Kosovarët vizitë në shtëpinë e Nexhmije Hoxhës: Legjendat nuk vdesin kurrë
Një grup kosovarësh kanë mbërritur këtë fundjavë në shtëpinë e të vesë së diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxhës.
Osman Bytyqi, në një prononcim për newsbomb thotë se e ka vizituar dhe nuk është hera e parë. “Kam lindur enverist. E dua dhe e çmoj shumë çfarë kanë bërë për shqiptarët” thotë Osman Bytyqi.
Pyetjes për rënien e komunizmit dhe se shumë shqiptarë kanë antipatinë për atë regjim Bytyqi thotë se : “Nuk ia dinë vlerën”.
Ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Osman Bytyqi dhe një grup tjetër kosovarësh kanë bërë vizitën te Nexhmija pasi kjo e fundit, më shumë se një muaj më parë, në 8 shkurt, mbushi plot 97 vjeç.
“Faleminderit për mikpritjen bujare oj familja e nderit dhe e kombit. Faleminderit nga shtabi i përgjithshëm i AKSH që më dha mundësinë t’ia ndaj mirënjohjen të madhes. Legjendat kurrë nuk vdesin” shkruan Bytyqi, duke përcjellë edhe videon përkatëse.
Ndiqni videon:
l.h/ dita