Home » Mesazhi.com: “Gabimi më i madh gjatë larjes së rrobave në lavatriçe” plus 9 more

Mesazhi.com: “Gabimi më i madh gjatë larjes së rrobave në lavatriçe” plus 9 more

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

Mesazhi.com: “Gabimi më i madh gjatë larjes së rrobave në lavatriçe” plus 9 more

Gabimi më i madh gjatë larjes së rrobave në lavatriçe Posted: 03 Jul 2017 02:43 PM PDT

Makina e larjes së rrobave në temperatura të ulëta lejon zhvillimin dhe bartjen e bakterieve nga rrobat e zakonshme me peshqirët e kuzhinës, të cilët mund të shkaktojnë infeksione në familje. Temperaturat e ulëta në programet ekonomike për larjen e rrobave, nuk janë të mjaftueshme për të vrarë bakteriet, theksohet sipas një studimi të Shoqatës britanike për higjienë. Sipas tij, rreth 0.1 g ose 10,000 fekale mbeten tek brekët e “pastra” pas larjes në temperatura të ulëta. – Njerëzit besojnë se, rrobat pas çdo larje në makinën e larjes së rrobave, duhet të jenë të pastra, por ka një dallim të madh mes pastërtisë sipërfaqësore dhe asaj higjienike – thekson bartësja e këtij studimi, Lisa Akerli. Lisa shton se si programi ekonomik dhe programet tjera të lavatriçes në temperatura të ulëta janë problematike jo vetëm për shkak të mbetjeve bakteriale, por edhe përtej kontaminimit duke kaluar në gjëra tjera në makinë dhe krijimin e të ashtuquajturës ” përzierje bakteriale”. Gjërat nga ku vijnë bakteriet, si peshqirët dhe salvetat apo pëlhurat e kuzhinës, janë në kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e njeriut dhe lehtë mund të shkaktojnë shumëllojshmëri të sëmundjeve. Bakteriet në rroba me lagështi janë më të rrezikshme, sepse mund të vijnë në kontakt me duart tuaja gjatë vendosjes në tel për tharrje, dhe më pas të prekni paqëllim gojën tuaj me ato duar. Për atë, lani rrobat tuaja në 60 gradë, kështuqë do të jeni më të sigurtë. Këshilla për higjienë më të mirë të lavatriçes: Të paktën një herë në muaj lani rrobat në 90 gradë. Pra, edhe rrobat do të jenë të pastra por edhe makina larëse do të pastrohet nga bakteriet Mbulesat dhe rrobat duhet të lahen të veçuara nga peshqirët, sidomos kur lahen në temperature të ulëta. Pas përfundimit të larjes, dera e lavatriçes është mirë që të lihet hapur për një kohë, sepse qarkullimi i ajrit parandalon rritjen e bakterieve brenda saj. Rregullisht pastroni derën e lavatriçes, si dhe vendin ku hidhet detergjenti dhe zbutësi. Pas shtrirjes së rrobave në tel për tharje, pastroni tërësisht duart tuaja. Nëse lani rrobat tuaja në temperatura të ulëta pa ndonjë dezinfektues, atëherë thani mirë rrobat dhe sigurohuni që të pastroni duart pas prekjes së rrobave me lagështirë. The post Gabimi më i madh gjatë larjes së rrobave në lavatriçe appeared first on Mesazhi.com.

Greqia provokon keq Turqinë, gjuan anijen turke të mallrave Posted: 03 Jul 2017 02:34 PM PDT

