Home » A do të votojë pro demarkacionit Kadaj-Bujupi? – përgjigja e deputetit të AAK-së

A do të votojë pro demarkacionit Kadaj-Bujupi? – përgjigja e deputetit të AAK-së

Kthimin e Donika Kadajt-Bujupit Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e ka mirëpritur deputeti i kësaj partie Muharrem Nitaj. Ai për Insajderin ka thënë se e ka  mirëpritur vendimin e saj për tu rikthyer siç e ka quajtur ai shtëpinë e vjetër.

Nitaj ka thënë se gabimi i saj për tu larguar nga AAK-ja është përmirësuar sot.

“Kthimi i Donika Kadaj-Bujupit Grupin Parlamentar AAK-së është kthim i saj shtëpinë e vjetër, njerëzit shpesh herë bëjnë lëvizje unë nuk e kam komentuar largimin e saj atëherë, kam qenë i përmbajtur dhe sot e shoh reflektim saj kthimin shpinë e vjetër. Besoj ajo ka vlerësuar se ndoshta vendimi i saj i mëhershëm ka qenë i gabueshëm po besoj sot e ka përmirësuar gabimin e saj dhe është kthyer shpinë e vetë”, ka thënë Nitaj për Insajderin.

I pyetur nga Insajderi lidhur me votën e Kadajt-Bujupit për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit Zi, Nitaj ka thënë se nuk e di nëse për një gjë tillë janë dakorduar. Por ai ka thënë se fakti Kadaj-Bujupi është AAK supozohet se duhet jetë konform vendimeve partisë.

Sa i takon votës saj për çfarëdo qoftë unë nuk i di detajet për Kadajn-Bujupin pre-supozohet se duke qenë anëtare e Grupit Parlamentar AAK-së do ta ketë edhe votën e saj akord me qëndrimin e Grupit Parlamentar AAK-së”, ka thënë ai për Insajderin.

Kadaj-Bujupi i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, teksa gjatë kohës sa ka qenë anëtare e VV-së ka kundërshtuar fuqishëm këtë marrëveshje duke konsideruar se Kosova po humb territor./Insajderi.com

The post A do të votojë pro demarkacionit Kadaj-Bujupi? – përgjigja e deputetit të AAK-së appeared first on INSAJDERI.

Reklama