Home » INSAJDERI: “Ëndrra e Trepçës ’89 po kthehet në makth [video]” plus 19 more

INSAJDERI: “Ëndrra e Trepçës ’89 po kthehet në makth [video]” plus 19 more

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

INSAJDERI: “Ëndrra e Trepçës ’89 po kthehet në makth ” plus 19 more

Ëndrra e Trepçës ’89 po kthehet në makth Posted: 04 Jul 2017 10:26 AM PDT

Vikinguri ka shënuar golin e katërt ndeshjen ndaj Trepçës ’89 takimin e dytë raundit parë kualifikues nëLigën e Kampionëve. Solvi Vatnhamar shënoi golin e dytë personal minutën e 59-të për rezultatin 0 me 4. Rezultati i përgjithshëm i dy ndeshjeve aktualisht është 6 me 1. The post Ëndrra e Trepçës ’89 po kthehet në makth appeared first on INSAJDERI.
Vikingur shënon edhe golin e tretë ndaj Trepçës ’89 Posted: 04 Jul 2017 10:16 AM PDT

Trepça ’89 është duke shkuar drejt një poshtërimi ndeshjen kthyese para-kualifikueseve për Ligën e Kampionëve, takim ndaj Vikingur Gotas Ishujve Faroe. Skuadra nga Ishujt Faroe ka shënuar edhe golin e tretë ndeshje me anë sulmuesit Vatnhamar, dhe tani po avancon me rezultat 3 me 0, Mitrovicë. The post Vikingur shënon edhe golin e tretë ndaj Trepçës ’89 appeared first on INSAJDERI.
Katalunja përgatitet: E pavarur brenda 48 orësh nga referendum Posted: 04 Jul 2017 10:16 AM PDT

Katalunja do të shpallë Pavarësinë nga Spanja brenda 48 orësh, nëse votuesit mbështesin referendumin e ndarjes në tetor. Kështu shkruhet në projektligjin e propozuar nga partitë në favor të mëvetësisë, megjithëse ende është e paqartë nëse do të zhvillohet referendumi. Gjykata Kushtetuese e Spanjës dhe qeveria konservatore në Madrid kanë bllokuar sfidat e mëparshme ndarëse, e qeveria premtoi se do të ndalojë çdo përpjekje për të zhvilluar një referendum. Por sipas projektligjit të shkruar nga partitë që mbështesin ndarjen nga Spanja, referendumi do të pyesë katalanasit nëse duan që krahina e tyre, një nga më të pasurat në vend, të bëhet komb i pavarur. Nëse votuesit mbështetin ndarjen, Pavarësia do të shpallet brenda 48 orësh. Nëse mbështesin qëndrimin si pjesë e Spanjës, do të shpallen zgjedhje të parakoshme për të formuar një qeveri të re rajonale. Ajo që bie në sy është se, projektligji nuk përcakton një minimun pjesëmarrjeje për të legjitimuar ose jo referendumin, që në raste të tilla është 51%. Në vitin 2014, Katalunja organizoi një referendum jodetyrues ligjërisht për të matur pulsin e popullsisë, e 80% e saj votoi për ndarjen, por pjesëmarrja ishte nën 50%. Përsa i takon projekligjit të fundit, qeveria e Katalunjës tha se ai do të debatohet gjerësisht javët e ardhshme, por propozimi formal do t’i dërgohet Parlamentit të Katalunjës në fund të gushtit, për të penguar përpjekjet e Gjykatës Kushtetuese për ta bllokuar. The post Katalunja përgatitet: E pavarur brenda 48 orësh nga referendum appeared first on INSAJDERI.
Rusia e Kina: Koreja e Veriut të ndalë testet Posted: 04 Jul 2017 10:14 AM PDT

