Home » INSAJDERI: “Sirianët dhe shqiptarët azilkërkuesit më të mëdhenjë gjatë vitit 2016” plus 19 more

INSAJDERI: “Sirianët dhe shqiptarët azilkërkuesit më të mëdhenjë gjatë vitit 2016” plus 19 more

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

INSAJDERI: “Sirianët dhe shqiptarët azilkërkuesit më të mëdhenjë gjatë vitit 2016” plus 19 more

Sirianët dhe shqiptarët azilkërkuesit më të mëdhenjë gjatë vitit 2016 Posted: 05 Jul 2017 09:37 AM PDT

Zyra europiane për azil ka publikuar raportin vjetor, sipas të cilit vendi ynë është një ndër 10 vendet me numrin më të lartë të kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian. Shqipëria për 2016 ka pasur rreth 3 përqind të totalit të aplikacioneve, duke u radhitur pas Sirisë, Afganistanit dhe Irakut por në krah me Somalinë dhe Eritrean. Megjithatë Shqipëria është edhe vendi me reduktimin më të lartë të shifrave të azilantëve krahasuar me 2015, por kjo nuk na zbret nga lista e dhjetëshes me numrin më të lartë të aplikimeve për azil. Shqipëria ndodhet në mesin e 10 vendeve me numrin më të lartë të kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat janë paraqitur në raportin vjetor të zyrës europiane për azil, publikuar në faqen e saj zyrtare. Në vendin e parë ndodhet Siria, ku kërkesat për azil nga ky vend përbejnë 26 përqind të totalit të aplikacioneve në Bashkimin Europian. Afganistani renditet në vendin e dytë, me 15 përqind të totalit, pasuar nga Iraku me 10%. Më pas vjen Pakistani me 4%, Nigeria po 4%, Irani 3%, Eritrea 3%, Shqipëria 3% , Somalia 2% dhe Rusia 2%. Gjashtë vite pas fillimit të konfliktit në Siri, numri i aplikimeve për azil i paraqitur nga sirianët në vitin 2016 arriti në 242 mijë, një renie me 11 përqind krahasuar me një vit më parë. Siria ka mbetur shtetësia kryesore e aplikantëve të mbrojtjes ndërkombëtare që nga viti 2013. Raporti tregon dhe ilustron me grafikë se rritje të aplikantëve për azil gjatë 2016 ka shënuar Nigeria dhe Irani, të pasuar nga Guinea, Maroku dhe Bregu i Fildishtë. Kurse reduktimet më të mëdha janë shënuar në Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi. Aplikimet e shtetasve të Ballkanit Perëndimor ranë në 2016 pasi BE u përball me një fluks masiv refugjatësh gjatë gjysmës së parë të 2015. Parvarësisht zvogëlimit, aplikantët shqiptarë kanë mbetur në mesin e 10 vendeve me numrin më të lartë të aplikanëtve për azil në vendet e Bashkimit Europian. Gjatë 2016, gjithsesj ka pasur rreth 1.3 milionë aplikime për mbrojtje ndërkombëtare në BE, duke shënuar një rënie prej 7% krahasuar me vitin 2015, kur u paraqitën afër 1.4 milion aplikime. Vendet kryesore pritëse janë Gjermania, Italia, Franca, Greqia dhe Austria. The post Sirianët dhe shqiptarët azilkërkuesit më të mëdhenjë gjatë vitit 2016 appeared first on INSAJDERI.
Erdogan nervozohet pse nuk u lejua të flas para turqve në Gjermani Posted: 05 Jul 2017 09:19 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se Gjermania është duke “kryer vetëvrasje”, duke mos e lejuar atë që të flasë përpara turqve gjatë një tubimi në Gjermani. “Gjermania duhet ta korrigjojë këtë gabim,” i tha ai gazetës Die Zeit, duke shtuar se “Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin”. Gjermania ka bllokuar  Erdogan që të mbajë një fjalim tek mbështetësit gjatë samitit të G20 që pritet të mbahet në Hamburg këtë javë, i cili mund të shkaktojë protesta të mëdha nga kurdët që jetojnë në Gjermani. Ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel tha se nuk ishte “një ide e mirë” sepse “në periferi të G20 nuk kemi numrat e policëve për të garantuar sigurinë” e nevojshme. Edhe më herët këtë vit, Gjermania dhe Holanda kanë ndaluar tubimet e Erdogan përpara mbështetësve. Ai e quajti Evropën “fashiste dhe mizore”, i përshkroi holandezët si “mbetje naziste” dhe e akuzoi Gjermaninë për “veprime fashiste”. Por në intervistën e tij të fundit ai insistoi se ai nuk kishte asnjë problem personal me Kancelaren gjermane, Angela Merkel. Merkel do të zhvillojë bisedime me Erdogan në periferi të samitit të G20, tha të mërkurën zëdhënësi i saj. Marrëdhëniet midis partnerëve të NATO-s janë përkeqësuar gjatë muajve të fundit. Të martën, Turqia dënoi një instilacion arti përpara ndërtesës së Kancelarisë gjermane ku Erdgoan portretizohej si diktator. The post Erdogan nervozohet pse nuk u lejua të flas para turqve në Gjermani appeared first on INSAJDERI.
Pritet ekstradimi nga Gjermania i të arrestuarit të tretë për vrasjet e vitit 2004 Posted: 05 Jul 2017 08:42 AM PDT

I arrestuar i tretë për vrasjen e dy policëve vitin 2004, për cilin Prokuroria Speciale njoftoi mërkurën se do ekstradohet Kosovë shpejti, është Faik Shaqiri. Insajderi ka mësuar se Shaqiri është arrestuar javën e kaluar Gjermani, ndërsa dorëzimi i tij tek autoritetet kosovare pritet bëhet sonte. Ai është i afërm i Ruzhdi Shaqirit, i cili është vrarë korrik vitit 2014 nga ish-deputeti Gani Geci, raporton Insajderi. Mbi 100 zyrtarë policorë të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë një aksion për arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasjen e dy policëve në vitin 2004 dhe tentimvrasjen e dy të tjerëve. Lidhur me këtë rast, të mërkurën është bastisur shtëpia e Agron Sylejmanit, një nga të përfshirët në këtë rat, që tashmë është i vdekur. Poashtu, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë – Bajram Kiqmari dhe Alban Dizdari. Policia kishte arrestuar disa persona për këtë akt, por vetëm njëri prej tyre është dënuar 30 vjet burgim./Insajderi.com Lexo edhe: RRËFIMI I VRASËSIT PASLUFTËS

Rrëfimi i vrasësit të pasluftës

The post Pritet ekstradimi nga Gjermania i të arrestuarit të tretë për vrasjet e vitit 2004 appeared first on INSAJDERI.

