Home » Ndahet Vetëvendosje; 12 deputetët e pakënaqur, në një grup të ri parlamentar

Ndahet Vetëvendosje; 12 deputetët e pakënaqur, në një grup të ri parlamentar

12 pjesëtarët e dorëhequr Lëvizjes Vetëvendosje, tani janë pjese e një grupi ri parlamentar me emrin ‘Grupi i Deputetëve Pavarur’.

Kuvendi i Kosovës zyrtarizoi mërkurën kërkesën e deputetit Dardan Sejdiu, nënshkruar nga 12 deputetët e larguar Vetëvendosjes për krijimin e grupit ri parlamentar.

Mediat e Kosovës kanë publikuar edhe dokumentin,ku kryeparlamentari Kadri Veseli njoftohet për grupin e ri parlamentar. Theksohet se drejtuesi i grupit do jetë Dardan Sejdiu, ndërsa mes anëtarëve listohen: Aida Derguti, Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Faton Topalli etj.

Lëvizja nacionaliste e themeluar vitin 2005 me synimin për t’i garantuar Kosovës vetëqeverisjen, po tkurret gjithnjë e tepër.

s.a/dita

 

 

Reklama

Lexo më shumë