Home » Zëri: “Sputnik: Kosova e ka vetëm edhe një kërkesë nga Serbia!” plus 29 more

Zëri: “Sputnik: Kosova e ka vetëm edhe një kërkesë nga Serbia!” plus 29 more

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

Zëri: “Sputnik: Kosova e ka vetëm edhe një kërkesë nga Serbia!” plus 29 more

Sputnik: Kosova e ka vetëm edhe një kërkesë nga Serbia! Posted: 05 Jul 2017 02:54 PM PDT

Deklarata e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës pritet të përfundojë me një marrëveshje historike, mund të jetë e vërtetë nëse Serbia e lejon këtë, pasi absolutisht çdo gjë për pavarësinë e Kosovës varet nga Beogradi. Kështu ka thënë për Sputnik, politikani Stevan Filipoviq. Ai ka theksuar se Kosova pa Serbinë nuk mund të merr as kod telefonik. “Unë nuk e di se sa e kuptojnë ekspertët por për të gjitha ndryshimet……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Dema: Mungesa e kuadrove shkak i pezullimit të programave në UP Posted: 05 Jul 2017 02:45 PM PDT

Rektori i Universiteti të Prishtinës, Marjan Dema, ka thënë se ende ky institucion i lartë arsimor, nuk ka pranuar ndonjë vendim nga Ministria për shifër të sakt të pranimit të studentëve për vitin akademik 2017-18. Në Ora e Fundit, Dema tha se UP-ja nuk është vonuar as kësaj here në lidhje me procesin e pranimit të studentëve e po ashtu dhe të akreditimit të programeve të saj. Dema tutje shtoi se disa programe mund të mbesin pa plotësuar për shkak se nuk ka të interesuar për atë lëmi,……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Kënd po e kërkon në penxhere Leonora Jakupi (Foto) Posted: 05 Jul 2017 02:45 PM PDT

Të gjithëve na kujtohet kënga “Doli goca në penxhere” e kënduar nga zëri brilant i Merita Halilit E në këtë rast duket se Leonora Jakupi ka dalë në penxhere për ta pritur dikë. Pse jo ndonjë djalë beqar pasi që edhe ajo është beqaresh. Këngëtarja e cila si shpesh po e viziton Budapestin dhe Hungarinë kohëve të fundit, ku thuhet se vëllai i saj është konsull në këtë shtet, ka filluar të përflitet edhe për një lidhje dashurie nga mediat, shkruan……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Deda i fton AAK-në dhe Nismën t’i bashkohen LAA-së dhe VV-së (Video) Posted: 05 Jul 2017 02:30 PM PDT

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se PAN-i nuk i kanë votat por po hapin mjegull duke thënë se i kanë. Duke diskutuar për mundësin e zgjidhjes së krizës që mund ta kaploj vendin, Deda në emisionin ‘Rrokum Roll’ ka bërë një thirrje për AAK-në dhe Nismën. “Ju bëjë thirrje AAK-së dhe Nismës që të bashkohen me LAA dhe VV e ta bëjmë qeverinë, ta dërgojmë PDK-në në shtëpi”, ka thënë ai. Po ashtu, Deda ka komentuar edhe fillimin e……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Doktori shqiptar në krye të Klinikës së Oftalmologjisë në Shkup Posted: 05 Jul 2017 02:27 PM PDT

Oftalmologu i njohur shqiptar Dr. Bekim Tateshi është vënë në krye të Klinikës së Oftalmologjisë në Shkup. Doktori oftalmolog Bekim Tateshi, i njohur për mjekimet edhe të shumë fëmijëve që kishin probleme me retinën ka thënë se emërimi i tij në postin e Drejtorit te Klinikës Universitare për Oftalmologji është privilegj dhe një sfidë e radhës që kërkon përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, raporton rtklive.com. “Është moment kyç për……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Para se të bëni gati çantat e pushimeve, mësoni temperaturat e korrikut në Shqipëri Posted: 05 Jul 2017 02:18 PM PDT

