Home » Pacolli uron miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni

Pacolli uron miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni

Zëvendës-Kryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një statusi rrjetin social Facebook, e ka quajtur lajm fantastik miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe Maqedoni.

“Lajm fantastik, miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe Maqedoni. Falenderim për gjithë spektrin politik Maqedoni. Hap shumë i rëndësishëm për partnerin tonë Maqedoninë drejt rrugës integrimit BE.  Respektimi i drejtave për gjithë komunitetet, veqanërisht i shqiptarëve përbëjnë një përqindje lartë dhe përfaqesojnë komb shtetformues Maqedoni, është veprimi i duhur i mundshëm. Urime”, thuhet urimin e Pacollit, njofton Klan Kosova.

Reklama