Rusia dhe Kina i bënë thirrje Koresë së Veriut që të ndalojë programin e saj bërthamor dhe atë të zhvillimit të raketave, pasi vendi komunist testoi me sukses raketën e tij të parë balistike ndërkontinentale. Dy superfuqitë u kërkuan gjithashtu Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut që të ndërpresin stërvitjet ushtarake të përbashkëta që po zhvillojnë aktualisht. Sipas Koresë së Veriut, raketa e saj mund të godasë çdo objektiv në botë, por megjithëse duket sikur Peniani ka shënuar progres, ekspertët thonë se raketa e saj nuk mund të godasë me saktësi një objektiv. Kjo nuk duket të ketë qetësuar fqinjët e Koresë komuniste, si Japonia apo Koreja e Jugut, pasi nëse raketa është bërthamore, pak rëndësi ka nëse nuk godet saktësisht objektivin. Edhe anëtarët e klubit bërthamor nuk duan një Kore të armatosur me këto armë, por ndërsa cilësuan testimin e raketës të papranueshëm, Rusia dhe Kina, të cilat kanë kufi tokësor me Korenë e Veriut, nxitën gjithashtu Shtetet e Bashkuara që të mos dislokojë sistemin antiraketor “THAAD” në Korenë e Jugut. Koreja e Veriut lajmëroi në televizion testin e suksesshëm të raketës balistike ndërkontinentale dhe e radhiti veten mes fuqive bërthamore, megjithëse ekspertët thonë se, edhe nëse shifrat e testit janë të vërteta, Koreja komuniste ende nuk ka teknologjinë për të zvogëluar një mbushje bërthamore aq shumë, sa ta vendosë në raketë. The post Rusia e Kina: Koreja e Veriut të ndalë testet appeared first on INSAJDERI.
Katër vatra zjarri në Shqipëri Posted: 04 Jul 2017 10:08 AM PDT

Emergjencat Civile kanë bërë të ditur me anë të një njoftimi situatën e masave për shkak të zjarreve deri në ditën e sotme. EC thekson se temperaturat mbeten ende të larta në vend dhe rreziku i zjarreve është evident. “Përgjatë orëve të fundit ka pasur 4 vatra zjarri në sipërfaqe me pyje dhe shkurre në Vlorë, Fier dhe Durrës. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët pavarësisht terrenit të vështirë. Në Qarkun e Vlorës, në fshatin Armen, Selenicë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra u përfshi nga flakët, të cilat rrezikojnë edhe disa banesa. Për shuarjen e flakëve kanë shkuar forca zjarrfikëse nga Vlora. Me kërkesë të Prefektit, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile koordinoi dërgimin edhe të 60 forcave ushtarake për ndihmë”, transmeton njoftimin e EC-së kp. Ndërsa në Qarkun e Fierit, në fshatin Gjorgos, Cakran është riaktivizuar përsëri vatra e zjarrit e një dite më parë në një masiv me pisha. Forca të zjarrfikësve të Fierit ndodhen në vendngjarje dhe janë duke punuar për shuarjen e flakëve edhe pse terreni është i vështirë. Ndërkohë në fshatin Zhupan Qendër, gjatë paradites ka rënë një zjarr në një zonë me shkurre, ferra dhe ullishte. Nga flakët është djegur një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre e ferra si dhe pjesërisht 10 rrënjë ullinj. Në Qarkun Durrës, në Gjirin e Lalzit, Ishëm ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarrfikësit nga Durrësi kanë mbërritur dhe kanë shuar flakët brenda pak minutash. Për pasojë është djegur një sipërfaqe prej rreth 1 dynym me shkurre dhe ferra. The post Katër vatra zjarri në Shqipëri appeared first on INSAJDERI.
Kosova dhe Serbia, të “shtrënguara” të arrijnë marrëveshje Posted: 04 Jul 2017 10:01 AM PDT

Faza e re e dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas njohësve zhvillimeve politike, supozohet se do  përmbyllet me marrëveshje reja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, si kusht i pashmangshëm për anëtarësimin e tyre Bashkimin Evropian. Marrë parasysh dimensionin e ri politik po merr dialogu i Brukselit, Kosova dhe Serbia po instalojnë një formë re negociatave nivel presidentëve. këtë kuadër, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiqkanë zhvilluar hënën një takim  lehtësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pas cilit u kumtua se dy burrështetasit ishin pajtuar hapet një fazë e re e negociatave çon drejt normalizimit dhe pajtimit. Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë thotë se takimi nivel presidentësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tregon përkushtimin e dy vendeve për normalizimin e plotë marrëdhënieve.

