Home » “Astana: Nis raundi i pestë i bisedimeve për arritjen e paqes në Siri” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Astana: Nis raundi i pestë i bisedimeve për arritjen e paqes në Siri” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

“Astana: Nis raundi i pestë i bisedimeve për arritjen e paqes në Siri” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

Astana: Nis raundi i pestë i bisedimeve për arritjen e paqes në Siri Posted: 04 Jul 2017 09:08 AM PDT

Diplomatë nga Rusia, Irani, Turqia dhe SHBA, kanë filluar raundin e pestë të bisedimeve për paqe në Siri me qeverinë siriane dhe disa pjesëtarë të grupeve opozitare në Siri. Takimi është mbajtur në Astana. I dërguari special i OKB-së, në Siri, Staffan de Mistura, ka qenë pjesë e takimit dy ditorë që po mbahet në kryeqytetin e Kazakistanit. Bisedimet në Astana të inicuara nga Rusia, Irani dhe Turqia, janë të ndara prej negociatave të OKB-së që mbahen në Gjenevë rreth situatës në Siri. Ministria e Jashtme e Kazakistanit ka thënë se bisedimet konsiderohen si takime bilaretale në mes të anëtarëve të delegacioneve. Ministri i Jashtëm i Kazakistanit, Kairat Abdrakhmanov, ka thënë se pjesë e takimit kanë qenë nëntë përfaqësues të opozitës së armatosur. Pak para se të fillonte takimi, ushtria amerikane njoftoi, se forcat siriane të mbështetura nga SHBA-ja kanë depërtuar në murin që rrethon qytetin Raka, në betejën për të rimarrë kontrollin e qytetit nga grupi ekstremist Shteti Islamik. Militantët e Shtetit Islamik nuk kanë qenë pjesë e takimeve në Astana dhe Gjenevë, për arritjen e paqes në Siri. Shteti Islamik ka humbur pjesë të mëdha të territorit sirian të cilat i ka kontrolluar për disa vite. Militantët e Shtetit Islamik e konsiderojnë qytetin Raka, si kryeqytetin e tyre brenda territorit të Sirisë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Volkswagen kthehet në tregun iranian Posted: 04 Jul 2017 08:26 AM PDT

Volkswagen ka bërë të ditur se do të rikthehet në tregun iranian pas 17 vitesh. Kompania gjermane e automjeteve ka thënë se do të fillojë shitjen e veturave në Iran gjatë muajit të ardhshëm pas nënshkrimit të kontratës me importuesin lokal, Mammut Khodro. Sipas marrëveshjes, kompania do të shesë disa tipa veturash që kanë qenë më të kërkuarat në rajonin e Tehranit. “Me kthimin në Iran, brendi Volkswagn është duke plotësuar një tjetër pikë të zbrazët në tregun botëror të automobilave”, ka thënë menaxheri i kompanisë për Iranin, Sundt Jensen. Volkswagen është lider në tregun evropian me llojet e veturave si VW, Porsche, Skoda dhe Seat. Brendi ishte larguar nga tregu iranian gjatë vitit 2000, pas rritjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit. Prodhuesit francezë të veturave, Renault dhe PSA, po ashtu kanë njoftuar se kanë bërë plane për kthim në tregun iranian, pas heqjes së sanksioneve ekonomike. Në janar të vitit 2016 janë hequr sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit, të cilat ishin vënë për programin e saj bërthamor. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Kosova dhe Serbia, të “shtrënguara” të arrijnë marrëveshje  Posted: 04 Jul 2017 08:03 AM PDT