Edhe pse dita e fundit e muajit që lamë pas shënoi edhe temperaturën më të lartë deri më tani, 41.4 gradë celsius, edhe më i nxehtë parashikohet korriku. Trendi i ditëve të fundit ku temperaturat kanë shënuar një ulje të lehtë me 2 gradë Celsius, do të vijojë edhe në 10 ditët e para të korrikut. Sipas sinoptikanëve, në 10-ditëshin e parë të korrikut do të variojnë nga 30 në 33 gradë celsius, temperatura këto shumë pranë vlerave tipike të këtij……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Haradinaj viziton Lushtakun në Prekaz (FOTO) Posted: 05 Jul 2017 02:12 PM PDT

Kandidati i PAN për kryeministër vendi, Ramush Haradinaj, është parë të ketë vizituar Kryetarin e Komunës së Skënderajt, Sami Lushtakun, ish-komandant i UÇK-së për zonën e Drenicës, i liruar dy ditë më parë nga burgu. Vizitën e Haradinajt tek oda e Lushtakut, e dëshmon një fotografi e publikuar në rrjete sociale, derisa të gjithë shihen në Prekaz teksa mbajnë në duar flamurin kombëtar, transmeton Klan Kosova. …This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
DioGuardi: Ekstradimi i fajtorëve për përdhunimet në Kosovë, të jetë kusht i negociatave Posted: 05 Jul 2017 02:02 PM PDT

Afro dy dekada pas luftës në Kosovë, me gjithë ndryshimet e shumta, disa nga plagët mbeten të hapura. Por për një nga kapitujt më të vështirë të saj, filloi të flitet vetëm vitet e fundit. Bëhet fjalë për përdhunimin e mijëra grave dhe vajzave nga forcat serbe dhe heshtjen që e mbështolli për vite me radhë këtë aspekt të dhimbshëm. Ekspertja e çështjeve të Ballkanit, Shirley Cloyes DioGuardi ka shkruar një kapitull për Kosovën, në një libër që sjell……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Efektet e frikshme anësore për llakun e thonjve që askush nuk ju tregon Posted: 05 Jul 2017 01:40 PM PDT

Kur unë fillova të lyej llonjtë e mi në shkollë të mesme, babai im i cili ishte prodhues i mobiljeve, mënjëherë vuri re se era që shkaktoi llaku ngjasonte me kemikalet që përdorte në punëtorinë e tij. Ai nuk mund të beosnte se unë nuk mbaja maskë për mbrojtje, njëlloj sikur punëtorët e tij, gjatë përdorimit të mjetit në fjalë. Klikoni përmes slideshoë për të parë se çfarë kam zbuluar për gjërat pervazive. A kishte babai im të drejtë që të……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Farat e shalqirit shërojnë sëmundjen më të përhapur të momentit Posted: 05 Jul 2017 01:39 PM PDT

Nuk është vetëm shijshëm dhe freskues, por është edhe një pastrues shumë i mirë i trupit. Por, kur bie fjala te farat e shalqirit, të gjithë mendojnë t’i hedhin menjëherë poshtë. Këto fara përmbajnë komponentë shumë të rëndësishëm si yndyra, proteina dha një pjesë të madhe të mineraleve. Kanë shumë vitaminë B, foliate dhe mineralet si magnez, kalium, mangan, hekur, zink, fosfor dhe bakër. Përveç kësaj, ata janë një burim fantastik i kalorive,……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
A do të jetë Kadri Veseli sërish kryetar i Kuvendit, tregon Memli Krasniqi (Video) Posted: 05 Jul 2017 01:37 PM PDT

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, në emisionin Komiteti, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka folur për postin e të parit të Kuvendit, i cili i takon koalicionit PDK-AAK-Nisma, që doli fitues i zgjedhjeve. Krasniqi ka treguar nëse kreu i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, do të zgjedh që sërish të drejtoj Kuvendin e Kosovës, apo do të jetë pjesë e ekzekutivit. Nënkryetari i PDK’së  ka bërë të ditur nëse koalicioni PAN ka ndarë pozitat që do të bartin partitë e……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Majlinda tregon muskujt (Foto) Posted: 05 Jul 2017 01:24 PM PDT

