Home » Mesazhi.com: “VIDEO – Mosuli nga droni, qyteti dikur i lavdishëm sot mbetet fantazmë” plus 9 more

Mesazhi.com: “VIDEO – Mosuli nga droni, qyteti dikur i lavdishëm sot mbetet fantazmë” plus 9 more

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

Mesazhi.com: “VIDEO – Mosuli nga droni, qyteti dikur i lavdishëm sot mbetet fantazmë” plus 9 more

VIDEO – Mosuli nga droni, qyteti dikur i lavdishëm sot mbetet fantazmë Posted: 05 Jul 2017 03:06 PM PDT

Dikur, Mosuli ishte qyteti i vjetër dhe një ndër qytetet rëndësishëm Irakut. Dikur popullsia e tij shënonte mbi 1.8 milionë banorë, por pas përfshirjes një prej betejave ashpra kundër ISIS, Mosuli ngjan me një qytet fantazmë. Shumë prej banorëve janë vrarë, e edhe me tepër janë zhvendosur nga ky pikëvlim i luftës. Kur nisi ofensiva, vitin 2014, gjysmë milioni banorë u shpërngulën. prej asaj kohe, mbi qytet janë derdhur me mijëra tonelata bomba. Asnjë ndërtesë nuk qëndron këmbë, dhe pamjet e videos sjellë nga Voice of America nuk kanë nevojë për shumë komente. /MESAZHI/ The post VIDEO – Mosuli nga droni, qyteti dikur i lavdishëm sot mbetet fantazmë appeared first on Mesazhi.com.

Erdogan: Unë i qëndroj besnik Katarit dhe nuk e lë vetëm Posted: 05 Jul 2017 02:55 PM PDT