Faza e re e dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas njohësve të zhvillimeve politike, supozohet se do të përmbyllet me marrëveshje të reja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, si kusht i pashmangshëm për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian. Marrë parasysh dimensionin e ri politik që po merr dialogu i Brukselit, Kosova dhe Serbia po instalojnë një formë të re të negociatave në nivel të presidentëve. Në këtë kuadër, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar të hënën një takim të lehtësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pas të cilit u kumtua se të dy burrështetasit ishin pajtuar që të hapet një fazë e re e negociatave që çon drejt normalizimit dhe pajtimit. Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë thotë se takimi në nivel presidentësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tregon përkushtimin e të dy vendeve për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. “Ishte një takim joformal i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, por që ka për qëllim që të tregojë përkushtimin edhe të Kosovës edhe të Serbisë për vazhdimin e dialogut deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve”. “Ngritja në nivel presidentësh do të thotë edhe afirmim i pozitave të reja ose i figurave të vjetra në pozita të reja të dy personaliteteve që konsiderohen kyçe në të dy palët, pra Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq dhe supozohet se do të konkretizohet dialogu dhe do të arrihen marrëveshjet që mund t’i normalizojnë marrëdhëniet dhe të kapërcejnë çështjet që ishin në shqyrtim”, thotë Tahiri. Tahiri konsideron se dialogu ndërmjet presidentëve mund të ndërtojë platformën dhe parimet e dialogut, por që dialogu i vërtet rregullohet vetëm ndërmjet ministrive konkrete dhe qeverive të dy shteteve. “Marrëdhëniet e vërteta dhe të qëndrueshme, në harmoni me Kushtetutën dhe ligjin, bëhen vetëm ndërmjet ministrive dhe marrëveshjeve dypalëshe shtetërore”, thekson Tahiri. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kusht për të dy shtetet që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian. Kosova tashmë ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, ndërsa Serbia ka hapur kapituj të negociatave të anëtarësimit. Analistët politikë presin që në javët dhe muajt në vijim, agjenda e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë shumë më intensive. Avni Mazreku, njohës i rrethanave politike dhe profesor i së Drejtës Evropiane, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se në mënyrë që çështjet e hapura dhe të pambyllura të këtyre dy shteteve të shkojnë drejt normalizimit të raporteve, të inkurajuar nga ana e BE-së, agjenda e dialogut do të jetë shumë më intensive. “Duke e ditur që aktualisht politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian konsiston vetëm në kontekst të zgjerimit të BE-së në zonën e Ballkanit Perëndimor, atëherë do ta kemi një agjendë më intensive të BE-së në raport me këtë politikë”. “Ideja qendrore e krejt këtij dialogu është normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, dhe normalizimi i raporteve të këtyre dy vendeve nënkupton mbylljen e çështjeve të hapura të këtyre dy vendeve. Këto dy vende kanë ende çështje të hapura dhe të pambyllura dhe shumë problematike, por që këto çështje duhet të shihen si çështje që do të gjejnë zgjidhje, në kuadër të ecjes së këtyre dy vendeve drejt anëtarësimit në BE”, thekson Mazreku. Mazreku shton se ka pasur margjinalizim të kësaj temë si rezultat i shumë çështjeve që kanë ndodhur në lidhje me BE-në dhe rreth saj, por sipas tij, pavarësisht këtyre uljeve dhe ngritjeve, politika e zgjerimit të BE-së mbetet njëra nga prioritet kryesore të këtij unioni. Ndërkohë, faktin që Vuçiq dhe Thaçi, pas takimit në Bruksel, kanë folur për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë, Dushan Janjiq, nga Forumi për marrëdhënie etnike, nuk e sheh si shumë të rëndësishme. Siç thotë ai, në një botë ku sundojnë konfliktet, pajtim nuk merret seriozisht. “Pajtimi nuk është temë. Temë është normalizimi i zgjidhjeve të problemeve jetësore të qytetarëve, ndërkohë që një prej këtyre probleme jetësore është zgjidhja e çështjes së viktimave të zhdukura. Por, paralelisht me dialogun në Bruksel. Pajtimi është këtu vetëm për komplikim, pajtimi është këtu vetëm për mistifikim”. “Ka diçka tjetër, për të cilën ndoshta kanë menduar, e kjo është që normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, që nënkupton normalizimin e marrëdhënieve me shqiptarët e Kosovës, duhet të shikohet në një kontekst të gjerë të forcimit të bashkëpunimit të shqiptarëve dhe serbëve në rajon”, thekson Janjiq. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në mars të vitit 2011, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Ndër marrëveshjet e para ka qenë ajo për Menaxhimin e integruar të kufirit apo për lëvizjen e lirë. Kosova dhe Serbia ndërkaq kishin arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Parlamentin Evropian miraton ndihmën financiare për Moldavinë Posted: 04 Jul 2017 07:32 AM PDT

