Home » Archives for Shkurt 2018

Muaj: Shkurt 2018

Justin Bieber kalon pak kohë me miqtë (FOTO)

Justin Bieber është parë duke kaluar kohë me miqtë e tij, natën e kaluar, transmeton Klan Kosova.

23-vjeçari dhe miku i tij u panë rrugëve të Los Angeles.

Justin kishte të veshur një xhup Gucci të shoqëruar me pantallona sportive dhe një kapele bejsbolli.

Ndërkohë, e dashura e Justin, Selena Gomez u pa me një mike të saj për një darkë natën e kaluar.

justin-bieber-plays-ping-pong-with-a-friend-03 Justin Bieber kalon pak kohë me miqtë (FOTO)

 

Reklama

Ju qëndrojnë buzët e thara, ndoshta do iu duhet të ndërroni pastën e dhëmbëve

Është një ankesë e zakonshme në këtë kohë të vitit.

Por tani është pohuar se nuk është vetëm moti i ftohtë që mund të jetë përgjegjës për buzët e çara, transmeton Gazeta Shneta.

Një përdoruese e Reddit u befasua pasi zbuloi ‘shërimin e fshehtë’ për buzët e saj të çara – thjesht duke ndryshuar pastën e dhëmbëve të saj.

Përdoruesja, emri i të cilës është i panjohur, pranoi se buzët e saj të çara ishin bana e ekzistencës së saj që nga fëmijëria.

Këshilla që ajo hasi në internet, i bëri thirrje asaj për të shmangur përdorimin e pastave që përmbajnë SLS – një kemikal ku disa janë alergjikë nga ai./Gazeta Shneta/

The post Ju qëndrojnë buzët e thara, ndoshta do iu duhet të ndërroni pastën e dhëmbëve appeared first on Gazeta Shneta | Me rëndësi shneta.

Spotify files for a direct public listing on New York Stock Exchange

screen-shot-2017-05-12-at-3-40-16-pm Spotify files for a direct public listing on New York Stock Exchange


(Reuters) – Music streaming service Spotify on Wednesday filed for a direct listing of its shares, taking an unusual path to the U.S. public markets for a large company.

A direct listing will let Spotify list existing shares, owned by its investors and employees, without raising new capital or hiring a Wall Street bank or broker to underwrite the offering.

The company did not specify a listing price for its shares in the filing or say how much it would list. It is valued at roughly $19 billion according to Reuters calculations based on the filing.

Spotify, launched in 2008 and available in more than 60 countries, is the biggest music streaming company in the world and counts services from Apple and Amazon as its main rivals.

Revenue for Spotify was 4.09 billion euros ($4.99 billion) in 2017, up from 2.95 billion euros a year earlier, the company said in the filing. Its operating loss widened to 378 million euros in 2017 from 349 million euros a year earlier.

Its net loss however ballooned 129 percent in 2017, driven mostly by on-paper financing costs related to a 2016 deal in which Sweden-based Spotify raised $1 billion in debt that would convert to shares upon an initial public offering. In its filing, the company said it has 71 million premium subscribers and about 159 million monthly average users.

Apple Music launched in 2015 and has 36 million paying subscribers and Amazon Music Unlimited has 16 million paying subscribers. Pandora has 5.48 million total subscribers, according to the company.

Spotify’s premium subscription costs $9.99 a month. Apple Music charges the same but offers a three-month free trial. Unlike Spotify, Apple does not have an advertising-based free service.

“With our ad-supported service, we believe there is a large opportunity to grow users and gain market share from traditional terrestrial radio,” Spotify said.

The company is valued at between $16.8 billion and $22.5 billion, based on recent ordinary share prices between $95 and $127.50 in the private markets in February and 178 billion shares estimated outstanding by the end of February, according to its filing.

The company is seeking to list its ordinary shares on the New York Stock Exchange under the ticker symbol “SPOT.”

In December, Spotify and the music arm of China’s Tencent said they would buy minority stakes in each other.

According to Spotify’s filings, that exchange was part of a larger series of deals with its note holders that would allow a direct listing instead of a public offering satisfy the conditions of its convertible debt. Tencent agreed not to transfer its shares for three years.

