimit kah e ardhmja na japë kaluarën dhe shohim se si e sotmja ka ngelur peng i djeshmes. Lind pyetja: sa prekës është ky film për dikë nuk mban qëndrim subjektiv. Pra, secilit prej nesh (shqiptarëve përkëtej dhe përandej kufirit) çdo e dhënë ka lidhje me luftën Kosovë i shkakton dhimbje. Çështja shtrohet, nëse ky film zgjon ndjesi te dikush i cili nuk ka lidhje gjaku, gjuhe, zakonesh. Pra, a arrin filmi ketë vlerë përgjithshme (universale)? Frika thotë se jo. paktën, jo mjaftueshëm.

Ajo vihet re është se secili nga dy filmat i përngjet tepër një etydi tejzgjatur artificialisht sesa një filmi me metrazh gjatë, i cili ka një ngjarje për rrëfyer, ca pak shumëpërfshirëse.

dy filmat fjalë, përpjekja për t’i dhënë këndvështrim gjerë e shumanshëm pasqyrimit tërealitetit, rezulton e dështuar.

Shumëpërfshirja e dukurive sociale te “Dita zë fill” është paraqitur me një mizanskenë këtu e një aty – për shembull, kundërshtiae dukshme midis arkitekturëssë tmerrshme Tiranës nga një anë dhe copëzës mbetur natyrore Liqenit Artificial nga ana tjetër; pasqyrimi i veprimit nën dorë (korrupsionit),pasiv dhe atij aktiv ku, pa dyshim, protagonistja i përket dytit.

Po kështu, filmi“T’padashtun” zgjedh udhëtimin për Kosovë dy protagonistëve vetëm e vetëm për paraqitur gjendjen e pasluftës, zhgënjimin e ndryshimeve priteshin e s’po vijnë.

Një tjetër e metë këta dy filma dhe përgjithësisht kinemanë shqiptare 2-3 dhjetëvjeçarëve funditmadje, është dialogu i munguar, dialogu i përgjysmur. Me vend e pa vend krijohen pika reticence (…), pra, mendimi, fjala ngelet pezull, ashtu, pa një qëllim… duke krijuar kështu përshtypjen e qenieve njerëzore anormale.Dialogu i munguar do rezultonte një zgjedhje e mirë, nëse fjalën do ta zëvendësonte veprimi, por kjo s’ndodh.

Te filmi “Dita zë fill” zgjedhja e murosjes është një zgjedhje kaq pak e mirëmenduar, për arsye se kjo zgjidhje e gjendjes vetëm sa e ndërlikon dhe e përkeqëson gjithçka. E bën filmin t’i përngjajë një etydi dramë-horror! Violeta nuk jeton xhungël, porse një zonë urbane (ndonëse ky urbanizim duket si një lloj edhe i shëmtuar xhungle…). Pra, zgjidhja e saj përveçse nuk është e mirë, nuk është as e mençur, duke iu përmbajtur pakujdesisë me cilën vepron. Nëse do merrnim parasysh se ky veprim kryhet nën ndikimin e panikut, rikujtojmë se paniku, jo vetëm nuk ndihet këtë personazh, por përkundrazi, protagonistja shfaqet e qetë dhe gjakftohtë përherë ( vetmin shpërthim mundshëm e realizon fshesa e korrentit…).

Nuk jepet asnjë çast vrasja e moshuarës prej saj, megjithatë, edhe pa kryer vrasjen e gruas vjetër, thjesht duke e murosur atë, ajo shihet drejtpërdrejt si një kriminele. Një grua e cila synon ngrejë folenë e vet mbi tragjedinë e një familjeje tjetër. Viktimë jo vetëm e fatit, por edhe e zgjedhjeve veta, Violeta nuk përbën tjetër veçse një prototip antipatik dërrmuar tiparesh karakteriale dhe rrethanash shoqërore.

Te filmi “T’padashtun” mund cilësohet romantike zgjedhja e Rizvanollit Kosovën e mishëron përmes personazhit femër, ëmës Albanit: e dërrmuar, por ende e bukur; e dhunuar, por me gjerësi shpirtërore. Shprehja buzët e saj, thënë birit, Albanit: “Kam dashtë me myt, ama tash du!” është një shprehje thotë shumë dhe me aftësinë për zënë vend kujtesën e shikuesit.

këtë linjë ndjeshmërie vjen edhe emri Alban, përmendja e emrit cilit ka ngarkesë ideo-emocionale. Djaloshit i rrjedh vena edhe gjak serbi, porse ai quhet Alban, dhe me shumë mundësi nuk mund ta falë atin serb (kushdo qoftë ai).

