Home » Haradinaj uron shqiptarët për Ligjin e Gjuhës: Nisi një epokë e re drejt BE-së

Haradinaj uron shqiptarët për Ligjin e Gjuhës: Nisi një epokë e re drejt BE-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur lajmin për miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë.

Duke uruar shqiptarët Maqedoni, por edhe institucionet maqedonase për një hap rëndësishëm jo vetëm për ta, por për tërë rajonin, kryeministri Hardinaj tha se miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë është hap madhor i realizimit drejtave shqiptarëve dhe njëkohësisht i respektimit vlerës qytetare një shtet me synime demokratike, njofton Klan Kosova.

”Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe është përmbushje e obligimeve Marrëveshjes Ohrit dhe i respektimit marrëveshjeve ndërkombëtare. Vendimi i Kuvendit Maqedonisë avancon marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve jetojnë këtë shtet, nxit zhvillimin demokratik tij dhe hap perspektivën e vendit drejt integrimeve euroatlantike. Me këtë vendim fillon një epokë e re marrëdhëniet e brendshme Maqedonisë dhe njëkohësisht edhe rrugëtimin e gjithë rajonit drejt BE-së. Uroj Republikën e Maqedonisë për këtë akt rëndësishëm ligjor dhe mbi gjitha shtetëror. Por, veçanti i uroj gjithë bashkëkombësit tanë Maqedoni e kudo ku janë, për realizimin e drejtës tyre për qenë barabartë, një e drejtë do hapë rrugën e perspektivës”, tha kryeministri Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Reklama