Home » Archives for Janar 2018

Muaj: Janar 2018

Horoskopi, 01 shkurt 2018

DASHI

Prania e Afërditës ne shenjën e Bricjapit ju bën që të keni mjaft dyshime përsa i përket marrëdhënies në çift. Kjo gjë do të ndikojë dhe tek partneri juaj. Mundohuni të kthjelloni këto raporte.

 

DEMI

Me Hënën dhe Marsin në shenjën e Virgjëreshës jeni gati të përballeni me çdo problem apo detyrë që mund t’ju ngarkohet. Do të jetë një ditë e mrekullueshme dhe shumë e gëzuar.

 

BINJAKËT

Vazhdoni të jeni të tensionuar. Duhet të gjeni një mënyrë që të kontrolloni nervozizmin e tepruar që ju karakterizon gjatë kësaj periudhe. Kreativiteti nuk ju mungon mjafton të vini mendjen në punë.

 

GAFORRJA
Prania e Hënës dhe Marsit në shenjën e Virgjëreshës do t’ju bëjë të keni një ditë të bukur dhe plot energji. Do të jeni shumë i gatshëm për të ndërmarrë iniciativa të reja në jetën tuaj profesionale.

 

LUANI

Prania e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit ju bën të jeni të lumtur dhe solar. Nuk do të mungojnë të qeshurat në këtë ditë. Po kështu njohje të reja janë në horizont.

 

VIRGJËRESHA

Keni në dorë shumë instrumenta për tu përballur me këdo. Jeni në një gjëndje të shkëlqyer. Në aspektin profesional kjo do të jetë një nga ato ditët që do të mbahet mend gjatë.

 

PESHORJA

Mund të ndiheni mjaft të realizuar në aspektin profesional. Falë pranisë së Mërkurit në shenjën e Shigjetari karriera juaj është në kulmin e saj. Mjafton dhe pak punë dhe vëmendje nga ju dhe gjithçka do të shkojë ashtu si e keni planifikuar.

 

AKREPI

Raportet e mira në aspektin profesional janë shumë të vështira për tu mbajtur. Në ditën e sotme ju do të karakterizoheni nga shpirti i sakrificës. Do të jeni shumë pozitiv dhe do të ndihmoni kolegët tuaj. Kjo nuk do t’ju harrohet.

 

SHIGJETARI

Do të keni disa mendime të fiksuar në trurin tuaj çka do t’ju bëjë të mos mendoni shumë për të punuar. Lëreni që kjo ditë të jetë e udhëhequr nga dëshira dhe instinkti juaj, i cili rrallë gabon.

 

BRICJAPI

Shumë lajme të mira janë të rezervuara për ju në aspektin profesional, kjo falë dhe pranisë së Marsit dhe Hënës në shenjën e Virgjëreshës. Mundet që të realizoni dëshirën tuaj më të madhe në këtë aspekt.

 

UJORI

Në fillim dita mund të jetë disi e ngarkuar dhe e mërzitshme. Kjo do të zgjasë shumë pak, pasi pjesa tjetër do të jetë e mbushur plot me surpriza të këndshme. Nuk do të mungojnë dhe takimet interesante.

 

PESHQIT

Do të ndiheni shumë të entuziazmuar, por nuk duhet të harroni që jo gjithçka që mendoni është realitet. Duhet të jeni më me këmbë në tokë, në të kundërt mund të zhgënjeheni.

Reklama

Lexo më shumë

Ujku, gjurma, Pakti Detar dhe akti i sotëm diplomatik

 

Miqve të mi që më kanë dërguar kumte për Paktin Detar

Prof. Dr. Myslim PASHA, Washington DC, USA

Prej dy ditësh një pjesë e bashkësisë së shqiptarëve e janë të trazuar dhe shumë të goditur prej lajmeve që përhapen nga bazë të deklaratave qeveritare diplomatike që bëhen nga Republika e Greqisë dhe ajo e Shqipërisë për delimitimin e kufijve detarë midis të dy shteteve. Le të qetësohemi në përqendrim dhe arsyetim… S’ka Marrëveshje, askund. Ka vetëm Diplomaci dhe instrumente të saj. Ka përçapje që të sillet në tavolinën diplomatike diskutimi i rinisjes së negociatave. Por, ama nuk ka ende negociata të drejtpërdrejta teknike (siç e kuptoj unë). Janë përafrime reale, paqësore dhe racionale për të ritrajtuar një Marrëveshje, e cila e ka rrënjën në fajin e shtetit shqiptar të kohës së Berishës, që jo vetëm fali detin e shqiptarëve, por përkeqësoi marrëdhëniet me Greqinë.

Shqiptarët dëgjojnë terma të së drejtës Detare Ndërkombëtare të cituara dhe pastaj vënë dorën në kokë dhe komentojnë ashtulloj sa të të luajë tepeleku i kokës. Kriza morale që po kalojmë është duke u thelluar edhe më keq. Shqiptarët me të drejtë nuk besojnë në shtetin e tyre. Ndaj aq shumë reagime ka pasur, në mediume të ndryshme e portale sa s’qenë përfytyruar.