Presidenti i Republikës Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas një pyetjeje lidhje me çështjen e mundësisë për heqjen apo jo bazës Katar nga Turqia, tha seNe nuk e bëjmë një gjë tillë, nuk e bëjmë kurrë për sa kohë Katari nuk e dëshiron një gjë tillë”, raporton Anadolu Agency (AA). Erdoğan ka dhënë një intervistë për kanalin televiziv France 24, ku ndaj pyetjes “atëherë me lejen tuaj cekim çështjet rajonale. Kur bëhet fjalë për krizën me Katarin ju përballë Arabisë Saudite u pozicionuat krah Katarit. Sigurisht brenda kësaj pune ndodheshin edhe Emiratet e bashkuara Arabe dhe Bahreini. Ndërsa, Egjipti ka pregatitur një listë kërkesë me 13 pika. Sipas jush a është ende e mundur një zgjidhje, apo ndoshta kjo do rrisë edhe shumë tensionin, a mund shkojë kjo deri një konflikt ushtarak?”, është përgjigjur: “Fillimisht si një gazetar, si anjë anëtar i shtypit, unë ju bëj thirrje edhe juve një mendim. Ne nuk dëshirojmë ky rajon jetë rajon i një krize dytë. një kohë kur Siri dhe Irak ka një krizë serioze ne tani nuk dëshirojmë ardhjen e një krize tillë Gji”. Duke vënë theksin se aktualisht Arabia Saudite është vendi i fuqishëm i gjirit, presidenti Erdoğan tha se, “Dhe gjithë deklaratat e mia, pra ajo ne kemi kërkuar nga mbreti i Arabisë Saudite ka qenë ai si i madhi rajon nga pikëpamja ekonomike, por edhe për nga mosha, mos lejojë daljen e një krize, ne këtë e kemi kërkuar gjithmonë. Ndërsa, sa i përket sansioneve me 13 pika kjo është një sanksion përjashton një shtet nga qenurit një shtet. Katari është një shtet”. Nuk tërheqim bazën nëse një gjë tillë nuk kërkon Katari”  Erdoğan tha se kërkesat ndaj Katarit janë mosnjohje e shtetit dhe kërkesë për hequr dorë nga gjitha funksionet e shtetit, dhe si tilla janë papranueshme. “Ne nuk mund pranojmë një gjë tillë. Dihet se Turqia ka firmosur marrëveshje me Katarin fushën e mbrojtjes vitin 2014, e cila parasheh themelimin e një baze ushtarake Katar, për cilën ne i jemi përgjigjur pozitivisht Katarit. Po atë vit, kërkesën e njëjtë unë ia bëra edhe Arabisë Saudite, duke u thënë se edhe aty mund themelonim bazë po dëshironin. Atëherë ata patën thënë se do ta shqyrtojnë këtë çështje. Natyrisht, ndërkohë ne i vazhduam punimet lidhur me bazën Katar dhe punimet aktuale bazës janë punime kanë nisur vitin 2014. E tani thonë hiqet baza e Turqisë atje”, theksoi Erdoğan. Ndërkaq, i pyetur nëse është i gatshëm tërheqin bazën turke nga Katari shenjë gjesti, Erdoğan theksoi se, “Ne nuk e bëjmë një gjë tillë, nuk e bëjmë kurrë për sa kohë Katari nuk e dëshiron një gjë tillë”. “Jemi besnikë ndaj marrëveshjes sonë me Katarin” Lidhur me atë nëse Katari u ka thënë se ekziston një mundësi e tillë, presidenti Erdoğan tha: “Pse nuk duan një gjë të tillë për CENTCOM-in? Aty kanë bazë edhe SHBA-të, edhe Franca. Pse nuk kërkojnë një gjë të tillë për ta, por vetëm për Turqinë. Ne jemi dhe do t’i ngelemi deri në fund besnikë marrëveshjes sonë me Katarin”. Ndërkaq, Erdoğan është pyetur nëse Turqia do të tërhiqte bazën po të vinte një kërkesë e tillë nga Katari për hirë të zgjidhjes së krizës, ai potencoi se “Nëse vjen një kërkesë e tillë nga Katari, atëherë ne natyrisht nuk mund të jemi në një vend ku nuk dëshirohemi”. Në pyetjen “Pas takimeve me liderët rajonalëdhe botërorë, a keni përshtypjen se mund të ketë zgjidhje në një kohë të shkurtër”, Erdoğan u përgjigj se: “Tashmë as Perëndimi nuk po e mbështet këtë qëndrim në shtetet e Gjirit, edhe ne nuk e mbështesim sepse këto praktika janë të gabuara, nuk mund të ketë praktikime të tilla, pra ushqimi, barërat, veshmbathjet etj, të gjitha këto sanksione nuk janë gjëra të mundshme. Dhe pranimi i Katarit si një shtet terrorist kurrë nuk mund të jetë e mundur. Sepse unë gjatë 15 viteve, gjatë periudhës kur unë isha kryeministër dhe jam president gjithmonë e kam njohur Katarin si një shtet i cili lufton kundër terrorizmit. Askush të mos tentojë të na bindë për disa gjëra që janë të pavërteta dhe të gabuara. Në marrëdhëniet me Katarin si me Emirin baba, pra me zotin Hamad, si me zotin Tamim ne gjithmonë bashkërisht kemi luftuar kundër terrorizmit, asnjëherë nuk e kemi mbështetur terrorizmin. Për shembull në këtë aspekt, edhe Franca e njeh Katarin në të njëjtën mënyrë, pra edhe Franca nuk pranon që Katari ka mbështetur terrorizmin, sepse marrëdhëniet mes Francës dhe Katarit janë mjaft të mira. E dini se ne kemi zhvilluar një telekonferencë, një takim tre palëshe, zotëri Macron, Tamimi dhe unë. Në këtë bisedë i diskutuam këto çështje në hollësi, i biseduam dhe jemi pajtuar në këto”. Ndërsa në pyetjen “por a jeni optimist se mund të ketë një zgjidhje në një kohë të shkurtër?”, presidenti turk tha se, “Unë nuk jam i pashpresë”. The post Erdogan: Unë i qëndroj besnik Katarit dhe nuk e lë vetëm appeared first on Mesazhi.com.

Orizi plastik: A duhet të kemi frikë nga diçka e tillë? Posted: 05 Jul 2017 02:41 PM PDT