Majlinda Kelmendi ka treguar pse është kampione e Evropës, Botës dhe Olimpike Xhudistja numër një në botë, Majlinda Kelmendi ka treguar muskujt e saj, gjatë një takimi me fituesin e medaljes së argjendtë olimpike, Smetov Yeldos. Edhe pse Majlinda garon deri në 52 kg e Semetov deri në 60 kg, dallimi në muskuj nuk duket shumë i madh. “Garë për biceps. Kampionia olimpike 52 – nën-kampionit olimpik në 60 kg. Majlinda Kelmendi vs Semetov Yeldos”, shkruan Kuka në Instagram. /Express/  …This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Për gjashtë muaj vdiqën 53 persona në aksidente trafiku Posted: 05 Jul 2017 01:18 PM PDT

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, për gjashtë muaj të këtij viti, 53 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Thirrjet e policisë për kujdes të shtuar në komunikacion sikur nuk po japin rezultat. Numri i personave që humbin jetën në aksidente trafiku, vazhdon të jetë i lartë. Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se në gjashtë muajt e parë të vitit kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, ku kanë humbur jetën 53……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Shtohen dyshimet! Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi krahë për krahë në festën e saj! (Foto) Posted: 05 Jul 2017 01:07 PM PDT

Këngëtarja Eni Koçi feston gjatë ditës së sotme ditëlindjen e saj. Ajo ka publikuar në rrjete sociale çaste nga festa e saj e ditëlindjes në të cilën janë të pranishëm miq dhe të afërm të saj.  Nuk ka munguar në këtë festë motra e saj, këngëtarja Greta Koçi dhe gjithashtu këngëtari Genc Prelvukaj, për të cilin dyshohet se është në një lidhje me Enin. Në videon e publikuar nga Eni, Genci dhe Greta janë më afër sesa pjesëtarët e……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Drashkoviq: Kosova është shtet i pavarur, Serbia ta pranojë dokumentin e Ahtisaarit Posted: 05 Jul 2017 12:46 PM PDT

Vuk Drashkoviq, politikan, shkrimtar dhe ish ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, thotë se edhe Serbia duhet ta pranojë dokumentin e Ahtisaarit dhe të vendos bashkëpunim të gjithanshëm me autoritetet dhe shumicën shqiptare në Kosovë, pa njohjen formale të pavarësisë së Kosovës. “Shqiptarët e kanë pranuar dokumentin e Ahtisaarit dhe disa nga themelet e tij i kanë përfshirë edhe në Kushtetutën e Kosovës. Sipas atij dokumenti, është ndaluar bashkimi i Kosovës me Shqipërinë……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Limaj: Qeveria Haradinaj do të votohet në raundin e parë Posted: 05 Jul 2017 12:24 PM PDT

Krijimi i një shumicë për bashkëqeverisje është ftesë e hapur për të gjitha partitë, rrjedhimisht edhe për koalicionet politike. Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj në Rubikon të KTV-së theksoi se qeveria Haradinaj është një e vërtetë, për çka beson se nuk do të ketë votim për herë të dytë sepse qeveria do të votohet që në raundin e parë. Limaj duke e komentuar orientimin e subjektit të tij dhe AAK-së kah PDK si parti që ishte në pushtet, ai……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Abdixhiku thotë se LDK nuk do të bashkëpunojë me PDK-në Posted: 05 Jul 2017 12:21 PM PDT

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se koalicioni i partisë së tij ka pajtueshmëri të plotë që të mos bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova. Ai tha se kanë mbajtur dhe mbajnë takime vazhdimisht me udhëheqësinë e LDK-së, dhe se kanë pasur pajtueshmëri mes vete. “Ky nivel i pajtueshmërisë është arritur. Koalicioni është unik”, tha Abdixhiku në Zonën B të Klan Kosovës. Ai tha se ata kanë arritur……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Më në fund: Marina shfaqet krah vjehërrive (FOTO) Posted: 05 Jul 2017 12:19 PM PDT