Federbet s’ndalet, akuza sërish për Kukësin Posted: 05 Jul 2017 08:25 AM PDT

Episodi i freskët i sagës mes Federbet dhe Kukësit ka si objekt miqësoren e fundit kampionëve Shqipërisë, martën u mposhtën 6-0 testin me një rival nivelit lartë si Dinamo e Moskës. Edhe miqësorja e katërt  tokën austriake, nuk i ka shpëtuar sinjalizimit Federbet, me sa duket nuk ka mjaftuar komunikimi zyrtar i pak ditëve parë mes Kukësit dhe Uefa-s ku klubi shqiptar duke akuzuar për shpifje qëllimshme nga ana e Federbet shprehej i gatshëm për një hetim Uefa-s apo edhe takimet e tij mos kuotoheshin fare kompanitë e basteve. Nuk ka mjaftuar madje as inisiativa e Kukësit për t’u përballur rrugë ligjore duke kërkuar një dëmshpërblim deri 30 milionë Euro për prishje imazhit pasi edhe pas miqësores me Dinamon e Moskës, Federbet sërish ka akuzuar Kukësin, tanimë duke i zbutur tonet pasi nuk akuzon mënyrë esplicite për një ndeshje trukuar, por flet për një ndeshje dyshimtë ku ka patur luhatje jo normale fluksit basteve, ndërsa këtë herë e nis komunikatën me një lloj shfajësimi lidhje me akuzat e bëra ditë parë nga klubi kuksian ndërsa shkruan: “Sërish, asgjë personale. ndëruar miq, ne ju respektojmë gjithë dhe kurrë nuk postojmë lajme për fyer tifozët apo skuadrat e tyre preferuara. Federbet ne nuk i ndajmë skuadrat nga shtetet, kampionate apo ndonjë mënyrë tjetër. ne thjesht vëzhgojmë lëvizjet e kuotave ekstremisht dyshimta gjithë botën e sportit. Ne kemi pyetur shumë herë për një ndeshje apo një tjetër: Ishte e trukuar apo jo? Ne reagojmë duke kontrolluar gjithë sugjerimet. Natyrisht bota e sportit është plot rezultate papritura e ndjesi, por nuk është ky treguesi i një ndeshje fiksuar për cështje bastesh”. Ne kontrollojmë kuotat dhe treguesi ynë janë lëvizjet e cuditshme tyre. Ne dëshirojmë përsërisim se ne nuk kemi antipati personale për futbollin shqiptar përgjithësi, apo për klubin e Kukësit vecanti, por ne duhet themi dje kapët tjera lëvizje mëdha fluksesh ndeshjen e tyre. Jemi duke folur për ndeshjen Dinamo e Moskës – Kukësi 6-0, dhe flukse mëdha bastesh për një numër madh golash do shënoheshin. Dikush me vërtet e priste golin e 5-të dhe 6-të këtë ndeshje. Federbet jep dhe linkun Youtube ku mund shihet ndeshje fjalë ndërsa e mbyll komunikatën duke përsëritur: Ne thjesht vëzhgojmë flukset, fajësosh Federbetin është shumë e lehtë se sa kuptosh problemin. Gjithsesi vlen për t’u përmendur se reagimet e Kukësit e kanë patur një ndikim, pasi këtë herë Federbet nuk ka marrë përsipër flasë mënyrë eksplicite për ndeshje trukuar, por shpjegon disa herë se fokusin e kompanisë janë thjesht vëzhgimet e flukseve pazakonta basteve. Beteja Federbet-Kukësi është e destinuar vazhdojë!.(supersport)   The post Federbet s’ndalet, akuza sërish për Kukësin appeared first on INSAJDERI.
Raporti mbi ekstremizmin, Arabia Saudite në krye Posted: 05 Jul 2017 08:21 AM PDT

Arabia Saudite po provon në kurriz çdo të thotë të ngresh gishtin e akuzës ndaj dikujt tjetër. Ajo ishte flamurtarja e përpjekjeve për diskreditimin e Katarit, si vend që mbështet terrorizmin, por një raport i “Henry Jackson Society” e akuzon vet mbretërinë e Gjirit si promovuesen kryesore të huaj të ekstremizmit islamik në Britaninë e Madhe. “Think tank”-u i specializuar në çështjet e jashtme flet për një lidhje “të pastër e në rritje” mes organizatave islamike të financuara nga përtej detit, predikuesve të urrejtjes dhe grupeve xhihahiste nxitëse të dhunës. Ministrat e qeverisë britanike janë nën presionin të publikojnë gjithashtu raportin e tyre mbi grupet islamike me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Ambasada saudite reagoi menjëherë, duke i cilësuar si kategorikisht të rreme pretendimet e “think tank”-ut, në listën e të cilit renditet si vend i Gjirit edhe Irani, si garantues i mbështetjes financiare për xhamitë dhe institucionet e edukimit islamik, që janë lidhur me shpërndarjen e materialeve ekstremiste. Por në krye të saj, “Henry Jackson Society” vendos Arabinë Saudite, aleaten më të ngushtë të Britanisë në Lindjen e Mesme, e njëkohësisht partneren e saj më të madhe tregtare. Në dokument nënvizohet se, individë dhe fondacione janë përfshirë në eksportimin e asaj që e quan “ideologji paragjykuese dhe fanatike Wahhabi (vehabiste)”, ndërsa rreshtohen për ilustrim edhe një sërë rastesh konkrete. Më herët, Gjermania e pranoi se numri i militantëve potencialë islamikë është rritur dhe se vendi duhet të përgatitet për mundësinë e sulmeve të ardhshme terroriste. Raporti i Agjencisë gjermane të Inteligjencës për vitin e kaluar tregon se, në Gjermani ndodhen rreth 24.400 islamikë, 9.700 prej të cilëve janë salafistë. Pesë sulme të tilla u regjistruan në vitin 2016, përfshirë atë të natës së Krishtlindjes në Berlin, ku u vranë 12 vetë, e nga sa kujton presidenti i kësaj agjencie janë edhe 7 sulme që u arrit të shmangeshin në kohë. Dokumenti tregon se, qindra “xhihadistë” kanë hyrë në këtë vend, në mesin e rreth një milion emigrantëve që vërshuan në Gjermani gjatë dy viteve të fundit. Zyrtarët e sigurisë janë të vëmendshëm sidomos kundrejt 680 personave që përbëjnë potencial për kërcënime islamike. Pjesa dërrmuese  e tyre janë nën ndikimin e ideologjisë salafiste. Berlini i ka shtuar ndjeshëm përpjekjet për të luftuar militantët islamikë, me një numër rekord arrestimesh, ndjekjesh penale dhe dëbimesh. The post Raporti mbi ekstremizmin, Arabia Saudite në krye appeared first on INSAJDERI.
Serbët e veriut shtojnë interesimin për dokumente të Kosovës Posted: 05 Jul 2017 08:14 AM PDT