Parlamenti Evropian ka votuar që Bashkimi Evropian t’i jap Moldavisë ndihmë financiare  prej 100 milionë eurosh. Ndihma përbëhet nga 60 milionë euro hua dhe një grant prej 40 milionë eurosh. Kjo ndihmë vjen si përgjigje e BE-së për të përmbushur nevojat financiare të Moldavisë në periudhë afatshkurtë. Ndihma financiare ishtë shtyrë gjatë muajit maj pasi disa grupe brenda Parlamentit Evropian ngritën shqetësimet e tyre për gjendjen e mediave në Moldavi, rregullin ligjor dhe ndryshimet e fundit për ligin zgjedhor. Gjatë muajit qershor është arritur një kompromis në mes të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-së, sipas të cilit Moldavia duhet me domosdo të respektojë normat demoratike, duke përfshirë edhe një sistem parlamentar shumë partiak. Kjo ndihmë garanton nga ana e Moldavisë që të respektojë të drejtat e njeriut. Komisioni Evropian ka të drejtë që të anulojë pagesat në rast se Moldavia nuk i respekton kushtet e kësaj ndihme. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Për dy muaj, mbi 390 migrantë kanë synuar të kalojnë nëpër Maqedoni Posted: 04 Jul 2017 07:02 AM PDT

Policia e Maqedonisë ka bërë të ditur se po vazhdojnë përpjekjet e migrantëve nga viset e prekura nga lufta në Lindjen e Mesme, që të kalojnë nëpër territorin e këtij shteti për të vazhduar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.  Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se gjatë dy muajve të fundit janë regjistruar 393 raste të migrantëve, të cilët ilegalisht kanë tentuar të hyjnë në territorin e Maqedonisë. Gjatë muajit qershor ishin 109 raste, ndërsa gjatë muajit maj, 284 raste. Sipas statistikave të kësaj Ministrie, 224 migrantë janë kapur përgjatë vijës kufitare Maqedoni – Greqi, dhe janë kthyer sërish në territorin e Greqisë. Policia maqedonase gjatë javës së kaluar ka zbuluar dhe trafikimin e tetë migrantëve nga India dhe Pakistani të cilët ilegalisht kanë tentuar ta kalojnë territorin e Maqedonisë. Në bazë të ndryshimeve që pësoi vitin e kaluar Ligji për azilin, pas mbylljes së Rrugës Ballkanike, migrantët të cilët ilegalisht hyjnë në Maqedoni nga një shtet i cili është pjesë e BE-së apo NATO-s, duhet që të kthehen sërish në të njëjtin shtet me përcjellje të Policisë. Përderisa në raportin e fundit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Shkup, theksohet se migrantët që vijnë në Maqedoni përmes rrugëve ilegale nga viset e prekura nga lufta në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në mënyrë jolegale depërtohen nga Maqedonia si shtet. Uranija Piroska nga Komiteti i Helsinkit në Shkup tha për Radion Evropa e Lirë se rënia e interesimit edhe nga mediat për problemet me migrantët në Maqedoni, u hap rrugë për të vepruar trafikantëve. “Defokusimi i mediave nga problemi me migrantët të cilët ilegalisht hyjnë në Maqedoni, ka bërë që migrantët të bëhen pre e trafikuesve, të cilët për shuma të caktuara i bartin migrantët nga kufiri jugor i shtetit drejt atij verior”, thotë Piroska. Ndërkaq, Jasmin Rexhepi nga Organizata joqeveritare, LEGIS thotë se ekipet e organizatës që përfaqëson, për çdo ditë regjistrojnë migrantë të cilët, për çdo ditë tentojnë që t’i kalojnë vendkalimet kufitare, të nxitur nga dëshira për të vazhduar udhëtimin e tyre drejtë vendeve të familjes evropiane. “Ne kishim një rast në qershor, kur një grup i migrantëve u paraqit në kampin e Tabanovcit dhe Ministria e Punëve të Brendshme u lejoi atyre që të futen brenda pas reagimit tonë përmes Avokatit të Popullit”. “Migrantët me ditë të tëra të qëndrojnë në male për të gjetur një mundësi që përmes rrugëve sporadike, në momente të caktuara të vazhdojnë udhëtimin drejt destinacionit të caktuar. Kjo i bën ata edhe më shumë që të bëhen pre e keqtrajtimeve nga ana trafikuesve”, thotë Rexhepi. Sipas të dhënave të Policisë së Maqedonisë, aktualisht në qendrën transitore në Vinojug përgjatë vijës kufitare Maqedoni –Greqi, qëndrojnë 9 migrantë, ndërkohë që në atë të Tabanovës, përgjatë vijës kufitare Maqedoni – Serbi, qëndrojnë 20 migrantë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Koreja V: Testim i suksesshëm i raketës balistike interkontinentale Posted: 04 Jul 2017 06:10 AM PDT

