Home » Të dua atdhe

Të dua atdhe

Sahit Osmani

N? rrënjët e shekujve
Thellë zemër Dheut’
Me dashuri u brumos liria
Për mbrojtjen e Atdheut

Me gjuhën tonë amëtare
ëmblën botë
për trimat e betejat
Me fisnikëri këndojmë sot

Nga Trungu i ilirisë
kala Krujës
Vigjilojnë shqiponjat
Me Skënderbeun krye

Këngë e flakë e pashuar
Nga beteja betejë
Me agimin e Rilindjes
E Besëlidhjen Prizren

Kongresin e Manastirit
Gjuhë e lashtë e vendit tim
E xhevahirtë dhe e mprehtë
Skalitet germë për germë

Ëmbëlsishtë rrojë përjetë
E lirë e krenare tingëllon
Vlorën e Ismail Qemalit
Me Flamur kuq valon

Dhe rilindet përjetësishtë
nëntorët historikë…
Kosovën tonë kreshnike
Adem Jasharin – Kryetrim

Me Emblemën e UÇK-së
U pagëzua Pavarësia
E Kosovës martire
Vet jeta dhe liria

Fjala “ dua atdhe”
Nga gëzimi fluturon
Gjerësa dielli ndriçojë
Brezat do nderojnë!

The post Të dua atdhe appeared first on PrizrenPress – Portal informativ.

Reklama