Po komentoj se si është prurë në meduimet tona Instervista e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Kotzias.

  1. Pala shqiptare ka pranuar se Greqia ka të drejtë që t’i shtrijë deri në 12 milje ujërat e veta territoriale.

“Është e papranueshme ta sjellësh për shqiptarë dhe grekë këtë deklaratë diplomatike për një çështje kaq të ndijshme se sa kjo ndarje detare aq shumë të debatuar, pa i bërë sqarimet e duhura. Ka 36 vjet që në UNCLOS (Konventa e Montego Bay) është vendosur e drejta Detare e 12 milje detare (22,22 km shtrirje) për shtetet, sikundër edhe për Shqipërinë dhe Greqinë. Si mund të “bisedohet” në këto trajtesa diplomatike për një të Drejtë kaq të njohur të të dy shteteve të cilën nuk e vendosin ata?. Nga shumë shqiptarë kjo është kuptuar sikur “Greqia do të marrë 22, 22 km det në hapësirën detare!! Ja se ç’bëhet! Ky standard është ai i Detit Territorial (Territorial Sea = Det Shtetëror) të secilit shtet. Duke filluar nga përmbyllja gjeometrike detare: Othoni-Vijat e Bardha ku përvijon Kanali i Korfuzit i gjithë Deti midis nesh është Territorial Sea (Det Territorial) të dy shtetet nuk tejkalojnë 24 milje detare. Otranto dhe Ngushtesa e saj ku ndodhet dhe pika “treshe” ka një hapësirë detare ku tejkalohet Deti Territorial 12 milje, ku del në pah, Hapësira Ekonomike Ekskluzive dhe Shelfi Kontinetal.”

2.I pyetur nga gazetari se çfarë po bëhet me Shqipërinë për zonat ekskluzive ekonomike, Kotzias është përgjigjur:

“Ramë dakord”.

“Ratë dakord?”

“Po”, përgjigjet Ministri i Jashtëm grek.

“Në vijim ne duhet të shpjegojmë … se është “rënë dakord” për diçka që “s’është rënë dakord” po ndofta ia vlen që të shpjegohet për grekë dhe shqiptarë se ç’janë standardet e Ligjit të Detit.

Kjo të bëhet që të mos interpretohet nga Kazani, intervista e Misnistrit të jashtëm Grek Kotzias.

Ndaj ne po citojmë për njohje se ZEE janë tej 22,22 km (Det Territorial) dhe po kështu 22,22 km është ZEE ( Ligji Detit rrëfen se tej 12 miljeve detare vijon deri në 200 milje e kjo shtrirje përbën EEZ brenda së cilës shteti Bregdetar ( Greqia dhe Shqipëria) kanë kontroll mbi peshkimin dhe shfrytëzim të tij. )

Tej 22, 22 km (Det Territorial) i cili është ashtu sikundër hapësira tokësore me të drejtat e Sovranitetit në Det dhe Hapësirë Ajrore, vjen edhe një standard tjetër (Deti i Afërt) me 22,22 km shtrirje) që përbën vijimin e EEZ . Këto standarde janë të pranishme në Ngushticën e Otrantos midis tre shteteve Itali, Greqi dhe Shqipëri, për të cilën del një problem shumë pikant, mbasi të tre këto shtete edhe pse standardet e Ligjit Ndërkombëtar ekzistojnë nuk kanë të njëjta rrethana Gjeografike, mbasi Greqia përbën në këtë gjeohapësirë një Arkipelag ishujsh që s’mund të jenë të njëvlershëm me Hapësirën e Dheut Kontinental të Shqipërisë. Kjo është “thembra e Akilit” e diskutimit jo vet pse Shqipëria ka humbur aq shumë Det nga Marrëveshja e parë ( që tani nuk ekziston). Pra besoj se në këto shqyrtime përgatitore është folur për parime dhe standarde, por s’është përgatitur asnjë dokument i shkruar dhe pranuar. Duke besuar edhe Ditmir Bushatin Ministrin e Çështjeve Europiane dhe Kotzias se kanë rënë dakord për standarde ndërkombëtare detare si një parapërgatitje, por jo Pakt !

  1. Kur thoni “ramë dakord”, do t’i shtrini ujërat territoriale në 12 milje? Vijon intervista e Kotzias…

Si mund ta shpjegosh, pas kësaj këtë shtrirje 12 milje…mbasi tej kësaj nuk ka det Territorial, (sepse ai është vetëm 12 milje) pra kësilloj, këtu nuk është faji i Ministrit por i kazanit të lajmeve. Vetëm këtu bëhet fjalë për EEZ ( Zonat Ekonomike Ekskluzive ) Prandaj shqiptarët e dashur por që nga pashpjegimi i duhur të ndjeshëm siç janë ndaj çështjes kombëtare, janë gati të ngrihen në Kryengritje e të dalin për shembull siç i ka lajmëruar një Bej të bëjë një miting proteste!? Në atë miting mund të shkojë Berisha, Shehu, Meta gjithë negociatorët që presin me veshët ngritur që të ndodhë vijimi i së njëjtës shitje…sepse këta sot e kësaj dite janë mbështetësit e Paktit që s’ekziston më. Ç’bëhet në nahijen tonë ? Për ta ditur se vetëm në Otranto siç e shpjeguam atypari bëhet fjalë për EEZ midis të tre shteteve, hapësirat që përfitojnë nuk janë të barabarta por në vlerësim peshor sipas kushteve ( Dhe kontinetal, Ishuj, Shkëmbinj detarë etj)