Turqia e dënoi ashpër një veprim të nxitueshëm nga Greqia, kur rojet e bregdetit grek gjuajtën në një anije mallrash turke pranë ishullit grek të Rodosit. Kapiteni i ngarkesave, Haluk Sami Kalkavan, i tha medias turke se rojet bregdetare greke iu afruan anijes së tij në ujërat ndërkombëtare, dhe i kërkuan që të vinin në një port në Rodos dhe të pushonin, por ai refuzoi. Ai tha se ekuipazhi i tij numëronte 16 vrima të plumbave në anije, por anija nuk ishte në rrezik të fundosjes. Rojet bregdetare greke thanë se u përpoqën të ndalonin anijen pas “një ankese anonime” se gjoja se anija barte narkotikë. Ai tha se anija ishte në ujërat greke. Roja bregdetare greke tha se “autoritetet kompetente turke janë informuar për incidentin”. Ministria e Jashtme turke lëshoi ​​një “dënim të fortë” lidhur me incidentin, duke akuzuar Greqinë për “shpërfilljen e jetës së njerëzve”. Deklarata shtoi se “nuk ka shpjegime që mund të justifikojnë të shtënat në një anije komerciale dhe të paarmatosur që lundron mes dy porteve turke”. Agjencia shtetërore Anadolu tha se roja bregdetare turke dërgoi dy anije, ndërsa flota e marinës dërgoi një varkë pas incidentit. Anija u shoqërua përsëri në ujrat turke ku do të merren parasysh detaje. Aleatët e NATO-s Greqia dhe Turqia kanë një sërë mosmarrëveshjesh të pazgjidhura territoriale, duke përfshirë kufijtë detarë. Kohët e fundit, Turqia është zemëruar nga vendimet e gjykatës greke kundër ekstradimit të zyrtarëve ushtarakë që u arratisën në Greqi pas grusht shtetit të dështuar të vitit të kaluar. /MESAZHI/ The post Greqia provokon keq Turqinë, gjuan anijen turke të mallrave appeared first on Mesazhi.com.

Mbreti Saudit e braktisë G20 Posted: 03 Jul 2017 02:17 PM PDT

Një zëdhënës i qeverisë gjermane ka bërë me dije se se Mbreti Salman bin Abdulaziz i Arabisë Saudite nuk do të marrë pjesë në takimin e Grupit të G20 në Hamburg. Zëdhënësi Steffen Seibert tha se qeveria saudite kishte njoftuar Berlinin se monarku 81-vjeçar nuk do të merrte pjesë në takimin vjetor, por nuk dha ndonjë arsye për anulimin e vizitës së mbretit Salman. Megjithatë, burimet diplomatike saudite thanë se anulimi ishte i lidhur me mosmarrëveshjen e Arabisë Saudite me Katarin. Ministri Saudit i Financave Muhammad al-Jadaan do të marrë pjesë në samit në vend të mbretit Salman. Duhet kujtuar se është pikërisht Gjermania i vetmi vend në Europë që ka kundërshtuar izolimin e Katarit. /MESAZHI/ The post Mbreti Saudit e braktisë G20 appeared first on Mesazhi.com.

Edhe Raqqa po rrëshqet nga duart e ISIS-it Posted: 03 Jul 2017 02:08 PM PDT

Pasi qyteti i Mosulit ka rënë nga sundimi i ISIS-it, edhe kryeqyteti de-facto i tyre, Raqqa, është nën rrethim, dhe është drejt rënies. Ndërsa SHBA-të vazhdojnë të mbështesin forcat kurde dhe siriane, ISIS-i ka bllokuar të gjitha rrugët e largimit nga qyteti. Në anën tjetër, grupi ekstremist po dërgon kamikaze femra për të sulmuar luftëtarët kurdë dhe forcat e opozitës siriane.   Edhe pse rezistenca mbetet, që të dy fortesat e ISIS-it në Irak dhe Siri së shpejti do të lirohen nga zgjedha brutale e këtij grupi. /MESAZHI/ The post Edhe Raqqa po rrëshqet nga duart e ISIS-it appeared first on Mesazhi.com.

Zyrtare: Celina bëhet me skuadër të re Posted: 03 Jul 2017 12:53 PM PDT

Bersant Celina është larguar nga Manchester City dhe është bërë me skuadër të re. Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Celina është huazuar për një sezon te skuadra nga Championship, Ipswich Town. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi anglez në faqen zyrtare në Twitter, ndërsa njësoj ka vepruar edhe klubit Citizens. Celina rikthehet në Angli përsëri pas një aventure të shkurtër te Twente në Holandë. Vlen të theksohet se aventura e yllit të Kosovës në Holandë ishte shumë pozitive. The post Zyrtare: Celina bëhet me skuadër të re appeared first on Mesazhi.com.