Koreja Veriore ka deklaruar se me sukses është kryer testimi i një rakete balistike interkontinentale (ICBM), e cila ka kapacitet të shënjestrojë secilin vend në botë. Televizioni shtetëror në Korenë Veriore ka thënë se gjatë testimit më 4 korrik, raketa Hwasong-14 ka arritur një lartësi prej 2,8000 kilometrash dhe ka goditur cakun e përcaktuar pas 39 minutash. Ekspertët perëndimorë të armëve kanë thënë se ky mund të jetë testimi më i suksesshëm i Koresë Veriore për raketa balistike. Ata kanë thënë se raketa ka kapacitet të mjaftueshëm për të arritur në Alaskë. Ky test është hapi i fundit i Koresë Veriore drejt zhvillimit të sistemit të armëve bërthamore, i cili mund të godasë çdo vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ushtria e Koresë Jugore ka thënë se raketa ka udhëtuar 930 kilometra para se të binte në Detin e Japonisë. Qeveria japoneze ka konfirmuar se raketa “ka tejkaluar” lartësinë prej 2,500 kilometrave, që nënkupton se raketa ka qenë në hapësirë përpara se të bënte rikthimin në atmosferën e Tokës. Shkencëtari amerikan për raketa, David Wright, ka thënë se nëse koha e raportuar dhe distanca që ka kaluar raketa janë në rregull, atëherë raketa mund të ketë arritur një trajektore të lakuar shumë lartë. Bazuar në kohën e raportuar dhe distancën, Wright ka vlerësuar se raketa mund të ketë përshkuar 6,700 kilometra nëse ka kaluar nëpër një trajektore normale. Në këtë hapësirë mund të përfshihet edhe Alaska. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se raketa e testuar ka qenë me rreze të mesme dhe nuk ka qenë raketë interkontinentale. Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar përmes Twitterit duke kërkuar nga Kina, si aleati më i madh i Koresë Veriore “të ushtrojë një lëvizje të rëndë në Korenë Veriore dhe t’i jap fund kësaj marrëzie, njëherë e përgjithmonë”. ​ ​Ministria e Jashtme e Rusisë i ka hedhur poshtë analizat e bëra nga Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja Jugore, duke thënë se raketa ka arritur një lartësi prej vetëm 535 kilometrash dhe ka përshkuar vetëm 510 kilometra nga pika e nisjes para se të binte në Detin e Japonisë. Japonia ka protestuar ndaj këtij veprimi që e ka quajtur si shkelje të qartë të rezolutës së Kombeve të Bashkuara. Ministria e Jashtme e Koresë Jugore e ka dënuar këtë testim duke e quajtur si provokim “të pamatur” i cili shkel rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe kërkesën globale për denuklearizimin e Koresë Veriore. Raketa është nisur nga një zonë në veri të kryeqytetit të Koresë Veriore, Phenjan. Ky është testimi i fundit pas disa testimeve të raketave në fillim të qershorit. Ky veprim vjen pak para fillimit të samitit G20, në të cilin do të takohen fuqitë ekonomike botërore në Hamburg të Gjermanisë. Në mesin e pjesëmarrësve janë Koreja Jugore, Japonia dhe aleatët e tyre perëndimorë. Testimi i kësaj rakete vjen vetëm disa ditë pas takimit në Uashington, në mes të presidentit të Koresë Jugore, Moon Jae-in dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të cilët lanë dyert e hapura për mundësinë e bisedimeve rreth denuklearizimit të Koresë Veriore. Ky hap i Koresë Veriore lidhet po ashtu edhe në ditën e festimeve të pavarësisë në SHBA. Phenjani është duke punuar me vite në zhvillimin e armëve bërthamore, të llojit të raketave të cilat kanë kapacitet të godasin SHBA-në. Përgatiti: Krenare Cubolli This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Boston: Taksi i lëndoi 10 vetë; policia tha se sulmi nuk ishte i qëllimshëm Posted: 04 Jul 2017 05:50 AM PDT