Pas problemit të shfaqur lidhur me dokumentet serbe, të cilat për qytetarët serbë të Kosovës i lëshon Drejtoria koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, por që janë të pavlefshme dhe jolegale në Kosovë, zyrtarët e Drejtorisë së Administratës të Komunës së Mitrovicës së Veriut, thonë se është rritur numri i qytetarëve, të cilët i kanë dorëzuar kërkesat për dokumentet e Kosovës. Një prej këtyre qytetarëve është Ivana Petroniq nga Zveçani, e cila për shkak të problemeve me dokumentet serbe, ka vendosur të marrë dokumentet e Kosovës. “Ne më nuk mund të shkojmë askund, as në Maqedoni dhe për këtë shkak unë tashmë i kam hyrë kësaj procedure. Kam dorëzuar kërkesën për shtetësi, certifikatën nga libri amzë i të lindurve. Nuk kam pasur ndonjë problem të madh, marrë parasysh që unë kam lindur dhe kam jetuar këtu gjithë jetën. Shpresoj që nuk do të ketë probleme, sepse po paralajmërojnë se do ta ashpërsojnë regjimin për marrjen e shtetësisë. Është evidente se kemi arritur në pikën që duhet t’i kemi ato dokumente”, tha Petroniq për Radion Evropa e Lirë. Xhevdet Haxhiu, nga njësia e regjistrit civil e Komunës së Mitrovicës së Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i atyre që kanë aplikuar për dokumente, në krahasim me 6 muaj ose 1 vit më parë, është rritur rreth 40 për qind. Sipas tij, çdo ditë janë rreth 10 qytetarë që dorëzojnë kërkesat për certifikata nga librat amzë dhe për shtetësinë. “Ata nuk i kanë numrat të lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, nga organet e përkohshme dhe për shkak të atyre kritereve, të gjithë ata persona duhet të aplikojnë për marrjen e shtetësisë së Kosovës”, tha Haxhiu. Ai shtoi se kjo procedurë vlen për pjesëtarët e të gjitha bashkësive, qoftë të asaj shumicë apo të atyre pakicë. Sipas tij, koha dhe procedurat e gjata mbeten problem, për shkak se në qendrën për regjistrimin civil është numri i vogël i shërbyesve, ndërkohë që kërkesat janë rritur. “Përderisa para disa kohësh, procedura zgjaste rreth dhjetë ditë ose dy javë, tashmë prolongohet për pesë, gjashtë apo shtatë muaj”, theksoi Haxhiu. Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës në largim, Edita Tahiri, më herët pati thënë për Radion Evropa e Lirë se pasaportat e Drejtorisë koordinuese “asnjëherë nuk kanë qenë të vlefshme në Kosovë, sepse kanë qenë jolegale dhe se Drejtoria koordinuese është strukturë jolegale”. “Ne tashmë i kemi hapur zyrat tona të Regjistrimit civil në komunat në veri, në mënyrë që t’i furnizojmë qytetarët me pasaportat tona”, ka thënë Tahiri. Në një agjenci udhëtimi, autobusët e të cilit qarkullojnë në relacionin Novi Pazar – Shkup, kanë konfirmuar se edhe më tej kalimi përtej kufirit nuk është i mundur për qytetarët që i kanë pasaportat e lëshuara nga Drejtoria koordinuese, si dhe me letërnjoftimet, të cilat Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i lëshon për qytetarët e Kosovës. Milan Radojeviq, zëvendësministër i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës në largim, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ekziston asnjë vendim i Qeverisë ose Ministrisë së Brendshme që ato dokumente të jenë shpallur të pavlefshme për territorin e Kosovës. “Ministria për Dialog thirret në marrëveshjen për lëvizjen e lirë të vitit 2011, por ajo absolutisht nuk reflekton definimin se cilat dokumente janë të vlefshme ose jo. Ajo marrëveshje, në mënyrë ekskluzive definon mënyrën e kalimit të vijës administrative nga njëra dhe ana tjetër. Marrëveshja për lëvizjen e lirë e viti 2011, ashtu sikurse ajo e viti 2014 dhe kjo e fundit e vitit 2016, absolutisht nuk e definojnë e as nuk flasin për atë që këto dokumente, pasaportat e Drejtorisë koordinuese, letërnjoftimet, lejet e vozitjes, madje edhe pasaportat e lëshuara nga ana e drejtorive policore të zhvendosura nga territori i Kosovës, se janë të pavlefshme për territorin e Kosovës”, tha Radojeviq. I pyetur se në bazë të cilit vendim policët kufitar nuk i pranojnë këto dokumente dhe i kthejnë qytetarët, Radojeviq thotë se bëhet fjalë për instruksionet e Drejtorisë së policisë kufitare, me sugjerimin e Ministrisë për Dialog. Sipas tij, as policët në kufi nuk kanë argumente të mjaftueshme me të cilat do t’ua shpjegonin qytetarëve se pse duhet të kthehen në kufi dhe pse nuk mund të kalojnë me ato dokumente. “Përgjigjja se kjo po bëhet në përputhje me marrëveshjen e vitit 2011, është absolutisht e pamjaftueshme për qytetarët. Është e nevojshme të tregohet neni i ligjit që e ndalon këtë dhe e definon këtë në Kosovë. Por, një ligj i tillë nuk ekziston”, tha Radojeviq. Kur i ishte hequr regjimi i vizave, në vitin 2009, Serbia atëherë e kishte miratuar rregulloren, sipas të cilës, personave që kanë vendbanim në Kosovë, dokumentet e udhëtimit ua lëshonte Drejtoria koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Serbisë në Beograd. Kjo edhe figuron në ato pasaporta dhe për pronarët e tyre nuk ka vlejtur liberalizimi i vizave për shtetet e BE-së. Bartësit e atyre pasaportave, për viza i drejtoheshin ambasadave në Prishtinë dhe Beograd./REL The post Serbët e veriut shtojnë interesimin për dokumente të Kosovës appeared first on INSAJDERI.
Serbia thotë se po i paguan borxhet e Kosovës Posted: 05 Jul 2017 08:06 AM PDT