“Ishte një takim joformal i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, por që ka për qëllim që të tregojë përkushtimin edhe të Kosovës edhe të Serbisë për vazhdimin e dialogut deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve”. “Ngritja në nivel presidentësh do të thotë edhe afirmim i pozitave të reja ose i figurave të vjetra në pozita të reja të dy personaliteteve që konsiderohen kyçe në të dy palët, pra Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq dhe supozohet se do të konkretizohet dialogu dhe do të arrihen marrëveshjet që mund t’i normalizojnë marrëdhëniet dhe të kapërcejnë çështjet që ishin në shqyrtim”, thotë Tahiri. Tahiri konsideron se dialogu ndërmjet presidentëve mund të ndërtojë platformën dhe parimet e dialogut, por që dialogu i vërtet rregullohet vetëm ndërmjet ministrive konkrete dhe qeverive të dy shteteve. “Marrëdhëniet e vërteta dhe të qëndrueshme, në harmoni me Kushtetutën dhe ligjin, bëhen vetëm ndërmjet ministrive dhe marrëveshjeve dypalëshe shtetërore”, thekson Tahiri. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kusht për të dy shtetet që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian. Kosova tashmë ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, ndërsa Serbia ka hapur kapituj të negociatave të anëtarësimit. Analistët politikë presin që në javët dhe muajt në vijim, agjenda e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë shumë më intensive. Avni Mazreku, njohës i rrethanave politike dhe profesor i së Drejtës Evropiane, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se në mënyrë që çështjet e hapura dhe të pambyllura të këtyre dy shteteve të shkojnë drejt normalizimit të raporteve, të inkurajuar nga ana e BE-së, agjenda e dialogut do të jetë shumë më intensive. “Duke e ditur që aktualisht politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian konsiston vetëm në kontekst të zgjerimit të BE-së në zonën e Ballkanit Perëndimor, atëherë do ta kemi një agjendë më intensive të BE-së në raport me këtë politikë”. “Ideja qendrore e krejt këtij dialogu është normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, dhe normalizimi i raporteve të këtyre dy vendeve nënkupton mbylljen e çështjeve të hapura të këtyre dy vendeve. Këto dy vende kanë ende çështje të hapura dhe të pambyllura dhe shumë problematike, por që këto çështje duhet të shihen si çështje që do të gjejnë zgjidhje, në kuadër të ecjes së këtyre dy vendeve drejt anëtarësimit në BE”, thekson Mazreku. Mazreku shton se ka pasur margjinalizim të kësaj temë si rezultat i shumë çështjeve që kanë ndodhur në lidhje me BE-në dhe rreth saj, por sipas tij, pavarësisht këtyre uljeve dhe ngritjeve, politika e zgjerimit të BE-së mbetet njëra nga prioritet kryesore të këtij unioni. Ndërkohë, faktin që Vuçiq dhe Thaçi, pas takimit në Bruksel, kanë folur për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë, Dushan Janjiq, nga Forumi për marrëdhënie etnike, nuk e sheh si shumë të rëndësishme. Siç thotë ai, në një botë ku sundojnë konfliktet, pajtim nuk merret seriozisht. “Pajtimi nuk është temë. Temë është normalizimi i zgjidhjeve të problemeve jetësore të qytetarëve, ndërkohë që një prej këtyre probleme jetësore është zgjidhja e çështjes së viktimave të zhdukura. Por, paralelisht me dialogun në Bruksel. Pajtimi është këtu vetëm për komplikim, pajtimi është këtu vetëm për mistifikim”. “Ka diçka tjetër, për të cilën ndoshta kanë menduar, e kjo është që normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, që nënkupton normalizimin e marrëdhënieve me shqiptarët e Kosovës, duhet të shikohet në një kontekst të gjerë të forcimit të bashkëpunimit të shqiptarëve dhe serbëve në rajon”, thekson Janjiq. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në mars të vitit 2011, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Ndër marrëveshjet e para ka qenë ajo për Menaxhimin e integruar të kufirit apo për lëvizjen e lirë. Kosova dhe Serbia ndërkaq kishin arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. The post Kosova dhe Serbia, të “shtrënguara” të arrijnë marrëveshje appeared first on INSAJDERI.