“Po na vrasin”. Këtë fjali e gjen shpesh online, pasi njerëzit shprehin zemërimin e tyre për ushqimet që konsumojmë. Frika se sëmundjet dhe vdekja po nga vjen nga ajo që hamë, po bëhet gjithmonë e më e madhe. Por të zhbësh mite të tilla është shumë e vështirë. BBC raporton për një çështje që ka trazuar edhe shqiptarët: Atë të orizit plastik. Thashethehet e përhapura së fundmi në Senegal, Gambia dhe Ganë bënë që Autoriteti Ushqimor i Ganës të nisë një hetim. Ata ftuan konsumatorët dhe tregtarët që të ofrojnë kampione të çdo orizi që dyshohet se është plastik. Në fund fare, ata arritën në përfundimin se asnjë qese me oriz plastik nuk shitet në Ganë. Thashethemet për orizin plastik nisën nga Kina. Ato kanë qarkulluar që prej vitit 2010. Konsumatorët pretendojnë se orizi plastik përzihet me orizin real për të mashtruar blerësit. Pastaj në vitin 2011 u tha se orizi prodhohej nga një përzierje mes patateve dhe rrëshirës industriale. Thashethemet u përforcuan akoma më shumë kur një zyrtar i shoqatës së restoranteve kineze deklaroi se të hash tre pjata me oriz plastik është njësoj sikur ke ngrënë një qese plastike. Por në asnjë pikë nuk pati raste të konfirmuara të sasive të mëdha me oriz plastik. Orizi plastik thuhet se prodhohet për import, por në të gjitha rastet, prodhimi i tij është më i shtrenjtë se orizi real. Historia arriti kulmin në vitin 2016, kur autoritetet afrikane thanë se kanë konfiskuar 2.5 ton me oriz plastik. Zyrtarët e doganave thanë fillimisht se orizi ishte plastik, por më pas e përgënjeshtruan lajmin, duke thënë se nuk kanë asnjë provë për këtë. Testimet provuan se orizi megjithatë përmbante nivel të lartë bakteresh. Por thashethemet kanë vazhduar, sidomos me disa video që tregojnë kokrrat e orizit duke kërcyer. Në video pretendohet se ky është oriz plastik. Alexander Waugh, drejtor i Organizatës së Orizit, me qendër në Britani, thotë se videot mund të jenë autentike, por kjo jo për shkak se orizi është plastik. Sipas tij, kur orizi gatuhet në mënyrën e duhur, mund të kërcejë. “Karakteristikat e orizit janë karbohidratet dhe proteinat, dhe ti mund të bësh diçka të tillë me orizin”. Shkak për vazhdimin e thashethemeve mund të jetë proteksionizmi dhe mosbesimi ndaj importeve, thotë gazetari Alexandre Capron i France24. Capron ka punuar në mënyrë intensive për të zhbërë mitin e orizit plastik. Ai thotë se disa njerëz i shpërndajnë qëllimisht videot false, për të inkurajuar konsumatorët që të blejnë oriz të rritur në vend. Hassan Arouni, editor i BBC-së në Afrikë, thotë se i ka ndjekur të tilla lajme dhe thotë se nuk e di me siguri nëse përhapja e tyre është e qëllimshme. Por ai shton se autoritetet po bëjnë një punë të mnirë duke adresuar thashethemet. “Mendoj se është mënyra e duhur për të treguar se këto thashetheme nuk janë të vërteta. Mendoj se kjo u jep garanci njerëzve që këto janë lajme false dhe se në internet po gatuhet diçka e ndyrë”. /mapo/ The post Orizi plastik: A duhet të kemi frikë nga diçka e tillë? appeared first on Mesazhi.com.

SHBA po bën gati forcat kundër Koresë së Veriut Posted: 05 Jul 2017 02:07 PM PDT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan se ishin gati të përdorin forcën në rast nevoje, për të ndalur programin bërthamor të Koresë së Veriut. Lajmin e bëri të ditur për media ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley. Megjithatëm Haley theksoi se vendi i saj preferonte “veprim diplomatik global kundër Phenianit”. Ajo shtoi se veprimet e Koresë së Veriut “po mbyllnin shpejt mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike” dhe Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të mbrojnë veten dhe aleatët e saj. “Një nga aftësitë tona janë forcat tona të konsiderueshme ushtarake. Ne do t’i përdorim ato nëse duam, por ne nuk duam që të shkojmë në atë drejtim parimisht”, tha Haley. Duke marrë një hap të madh në programin e raketave, Korea e Veriut të martën filloi testin e nisur nga një raketë balistike ndërkontinentale që disa ekspertë besojnë se ka diapazonin për të arritur Shtetet e Bashkuara, më konkretisht Alaskën dhe Hawain, si dhe ndoshta në pjesën veriperëndimore të Paqësorit. /MESAZHI/   The post SHBA po bën gati forcat kundër Koresë së Veriut appeared first on Mesazhi.com.

Cili tank mbushet i pari? Posted: 05 Jul 2017 01:51 PM PDT

Edhe shkencerisht eshte konfirmuar se detyrat logjike e stimulojne trurin qe te kete mendime me te kthjellura, dhe per me teper e ngadalesojne procesin e plakjes. Ato nuk jane prezente vetem ne testet e shkollave dhe universiteteve, por ne shume raste kryhen edhe per kohe te lire. Detyra e meposhtme eshte pikerisht e kohes se lire, dhe ju aktivizon jo vetem trurin dhe koncentrimin, por edhe shqisen e shikimit. Pra, detyra juaj eshte: Cili tank mbushet i pari? /MESAZHI/ cilitank-300x244 Mesazhi.com: “VIDEO – Mosuli nga droni, qyteti dikur i lavdishëm sot mbetet fantazmë” plus 9 more The post Cili tank mbushet i pari? appeared first on Mesazhi.com.

Vende ideale për ti fshehur paratë e kursyera Posted: 05 Jul 2017 11:22 AM PDT

Jo gjithmonë mund ta keni bankën pranë vetes, apo dispozicion plotë. Për tu dhënë ide se ku ti fshihni paratë kur nuk mund ti mbani pranë vetes, kjo video ju jep edhe sqarimet mira. Shikojini dhe  vlerësosejni nëse ja vlenë apo jo! VideoCredits: 5 Minitues Crafts The post Vende ideale për ti fshehur paratë e kursyera appeared first on Mesazhi.com.