Guvernatorja e Bankës Kombëtare të Serbisë (NBS) Jorgovanka Tabakoviq ka thënë se Serbia është duke i paguar të gjitha borxhet e viteve të 90-ta, duke përfshirë kreditë e Kosovës, sepse sipas saj “ky territor është pjesë e Serbisë sipas kushtetutës”. “Kjo është një gjë specifike. Serbia paguan këtë detyrim, sepse e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj”, tha ajo në një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e misionit të FMN-së në Serbi, James Roaf, ministrin e Financave, Dushan Vujoviq, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova. “Banka Kombëtare e Serbisë çdo muaj dorëzon në Ministrinë e Financave raportin në shumën e këstit të borxhit që paguhet, por sado që të jetë shuma, është e rëndësishme për shkak se shteti duhet të paguajë”, ka vlerësuar ajo. The post Serbia thotë se po i paguan borxhet e Kosovës appeared first on INSAJDERI.
Daka: Brenda javës pritet certifikimi i rezultateve Posted: 05 Jul 2017 07:57 AM PDT

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme që të vazhdojë me procesin e certifikimit të votave për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit. Valdete Daka, kryetare e KZQ-së ka thënë se posa të jepet vendimi i Supremes dhe të merret konfirmimi që nuk ka më ankesa, atëherë do të kryhet certifikimi. E krejt kjo pritet të bëhet brenda kësaj jave. “Nëse s`ka ndonjë ndryshim me ato vendime ne i certifikiojmë, si dhe në momentin që marrim konfirmimin që nuk ka më ankesa nuk kemi më asgjë dhe përfundon certifikimi. Ne jemi vetëm duke i pritur procedurat. Po brenda kësaj jave pritet me ndodhë”, ka deklaruar ajo. Sipas Dakës, janë 6 ankesa në Supreme për të cilat gjykata ka afat 72 orë që t`i shqyrtojë dhe të dalë me vendim. Ajo ka thënë se është në dorën e Supremes se kur del vendimi, e pastaj KQZ do e kryejë punën e vet. “Janë 6 ankesa në Gjykatën Supreme, pa e vendos ata ne nuk mundemi me bë asgjë. I kanë 72 orë, tash varet nga ta se a i kryjnë sot apo brenda afatit 72 orësh. Ata nuk mund të vonohen meqë janë Gjykatë Supreme, veçse a e vendosin sot apo deri në fund të afatit, është në dispozicion të tyre”, është shprehur ajo, njofton indeksonline. Ndryshe, afati që kandidatët për deputetë apo vet subjektet politike t`i dorëzojnë në Supreme ankesat e tyre, ka qenë dje deri në orën 14:00.   The post Daka: Brenda javës pritet certifikimi i rezultateve appeared first on INSAJDERI.
Pepe transferohet te Besiktas Posted: 05 Jul 2017 07:40 AM PDT

Pas 10 sezoneve të përjetuara me Realin e Madridit, Pepe u largua për t’u transferuar tek Besiktas dhe kjo lëvizje ndodhi kur të gjitha mediat flisnin me siguri për kalimin e tij te Paris Saint Germain. Kampionët e Turqisë e kanë zyrtarizuar blerjen e qendërmbrojtësit të përfaqësueses portugeze, i cili firmosi një kontratë 2-vjeçare me opsion për një të tretë. Mësohet se Pepe do të përfitojë nga klubi një pagë prej 15 milionë eurosh në këto dy sezone, që do të thotë se ai do të paguhet 7.5 milionë euro në sezon, shifër së cilës i shtohen bonuse të tjera. Pepe u bë pjesë e Realit të Madridit në vitin 2007, kur klubi “merengues” e mori nga Porto për 30 milionë euro. Gjatë kësaj dekade me “Los Blancos”, portugezi ka fituar 3 tituj kampionë të Spanjës, 2 Kupa Mbreti dhe 3 Liga Kampionesh. Përsa i përket karrierës së tij me Portugalinë, Pepe ka luajtuar 86 ndeshje me përfaqësuesen luzitane, me të cilën në 2016 fitoi titullin evropian kur mundi Francën në finale, duke u shpallur edhe “Njeriu i ndeshjes”. Pepe ishte vendimtar edhe në ndeshjen me Meksikën për vendin e tretë në Kupën e Konfederatave, teksa shënoi golin e barazimit 1-1, duke e çuar ndeshjen në kohë shtesë, që i dha mundësi skuadrës së tij të fitojë me rezultati  2-1, duke marrë edhe medaljen e bronztë në Botërorin e vogël. The post Pepe transferohet te Besiktas appeared first on INSAJDERI.
Vazhdojnë bisedimet për paqe në Siri Posted: 05 Jul 2017 07:26 AM PDT