Trepça ’89 pëson dy gola dhe mbetet me 10 lojtarë në fushë Posted: 04 Jul 2017 09:44 AM PDT

Vikingur Gota ka shënuar dy gola shpejtë ndaj Trepçës ’89, dhe ka kaluar epërsi 2 me 0 stadiumin “Adem Jashari” Mitrovicë. Skuadra nga Ishujt Faroe shënoi minutat 37′ dhe 40′. Njërin gol e shënoi Angleh, ndërsa tjetri ishte një autogol i Përparim Islamit. Ndërsa, Blerand Kurtishaj i Trepçës ’89 është ndëshkuar me karton kuq minutën e 33-të ndaj Vikingurit duke lënë mitrovicasit me një futbollist pak fushë. Kurtishaj u ndëshkua me kartonin e dytë verdhë pas një ndërhyrje ashpër. /Insajderi.com   The post Trepça ’89 pëson dy gola dhe mbetet me 10 lojtarë në fushë appeared first on INSAJDERI.
Volkswagen kthehet në tregun iranian pas 17 vitesh Posted: 04 Jul 2017 09:29 AM PDT

Volkswagen ka bërë të ditur se do të rikthehet në tregun iranian pas 17 vitesh. Kompania gjermane e automjeteve ka thënë se do të fillojë shitjen e veturave në Iran gjatë muajit të ardhshëm pas nënshkrimit të kontratës me importuesin lokal, Mammut Khodro. Sipas marrëveshjes, kompania do të shesë disa tipa veturash që kanë qenë më të kërkuarat në rajonin e Tehranit. “Me kthimin në Iran, brendi Volkswagn është duke plotësuar një tjetër pikë të zbrazët në tregun botëror të automobilave”, ka thënë menaxheri i kompanisë për Iranin, Sundt Jensen. Volkswagen është lider në tregun evropian me llojet e veturave si VW, Porsche, Skoda dhe Seat. Brendi ishte larguar nga tregu iranian gjatë vitit 2000, pas rritjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit. Prodhuesit francezë të veturave, Renault dhe PSA, po ashtu kanë njoftuar se kanë bërë plane për kthim në tregun iranian, pas heqjes së sanksioneve ekonomike, njofton rel. Në janar të vitit 2016 janë hequr sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit, të cilat ishin vënë për programin e saj bërthamor. The post Volkswagen kthehet në tregun iranian pas 17 vitesh appeared first on INSAJDERI.
Filmi i ri i Tupac përhap dyshime se reperi është përdhunuar Posted: 04 Jul 2017 09:20 AM PDT

Filmi i ri i biografisë së Tupakut është duke marrë në të njëjtën kohë, edhe vlerësime pozitive, por edhe negative. Yjet si Jada Pinkett dhe 50 Cent janë prej atyre të cilët e kanë kritikuar filmin, për shkak se sipas tyre filmi nuk është i bazuar në fakte të sakta. Përpos asaj filmi i ka bërë fansat e Tupac-ut të besojnë se ai ishte keqtrajtuar dhe përdhunuar në kohën sa ishte në burg. Për këtë pa korrektësi ka reaguar L.T. Hutton, producenti i albumit të Tupacut”All eyes on me”. Në llogarinë e tij të Insgtagram-it, Hutton ka publikuar një video të rrallë të reperit duke folur për kohën e tij në burg. Disa njerëz  me të vërtetë kanë fituar përshtypjen se Tupac ishte përdhunuar në burg, ndërsa të tjerë mendonin se këto thashetheme janë krejtësisht të pa vërteta. “Kishte vajza që më shkruanin duke qarë dhe duke më thënë:” Ti je përdhunuar në burg, më vjen keq “, Po kjo gjëja këtu do të më ushqejë zemërimin që kurrë nuk do të vdesë. Për këtë unë jam detyruar të shkruaj letra shumë fëmijëve të vegjël, duke u shpjeguar atyre se unë do të jem i vdekur para se dikush të më  përdhunojë mua. Dhe ju e dini këtë. Pra, për sa i përket të tjerëve, nuk kam mëshirë fare në zemrën time. Ti më kupton se ku e kam fjalën? Ky nuk është i njëjti Tupac, më beso. Jam me të vërtetë shumë i zemëruar.”, tha Tupac në intervistën e tij për Vibe, asokohe.   The post Filmi i ri i Tupac përhap dyshime se reperi është përdhunuar appeared first on INSAJDERI.
Reagime të ashpra pas deklaratës së Brnabiq për Rusinë Posted: 04 Jul 2017 09:18 AM PDT