  1. Këto janë zonat bregdetare, po do ta bëjmë kur të vijë koha”

Nuk ka “zona bregdetare” por terminilogji ndërkombëtare për përcaktimet e Ligjit të Detit. E rëndësishme është të kuptohet nga qytetarët shqiptarë dhe grekë se do t’i vijë koha siç thotë Ministri i nderuar Kotzias që të trajtohen e të negociohen. Kjo është kumti më i rëndësishëm që marrim në këtë parapërgatitje.

  1. “Zonën ekskluzive ekonomike mund ta shpallësh kur tjetri ka pranuar që, sidoqoftë, e ke të drejtën për 12 milje.”

Sërish jemi në trajtim standardesh ndërkombëtare dhe jo në një Pakt Delimitues Detar. Ne këmi pranuar Detin Territorial 12 milje. Shteti grek e ka pasur sipas ligjit të Brendshëm 6 milje dhe Montego Bay e ka çuar në 12 milje. Mirëpo vini re me kujdes se siç u tha nga Othoni e deri në Ftelia e gjithë hapësira është Det Territorial. Vetëm në Otranto por edhe në Kanalin e Korfuzit, kur të arrihet Pakti do të diskutohet se a janë rrethana të njëjta gjeografike dhe a mund të përfitojë një ishull apo një Shkëmb aq sa fiton një Dhe Kontinental ? Pakti Greqi – Itali fatmirësisht ka bërë qasjen shëmbëllimore kur nuk i ka dhënë të njëjtën largësi Greqisë në krahasim me Italinë që është Dhe i vijueshëm Kontinental.

  1. Domethënë e pranuan?

Kotzias: Po.

Me aq tejdukshmëri sa ka nga këto intervista ne hamendojmë se Ministrat dhe stafet e tyre diplomatike kanë folur për standarde dhe parime. Këto standarde dhe parime janë zbatuar në disfavor dramatik për Shqipërinë. Nëqoftëse do të bëhet ndonjë miting grotesk e I turpshëm antikombëtar, kryengritës, ma merr mendja se tre nga njerëzit shtetarë shqiptarë që vijojnë të mbështesin Paktin e Përmbysur janë Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Tritan Shehu do të dalin me llogari dhe harta, në mbrojtje të atij Pakti.

Lexo më shumë

Pyetet për jetën luksoze të Arminës dhe Shkëlzenit, Berisha: S’mund ta ndaloj…

Në intervistën e dhënë në Abcneës, Sali Berisha është pyetur edhe për jetën luksoze që bën e dashura e djalit të tij, Armina Mevlani.

I pyetur nga Baton Haxhiu nëse fjalimet e tij në parlament për varfërinë dhe mjerimin përputhen me jetën luksoze dhe postimet në rrjetet sociale të Arminës, Berisha ka anashkaluar udhëtimet në parajsat turistike të Arminës dhe Shkëlzenit dhe e ka parë atë vetëm në kuadër të punës si Blogere.

“Unë nuk mund ta ndaloj Arminën të ketë Instragram”, ka thënë Berisha duke shtuar se fotot që ajo bën publike i ka në kuadër të porosisë që i bëjnë firmat e modës.

Por pavarësisht kësaj ai tha se, do të qe kundër nëse i biri dhe ajo që ai e etiketon si “partnerja e tij” do të bënin një jetë ekzuberante.

Lexo më shumë

Kryemadhi: Marrëveshja e detit, lojë e Ramës për të hequr vëmendjen nga dështimet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në “Arena”  në “Ora News”, ka komentuar marrëveshjen për detin me Greqinë dhe debatin që është ndezur së fundmi në lidhje me të.

Ajo është shprehur se mendon që Rama e përdor këtë çështje për të shpërqëndruar vëmendjen e opinionit publik nga Tahiri dhe reforma në drejtësi.

“Prej vitesh diskutojmë për marrëveshjen e detit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Mendoj se kjo është lojë e Ramës. Ndodhemi në të njëjtat kushte si marrëveshja që bëri PD ku shkoi deti për miratimin e Shqipërisë në NATO. Kjo mund të jetë një lojë e rradhës që Rama bën me fqinjët. Ai e bën për të larguar vëmendjen nga Tahiri, dështimi i reformës në drejtësi dhe ekstradimi apo situatën me krimin e organizuar dhe trafiqeve të drogës dhe armëve, apo edhe me eksodin e shqiptarëve.