Policia në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara thotë se 10 vetë janë lënduar pasi një shofer taksie me makinën e tij u përplas në turmën e njerëzve afër aeroportit kryesor të Bostonit, por se nuk ka shenja se përplasja ishte e qëllimshme. Policia shtetërore në Masaçusets ka njoftuar se përplasja e taksisë në njerëz afër aeroportit Logan, ka ndodhur dje pasidte sipas kohës lokale. Autoritetet po zhvillojnë hetime për këtë incident, ndërsa shoferi 56 vjeçar po intervistohet nga policia. “Në këtë pikë preliminare në hetim, nuk ka informacion që sugjeron se përplasja ishte e qëllimshme”, thuhet në kumtesën e policisë. Disa vende evropiane janë goditur nga sulmet vdekjeprurëse gjatë disa muajve të kaluar me ç’rast sulmuesit i drejtonin automobilat drejt turmës së njerëzve. Grupi esktremist, Shteti Islamik, e pat marrë përgjegjësinë për sulme të këtilla në Nicë të Francës, në Berlin të Gjermanisë dhe në Londër të Britanisë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Ohër: Prej 18 qershorit më se 1 mijë dridhje të tokës Posted: 04 Jul 2017 05:37 AM PDT

Në rajonin e Ohrit në Maqedoni prej 18 qershorit e deri sot, janë regjistruar më se 1 mijë tërmete. Shumica e tyre ishte me intensitet të dobët, ndërsa më i fuqishmi ishte tërmeti i djeshëm në orën 13:18 me intensitet 5 shkallë. Kjo dridhje ka shkaktuar shqetësim të banorëve dhe turstëve në Ohër dhe është paraqitur edhe një dëm i vogël material. Drejtori i Institutit për inxhinierinë e tërmetit dhe inxhinierinë sizmike, Mihail Garevski, konsideron se nuk duhet të pritet tërmet më i fuqishëm në rajonin e Ohrit, por megjithatë thekson se kjo nuk mund të parashikohet, raporton programi për Maqedoninë i Radios Evropa e Lirë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Kremlini: Putin dhe Trump takohen gjatë samitit të G20-tës Posted: 04 Jul 2017 05:10 AM PDT

Kremlini thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 7 korrik në Hamburg të Gjermanisë, gjatë samitit të grupit G20. Ky do të jetë takimi i parë ballë për ballë ndërmjet dy zyrtarëve të lartë, prej se Trump në janar të këtij viti e filloi presidencën e tij, pas fitores në zgjedhjet e vitit 2016. Komuniteti i Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara e ka akuzuar Moskën për përpjekje për ndikim në këto zgjedhje, me sulme kiberntetike dhe fushatë propaganduese. Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza. Shtëpia e Bardhë më parë ka konfirmuar se Trump dhe Putin do të takohen gjatë samitit të G20-tës, më 7 dhe 8 korrik në Hamburg të Gjermanisë, por duke mos e specifikuar datën e sakt. Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, H. R. McMaster , tha në fund të muajit të kaluar se nuk ekziston “agjendë specifike” për takimin e Trumpit me Putinin. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se është veçanërisht e rëndësishme që të dy presidentët të diskutojnë për luftën në Siri. Në samitin G20 do të marrin pjesë shefat e shteteve dhe qeverive të fuqive udhëheqëse ekonomike në botë, për të diskutuar për luftën kundër terrorizmit, ndryshimeve klimatike, tregtinë e lirë dhe çështje të tjera.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Gjermani: Priten 8 mijë protestues të dhunshëm gjatë samitit G20 Posted: 04 Jul 2017 03:52 AM PDT

Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maizere, tha sot se forcat e sigurisë së Gjermanisë presin afro 8 mijë protestues të dhunshëm në qytetin verior, Hamburg, më vonë këtë javë, kur kancelarja gjermane, Angela Merkel, i pret liderët e vendeve me ekonomi më të zhvilluar në botë, i njohur si grupi G20. Maizere tha se afro 20 mijë policë janë ftuar për të garantuar siguri gjatë samitit G20 në Hamburg, më 7 dhe 8 korrik. Sipas tij, policia po përgatitet për ta mbajtur kontrollin ndaj protestuesve antikapitalistë, të cilët pritet se do të bëjnë trazira. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
LDK-ja preferon opozitën, e fton PAN-in të lidhë koalicion me pakicat Posted: 04 Jul 2017 03:44 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës mund të zgjedhë të shkojë në opozitë, mes ofertave për koalicion qeverisës qoftë me koalicionin PAN (PDK, AAK dhe Nisma) apo me Lëvizjen Vetëvendosje. Koalicioni PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma) si fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, në disa raste ka paralajmëruar se do ta ketë LDK-në pjesë të koalicionit të ardhshëm. Po ashtu, edhe Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti që ka dalë në vendin e dytë nga zgjedhjet dhe pret rastin ta formojë Qeverinë nëse koalicioni PAN dështon, ka paralajmëruar se koalicionin mund ta formojë me LDK-në.  Por, zyrtarët e LDK-së thanë për Radion Evropa e Lirë se tash për tash nuk ka interesim që të hyhet në koalicione. Agim Veliu, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se janë duke pritur që partitë që kanë marrë numër më të madh të votave ta formojnë Qeverinë në bashkëpunim me pakicat. “Ne po presim që Qeverinë ta formojnë ata që e kanë rrëzuar Qeverinë. Ata i kanë numrat, do të thotë ne po presim që PAN-in, bashkë me Vetëvendosjen edhe me Listën Serbe dhe me pakicat tjetra ta formojnë Qeverinë. Këta janë ata që e kanë rrëzuar Qeverinë. Këta janë ata që janë bërë bashkë dhe po presim që ata të formojnë Qeverinë. Neve nuk na jepet ajo mundësi”, tha Veliu. Lidhja Demokratike e Kosovës, nënvizoi Veliu, ka pasur disa ftesa për takime për të biseduar rreth mundësisë së koalicioneve, por tash për tash, siç thotë ai, nuk ka interesim. “Unë jam ithtar i asaj që ne më mirë është shumë [të mbesim] në opozitë se sa të hyjmë në variante që nuk janë të favorshme për LDK-në. Qëndrimi ynë është ky, që njëherë për njëherë, nuk jemi të interesuar të hyjmë në këto variante”, tha Veliu. Por, nga koalicioni PAN, përkatësisht nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si pjesë e këtij koalicioni, thonë se llogarisin edhe në koalicionin me LDK-në. Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo që ka nominuar kandidatin për Qeverinë e ardhshme, dhe ai është Ramush Haradinaj, thotë se koalicionit PAN, si koalicioni me më së shumti vota, do ta formojë Qeverinë e re të Kosovës. “Ne i kemi votat për të formuar Qeverinë, mirëpo, zoti Haradinaj është i gatshëm të bashkëpunojë dhe të lidhë marrëveshje edhe me LDK-në, për të pasur një Qeveri më stabile dhe funksionale”, tha Lekaj. Duke i komentuar deklaratat e zyrtarëve të LDK-së se nuk duan të hyjnë në koalicione me partitë që tashmë pretendojnë se do ta formojnë Qeverinë, Lekaj tha se në politike nuk duhet të mbahen inate, por sipas tij duhet të mendohet për interesat e vendit e jo ato personale. “Nuk është hera e parë që është deklaruar LDK-ja. Ka pasur kundërshtime të fuqishme dhe para tri viteve që të formojë një koalicion më PDK-në, mirëpo në fund ishte formuar ai koalicion. Në politikë, unë më shumë e shoh interesin e vendit dhe interesin e subjektit si tërësi, jo individëve të caktuar. Është rasti që të dalim jashtë kornizave të interesit të subjektet politik apo grupeve e individëve të caktuar”, tha Lekaj. Po ashtu, edhe Lëvizja Vetëvendosje, pretendon se do ta formojë Qeverinë, duke besuar se koalicioni PAN nuk do t’ia dal të sigurojë minimumin prej 61 votave në Kuvend. Lëvizja Vetëvendosje pret që ta ketë partner të koalicionit LDK-në bashkë me partitë e tjera që janë pjesë e saj. Tinka Kurti nga zyra për media në Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë. Ajo thotë se tashmë ftesat për partnerët e koalicionit janë të hapura. “Ne besojmë që populli ka votuar për ndryshime. Lëvizja Vetëvendosje është bërë partia më e madhe, kurse PDK është dërguar në opozitë. Ne duhet të bëhemi bashkë që pas Kuvendit të ri të kemi edhe Qeveri të re. Duket që z.Veliu i ka ngatërruar gjërat, duke filluar fushatën për zgjedhjet lokale në Llap”, tha Kurti. Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 11 qershor, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përfaqësuesit e partive politike thonë se ende nuk kanë krijuar koalicione paszgjedhore për krijimin e Qeverisë së re të vendit. Formim i Qeverisë, kërkon minimumin prej 61 votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Prishtinë: Shënohet Dita e Pavarësisë së SHBA-së Posted: 04 Jul 2017 03:17 AM PDT