Deklarata e kryeministres serbe, Ana Brnabiq, se “nëse duhej që Serbia të zgjidhte në mes të lidhjeve më të ngushta me Rusinë dhe anëtarësimit në BE, ajo do të vendoste për BE-në”, ka shkaktuar pakënaqësi tek disa parti politike në Beograd. Partia Radikale Serbe dhe Partia Demokratike e Serbisë kanë kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të deklarohet për këtë si dhe të ketë debat publik për anëtarësimin e tyre në BE. “Me rastin e zgjedhjes së Brnabiqit, vetëm radikalët serbë nuk janë marrë me çështje dytësore, në të cilat regjimi i Vuçiqit me ditë të tëra ka tërhequr vëmendjen, përcjell Klan Kosova. “E dinim se ajo (Brnabiq) ka qenë e imponuar dhe se Perëndimi përmes saj bën presion mbi Aleksandar Vuçiqin. Për këtë ne kemi paralajmëruar shumicën parlamentare”, thuhet në një deklaratë të radikalëve serbë.   The post Reagime të ashpra pas deklaratës së Brnabiq për Rusinë appeared first on INSAJDERI.
Presidenti jep tri lajme të mëdha që do të ndodhin brenda vitit Posted: 04 Jul 2017 09:12 AM PDT

Presidenti i vendit ka dhënë një intervistë pas kthimit nga Brukseli ku mënyrë jo formale është takuar me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq. Hashim Thaçi ka folur për televizionin shqiptar “ABC News” ku ka dhënë tri lajme mëdha sipas tij do vijnë për Kosovën gjatë vitit 2017, raporton Insajderi. Fillimisht ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do finalizohet shumë shpejt, me një marrëveshje historike, mes dy vendeve. “Ky është rifillim i angazhimit dy presidentëve për një punë e cila do rezultojë e do finalizohet me një marrëveshje madhe dhe historike normalizimit dhe raporteve Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaçi. pas ka dhënë lajmin e dytë. Ka thënë se Qeveria e Kosovës do formohet një afat rekord, ani pse koalicioni fitues nuk i ka siguruar votat për pasur 61 deputetë sa nevojiten për formuar Qeverinë. “Nuk besoj se do ketë krizë ndërtimin e Qeverisë. Shoh vullnet nga koalicioni fitues për themelimin e Qeverisë afat rekord. Do respektoj Kushtetutën dhe Kosova do ketë shumë shpejt Qeverinë”, ka thënë presidenti. Lajmi tretë lidhet me ushtrinë. Sipas presidentit ajo do themelohet brenda vitit 2017. “Ky themelim I FSK-së do ndodhë gjatë  vitit 2017”, ka thënë Thaçi./Insajderi.com   The post Presidenti jep tri lajme të mëdha që do të ndodhin brenda vitit appeared first on INSAJDERI.
Gruevski shpëton nga paraburgimi, gjykata i merr pasaportën Posted: 04 Jul 2017 09:06 AM PDT