Diplomatë nga Rusia, Irani, Turqia dhe SHBA kanë vazhduar në Astana, raundin e pestë të bisedimeve për paqe në Siri, me përfaqësues të qeverisë sirianedhe të grupeve opozitare. Ministria e Jashtme e Kazakistanit, ka thënë se gjatë ditës së dytë po marrin pjesë edhe disa delegatë nga opozita e armatosur e Sirisë. Shefi negociator nga Rusia, Aleksandr Lavrentyev, është takuar gjatë ditës me delegatët e opozitës së armatosur. Lavrentyev ka thënë se dëshiron të dëgjojë nga kjo palë “se si mendojnë që të arrihet një marrëveshje” me presidentin sirian Bashar al-Assad dhe “si të ulen tensionet”. I dërguari special i Rusisë për paqen në Siri, Lavrentyev, ka thënë, se pas një serie të takimeve në Astana, Moska mund të vendosë forcat e saj ushtarake për të kontrolluar kufinjtë e zonave të sigurta në Siri. Ai ka shtuar se kjo mund të ndodhë brenda dy ose tri javëve, pas finalizimit të një marrëveshjeje me Turqinë dhe Iranin. Moska, Ankaraja dhe Teherani kanë ende çështje për të cilat duhet të pajtohen, ka thënë diplomati rus, Lavrentyev duke shtuar se “gjithçka do të diskutohet”. Në të njejtën kohë, një përfaqësues i opozitës siriane, ka thënë në Astana, se opozita e armatosur nuk pajtohet me propozimin që ushtria e Iranit të monitorojë zonat e sigurta sepse forcat iraniane janë luftëtarë të armatosur, të cilët luftojnë në anën e trupave të qeverisë siriane. “Jo, ne nuk pajohemi”. “E gjithë opozita nuk pajtohet me prezencën e forcave iraniane”, ka thënë Yaher Abdrahim. Bisedimet në Astana, të inicuara nga Rusia, Irani dhe Turqia, janë të ndara prej negociatave të OKB-së në Gjenevë. Militantët e Shtetit Islamik nuk kanë qenë pjesë e takimeve në Astana dhe Gjenevë, për arritjen e paqes në Siri. Shteti Islamik ka humbur pjesë të mëdha të territorit sirian të cilat i ka kontrolluar për disa vite.       The post Vazhdojnë bisedimet për paqe në Siri appeared first on INSAJDERI.
Identiteti i dy të arrestuarve për vrasjet e pasluftës Posted: 05 Jul 2017 07:24 AM PDT

Dy nga katër personat e arrestuar aksionin e gjerë Policisë Kosovës dhe EULEX-it për një vrasje kryer pas përfundimit luftës janë Bajram Kiqmari dhe Alban Dizdari, ka mësuar Insajderi. Kiqmari dhe Dizdari dyshohen për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004. Mbi 135 policë të Kosovës dhe EULEX-it kanë bastisur sot shtëpinë e njërit prej personave të përfshirë në këtë rast. Shtëpia e familjes së të vrarit Agron Sylejmani në një fshat të Podujevës ka qenë cak i bastisjeve. Ai është vrarë 13 vjet më parë në një aksion të cilësuar terrorist kundër një patrulle të policisë. Policia kishte arrestuar disa persona për këtë akt, por vetëm njëri prej tyre është dënuar më 30 vjet burgim. Në këtë sulm ishin vrarë policët Arsim Rrustolli dhe Kujo Osoman nga Gana e Afrikës që punonte në kuadër të Policisë së UNMIK-ut./Insajderi.com The post Identiteti i dy të arrestuarve për vrasjet e pasluftës appeared first on INSAJDERI.
Mënyrë e re e rimbursimit për kuponët fiskalë Posted: 05 Jul 2017 07:08 AM PDT

Administrata Tatimore e Kosovës do të vazhdojë me rimburësimin e kuponëve fiskalë, por me mënyrë të re. Rimburësimi do të bëhet përmes përzgjedhjes me lotari. Ky ndryshim nga qytetarët e intervistuar nga Radio Kosova konsiderohet si jo motivues, pasi që gjasat për të fituar tash janë të vogla. Administrata Tatimore e Kosovës ka ndryshuar mënyrën e rimburësimit të qytetarëve të cilët grumbullojnë kuponë fiskalë. Drejtorit i ATK-së, Sakip Imeri, duke folur për mënyrën e re të rimburësimit, në fillim të javës, tha se nga tash në formë lotarie do të  rimburësohen jo më shumë se 4 mijë e 5 qindë qytetarë. “Një pliko duhet të ketë minimi 60 kuponë dhe më shumë se 250 euro vlerë. Përzgjidhet numri potencial fitues. Duhet të jenë 3000 deri në 4500 qytetarë që fitojnë. Vlera që rimburësohet është 10 % e kuponëve fiskalë, me një maksimum 100 euro”, tha ai. Forma e re e rimburësimit megjithatë nuk pritet mirë nga qytetarët. Disa nga qytetarët e intervistuar nga Radio Kosova thonë se kjo mënyrë e rimburësimit nuk është motivuese për grumbullimin e kuponëve fiskalë pasi që tash janë gjasat e vogla për t’u rimburësuart. Ata thonë se është mirë që të kthehet forma e vjetër nga e cila përfitonin të gjithë. “Gjithmonë kemi grumbulluar. Këto i ka marrë një djalë i imi se nuk është në punë dhe me to i ka kryer studimet. E tash nuk do të grumbullojmë më, se në lotari asnjëherë nuk kemi fituar. Kam grumbulluar kuponë fiskalë në të kaluarën dhe kam marr  vlerën e rimburësimit, Por me këtë formën e re të rimburësimit nuk besoj se do të mbledh përsëri kuponë”, tha ai, njofton rtklive. Edhe pas këtyre ndryshimeve ka edhe të atillë që thonë se edhe pse nuk besojnë se do të përzgjidhen si fitues, do të grumbullojnë akoma kuponë fiskalë, sepse kjo është edhe në të mirë të shtetit. “Kam mbledhur vazhdimisht prej se ka filluar, prej ATKI-së. Kam mbledh përsëri kuponë dhe do t’i dorëzoj edhe këtë herë. Nuk besoj se do të fitoj por, shpresoj se ministria do të ndryshojë vendimin”, tha një qytetar, citon RTK. Rimburësimi i qytetarëve të cilët grumbullonin kuponë fiskalë ka filluar vitin e kaluar. Sipas Administratës Tatimore, deri më tash janë rimburësuar mbi 24 milionë euro për mbi 1 milion pliko të dorëzuara. The post Mënyrë e re e rimbursimit për kuponët fiskalë appeared first on INSAJDERI.
Monedhat dixhitale, nga një fenomen në një realitet Posted: 05 Jul 2017 06:56 AM PDT