That deal helps Spotify, a music streaming leader in Europe and North America, and China-focused Tencent Music, to increase exposure to each other’s core markets.

Besides saving hundreds of millions of dollars in underwriting fees, a direct listing frees company insiders from any lockup period restricting them from selling their shares following the listing.

A direct listing does not dilute ownership as would happen with a conventional initial public offering.

screen-shot-2017-05-12-at-3-40-16-pm Spotify files for a direct public listing on New York Stock Exchange

Amerika sjell ushtarë të rijnë në Kosovë

Në pranverë të këtij viti, në Kosovë do të vendosen ushtarët amerikanë nga Brigada e dytë e Fort Carsionit.

Sipas asaj që raporton The Denver Post, Batalioni i III i Regjimentit të Kalorësisë 61 do të zëvendësojë ushtarët e Divizionit të 82-të Ajror të vendosur në mbështetje të Grupit Shumëkombësh të Betejës – Lindje në Kosovë.

“Sipas një raporti të ushtrisë, grupi kryen ‘operacione për mbështetjen e paqes’ dhe përbëhet nga rreth 1,000 trupa nga pesë vende – Hungaria, Polonia, Rumania, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan The Denver Post.

Komandanti Donald Braman thotë se ushtarët janë trajnuar për tu vendosur në Kosovë.

The post Amerika sjell ushtarë të rijnë në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Jeremiq: Vuçiq do t’i japë Kosovës karrige në OKB

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndërmend që shumë shpejt Prishtinës t’ia dorëzojë karrigen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që Perëndimi t’ia lejojë mbetjen në pushtet.

“Ai së shpejti do t’ia mundësojë Kosovës karrigen në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Jeremiq.

“Vuçiq këtë ua ka premtuar të huajve pasi ka bërë shumë koncesione, para së gjithash rreth krimit të organizuar, shpëlarjes së parave dhe tregtinë me armë. Ai duhet ta bëjë këtë për të mbetur në pushtet”, është shprehur ai./raporton Tv Nasha.

Jeremiq mendon se Vuçiq në Berlin e ka dhënë betimin e vet se do ta nënshkruajë marrëveshjen gjithëpërfshirëse e cila Kosovës do t’i mundësojë anëtarësimin në OKB./Insajderi.com

 

The post Jeremiq: Vuçiq do t’i japë Kosovës karrige në OKB appeared first on INSAJDERI.

Gazetari i vrarë sllovak po hetonte rreth krimit të organizuar

Gazetari hulumtues sllovak Jan Kuciak, i vrarë javën e kaluar, po punonte për një shkrim mbi aktivitetet e mafias italiane në vendin e tij dhe të lidhjeve të saj, me njerëz të afërt me kryeministrin Robert Fico.

Shkrimi, i fundit për të dhe i papërfunduar ende, u botua sot në portalin e tij “Aktuality.sk”. Në të ai flet për aktivitetet e organizatës kriminale “Ndrangheta” në rajonet lindore të Sllovakisë, si dhe lidhjet e një anëtari të saj me një ndihmës të lartë të zotit Fico si dhe me një zyrtar tjetër të afërt me kryeministrin.

27 vjeçar Kuciak dhe mikesha e tij Martina Kusnirova u gjetën të vrarë të djelën në mbrëmje në shtëpinë e tyre në Bratisllavë. Mendohet se vrasja është kryer midis të enjtes dhe të djelës. Ai është gazetari i parë që vritet në Sllovaki./VoA

The post Gazetari i vrarë sllovak po hetonte rreth krimit të organizuar appeared first on INSAJDERI.

“Projektin nga BERZH e ka bërë Ministria e Tregtisë, e jo Ramiz Lladrovci”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në një status në Facebook ka thënë se BERZh-i, ka miratuar Zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas, me vlerë 15 milionë euro. Por, me këtë nuk po pajtohet Arian Krasniqi, këshilltar i ministrit të Tregtisë, Bajram Hasani.

Krasniqi i ka thënë Lladrovci duhet të tregojë se ky është projekt i MTI-së.