E gjitha është lojë që Rama e përdor për të krijuar një lloj histerie patriotike përsa i përket marrëveshjes së detit. Duhet parë se çfarë qëndrim mbajnë italianët dhe turqit për vendimin. Mund të jetë një lojë politike, por pas disa muajsh nëse bëhen protesta, Rama mund të thotë që për shkak të protestave nuk e firmos këtë marrëveshje. Këtë gjë e bëri edhe me armët kimike, ku luajti dhe e përdori. Tani shpërqëndron publikun dhe më pas nuk bën marrëveshje.”- është shprehur Kryemadhi.

o.j/Dita

Lexo më shumë

Zbulohet cili është ushqimi më i rrezikshëm

Produktet me origjinë shtazore dhe me përmbajtje të lartë kolesteroli rrisin rrezikun e zhvillimit të tumoreve malinj agresiv, pohon një grup shkencëtarësh amerikanë pas një studimi të ri të botuar në revistën Cell Stem Cell.

Studiuesit paralajmërojnë se këto ushqime e rrisin normën e rritjes së tumoreve deri në njëqind herë, shkruan Dita.

Në eksperiment, shkencëtarët përdorën minj, të cilëve iu modifikua gjeni përgjegjës për kodimin e enzimës Lpcat3, duke rritur kështu nivelin e kolesterolit në trupin e tyre.

Në përfundim të eksperimentit, shkencëtarët zbuluan se një rritje në përqendrimin e kolesterolit nxit rritjen dhe ndarjen e qelizave nënë në indet e zorrëve. Qelizat nënë të dëmtuara që shumohen në mënyrë të pakontrolluar janë shkaku kryesor i kancerit.

Ushqime e pasura me  yndyra të ngopura, yndyra trans dhe disa karbohidrate mund të rrisin nivelet e kolesterolit në trup.

Për të parandaluar sëmundje të ndryshme, ekspertët rekomandojnë zvogëlimin e konsumit të mishit të kuq dhe produkteve të qumështit.

o.j/Dita

Lexo më shumë

Gomonia me 9 emigrantë shqiptarë ngec në La Mansh, shpëtohen nga roja britanike

Roja bregdetare angleze ka shpëtuar 9 shtetas shqiptarë të cilët po tentonin të kalonin nga Franca për në Angli me një gomone e cila pati probleme për shkak të dallgëve dhe erarëve të forta.

Tetë burrat dhe një grua ishin nisur mbrëmjen e së martës nga Boulogne në Francë drejt Britanisë së Madhe, por për shkak të problemeve me varkën nuk kanë arritur në destinacionin e tyre.

48C4FED500000578-5336265-image-m-15_1517424551667 Gomonia me 9 emigrantë shqiptarë ngec në La Mansh, shpëtohen nga roja britanike

Sipas raportimeve të autoriteteve britanike nuk bëhet e ditur se si u sinjalizua për problemet e varkës, por helikopterët dhe varkat e shpëtimit hasën vështirësi në shpëtimin e klandestinëve për shkak të detit të trazuar dhe erërave të forta, shkruan shqiptarja.com.

Shpëtimi i tyre është bërë mëngjesin e sotëm rreth orë 05:00, ndërkohë që autoritetet nuk japin detaje për identitetin e shqiptarëve të shpëtuar ditën e sotme.

48C4FED500000578-5336265-image-m-15_1517424551667 Gomonia me 9 emigrantë shqiptarë ngec në La Mansh, shpëtohen nga roja britanike

“Nuk dihet akoma se si u dërgua sinjali për ndihmë nga grupi ose çfarë shkaktoi që anija kishte probleme, megjithëse roja bregdetare përjashtoi probleme me motorin”, shkruajnë mediat britanike.

Agjencia Kombëtare e Krimit ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që 9 personat të cilët kanë thënë se janë shtetas shqiptarë, po trajtohen nga Forcat Kufitare angleze për thyerjen e rregullave të emigracionit.

Sipas autoriteteve angleze kalimi i këtij kanali në dimër, është shumë i rrezikshëm dhe ky rast mund të kishte përfunduar në tragjedi.

o.j/dita

Lexo më shumë

Kukësi barazon në Tiranë, Flamurtari mposht Partizanin

Tirana këtë sezon edhe pse ndodhet në Kategorinë e Parë po tregon se është një skuadër e denjë për Superiore.

Por ndërsa triumfoi në fillimin e sezonit në Superkupën e Shqipërisë ndaj kampionëve të Kukësit, këtë herë fitorja i ka ikur nga duart në minutat e fundit të takimit në “Selman Stërmasi” ndaj kuksianëve, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Sentamu ishte autori i golit për kryeqytetasit, duke realizuar me kokë pas një harkimi të Kërçikut nga ana e djathtë, në minutën e 40. Ndërkohë, kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Guri barazoi rezultatin për Kukësin, duke bërë që gjithçka të vendoset tashmë në ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë në çerekfinalen tjetër, Flamurtari fitoi minimalisht 1-0 ndaj Partizanit, me një gol të realizuar nga Danilo Alvesh, i cili përfiton nga një gafë e portierit Alban Hoxha dhe lëshon një predhë nga jashtë zone duke realizuar golin e vetëm të takimit.

o.j/dita

Lexo më shumë

Berisha: Në 2009 nëse Meta nuk do pranonte, do i kërkoja Ramës koalicion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për koalicionin PD-LSI të vitit 2009-të në një intervistë në Abcnews.

