Home » Angellov: Sikur të isha deputet, nuk do të votoja për Ligjin e gjuhëve

Angellov: Sikur të isha deputet, nuk do të votoja për Ligjin e gjuhëve

Gjenerali Stojançe Angellov llogarinë e tij Facebook ka shkruar se nëse ai do ishte deputet, sot nuk do votonte për Ligjin e gjuhëve.

“Sikur isha deputet nuk do votoja. Por nuk u bëra pasi ju nuk votuat për mua. Gjithsesi! mos përsëriten skenaret e zeza. Maqedonia ka përjetuar 500 vite turke, do ta tejkalojë edhe këtë. Kujtoni, turqit u bënë miqtë tanë mëdhenj dhe sinqertë”, shkruan mes tjerash Angellov.

Përndryshe, sot deputetët e shumicës parlamentare me 64 vota “për” votuan Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Reklama