Të dielën e kaluar një mesazh i publikuar në 4Chan thoshte se Vitalik Buterin, themeluesi i monedhës dixhitale Ethereum, kishte vdekur në një aksident me makinë. Lajmet se 23 vjeçari Rus kishte vdekur bëri që 20% e vlerës së Ethereum, e përkthyer në 4 miliard dollar, të zhdukej menjëherë. Kjo shaka jo vetëm që tërhoqi vëmendjen e Ethereum, monedha e dytë më e madhe dixhitale në treg pas Bitcoin, por të mbarë industrisë. Javën e kaluar CEO i Barclays, Ashok Vaswani, tha se kishte patur diskutime me autoritetet Britanike për lejimin e monedhave dixhitale. “Kemi biseduar të bashku me disa kompani Fintech sesi mund të sjellim ekuivalentin e Bitcoin, jo medoemos Bitcoin, në treg,” shprehej Vaswani për CNBC. “Kemi të bëjmë me një sektori të ri, një industri ku duhet të tregohemi të kujdesshëm,” vijoi Ai. Komentet e ekzekutivit të një prej bankave më të mëdha në botë erdhën pasi disa banka qëndrore në Evropë dhe Azi konfirmuan përpjekjet e tyre për të zhvilluar një monedhë dixhitale krahas asaj tradicionale. Raportohet se Banka Qëndrore Kineze ka realizuar testime, ndërsa ajo Daneze ka folur për një e-krona. Më 19 Qershor, Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se bankat duhet të fillojnë investimet në monedha dixhitale: “Avancimet e shpejta në teknologjinë dixhitale po transformojnë peisazhin e shërbimeve financiare si dhe po krijojnë mundësi dhe sfida për konsumatorët, ofruesit e shërbimeve dhe rregullatorët.” Në të njëjtën kohë IBM tha se kishte nënshkruar një marrëveshje me Konsorciumin e Zhinxhirit Dixhital Tregtar, një grup prej 7 bankash Evropiane ku përfshihen Deutsche Bank, HSBC, KBC, Natixis, Rabobank, Societe Generale dhe Unicredit, për të ndërtuar një platformë dixhitale tregtimi bazuar në IBM Cloud. Andrew Levin, profesor Ekonomie pranë Dartmouth dhe bashkëautori i një studimi për monedhat dixhitale të bankave qëndrore tha për Guardian se koncepti i institucioneve private që krijojnë forma të reja pagesash nuk është diçka e re. Ai thoshte se “nevoja kryesore e konsumatorëve është qasja e lehtë në një para me vlerë të qëndrueshme dhe pak e kushtueshme për tu përdorur. Besojmë se ka ardhur momenti që bankat qendrore të implementojë monedha dixhitale të cilat do të ishin falas për tu përdorur.” Është një treg që pritet të shënojë “boom.” Që nga fillimi i vitit, bitcoin, monedha më e madhe dixhitale është trefishuar pothuajse në vlerë. Sipas disa parashikimeve pritet që vlera e monedhave kriptografike të arrijë në 5 trilion dollar brenda 2022. Sot ekzistojnë plot 800 kriptomonedha të cilat në total vlejnë 96 miliard dollar. Një prej monedhave më të reja është Tezos mbështetur nga miliarderi Tim Draper. Më 1 Korrik u hodhën në qarkullim 893,200 dollar monedha Tezos. Themeluesit e Tezos janë dy njerëz me njohuri në botën financiare. Kathleen dhe Arthur Breitman besojnë se ICO-ja e tyre, dalja në bursë e një monedhe dixhitale, do të ndërtojë një rrjet vetëqeverisës dhe komonuelth dixhital. Arthur vjen nga Goldman Sachs ndërsa Kathleen nga fondi më i madh në botë i investimeve Bridgewater Associates. “Blockchain është shumë inter-displinor. Duhet të keni njohuri në financa dhe ekonomi, por edhe teori lojërash, shkencë dhe rrjetëzim,” shprehen ata. Sipas tyre kompleksiteti i blockchain është edhe arsyeja e skepticizmit të investitorëve. Ideja e të vendosurit të logjikës së biznesit në një rrjet të decentralizuar do ti ndihmojë njerëzit të bëjnë biznes me më me lehtësi. Ripple XRP, monedha dixhitale pesë vjeçare sot është e lidhur me 75 banka përfshirë Bank of America dhe Royal Bank of Canada dhe është rritur me 40 herë këtë vit. Sipas CNBC ekzistojnë monedha Ripple me vlerë 100 miliard dollar sot në treg. Shumë mësime do të jepen, shumë para do të humben përpara se shumë para të bëhen. Investitorët e monedhave dixhitale thonë se blockchain na mëson një gjë, “që skemi nevojë për zgjidhje të centralizuara për çdo gjë. Implikimet janë të mëdha. /PCWorld Albanian The post Monedhat dixhitale, nga një fenomen në një realitet appeared first on INSAJDERI.
SHBA-Kore e Jugut i përgjigjen Veriut me test raketor Posted: 05 Jul 2017 06:48 AM PDT