Berisha u shpreh se nuk është penduar për koalicionin e bërë në atë periudhë, madje nëse Meta nuk do të pranonte do të kërkonte një bashkëpunim nga Edi Rama.

“Nëse Ilir Meta nuk do të pranonte në 2009-ën, unë do t’i ofroja bashkëpunim Edi Ramës. Kam deklaruar se nuk shkoj në zgjedhje për kapriço. Se kjo do të thotë se për një mendim të disa liderëve të shkojmë në zgjedhje. Unë nuk mund të bëhem kapriçoz në asnjë rast”, tha Sali Berisha.

Ndërsa kur u pyet lidhur me mundësinë e një koalicioni PS-PD në të ardhmen, Berisha nuk e përjashtoi.

“I pandryshueshëm mendimi im. Nëse mesazhi i sovranit është se vetëm koalicioni do të më qeverisi dhe unë atë do të bëj. Unë do ta quaja një fatkeqësi të madhe, por unë nuk do ta quaja një gjë të pamundur”, – tha Sali Berisha.

o.j/Dita

 

Lexo më shumë

Skandali i Gjykatës së Apelit; Liron “pronarin e drogës”, dënon të pafajshmin

“Fiks Fare” denoncoi një skandal në gjyqësorin shqiptar, ku një person i pafajshëm është dënuar nga Gjykata e Pukës dhe Apeli i Shkodrës, vetëm në bazë të një dëshmie.

Nëpërmjet dokumenteve, intervistave në Shqipëri e Greqi, si dhe kamerave të fshehta, u arrit të provohet se një i arrestuar, për t’i shpëtuar burgut, ka shpikur një emër si pronar i një parcele kanabisi në një fshat në Pukë.

Në redaksinë e “Fiks Fare” mbërriti një denoncim nga Greqia, nga Altin Gjergji, një shqiptar i shpallur në kërkim, për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Fiks Fare udhëtoi në Greqi për të intervistuar denoncuesin, i cili tha se është dënuar me 6 vite e 6 muaj burg, pasi në vitin 2014, është sekuestruar një parcelë kanabisi në Pukë, shkruan TCH.

Ai tha se në vitin 2014 nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, ndryshe nga sa pretendon policia dhe prokuroria shqiptare. Dëshmia e tij përforcohet edhe nga pronarët grekë, ku ka punuar i dënuari, të cilët thanë se në verën e vitit 2014, I dënuari në Shqipëri ka punuar te ata. Madje, ka edhe dokument nga policia greke. Fiks Fare gjeti edhe dëshmitarin kyç të këtij procesi, i cili pranoi se kishte shpikur një emër për të shpëtuar veten.

Procesi gjyqësor dhe avokati

Pak muaj më parë, Fiks Fare denoncoi veprimet korruptive të avokatit Gjin Marku, i cili tentoi t’u japë gjyqtarëve të Apelit Shkodër, 3000 euro ryshfet për të dhënë një vendim pafajësie. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Marku akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ai ka tentuar t’i japë shumën në fjalë një gjyqtari të Gjykatës së Shkodrës, për lirimin nga akuzat e Altin Gjergjit, i dënuar nga Gjykata e Pukës dhe më pas nga Apeli Shkodër, me 6 vite e 6 muaj burg, për kultivim të bimëve narkotike. Sipas vendimit të Gjykatave, Altin Gjergji akuzohet se ka mbjellë lëndë narkotike në vitin 2014 në një fshat të Pukës, përkatësisht në “bjeshkët e fshatit Kuzhnen”. Në dokumente, ai akuzohet se ka mbjellë rreth 1200 rrënjë kanabis sativa. Pas asgjësimit në gusht 2014, policia dhe prokuroria filluan procedimin penal.

Fiks Fare siguroi dosjen e plotë, ku janë të detajuara edhe të gjitha provat. Provat janë lënda narkotike, aktet e ekspertimit kimik dhe bimor, akti i ekspertimit vlerësues i provave, ku janë gjetur shishe qelqi, shishe plastike, pako makaronash, pjata e filxhan porcelani, bidon plastik. Provë ka qenë akti i ekspertimi biologjik i 4 bishtave cigare, për një gjurmë, por që nuk i përket personave të identifikuar. Gjithashtu, si provë ishte edhe një shkresë nga ish-komuna Gjegjan në Pukë, e cila thotë se toka është shtetërore, pra pyll. Në vendngjarje janë gjetur disa karta rimbushëse telefonike, janë pyetur dy dëshmitare, për një kartë telefonike. Prova më e fortë është procesverbali për njohjen e personave me anë të fotografisë, i datës 7 maj 2015.

Sipas provave, prokuroria e ka lidhur emrin e Altin Gjergjit vetëm me dëshminë e z.Dodë Frroku, nga Puka, i cili është kapur nga policia për parcelën e kanabisit. Frroku ka pranuar se është punëtor në parcelë, ndërsa policia i ka vendosur 4 fotografi për njohje, ku Frroku i ka vënë gishtin Altin Gjergjit. Një provë tjetër janë dhe kartat rimbushëse, ku rezulton se janë përdorur në një numër telefoni, i cili më parë është përdorur nga Altin Gjergji. Por, në provat që u përdorën në fajësi, nuk ka asnjë përgjim. Pas hetimeve, dosja u dërgua në gjykim me këto prova, ku I dënuari u dënua në mungesë nga Gjykata e Pukës dhe Apeli i Shkodrës.

