Home » “Sanksionet ndaj Rusisë do të ishin sanksione ndaj vetes”

“Sanksionet ndaj Rusisë do të ishin sanksione ndaj vetes”

Ministri përgjegjës për zhvillimin teknologjik dhe inovacionin Serbi, Nenad Popoviq tha sot se Serbia po e përafron politikën e saj ndërkombëtare me Bashkimin Evropian, por kurrë nuk do vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe se asnjë qeveri nuk do ta bënte atë.

“Serbia po e ndreq politikën e saj ndërkombëtare me BE-në 99 për qind marrëdhënieve, por sa i përket Rusisë, është shumë e qartë qëndrimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe i gjithë qeverisë serbe se kurrë nuk do imponojmë sanksione ndaj Rusisë, cilat nuk do ishin sanksione ndaj rusëve por ndaj vetes. Asnjë qeveri Serbi kurrë nuk do vendoste sanksione ndaj Rusisë, “tha ai për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.

Reklama