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut zhvilluan një stërvitje të përbashkët lëshimi të raketave balistike, një ditë pasi Veriu komunist testoi një raketë ndërkontinentale, veprim ky i konfirmuar edhe nga Uashingtoni. “Vetëpërmbajtja është ajo që ndan armëpushimin nga lufta, e kjo mund të ndryshojë në çdo moment”, deklaruan dy vendet aleate. “Do të ishte gabim i madh – sipas tyre, – nëse Peniani mendon ndryshe”. Disa ekspertë mendojnë se raketa koreano-veriore mund të mbërrijë deri në Alaskë, gjë që e dëshmon edhe më shumë seriozitetin e situatës. Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson e dënoi me forcë episodin, duke e cilësuar një përshkallëzim të ri të kërcënimit ndaj SHBA-ve, aleatëve dhe partnerëve të saj nëpër botë. “Për të ndaluar këtë kërcënim global nevojitet veprim global”, ishte komenti i shefit të diplomacisë amerikane. “Çdo vend që strehon punëtorë koreano-verior, i siguron përfitime ekonomike apo ushtarake, ose dështon të implementojë plotësisht rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Po ndihmon një regjim të rrezikshëm”, vazhdoi ai. Tillerson i shtoi deklaratës së vet edhe thirrjen për çarmatosjen e gadishullit korean nga armët bërthamore, e shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranojnë kurrë një Penian që zotëron armë atomike. Koreja e Veriut pretendon se është pikërisht një vend i tillë. Testin e fundit, kreu i saj Kim Jong-un e cilësoi “një dhuratë për Amerikën me rastin e festës së pavarësisë”, e shtoi se duhet të bëjë pak më shpesh dhurata të tilla, të vogla e të mëdha. The post SHBA-Kore e Jugut i përgjigjen Veriut me test raketor appeared first on INSAJDERI.
Operacion i gjerë policor për identifikimin e lëmoshëkërkuesve Posted: 05 Jul 2017 06:33 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë një aksion të gjërë në të gjithë Kosovën për identifikimin e “fëmijëve lëmoshëkërkues si viktima të mundshme të trafikimit”. “Plani operativ është mbështetur edhe nga akterë tjerë relevantë, si: gjykatat dhe prokuroritë e rajoneve përkatëse, Qendra për Punë Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së”, njofton PK. Sipas policisë, gjatë këtij operacioni janë identifikuar 32 fëmijë lëmoshkërkues, prej të cilëve 20 shtetas të Kosovës dhe 12 të Shqipërisë, si dhe 21 lëmoshkërkues të moshës së rritur, 15 nga Kosova dhe 6 nga Shqipëria. Poashtu, sic njofton policia, janë arrestuar katër persona nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ dhe janë ngritur njëmbëdhjetë kallëzime penale mbështetur në po këtë vepër. Shtetasit e huaj janë dërguar për procedurë të mëtutjeshme në Drejtorinë për Migrimi dhe të Huaj që të vazhdojnë me veprime tjera bazuar në ligjin për të Huaj, njofton policia. The post Operacion i gjerë policor për identifikimin e lëmoshëkërkuesve appeared first on INSAJDERI.
Nesër hapet konkursi për pranimin e studentëve në Universitet Posted: 05 Jul 2017 06:20 AM PDT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka aprovuar sot numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovës. “Numri i studentëve që do të pranohen në shtatë universitetet publike të vendit për vitin akademik 2017/2018 është 15.255, ndërsa shtesë e këtij numri do të jetë edhe kuota prej 12 përqind për studentët e komuniteteve jo shumicë dhe në disa universitete do të ketë edhe kuota për kandidatët e viseve tjera shqiptare (Shqipëri, Luginë e Preshevës, Maqedoni, Mal i Zi), si dhe për familjarë të ngushtë të dëshmorëve të Kosovës”, thuhet në njoftim. MAShT njofton të gjithë kandidatët e interesuar për studime në universitetet publike se prej nesër do të fillojnë të hapen konkurset për pranim në universitetet në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj. Bashkëlidhur i gjeni vendimet për secilin universitet. The post Nesër hapet konkursi për pranimin e studentëve në Universitet appeared first on INSAJDERI.
Aksion për kapjen e vrasësve të pasluftës në Kosovë Posted: 05 Jul 2017 06:19 AM PDT

Një aksion i madh policor është zhvilluar të mërkurën lidhur me vrasjet e pasluftës në Kosovë. Krime të ndryshme me motive politike kanë qenë cak i kësaj bastisjeje. Mbi 135 policë të Kosovës dhe EULEX-it kanë bastisur shtëpinë e njërit prej kriminelëve të përfshirë në krime të ndryshme në Kosovë, përfshirë vrasje, kidnapime, haraç etj. Shtëpia e familjes së të vrarit Agron Sylejmani në një fshat të Podujevës ka qenë cak i bastisjeve. Sylejmani është vrarë 13 vjet më parë në një aksion të cilësuar terrorist kundër një patrulle të policisë. Policia kishte arrestuar disa persona për këtë akt, por vetëm njëri prej tyre është dënuar më 30 vjet burgim. Shkumbin Mehmeti, është i dënuari i vetëm që tashmë ka statusin e dëshmitarit bashkëpunues. Në këtë sulm ishin vrarë policët Arsim Rrustolli dhe Kujo Osoman nga Gana e Afrikës që punonte në kuadër të Policisë së UNMIK-ut. Hetimet për këto krime bazuar në dëshmitë e Mehmetit kanë nisur në vitin 2014. Si rezultat i tyre qenë arrestuar Florim Ejupi dhe Bajram Kiqmari. Por, ata ishin liruar me vendim të Gjykatës. Ndërkohë, Ejupi ishte arratisur jashtë vendit. Ejupi dhe Kiçmari qenë arrestuar tri vjet më parë si të dyshuar për implikimin në një sulm të armatosur që ishte cilësuar fillimisht terrorist për shkak të përmasave të krimit. Sot, më 5 korrik 2017, është zhvilluar një operacion kërkimi dhe arrestimi si pjesë e hetimeve penale në vazhdim nga PSRK, ku janë ekzekutuar urdhra të dhënë nga një gjyqtar i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Operacioni është kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës. Prokuroria e Shtetit ka treguar për aksionin. Ka thënë se dy persona janë arrestuar me urdhër të gjykatësit, ndërsa dy persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Kosovës për posedim të paligjshëm të armëve. Një person tjetër pritet të ekstradohet nga një shtet i jashtëm dhe të arrestohet gjatë ditës në lidhje me të njëjtin rast. “Rreth 35 zyrtarë policorë ndërkombëtarë dhe 100 zyrtarë policorë nga Kosova bënë kërkime në lokacione të ndryshme në lidhje me shtatë të dyshuar pjesë e hetimeve penale në vazhdim e sipër”, ka thënë Prokuroria. Sipas Prokurorisë këto hetime kanë të bëjnë me vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe me tentimvrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të tjerë të UNMIK-ut në vitin 2004. Rasti është duke u hetuar dhe bashkërenduar nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Urdhrat për arrestimet dhe kërkimet janë dhënë nga një gjyqtar i Kosovës për procedurë paraprake. The post Aksion për kapjen e vrasësve të pasluftës në Kosovë appeared first on INSAJDERI.
Seria A vuan në shekullin e ri, 25% tifozë më pak në stadiume Posted: 05 Jul 2017 06:15 AM PDT