Uji që pihet në Kosovë është kancerogjen, e thonë mjekët e KFOR-it Posted: 05 Jul 2017 10:40 AM PDT

Gazeta italiane ‘Il fatto quotidiano’ ka botuar sot një tekst në të cilin ka kthyer edhe një herë në vëmendje dyshimet se jo vetëm ajri, por edhe ujo që e pimë është kacerogjen. Kontingjenti italian me mision në Kosovë ka pirë, të paktën deri më 2016, ujë kancerogjen. Kështu ka thënë mjeku ushtarak, Ennio Lettieri. “Uji i analizuar më 2015 përmbante bromat, kancerogjen i klasës 2B, në sasi prej 65/97 mikrogramë-litër. Pas arritjes sime në bazën ‘Film City’ në Prishtinë, më ishte folur shumë herë për shijen shumë të çuditshme të ujit natyror dhe mineral, që përdorej në mensën ndërkombëtare, palestër por edhe nëpër restorante dhe piceri në të gjithë bazën. Sipas tij, komandanti i KFOR-it Giovanni Fungo ishte pajtuar që menjëherë të ndërpritej shpërndarja e ujit të tillë. Uji Dea natyror në të vërtetë është tërhequr, por jo edhe ai mineral, që ende përdoret. “Mes pasojave të bromatit është edhe dëmtimi i veshkave. Ndoshta është koincidencë, por gjatë qëndrimit tim atje kishim rastin e një mareshali të karabinierëve me dëmtim veshkor akut”, ka thënë ai. Koordinatori i Osservatorio militare, Domenico Leggiero, ka komentuar duke thënë se “ky denoncim është shumë i rëndë”. Sipas tij,, “kështu o vihen në diskutim jo vetëm furnizimet ushqimore, si uji, por edhe konfirmohet se nuk ka dokumente për vlerësimin e rreziqeve në disa baza ushtarake”. Por nuk është vetëm uji. Sipas Lettierit, “7 km larg Prishtinës gjendet kompania elektrike KEK, oxhaqet e të cilit shihen qartë nga Film City dhe përhapin re të verdha që e bëjnë ajrin, sidomos në mbrëmje të dëmshëm dhe irritues për organet e frymëmarrjes. Pluhuri që del prej aty përbëhet nga plumbi dhe, fenoli dhe substanca të tjera kimike. Ato dëmtojnë edh enë distancë prej 10 kilometrash”. The post Uji që pihet në Kosovë është kancerogjen, e thonë mjekët e KFOR-it appeared first on Mesazhi.com.

Sekrete bazike të gatimit të përkyer (VIDEO) Posted: 05 Jul 2017 10:06 AM PDT

Përgatitja e ushimit do shumë punë, por për arritur shkallën profesionale mund ju duhen disa sekrete lehtësimit. Si qërosh një avokado? Si ndash kokrrat e misrit? Si ndash pjesë përkryer domatet? Po kërpudhat? gjitha këto she shumë sekrete tjera gatimit i gjeni videon e mëposhtme. VideoCredits: 5 Minutes Craft. /MESAZHI/ The post Sekrete bazike të gatimit të përkyer (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

VIDEO – E qeshura e këtij fëmije është thjeshtë virale! Posted: 05 Jul 2017 08:51 AM PDT

Te qeshurat e femijeve e zbukurojne jeten e prinderve, po jo vetem! Te qeshurat e ketij femije jane aq te dashura, sa qe zyrtarisht kane rrembyer zemren e internetit… Ky femije ishte ne nje ambient te hapur me gjelberim (mbase ferme apo park i mbrojtur) kur nje qafgjate po hante ushqimin e tij kur ky ishte ne veture. Te qeshurat e tij jane virale, dhe ndaj tyre nuk mund te permbaheni as ju! /MESAZHI/ VideoCredits: JukinVideo The post VIDEO – E qeshura e këtij fëmije është thjeshtë virale! appeared first on Mesazhi.com.

VIDEO – E qeshura e këtij fëmije është thjeshtë virale! Posted: 05 Jul 2017 08:44 AM PDT

Te qeshurat e femijeve e zbukurojne jeten e prinderve, po jo vetem! Te qeshurat e ketij femije jane aq te dashura, sa qe zyrtarisht kane rrembyer zemren e internetit… Ky femije ishte ne nje ambient te hapur me gjelberim (mbase ferme apo park i mbrojtur) kur nje qafgjate po hante ushqimin e tij kur ky ishte ne veture. Te qeshurat e tij jane virale, dhe ndaj tyre nuk mund te permbaheni as ju! /MESAZHI/ VideoCredits: JukinVideo The post VIDEO – E qeshura e këtij fëmije është thjeshtë virale! appeared first on Mesazhi.com.

Reklama