Për muaj të tërë përflitet madje edhe për një martesë me reperin Getoar Selimi por deri tani, kur kanë kaluar mbi dy vite lidhje të konsoliduar, bukuroshen Marina Vjollca se kemi parë ndonjëherë me vjehrrën apo vjehrrin e saj.  Ndonëse, lidhja ka kaluar tash e një kohë fazën e aprovimit familjar me takimet e shpeshta sin ë Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, duket se është dashur të pritet 35 vjetori i Getit për një foto të përbashkët. Prive.al ka siguruar një imazh që shfaq……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Kryemadhi në krye të LSI–së, kërkon falje për bashkëqeverisjen me PS–në Posted: 05 Jul 2017 12:05 PM PDT

Monika Kryemadhi është zyrtarizuar si kryetarja e re e Lëvizjes Socialiste për Integrimi, vetëm dy muaj pasi Petrit Vasili zëvendësoi Ilir Metën. Vetë presidenti i zgjedhur e ka ndjekur konventën e mbajtur nga televizori. Kjo kur një ditë më parë kryeministri Rama i kërkoi në distancë të ridimensiononte rolin e kreut të shtetit, që ai e cenoi në fushatë. Ajo që ka rënë në sy në fjalimin e Kryemadhit në konventë ka qenë falja që ajo kërkoi për bashkëqeverisjen me……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Serbia po bëhet gati për hapin e madh, karshi Kosovës (Video) Posted: 05 Jul 2017 12:03 PM PDT

Beogradi zyrtar duket se gradualisht po ndryshon qasjen ndaj Kosovës. Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq po paralajmëron ndryshime Kushtetuese aty ku përmendet Kosova. Në Prishtinë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare po vlerësojnë se kjo qaje është detyrim i Serbisë drejt anëtarësimit në BE.   …This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Dhurata Ahmetaj i bën ‘diss’ Capital T-së? (Foto) Posted: 05 Jul 2017 11:55 AM PDT

Ka hedhur një fotografi në Instastory por që ka shumë kunja me shkrimin e lënë. Dhurata Ahmetaj shihet teksa po dëgjonte këngën ‘Hatixhe’ të cilën reperi Capital T e ka risjellë në formën e tij, shkruan lajmi.net. E sipas shkrimit, ajo ka thënë se momentalisht është ‘IN’ ta kesh emrin Hatixhe. Të jetë ky ‘diss’ për reperin për verisionin e ri të këngës?  …This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Memli Krasniqi flet për dy deputetët që do t’ia sigurojnë PAN-it krijimin e Qeverisë (Video) Posted: 05 Jul 2017 11:52 AM PDT

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, thotë se partia e tij nuk e ka ftuar Lidhjen Demokratike për ndonjë koalicion, dhe nuk e di pse kjo parti po insiston të refuzoj diçka që nuk i është ofruar. Megjithatë, me ose pa LDK-në, ose vetëm me një pjesë të LDK-së, Krasniqi shprehet se PAN do ta krijojë Qeverinë. Memli Krasniqi, në emisionin Komiteti, ka thënë se PAN  ka siguruar përkrahjen e deputetëve të zgjedhur, të cilët i mjaftojnë për të krijuar Qeverinë, edhe……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Selmanaj tërhiqet nga pozita e kryetarit të Deçanit Posted: 05 Jul 2017 11:40 AM PDT

Kryetari i Deçanit, deputeti i zgjedhur, Rasim Selmanaj, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga pozita e kryetarit për ta mbajtur postin e deputetit. “Unë, Rasim Selmanaj, i lindur më 8. 3. 1963, deklaroi me përgjegjësi të plotë morale dhe juridike, se pranoi postin e deputetit të Republikës së Kuvendit të Kosovës, të cilin e kam fituar nga zgjedhjet e mbajtura më 11.06.201, si dhe deklaroi se tërhiqem nga pozita e kryetarit të Komunës së Deçanit”, është……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Donjeta siguron medaljen evropiane Posted: 05 Jul 2017 11:37 AM PDT

Kampionia evropiane dhe njëherësh nënkampionia botërore për të reja, Donjeta Sadiku, ka treguar edhe një herë se nuk është rastësisht kampione. Ajo është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për të rinj pasi të mërkurën në çerekfinale e ka mposhtur francezen shtatlartë, Victoire Piteau. Boksierja nga Gollaku e “bombardoi” francezen me goditje të njëpasnjëshme duke dominuar në të tria rundet, shkruan zeri.info. Me këtë fitore, Sadiku e siguroi medaljen……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Banania e zier, ilaç për këtë sëmundje Posted: 05 Jul 2017 11:33 AM PDT