Fiks Fare në Greqi

Pas transmetimit dhe arrestimit të avokatit Gjin Marku, Fiks Fare udhëtoi drejt Greqisë, për të takuar të dënuarin Altin Gjergji dhe pronarët grekë, ku ai kishte punuar. “Unë jam i pafajshëm, as e kam njohur z.Dodë Frroku. Nuk kam mbjellë ndonjëherë lëndë narkotike, madje as e njoh si bimë. Në periudhën që akuzohem kam qenë në Greqi. Nëse unë kam gisht, nëse dal në përgjime, të më varin në mes të Tiranës. Unë nuk kam lekë të paguaj avokatë, prokurorë dhe gjyqtarë, sikurse ka personi që më ka akuzuar mua, i cili më tha; bëjë burgun ti, të paguaj unë lekët” thotë ai.

Gazetarët e Fiksit intervistuan edhe disa pronarë grekë, të cilët deklarojnë se I dënuari, bashkë me gruan, kanë qenë në në Greqi dhe japin edhe dokumentet e lëshuara nga Policia dhe Bashkia e Verias, që tregojnë se Gjergji ka qenë atje gjatë gjithë vitit 2014. “Po të jetë ky çuni që merret me këto dallavere, nuk rri ai të punojë në arat tona, shkon e merret me punë të tjera. Gjithë vitin ka qenë këtu, e kam pasur të gjithë verën (2014) këtu. Ky ka qenë tek fabrika.

“Drogën e mbolla unë, burgun bëjë ti”

I shpalluri në kërkim Altin Gjergji thotë se shpresa e vetme për fitimin e pafajësisë është Fiks Fare. Ai thotë se kuk ka lidhje me parcelat e kanabisit, madje nuk ka qenë në Pukë. Pas pretendimeve të I dënuarit, por edhe pronarëve grekë ku ka punuar, Fiks Fare kontaktoi me personin që e ka akuzuar drejtpërdrejt Altin Gjergjin. Në bisedë e sipër, dëshmitari pranon se përgjegjësia bie mbi të, madje i kërkon që të bëjë burg, pasi lekët për avokatë do i paguajë ai vetë.

Më poshtë, dy bisedat e plota mes dëshmitarit (Dedë Frorku) dhe të dënuarit (Altin Gjergji).

BISEDAT MES FIKS FARE, DEDË FRROKUT (dëshmitari) DHE ALTIN GJERGJIT (i dënuari)

TAKIMI I PARË

I dënuari – Dodë, a qe në Pukë atë ditë?

Dëshmitari – Po.

I dënuari – Ça u thoshte?

Dëshmitari – Është shtyrë me datën 20 është gjyqi.

I dënuari – A di gjë ça është duke u bërë. Avokati më ka kërkuar 15 milionë lekë more djalë. Edhe deri për Vitin e Ri me të qit më thotë.

Dëshmitari – Sa!

I dënuari – 15 milion lekë. Më kanë kërkuar lekë shumë mor burrë unë nuk jam në atë lloj lidhje hiç.

Dëshmitari – Prokurorja është një femër, nuk ja di emrin prokurores. Janë tre gjykatës. Kur kam shkuar herën e parë në gjyq, kam deklaruar se nuk kam forcë ekonomike dhe kanë vu avokat shtetëror (shtetërorë). Dhe s’jam marrë me atë punë, të bëhet ça të bëhet. Tani rastin e këtij, ja kam shpaguar këtij.

Fiksi – Që.

Dëshmitari- Se si do flas për çështjen e këtij aty (në gjykatë). Zotni unë nuk kam qysh me ju ndihmuar tani në tjetër lloj forme vetëm me plas. E vetmja gjë që unë mundet t’ju ndihmoj është kjo, se i kam thënë I dënuarit me fol në gjykatë. Për momentin nuk mundet t’ju ndihmoj në asnjë lloje gjëje.

Fiksi – Avokati thotë jo ka vendosur gishtin.

I dënuari – Ka vu gishtin në fotografi.

Dëshmitari– Nëse kam vu gishtin, gishtin e marrë prapë mbrapsht në gjykatë. Në qoftëse kam vu gishtin e marrë prapë në gjykatë. Kështu që hidhet poshtë ajo e para. Do e lirojnë këtë, do me fusin mua brenda. Këtu në këtë rast do të jap llogari se përse e kam vu, llogari do të jap. Në qoftëse shkoni në Pukë me këtë mëndje, në Pukë do mundoheni me gjet rrethin miqësor të gjykatës, atyre që janë.

Fiksi – Nuk kemi se ç’bëjmë na ka zanë.