Për nder të përvjetorit e 241-të të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot në Prishtinë është ngritur flamuri amerikan. Aktiviteti është organizuar nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, kurse flamuri është ngritur nga Gardën Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës.Ngjarja është zhvilluar në Sheshin, Bill Clinton, ku qëndron dhe busti i Presidentit Bill Clinton.This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Trump do të kërkojë nga evropianët të blejnë gaz nga SHBA-ja e jo Rusia Posted: 04 Jul 2017 02:36 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i inkurajojë liderët e vendeve të pjesës lindore të Evropës, që janë të shqetësuar për varshmërinë e tyre në energjinë ruse, që ta shfrytëzojnë rastin dhe të furnizohen me gaz natyror nga Shtetet e Bashkuara. Këto komente pritet të bëhen gjatë vizitës së tij në Poloni pasnesër, kanë thënë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. Gjatë viteve të fundit, Moska e ka ndërprerë furnizimin me gaz gjatë mospajtimeve për çmim me vendet fqinje në muajt e dimrit. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara kanë filluar të transportojnë gaz në gjendje të lëngët për të parën herë në Poloni dhe zoti Trump do tu thotë aleatëve në Poloni se ai dëshiron ta lehtësojë sa më tepër procedurën që kompanitë amerikane të dërgojnë gaz në pjesën lindore dhe qendrore të Evropës, kanë thënë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. Derisa do të qëndrojë në Poloni, ai do të marrë pjesë në samitin “Tri Dete”, pasi disa pjesëmarrës në këtë tubim kufizohen me Adriatikun, Baltikun dhe Detin e Zi. Në mesin e synimeve të projektit “Tri Dete” është zgjerimi i infrastrukturës rajonale të energjisë, përfshirë terminalet e importit të gazit në gjendje të lëngët dhe gazsjellësit. Anëtarë të kësaj nisme janë Polonia, Austria, Hungaria dhe fqinjët e Rusisë, Letonia dhe Estonia. Shtetet e Bashkuara janë në pozicion që ta fillojnë në mënyrë agresive marketingun e eksportimit të gazit në Evropë, për shkak të të ashtuquajturit “revolucion fracking”, me të cilin mundësohet furnizimi me gaz cilësor dhe të lirë. Procesi “fracking” është shpim thellë në tokë para se një përzierje ujore me presion të lartë të futet në gurë për të liruar gazin e brendshëm. Pas dekadave të konsumimit të gati të të gjitha sasive të energjisë së prodhuar, Shtetet e Bashkuara tash pritet të bëhen eksportuesi i tretë më i madh i gazit në botë deri në vitin 2020. Javën e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump, e ka shpallur një “periudhë të artë” në prodhimin e energjisë në Shtetet e Bashkuara, që do t’i mundësojë vendit të zhvillojë politikë të “dominimit energjetik” nëpërmjet eksporteve në Evropë dhe Azi. Por, ambiciet e tij në tregun evropian shkojnë ndesh me Rusinë, e cila mbështetet fuqishëm në eksportet e gazit dhe naftës për ta rritur ekonominë dhe krijuar të ardhura për Qeverinë. Analistët thonë se Moska do të jetë shumë e shqetësuar për çfarëdo lëvizjeje të Shteteve të Bashkuara për ta ulur eksportin e saj në tregjet në pjesën lindore të Evropës, ku ka dominuar për dekada të tëra. “Derisa Trump ka folur se synon t’i zbusë marrëdhëniet me Rusinë, disa ligjvënës republikanë në Kongres, do të dëshironin ta shihnin atë duke marrë një linjë të fortë kundër Rusisë në sektorin e energjisë, për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale amerikane”. “Kjo i shkatërron strategjitë e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe personave të tjerë të fuqishëm, të cilët po përpiqen ta përdorin ndërprerësin si një element të sulmit strategjik”, tha senatori republikan, Cory Gardner, anëtar i Komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara. “Në shumë mënyra, eksportet e gazit nga ana e Shteteve të Bashkuara, është politika amerikane më kërcënuese për Rusinë”, i tha agjencisë Reuters, Michal Baranowski, drejtor në Fondin Marshall Gjerman. Muajin e kaluar është dërguar sasia e parë e gazit amerikan në Poloni. Por, disa analistë shprehin dyshime për ambiciet amerikane për t’i furnizuar tregjet evropiane, për shkak se është vështirë të krijohet profit nga eksporti i gazit në gjendje të lëngët. “Evropa do të jetë arenë e madhe e garës ndërmjet gazit rus dhe gazit të lëngët natyror”, i tha agjencisë Reuters, Daniel Yergin, historian i njohur i naftës. Lëvizja e Shteteve të Bashkuara për ta zgjeruar tregun e gazit në Evropë, po ashtu, mund të kundërshtohen në Gjermani dhe në vendet e tjera evropiane, që janë të përfshira në ndërtimin e gypsjellësit të ri për sjelljen e gazit në Gjermani nëpërmjet Detit Baltik. Ministri i jashtëm gjerman muajin e kaluar e ka shtruar pyetjen nëse ambiciet e Shteteve të Bashkuara për eksport të gazit janë prapa lëvizjes së Senatit amerikan, për të përfshirë dispozitë në legjislacionin për sanksionet ruse, që do t’i penalizonte firmat evropiane të përfshira në gypsjellësin e njohur si “Rrjedha Veriore 2”. Departamenti Amerikan i Shtetit e mbanë qëndrimin se “Rrjedha Veriore 2” është e padëshiruar, pasi e bën Evropën më tepër të varur nga Rusia. Përgatiti: Fatmir Bujupi This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
K. Veriore: Pretendohet test i suksesshëm i një rakete balistike Posted: 04 Jul 2017 12:58 AM PDT