Gjykata Penale në Shkup e shpëtoi ish-kryeministrin Nikola Gruevski nga paraburgimi. Ajo refuzoi kërkesën e Prokurorise Speciale Publike, e vendosi një dënim shumë më të butë duke i marrë pasaportën. E njëjta masë u mor edhe për ish-ministrat Gordana Jankulovska dhe Mile Janakieski, si dhe ish-sekretarët e përgjithshëm të Qeverisë, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer, që do të mbeten gjithashtu pa dokument udhëtimi. Në njoftimin e gjykatës sqarohet se, një pjese të të akuzuarve u është sekustruar pasaporta diplomatike dhe vendimi ndalon që atyre t’u jepet pasaportë tjetër. Pa pasaporta do të mbeten edhe 16 të pandehurit e tjerë, të asaj që njihet si çështja “Titanik”. Prokuroria Speciale Publike deklaroi se do ta apelojë vendimin. Ajo njoftoi të enjten ngritjen e 17 aktakuzave ndaj 94 personave fizikë dhe 7 juridikë, e kërkoi arrestimin e Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij për organizimin dhe pjesëmarrjen në mashtrime elektorale. Materiali i saj buronte nga skandali i bisedave të përgjuara telefonike. Rastet kanë të bëjnë me financimin e paligjshëm të partive, për manipulime të pronave, dëmtime të pronave të të tjerëve, për shkatërrimin e paligjshëm të pajisjeve të përgjimit, për nxitje dhune dhe një sërë akuzash të tjera. Gruevski ishte shprehur fill pas deklaratës së saj se, aktpaditë paraqisnin përndjekje të kundërshtarëve politikë. Prokuroria Speciale Publike u krijua si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinës, të arritur verën e vitit 2015 ndërmjet 4 partive më të mëdha politike, me ndihmën e SHBA dhe BE. Qëllimi i themelimit të saj ishte dhënia fund e krizës dyvjeçare që kishte përfshirë vendin pas skandalit të përgjimeve. The post Gruevski shpëton nga paraburgimi, gjykata i merr pasaportën appeared first on INSAJDERI.
Haziri: PAN-i mund të bashkëpunoj me VV-në për qeverinë e re Posted: 04 Jul 2017 09:04 AM PDT

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel tha se PAN mund t’i ketë numrat sipas tij, kanë mundësinë edhe për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas Hazirit, një bashkëpunim mes PDK-së dhe VV-së ekzistoi kur u rrëzua Qeveria Mustafa dhe mund të ndodhë sërish. “Numrat mund t’i kenë sepse kanë mundësi edhe me grupin e deputetëve të VV-së, sepse ata arritën të bashkëpunojnë në rrëzimin e Qeverinë Mustafa”, tha Haziri. /Insajderi.com The post Haziri: PAN-i mund të bashkëpunoj me VV-në për qeverinë e re appeared first on INSAJDERI.
Reperi Bim Bimma dënohet me 1 vit burgim me kusht Posted: 04 Jul 2017 08:51 AM PDT

Gjykata Themelore Prishtinë e ka shpallur fajtor reperin Burim Kursani, me pseudonimin Bim Bimma, për kultivim narkotikëve banesën e tij. I njëjti është dënuar me 1 vit burgim dhe 500 euro gjobë. Mirëpo, dënimi me burg nuk do ekzekutohet nëse Kursani nuk kryen vepër tjetër penale brenda 2 viteve. Pas leximit aktakuzës nga prokurorja Ferdane Sylejmani, reperi Bim Bimma e ka pranuar fajësinë për veprën penale me cilën e ngarkon aktakuza, raporton Betimi për Drejtësi. Ndërkaq, procedura është veçuar për akuzuarën tjetër këtë rast, Zhaklin Lekatari, pasi gjykata kishte pranuar një njoftim nga policia se e njëjta është shtetase e Shqipërisë dhe jeton atje. Ndryshe, sipas aktit akuzkues ish-prokurorisë Qarkut Prishtinë, Burim Kursani dhe Zhaklin Lekatari pa autorizim kishin kultivuar, prodhuar, përpunuar dhe përgatitë, substanca e preparate rrezikshme si narkotikë. Sipas prokurorisë 15 prill 2008, banesën e tyre ishin gjetur paketime vogla marihuanës, mjete për përgatitjen dhe përdorimin e marihuanës si dhe fletushka lidhur me kultivimin e kësaj substance. Aktakuza vazhdon se  banesën e tyre janë gjetur 579 gramë bari ngjyrë gjelbër-marihuanë, si dhe një vazo ishin gjetur 1345 euro. /Insajderi.com The post Reperi Bim Bimma dënohet me 1 vit burgim me kusht appeared first on INSAJDERI.
“Me trup e me shpirt, jemi me futbollistët” Posted: 04 Jul 2017 08:43 AM PDT