Dëshmitari– Nëse do të shkoni për këtë punë me ju thënë se sa doni, nuk do ju pranojnë, kryetarin e gjykatës para 2 viteve a tre viteve e kanë futur brenda e kanë nxjerr dy herë në televizor te Fiksi. Më shku direkt, po nuk gjete kën me ju dhënë lekun është shumë zor me pranu. Në dëshmi kam thënë unë sikurse më është prezantuar. Se e kam vu gishtin unë, gishtin e marr prapë mbrapsht. Më është prezantuar se është Altin Gjergji, po jo se është ky personi.

Fiksi – Po fotografinë?

Dëshmitari- Fotografinë po e shoh këtu, tani po e shpif live, fotografia më ka gënjyer. Nuk është se kam bajtun një përqindje dhe kam thënë nuk jam 100 përqind i sigurt.

Fiksi – Me emrin se si e ke sajuar?

Dëshmitari– Rastësisht me dhanë emra, emra mbarë futa unë. Unë kam fut Altin Gjergji gjoja se ka qenë atje prezantimi më është bërë nëpërmjet Markë Gjergjit. Tani se çfarë lidhje kanë këta të dy.

Fiksi – Markë Gjergji…

Dëshmitari– Markë Gjergji, gjeja kush është Markë Gjergji tani. Gjegjë kush është Markë Gjegji, për momentin për me shpëtuar. Tani se si është me dal tek Altin Gjergji këtë nuk e di.

Fiksi – Ke thënë t’i Altin Gjergji?

Dëshmitari– Kam thënë unë për mos e nxjerr. Markë Gjergji është një emër i panjohur, si me thënë një emër sikur më ka prezantuar me I dënuarin. Se më është prezantuar me emrin Altin.

Fiksi – Marku kush është?

Dëshmitari – Ku Marku nuk di se kush është.

I dënuari – Me pa bë një gjë të tillë.

Dëshmitari – Shkurt muhabeti avokati ça të ka thënë?

I dënuari – Avokati më ka kërkuar 15 milion lekë.

Dëshmitari – Ça të ka garantuar?

I dënuari – Më ka garantuar se…

Fiksi – Se del deri në janar, prape se prape brenda.

Dëshmitari – Thashë se a jep garanci se e nxjerrë jashtë.

I dënuari – As 15 000 lekë të vjetra nuk mundet ti gjej more burrë. Po edhe me i pas nuk i jap se nuk jam unë në atë çështje more vëlla. Ti a më njeh?

Dëshmitari – Çështje këtu (fillon e qesh) qemë te zgjidh këtë rrugë, qemë të zgjidh këtë rrugë. Tani nuk kam mundësi për të ndihmuar Shete e Beja e Zotit me asnjë gjë. Kam me borxh deri sot një vit me t’i dhënë lekët, si ke shpenzuar mbrapsht. Nuk kam tjetër rrugë, ose do të dëshmoj atë që kam thënë në gjyq se nuk është ky.

I dënuari – Se nuk jam atë e di, se nuk të kam borxh, atë po kërkoi të drejtën time.

Dëshmitari – Tjetër rrugë nuk kam o zotni, muç me gjet ndenje një rrugë tjetër ju, unë nuk di tjetër rrugë. S’ke nevojë me më venë para përgjegjësisë, jam duke vetën në përgjegjësi. Si burrat jam duke tu përgjigjur si të duash ti, jam unë ai që kam bere fajin, jam unë ai që të përgjigjem si të duash ti, jam unë që dal para përgjegjësisë, vë veten para përgjegjësisë. Të përgjigjem si të duash ti. Unë të dola borxhit në dy anët, përgjegjësin teme jam duke e vu vetë, pa u lodhur ti, jam duke e vu vetë para. Në qoftëse ju garanton avokati se ju nxjerr për disa muaj po jua bëj hallall. Ju nxjerr jashtë, gjeni ato leku ju kam unë. Deri sot një vit jua jap unë. Tani për momentin nuk kam me ça ju ndihmuar.

I dënuari – Nuk të jep kush as 15000 lekë jo.

Dëshmitari – Janë të miat ato. Nga momenti që personi të më përgjigjet sikur jam duke ju përgjigjur unë ju, se nuk kam çfarë me i thënë. Mos me ngatërruar emrat ti kem të fiksuar në tru i ka fut këto dy emrat që të jen si tip të përbashkët, për ti pasur në kujtesë kurdo që të më pyesin. Me shku në Apel nuk është nevoja për të dhënë lekë në Pukë.

I dënuari – Me i pas borxh kujt me ra viktimë. Pa ditë gjë hiç kam qen më duke u dënuar.

Dëshmitari – Për fajin tim jam i detyruar me u përgjigj. Jam duke e vënë vetë vetën para përgjegjësisë. Nuk je duke më vënë, as ti, as ti as ti, jam duke e vënë veten. Shkon e folni, nëse prokurori nuk kërkon apel, mbarojmë punë aty. Nëse prokurori kërkon apel, ne mbarojmë punë më mirë në Shkodër. Ajo që unë të garantoj është, ato fjalë që të thashë unë, të shoh se ça mundet të bëj me pësonin tjetër , ku mundet me u fut, nëse pranon me u fut. Tjetër kush jo ai.