Bananet e ziera janë një mjet i mrekullueshëm natyror kundër një prej problemeve më shqetësuese për shumë njerëz, pagjumësisë. Mungesa kronike e gjumit mund të sjellë pasoja të rënda shëndetësore, duke rritur rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe diabet. Por jo vetëm, pagjumësia ka ndikim negativ në gjendjen shpirtërore, kujtesën, madje dhe në metabolizmin e njeriut. Receta me banane të ziera, ju ndihmon të luftoni pagjumësinë dhe të relaksoni muskujt…….This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Si ta kuptojmë se jemi në prag të sulmit të zemrës? Posted: 05 Jul 2017 11:32 AM PDT

Sulmi në zemër ndodh gjatë ndërprerjes së papritur të qarkullimit në gjak në arterien, e cila e ushqen një pjesë të muskulit në zemër. Qelizat nuk marrin oksigjen të mjaftueshëm dhe fillojnë të vdesin. Kjo ndërprerje në qarkullimin e gjakut, që paraqitet gjatë sulmit në zemër mund ta dëmtojë muskulin e zemrës përgjithmonë. Prandaj mësoni simptomat të cilat kanë të bëjnë me sulmin në zemër, para se të jetë vonë. Simptomat a janë të……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Kapiteni i Norrkopingut: Do ta bëjmë lojën tonë dhe duam fitore Posted: 05 Jul 2017 11:22 AM PDT

Kapiteni i Norrkopingut, Andreas Johansson thotë se suedezët kanë ardhur për fitore në Kosovë, për ta kompletuar kualifikimin në rrethin e dytë eliminator të Europa Leagues, shkruan zeri.info. Megjithatë, ai tregon respekt për kundërshtarin e nesërm, me të cilin do të përballet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. ​ “Kemi respekt për Prishtinën, ka treguar lojë ofanzive shumë të mirë. Ne do ta bëjmë lojën tonë. Janë dy ndeshje që do të luhen,……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Ja pse u prish opozita e bashkuar Posted: 05 Jul 2017 11:25 AM PDT

Opozita në skenën politike kosovare ishte e bashkuar në refuzim por jo edhe në bashkëpunim. Skenarët për bashkëqeverisje prishën idenë e opozitës së madhe të bashkuar edhe në zgjedhje kundër partisë në pushtet. Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së e riktheksoi atë që tashmë e ka thënë edhe kolegu i tij i koalicionit, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Postet ishin ato që u bën shkaktarë i thyerjes së rrugëve……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Eni Koçi përlotet në studio,ja çfarë ndodhi! Posted: 05 Jul 2017 11:21 AM PDT

5 korriku ka akoma edhe disa orë që këngëtarja Eni Koҫi të festojë me të gjithë njerëzit që mundet 21-vjetorin e lindjes. Qysh në minutat e para, familja dhe të afërmit i kanë kënduar këngën e ditëlindjes, pastaj dita ka vijuar me urimet e miqve, mikeshave, kolegëve, mesazhe e urime pa fund nga të gjithë, por dikush kishte harruar…. Në të vërtetë jo, por kështu dukej.  Në studion e Tv Klan, Eni Koҫi, me rastin e ditëlindjes është përballur me dy surpriza……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Trajneri i Norrkopingut: Gjithçka është e mundshme në ndeshje me Prishtinën (VIDEO) Posted: 05 Jul 2017 11:18 AM PDT

Trajneri i Norrkopingut, Jens Gustafsson thotë se fitorja 5:0 ndaj FC Prishtinës në ndeshjen e parë nuk e bën shumë komod ekipin e tij para ndeshjes së kthimit, e cila do të zhvillohet nesër mbrëma në Mitrovicë, shkruan zeri.info. ​ “Jemi shumë të vetëdijshëm se çfarë loje bën Prishtina, gjithçka është e mundshme, ëndrra është ëndërr dhe shumë lehtë mund të ndodh gjithçka edhe në futboll”, ka thënë trajneri suedez në konferencë……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Reklama