Nuk del jashtë linjës romantike as fataliteti i dashurisë dy rinjve. Mes tyre nuk shkëndijon kurrfarë ligësie, veçse rrënjët e tyre janë mpleksura hidhur. Do duhet shumë kohë Kosova ripërtërihet prej dhimbjeve luftës dhe pasojat e saj ( realitet dhe film) janë ende dukshme: nuk ndihet qetësim te Zana, ashtu si nuk ndihet pendim tek agresori i saj, serbi.

Te filmi “Dita zë fill” shembëllen kaq fals dënimi me aksidentim i vajzës braktis nënën. I bie shënojë pikën kulmore filmit. Kaq e pamenduar kjo lëvizje. Pasi, tingëllon si sajesë dhe sepse nuk është ndodhi lidhet drejtpërdrejt me jetën e Violetës. Nuk është drama e saj dhe s’ka pse lidhet me këtë dramë zgjidhja e jetës saj dhe filmit po ashtu.

Te filmi “T’padashtun”, sa e dobët është skena e largimit nga qyteti, për t’u shmangur lidhja e dy rinjve! Sa pak bindëse dhe sa pak origjinale!

Por çfarë i bashkon për keqi e për miri filmat fjalë?

Mungesa e befasisë, mungesa e mbajtjes frymëmarrjes pezull,kthesa dramatike e munguar, si te njëri film, edhe te tjetri shkaktojnë lodhje dhe përqendrim ulët te shikuesi.

Ndërkohë teknikisht filmat fjalë janë realizuar mirë. “Dita zë fill” është një film ku spikasin planet e goditura.Mizanskena e zgjedhur, shpeshherë mbreslënëse, përkon me realitetin (Janë përdorur planet fikse, përpos asaj fundit, kamerës lundruese, e cila e dëmton këndvështrimin e shikuesit, meqë ai është mësuar páras me kamerën statike).

Filmi “T’padashtun” karakterizohet nga përdorimi i kamerës lundruese, nga planet e përgjithshme, veçse mizanskena nuk ka qenë përparësi e veprimet vijnë ngadalshëm.

Fundi

Çfarë i bashkon dhe i ndan filmat fundmi? Vetë mbyllja e tyre. dy mbyllen zymtësisht. Moti i zymtë, horizontet plot re, ashtu si fatet e personazheve, janë hollësi pamore te dy filmat si një paralelizëm për gjendjen e tashme dhe parashikimin e ardhmes.

Por, vetëm njëri prej tyre lëvizje mendimin për ta kuptuar e analizuar gjendjen fjalë. Mbyllja ideale për një krijim filmik është ai kur shikuesi vazhdon mendojë për pas shfaqjes titrave: çfarë do ndodhë me fatet e personazheve???

Te “Dita zë fill” protagonisten e pret ose burgu, ose çmendina, kurse fëmijën e saj ose shtëpia e fëmijës, ose rruga shumë shpejt. Pra, mbyllja nuk është aspak inteligjente, aspak befasuese(është e pritshme nga dhënat e deriatëhershme filmike), aspak risi…

Fundi i filmit, gjithashtu,nuk na bën ndjeshëm për fundin e protagonistes. Ne nuk e shohim asnjëherë përpjekje pastra dhe pozitive atë. Asnjëherë Violetës nuk i dhimbset Sofia. Sofia është për burim ardhurash. Vetëm kaq. Asnjëherë Violeta nuk bisedon me Sofinë, ndërsa Sofia përpiqet bisedojë me shumë se një herë. Nëse skenaristi ka dashur shprehë diçka ndryshme nga kjo, thjesht, do duhej ta kishte rimenduar ndërtimin e Violetës. Nga protagonistja s’ ngelet gjë tjetër mendje përveçse shprehja: “Duke pastruar b… e një plake, si do ndihem?…”.

E kundërta ndodh te “T’padashtun”, tek i cili mbyllja e hapur përbën edhe pikën fortë tij: protagonistja çlirohet nga barra e fshehtësisë përballë birit, por nga ana tjetër, i biri i saj, sytë e vetvetes, por edhe shikuesit, zbulon se nuk është as shqiptar, as serb, porse është edhe shqiptar, edhe serb, fryt i një përdhunimi dhimbshëm, pasojë e luftës, tashmë një udhëkryq edhe vështirë nga sa e shihte veten parë. Tanimë, jo vetëm i “padashtun” prej tjerëve, por ndoshta edhe prej vetes… Lufta e fortë psikologjike dhe morale brenda njërit prej protagonistëve te filmi “T’padashtun”, thelluar fund filmit, pikërisht atë kohë kur çlirohet disi nga pesha e kaluarës protagonistja tjetër, mbart edhe peshën fortë filmit. aspektin psikologjik, ajo çka zien kokën e Albanit është e vështirë dhe pështjelluese, por interesante për shikuesin.