TAKIMI I DYTË

Dëshmitari– Nuk kanë ça me i bë morë burrë, nuk kanë ça me i ba për një arsyeje në të gjitha numrat e telefonit sikur të japi nesër gjykata dëgjon, nesër pasnesër dëgjon zëri i tij nuk del kërkund, nuk ekziston. Funksionon zëri imë në disketë, jo zëni i këtij (I dënuarit). Shenja gishtash nuk ka kërkon. S’ke të bëj fare me atë punë.

I dënuari – Po pse kam dalë unë person në kërkim mbase i kanë ato (disqet).

Dëshmitari – Në bazë të thënies time dhe mos paraqitjes tane.

I dënuari – Mua më kanë quar fjalë tani në shtator.

Dëshmitari – Letrat e gjykatës të kanë ardhur paso kanë mbaruar punë policia me gjykatën.

Fiksi – Bërë gjë ti?

Dëshmitari– Nuk bëra asnjë gjë, se nuk pranoi ai. Nuk pranoi me u bë pjesë edhe ai.

I dënuari – Qef nuk kam me bë asnjë ditë brenda, se jam i pastër, vetëm sa ta kisha lyer gishtin pak, se se kena si rracë.

Dëshmitari – O Altin më fal, po edhe sikur me bë atë punë, nuk është kushedi ndonjë gjë.

I dënuari – Më ke marrë në qaf e nuk e di çfarë të thamë.

Dëshmitari – Në qoftëse dënohesh, vij e të bie lekët tek shtëpia dhe thamë qe futi në xhep.

Fiksi – Se ke mbjellë në bacën time e as të këtij, e ke mbjellë e të lumshin krahët ty.

Dëshmitari – Jo e kam marrë unë pjesën tuaj. Kam marrë unë pjesën tuaj. Lekët për me i dhanë me më lën afat për një vit, skam për momentin. Tjetër zgjidhje nuk kam.

Fiksi – Ti më ke marrë në qaf padrejtësisht.

Dëshmitari– Atë pësonin tjetër (bashkëpunëtorin) atë ta lëmë mënjanë, ky është për fajin tim, a për fajin tim, për fajin tim, është për fajin tim.

Fiksi – Po, ti i ke vënë gishtin.

Dëshmitari – Është për fajin tim, unë jam i detyruar për tu përgjigj si të duash. Mua më ke këtu, më teqe (andej) mos me kërko gjë mu. Te unë mos kërko. Me ke tavolinë të përgjigjem si të duash, më teqe mos më kërko. Mos më kërkon ma përtej.

Fiksi – A je i bindur se është padrejtësisht?

Dëshmitari– Jam shumë i bindur se është padrejtësisht. Për më teqe skam, me atë tjetrin ndreqem unë.

I dënuari – Unë s’jam duke ju trem as burgut e as kërkujt, se nuk i kam borxh, se jam në drejtë të zotit, nuk i kam gjë kujë borxh.

 

o.j/dita

Lexo më shumë

Librazhd / Balla dhe Ahmetaj inspektojnë rikonstruksionin e Qendrës Kulturore

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj së bashku me kryetarin i Bashkisë Kastriot Gurra inspektuan përfundimin e punimeve të rikonstruksionit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, e cila për shkak të amortizimit kishte dalë jashtë funksionit.

Investimi me vlerë rreth 300 mijë euro u bë i mundur falë programit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar IADSA, i cili ka për qëllim të mbështesë zbatimin e projekteve në sektorin social, propozuar nga institucionet përkatëse Publike Shqiptare dhe të seleksionuar bashkarisht nga të dyja palët në kuadrin e Programit Italo-Shqiptar të Asistencës për Zhvillim.

Balla gjatë inspektimit u shpreh se kjo godinë, përveç funksionit të saj si Qendër Kulturore e Fëmijëve, do të funksionojë edhe si një qendër multidimensionale.

“Ishte një prej investimeve shumë të domosdoshme, po të kemi parasysh numrin e madh të fëmijëve të Librazhdit që frekuentojnë këtë qendër. Kërkesa ime është që përveç një qendër kulturore, kjo të jetë një qendër multifunksionale, edhe në funksion të arsimit profesional. Pas fazës së parë të qendrave të qyteteve, tashmë jemi larg tyre dhe këtu janë disa investime, është stadiumi, është lungofiume dhe ky investim shumë i rëndësishëm”, tha Balla.

Ndërsa ministri i Finacave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se investimi ia ka arritur qëllimit për t’u shërbyer fëmijëve dhe të rinjve.

Ndërsa kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra në fjalën e tij tha: “Këtu çdo ditë vijnë 150-200 fëmijë dhe amortizimi e kishte nxjerrë këtë objekt jashtë funksionit. Ky investimi është i jashtëzakonshëm dhe nga ana tjetër kemi për herë të parë në Librazhd një kënd të mirëfilltë sportive”, tha Kastriot Gurra.

Qendra Kulturore e Fëmijëve në Librazhd frekuentohet nga 150-200 fëmijë, nga mosha 6 deri në 15 vjeç. Bashkia e Librazhdit synon që pas rikonstruksionit dhe ndërtimit të të parit kënd sportiv, frekuentimi të trefishohet.

o.j/Dita

 

Lexo më shumë