Seria A kërkon ringritjen dhe kthimin e prestigjit në arenën ndërkombëtare, por ndërkohë po përballet me fenomenin e rënies së numrit të spektatorëve të pranishëm në stadiume. Në fund të sezonit 1998-99, kampionati elitar i futbollit në Itali regjistronte mesatarisht rreth 32 mijë tifozë për ndeshje. Përllogaritjet ishin bërë bazuar në 30 kampionatet e mëparshëm. Por, me ardhjen e shekullit të ri, situata ka ndryshuar dhe shifrat kanë regjistruar rënie të vazhdueshme. Prej kampionatit të parë të shekullit të ri, ose Mijëvjeçarit të ri nëse dëshironi ta quani edhe kështu, mesatarja e tifozëve në tribuna zbriti nën 30 mijë për ndeshje. Në edicionin 2004-05, kur pas 53 vjetëve u vendos që Seria A ti rikthehej formatit me 20 ekipe, numri i spektatorëve zbriti nën 25 mijë për ndeshje. Në sezonin e fundit, që u mbyll në muajin Maj, mesatarja e tifozëve të pranishëm në ndeshjet e kampionatit italian ishte pak më e lart se 22 mijë. Të mbledhura të gjitha së bashku, në 18 edicionet e luajtura në shekullin e ri, mesatarja e spektatorëve në stadiume është 23 mijë e 900 për ndeshje. Praktikisht, krahasuar me fundin e viteve ‘900, ose më saktë në 30 viitet e fundit të shekullit të kaluar, Seria A ka humbur 25 për qind të spektatorëve mesatar për ndeshje. Një këmbanë alarmi për futbollin italian, edhe pse më e keqja duket se nuk ka kaluar, njofton supersport. Sipas specialitëve, rënia pritet të vazhdojë edhe në sezonin e ri, për shkak të cilësisë jo të mirë dhe kapacitetit më të vogël të skuadrave që do të luajnë në edicionin e ri të Serisë A.   The post Seria A vuan në shekullin e ri, 25% tifozë më pak në stadiume appeared first on INSAJDERI.
Rinumërimi i votave ndryshon listën e deputetëve Posted: 05 Jul 2017 06:06 AM PDT

Pas rinumërimit të 117 kutive të votimit do të ketë rirenditje në listën e kandidateve për deputetë. Kështu u bë e ditur në mbledhjen e KQZ-së ku u paraqit një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pas rinumërimit të fundit. Bazuar në këto të dhëna, Naser Osmani do të jetë në vend të Imet Rrahmanit, të cilin e ka kaluar me vota pa rinumërimit, njofton Klan Kosova. Fitim Damka nga komuniteti turk pas ankesës ka arritur që të jetë në listën e deputetëve në vend të bashkë partiakut të tij Mahir Yagcilar. Ndërkaq, Slavko Simiq i Listës Serbe i ka zënë vendin Branimir Stojanoviqit. The post Rinumërimi i votave ndryshon listën e deputetëve appeared first on INSAJDERI.
Përfitimet e pirjes së ujit esëll në mëngjes Posted: 05 Jul 2017 06:03 AM PDT

Duhet ta nisni ditën me një gotë ujë. Kjo është këshilla që japin shumë ekspertë për të pasur një shëndet më të mirë. Ata shpjegojnë përfitimet e pirjes së ujit në mëngjes esëll. Pirja e ujit në barkun bosh ndihmon për trajtimin e dhembjes së kokës, dhembjeve në trup, artritit, rrahjeve të shpejta të zemrës, yndyrës në gjakut, tensionit të lartë, veshkave, të vjellave etj. Detoksifikon trupin Uji, e sidomos uji me limon është një detoksifikant natyral. Nëse pini ujë që në mëngjes, ai do t’ju pastrojë nga toksina dhe nga papastërtitë. Uji në veçanti pastron zorrën e trashë, duke i lejuar kështu thithjen e duhur të ushqyesve. Ju ndihmon që të dobësoheni Pirja e ujit me barkun bosh në mëngjes rrit metabolizmin. Hulumtimet e fundit kanë treguar se një rritje e konsumit të ujit çon në një rritje të shpejtësisë së djegieve të kalorive, si të thuash ju do të ndiheni të ngopur dhe jo të uritur. Parandalon sëmundjet Sëmurja e shpeshtë mund të varet edhe nga fakti se nuk pini mjaftueshëm ujë. Uji luan një rol vendimtar në ruajtjen e një sistemi të shëndoshë limfatik. Kur ky sistem është në ekuilibër, trupi mund të luftojë infeksionet në mënyrën e duhur, shkruan gazeta-shqip. Pastron lëkurën Pirja e ujit që në orët e para të mëngjesit ndihmon për të pastruar lëkurën. Shumë argumentojnë se hidratimi adekuat i ofron ngjyrën më të mirë lëkurës tonë.   The post Përfitimet e pirjes së ujit esëll në mëngjes appeared first on INSAJDERI.
Reklama