Zyrtare: Calhanoglu nënshkruan me Milanin Posted: 03 Jul 2017 12:50 PM PDT

Hakan Calhanoglu është futbollisti i ri i gjigantit italian, Milanit. Mesfushori turk ka përmbyllur me sukses transferimin e tij te Milani. Calhanoglu mbërriti dje (e diel) Milano, ku iu nënshtrua pjesës parë testeve mjekësore, ndërsa pjesa e dytë përfundoi sot me sukses. Calhanoglu duke nënshkruar kontratën me Milanin Kështu, Calhanoglu edhe zyrtarisht është futbollisti i Milanit, ku ka nënshkruar kontratë vlefshme për katër vitet e ardhshme. Ylli turk erdhi nga Bayer Leverkuseni për një shifër deklaruar prej 20 milionë euro plus katër milionë tjera formë bonusesh. calhanoglu-3 Mesazhi.com: “Gabimi më i madh gjatë larjes së rrobave në lavatriçe” plus 9 more   The post Zyrtare: Calhanoglu nënshkruan me Milanin appeared first on Mesazhi.com.

Alarmon Pacolli: Produktet ushqimore të importuara, jashtë çdo norme të kualitetit Posted: 03 Jul 2017 12:46 PM PDT

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësim nga informatat e besueshme, se cilësia e produkteve ushqimore të cilat importohen në Kosovë është jashtë çdo norme të kualitetit. Postimi i plotë i Pacollit: Alarmante…. Unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar nga informatat e besueshme se cilësia e produkteve ushqimore të cilat importohen në Kosovë është jashtë çdo norme të kualitetit. Madje flitet se të gjitha mallrat ushqimore që destinohen për tu shitur në Kosovë, prodhohen nga linja të veqanta jashtë seicilit standart. Politikanët tanë (shumica prej tyre) para se të bëjnë garë se kush do të bëhet kryeministër, do të ishte e udhës që të hartojnë plane për stimulimin e prodhimit të ushqimit dhe produkteve tjera brenda Kosovës dhe te mirren më krijimin e kushteve që mallërat ushqimore që importohën ti nënshtrohën kontrollimeve rigoroze. The post Alarmon Pacolli: Produktet ushqimore të importuara, jashtë çdo norme të kualitetit appeared first on Mesazhi.com.

Trajneri i Vikingur: Ndeshja e nesërme do të jetë historike Posted: 03 Jul 2017 12:41 PM PDT

Trajneri i klubit futbollistik Vikingur, Erik Hantze ka thënë gjatë një konference për media sot në Mitrovicë, se ai dhe ekipi i tij janë jashtëzakonisht të kënaqur me pritjen dhe kushtet këtu, dhe sipas tij loja e nesërme do të jetë historike. “Loja e nesërme është e rëndësisë shumë të veçantë për ne, ose edhe historike mund të them. Ne kemi një plan të cilin nuk do ta bëjmë publik dhe shpresojmë në rezultat pozitiv për ne”, ka thënë Hantze. Vikingur ndeshët nesër në Mitrovicë me Trepçën ’89 në garat kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Vikingur takimin e parë e ka fituar si vendas, me rezultat 2–1. The post Trajneri i Vikingur: Ndeshja e nesërme do të jetë historike appeared first on Mesazhi.com.

Zyrtare: Bayern-Sanchez, presidenti konfirmon vendimin e madh Posted: 03 Jul 2017 12:37 PM PDT

Bayern Munchen ka hequr dorë nga Alexis Sanchez. Lajmin e ka konfirmuar presidenti i klubit, Uli Heoeness, i cili ka thënë që Bayerni s’do të ofrojë shuma të çmendura për të marrë lojtarë si Marco Verratti apo ALexis Sanchez. “Nëse duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve, duhet të shpenzojmë, mirëpo ne nuk mund të shpenzojmë si të çmendur”, deklaroi Hoeness, përcjellë “Lajmi.net”. “Ne nuk do të paguajmë 100 milionë euro për të marrë Verrattin, apo 25 milionë euro në sezon për Sanchezin”, shtoi ai. Verratti vazhdon të kërkohet me ngulm nga Barcelona, ndërsa Sanchez ka shumë oferta tjera. The post Zyrtare: Bayern-Sanchez, presidenti konfirmon vendimin e madh appeared first on Mesazhi.com.

Përmbledhje fantastike golash nga La Liga (VIDEO) Posted: 03 Jul 2017 12:31 PM PDT

Faqja zyrtare e La Ligas Facebook ka publikuar një përmbledhje fantastike golash edicionit kaluar.

The post Përmbledhje fantastike golash nga La Liga (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

Reklama