Një grup prej dhjetra minatorësh nga miniera e Trepçës do ta mbështesin stadiumin “Adem Jashari” skuadrën e Trepçës ’89 ndeshje ndaj Vikingur Gotas. Me një banderolë duar, me kapela punës kokë dhe me rroba pune, minatorët i janë drejtuar stadiumit “Adem Jashari”. “Me trup e me shpirt do t’i përkrahim me shku me tutje. Kemi me përkrah klubin tonë”, thotë njëri nga minatorët. Ndeshja mes Trepçs ’89 dhe Vikingur Gotas, skuadër nga Ishujt Faroe, është e vlfeshme për raundin e parë para-kualifikues Ligës Kampionëve. Mitrovicasit e kanë humbur ndeshjen e parë ndaj Vikingurit me rezultat 2-1. /Insajderi.com The post “Me trup e me shpirt, jemi me futbollistët” appeared first on INSAJDERI.
Gjyqtari i ndeshjes së Trepçës ’89, ka pasur edhe më parë “punë” me shqiptarë Posted: 04 Jul 2017 08:31 AM PDT

Alexander Harkam është austriaku do ndajë drejtësinë ndeshjen Trepça ’89 – Vikingur, e vlefshme për raundin e parë kualifikues Ligës Kampionëve. Harkam, i cili nuk shquhet për karrierë njohur referim, garat evropiane ka gjykuar shumicën e rasteve sfida niovelit ulët garave. Austriaku shpeshti ka gjykuar ndeshje skuadrave U-17, U-19 dhe U-21. Por, ajo bie sy është se Harkam parë kishte gjykuar edhe një ndeshje një skuadre shqiptare, Skënderbeut Korçës, raporton Insajderi. Ishte ndeshja e vitit kaluar, e raundit dytë kualifikueseve për Ligën e Kampionëve, Skënderbeu – Crusaders, Harkam e kishte gjykuar. Skënderbeu e fitoi atë sfidë me rezultat 4-1 Korçë. /Insajderi.com  The post Gjyqtari i ndeshjes së Trepçës ’89, ka pasur edhe më parë “punë” me shqiptarë appeared first on INSAJDERI.
“Nëse qeveria e re varet nga Lista Serbe, do të vijë një krizë e pabesueshme” Posted: 04 Jul 2017 08:22 AM PDT

Albin Kurti thotë se Kosova mund ta përjetojë një “krizë pabesueshme” vitet e ardhshme, rast se qeveria e re do varej nga Lista Serbe. I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë për gazetën serbe Danas, se qoftë se Lista Serbe bëhet faktor qeverinë e re, atëherë i bie se ajo qeveri do t’i kishte dy kryeqytete: Beogradin dhe Prishtinën. “Danas”: Disa media Prishtinë pohojnë se u arrit marrëveshje për formimin e një qeverie re dhe se Ramush Haradinaj do jetë kryeministri i ri. A janë këto pretendime vërteta? Kurti: pari, kjo do jetë një vazhdim i regjimit vjetër kundër vullnetit popullit Kosovës, cilët votuan për ndryshim. dyti qoftë se shumica e re parlamentare varet direkt nga Lista Serbe dhe Vuçiq atëherë kjo qeveri do t’i ketë dy qytetet kryesore, Prishtinën dhe Beogradin si dhe pastaj Kosova do jetë një krizë pabesueshme politike paparë nga periudha e pasluftës. Lëvizja Vetëvendosje është tashmë partia e madhe politike Kosovë. Ne besojmë se kjo shpresë e madhe e qytetarëve, pas kthimit kurajos duhet kurorëzohet jo vetëm me një parlament ri, por edhe me qeveri re udhëhequr nga Vetëvendosje, si parti social demokrate. /Insajderi.com The post “Nëse qeveria e re varet nga Lista Serbe, do të vijë një krizë e pabesueshme” appeared first on INSAJDERI.
Trepça ’89 – Vikingur Gota: gjithçka që duhet të dini për ndeshjen Posted: 04 Jul 2017 08:17 AM PDT