“Kryetar i nderuar, ne e dimë të kemi kampion të shumëfishtë në shumëçka, e në gjithçka më shumë se sa në detyrë që je i thirrur. Ri-negocimin e financimit të këtij projekti nga BERZH’i e ka bërë MTI’ja. Do të ishte e ndershme që të tregoni se këtë angazhim të pandalshëm e ka bërë vullneti dhe qëllimi i mirë i Ministrit z. Bajram Hasani në shërbim të bizneseve vendore. Qëllim ky që i kemi vënë vetes në këtë mandat”, ka thënë Krasniqi.

Lladrovci në postimin e tij të mëhershëm kishte thënë se ka marrur një lajm të mirë nga BERZH-i.

Ai kishte theksuar se BERZh-i, ka miratuar Zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas me vlerë 15 milionë euro, duke shtuar se ky është lajm i mirë për bizneset dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Lajm i mirë nga Londra, BERZh-i, ka miratuar Zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas me vlerë 15 milionë euro. Lajm i mirë për bizneset dhe krijimin e vende të reja të punës. Urime e gëzuar qytetarë të Drenasit. Besojmë se projekti për Liqenin akumulues në Vërboc si dhe rregullimi i ujërave të zeza, do të zënë së shpejti vend në projektet e financimit nga donatorët si dhe projektet tjera zhvillimore. Drenasi ka të ardhme të mirë për qytetarët e vet”, kishte shkruar Lladrovci.

Ramiz Lladrovci, është duke udhëhequr me Komunën e Drenasit, në mandatin e tij të dytë qeverisës./Insajderi.com

The post “Projektin nga BERZH e ka bërë Ministria e Tregtisë, e jo Ramiz Lladrovci” appeared first on INSAJDERI.

Trumpin e braktis këshilltarja ish-modele  

Hope Hicks, drejtoresha e Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë dhe njëra prej këshilltareve më jetëgjata të presidentit Donald Trump, ka njoftuar se do të dorëhiqet. Lajmi konfirmohet nga administrata Trump.

Ish-modelja 29-vjeçare ka qenë në krah të presidentit amerikan prej vitesh.

Ajo raportohet t’u ketë thënë kolegëve se mendonte se kishte përmbushur gjithçka mundej në detyrën e saj në Shtëpinë e Bardhë, përcjell TCh.

Gjatë fushatës zgjedhore, Hicks shërbeu si sekretare për shtypin.

Ajo e mori detyrën e kreut të Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë gjatë muajit gusht të vitit të kaluar, pas shkarkimit të papritur të Anthony Scaramuccit.

 

The post Trumpin e braktis këshilltarja ish-modele   appeared first on INSAJDERI.

Të premten protestohet për rastin e Almirit

Të premten në ora 13:00 në Shkup para prokurorisë së përgjithshme pritet të mbahet protesta kundër rastit të Almirit të vogël nga Kumanova, transmeton Zhurnal.mk

Protesta me moton “Prokurorët vrasin Almirin” për herë të dytë do të mbahet më 2 mars ndërkohë që pritet të marrin pjesë njerëz në masë të madhe për të shkuar drejtësia në vend./Insajderi.com

The post Të premten protestohet për rastin e Almirit appeared first on INSAJDERI.

Maqedonasit protestojnë kundër Greqisë – por e djegin flamurin shqiptar

Protesta e një grupi qytetarësh në Maqedoni kundër ndërrimit të emrit të shtetit të tyre që do të ndodhë si pasojë e zgjidhjes së problemeve me Greqinë, ka rezultuar në djegie të flamujve të Greqisë por edhe të Shqipërisë.

Edhe pse në protestë reagohej kundër siç thuhej në disa pankarta, “racizmi grek” dhe ndërrimit të emrit të Maqedonisë, disa protestues kanë djegur edhe flamurin kombëtar.

Për këtë kanë raportuar mediat në Greqi ku televizioni “Start TV” mes tjerash tregon edhe pamje të djegies së flamurit helen dhe shqiptar.

Policia maqedonase ka raportuar të ketë arrestuar disa persona që e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike gjatë protestës./Insajderi.com

The post Maqedonasit protestojnë kundër Greqisë – por e djegin flamurin shqiptar appeared first on INSAJDERI.