Deri diku, një mbyllje e tillë, e hapur, duket sikur bën harrohet gjithë ngadalësia e filmit.

Mirëpo, autori do duhej tregohej i vëmendshëm për mos rënë përsëritje sërish pjesën rëndësishme dhe kuptimplotë filmit: gruaja rrëfen tmerrin e përjetuar për cilin shikuesi tashmë është njohur para pak, madje me minutazh zgjeruar.Kjo e zbeh fundin, pikërisht çasti kur fillon dhunimi. E gjithë kjo skenë duket e papranueshme, pasi i përket një fryme vjetër.Duket sikur, narratoligjikisht, filmi cenohet nga retrospektiva. Ndoshta biseda me Albanin do ishte e mjaftueshme.

Tingëllimi gjuhësor

Nëfilmin me zë, një tipar thellësisht ndikues interesin ose jo shikuesit përbën edhe tingulli e me këtë nuk kemi parasysh kolonën zanore dhe, nga këndvështrimi i ditëve sotme, ditë cilat gegërishtja dhe toskërishtja janë duke iu përafruar njana-tjetnës, duke bërë pjesë njëra-tjetrës diku një fjalë, diku pak theks, ajo bie sy (negativisht) është gjuha e huaj apo ndikimi i gjuhës suaj te personazhet.

Ekziston njëfarë arsyetimi mbështetës te filmi “T’padashtun”,tek i cili personazhi nënë kërkon tëmbrojë tëbirin, pasi , si qenie racionale dhe sociale, ajo e di se i biri i saj do vuajë, nëse i tregohet e vërteta, cilës ajo i druhet aq shumë. Zana përpiqet ruajë një lloj baraspeshe midis origjinës dhe bashkëjetesës një vend largët nga vendi amë, ndonëse biseda gjuhë huaj një familje shqiptare, sado larg Shqipërisë, për shumicën e shikuesve shqiptarë nuk tingëllon e pëlqyeshme (sido kjo ndodh edhe për arsye rëndomta realitet).

Veçse, mënyrë krejt papërligjur ndihet ndjeshëm kjo dukuri te Violeta filmin “Dita zë fill” (sado pa përdorur gjuhë huaj aspak).

Violeta është rreth tridhjetave(diçka shumë, diçka pak); Kuptohet nga dhënat e pakta film ajo jeton Tiranë, Shqipëri; Arsimin e lartë e ka kryer po Tiranë; asnjëçast nuk na bëhet e ditur se ka qenë emigracion; Por as nuk mund jemi bindur për kundërtën (qënuk ka qenë emigrante); Ajo e ka ushtruar profesionin e saj si infermiere një spital shtetëror Tiranë.

Sido jetë ndërtuar personazhi, edhe nëse ajo ka emigruar, kjo nuk mund ketë ndodhur për shumë vjet. Pra, logjikisht, ajo nuk ka arsye pse varet aq shumë theksin grek… Ndonëse vetë aktorja ka arsye ketë theks grek (duke qenë shtetase greke).

Por, nëse Qendra Greke e Filmit e ka cilësuar këtë si një tregues mjaftueshëm për t’u varur zinxhirin e gjatë institucioneve shtetërore shqiptare,duke e mbështetur financiarisht filmin fjalë, atëherë arsyeka, ndonëse jo prej kujtdo mund pranohet.Çfarë nënkupton kjo? Asgjë tjetër përveç asaj se theksi nuk mund blihet. E nëse blihet, do duhet blihen edhe çmimet, cilat, pranuar nga shumëkush tashmë (ky arsyetim nuk ngre asnjë dyshim për asnjëçmim veçanti), nuk janë domosdoshmërisht tregues suksesi… qofshin këto edhe çmime “Oscar”, kundrejt tëcilave është duke u çapitur kinematografia e sotme shqiptare…

Shënim: Autorët e këtij shkrimi falënderojnë autorët e filmave për vënien shërbim filmave, pa kurrfarë kushtëzimi. Rishikimi i filmave përtej skenave kinemasë ka ndihmuar vetëm saktësimin e ideve (por jo ndryshimin e tyre) dhe formulimin e qartë për lexuesin.

Reklama