Trepça ’89 synon shkruajë historinë, teksa sot ka mundësinë kualifikohet për raundin e dytë para-kualifikueseve Ligës Kampionëve. Skuadra nga Mitrovica, mund bëhet e para e kalon një raund garat evropiane histori futbollit kosovar. Mitrovicasit e humbën ndeshjen e parë me rezultat 2-1 ndaj Vikingurit, ndeshjen ku Fiton Hajdari u bë futbollisti i parë shënon për një skuadër kosovare kualifikueset e Ligës Kampionëve, raporton Insajderi. Si do ta kalonte Trepça ’89 raundin e parë? Për kaluar raundin e dytë para-kualifikues Ligës Kampionëve, skuadra e Trepçës ’89 duhet patjetër ta fitojë ndeshjen. Por, për kaluar këtë fazë, mitrovicasve u duhet minimalisht një fitore me vetëm një gol diferencë, por me kusht skuadra e Vikingur shënojë dy gola. rast se Vikingur shënon dy gola, dhe Trepça ’89 ka epërsi prej një goli, atëherë do kalonte Vikinguri, si rezultat i golave shënuar si mysafir. Megjithatë, Trepça ’89 do ta kalonte raundin me secilin rezultat ku do kishte epërsi prej dy golave. Ndeshja mund shkojë vazhdime, qoftë se rezultati mbetet i njëjtë sikurse sfidën e parë, 2 me 1. Gjyqtarët e takimit Për dallim nga ndeshja e parë, ndeshjen kthyese mes Trepçës ’89 dhe Vikingurit do ndajë drejtësi një katërshe e gjyqtarëve nga Austria.

Gjyqtar kryesor: Alexander Harkam
Gjyqtarë asisentë: Markus Gutschi, Stefan Gamper. Gjyqtar i katërt: Christopher Jaeger Transmetimi i ndeshjes do bëhet direkt Supersport Kosova dhe Supersport Albania. Formacionet zyrtare: trepca-1-730x333 INSAJDERI: “Ëndrra e Trepçës ’89 po kthehet në makth [video]” plus 19 more /Insajderi.com  

The post Trepça ’89 – Vikingur Gota: gjithçka që duhet të dini për ndeshjen appeared first on INSAJDERI.

Formacionet zyrtare: Trepça ’89 – Vikingur Gota Posted: 04 Jul 2017 08:01 AM PDT

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e kthimit Trepçës ’89 ndaj skuadrës nga Ishujt Faroe, Vikingur Gota. Ndeshja fillon prej orës 18:00. trepca-1-730x333 INSAJDERI: “Ëndrra e Trepçës ’89 po kthehet në makth [video]” plus 19 more The post Formacionet zyrtare: Trepça ’89 – Vikingur Gota appeared first on INSAJDERI.
“Zoti e bekoftë Amerikën” – Kryeministri uron Amerikën për 4 korrikun Posted: 04 Jul 2017 07:53 AM PDT

Kryetari i LDK-së dhe kryeministri largim, Isa Mustafa e ka uruar Amerikën për Ditën e Pavarësisë tyre. Mustafa thotë se SHBA është garantuesi i madh i paqes gjithë globin, raporton Insajderi. Sipas tij, Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj i janë përjetësisht mirënjohës SHBA-ve për kontributin e pazëvendësueshëm arritjet e Kosovës. Postimi i plotë i Mustafës Facebook: Të ndërtuara mbi sakrificat, parimet dhe vlerat më të larta njerëzore, SHBA-të janë sot garantuesi dhe mbështetësi më i madh i paqes, lirisë dhe humanitetit në mbarë globin. 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së SHBA-ve, me të drejtë mund të konsiderohet festë e të gjithë popujve dhe shteteve të botës së lirë dhe demokratike. Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj i janë përjetësisht mirënjohës SHBA-ve për kontributin e pazëvendësueshëm në arritjet e Kosovës. Partneriteti dhe miqësia e përjetshme me SHBA-ta janë busulla orientuese e shtetit dhe popullit tonë. Zoti e Bekoftë Amerikën! God Bless America! The post “Zoti e bekoftë Amerikën” – Kryeministri uron Amerikën për 4 korrikun appeared first on INSAJDERI.
Reklama