Koreja Veriore pretendoi sot se në mënyrë të suksesshme e ka testuar një raketë të re ndërkontinentale balistike, që ka kapacitet për të arritur në secilin cak në gjithë botën. Ky test është hapi i fundit i Koresë Veriore për zhvillimin e sistemit për bartje të armatimit atomik, që do të ishte i aftë për ta goditur secilën pjesë të Shteteve të Bashkuara. Ushtria e Koresë Jugore tha se raketa verikoreane ka fluturuar 930 kilometra, para se të binte në Detin e Japonisë, afër një zone ekonomike ekskluzive japoneze. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në rrjetin Twitter ka kërkuar që Kina, që është aleati më i madh i Koresë Veriore, “të ushtrojë lëvizje të rëndë në Korenë Veriore dhe njëherë e përgjithmonë ta përfundojë këtë marrëzi”. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e Pavarësisë Posted: 04 Jul 2017 12:44 AM PDT

Amerikanët sot e festojnë ditëlindjen e vendit të tyre, 4 korrikun,në mënyrë tradicionale me fishekzjarre, parada të vogla në qytete dhe me gara ushqimore jo të zakonshme. Në Nju Jork pritet që turmat e njerëzve ta shikojnë shoun me fishekzjarre të kompanisë, Macy’s, një manifestim tradicional në ishullin Coney, e ngjarje të tjera. Në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump, për të parën herë e feston Ditën e Pavarësisë në Shtëpinë e Bardhë, duke i pritur në piknik familjet ushtarake, raporton agjencia AP. Në një muze në Boston do të ekspozohet njëra prej 14 kopjeve origjinale të Deklaratës së Pavarësisë, ndërsa pritet që qindra mijëra njerëz ta shikojnë shoun me fishekzjarre në këtë qytet. Po ashtu, pritet që afro 15 mijë njerëz do ta fitojnë statusin e shtetasit të naturalizuar në gjithë Shtetet e Bashkuara.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Forcat e mbështetura nga SHBA-ja depërtuan në një mur rreth Rakës Posted: 04 Jul 2017 12:29 AM PDT

Forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara në Sirikanë hapur vrima një mur rreth Qytetit të Vjetër në Raka, derisa po përpiqen ta rimarrin kontrollin e këtij qyteti nga militantët e grupit esktremist, Shteti Islamik, ka njoftuar mbrëmë vonë Komanda qendrore e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. “Forcat e koalicionit i kanë mbështetur Forcat Demokratike Siriane gjatë avancimit të tyre në pjesën më të mbrojtur të qytetit Raka, duke i hapur dy kalimenë murin Rafiqah, që e rrethon Qytetin e Vjetër”, ka thënë komanda amerikane dhe ka shtuar se Forcat Demokratike Siriane ishin ballafaquar me rezistencë të fuqishme në këtë mur nga luftëtarët e Shtetit Islamik, të cilët e kanë përdorë atë si pozicion luftarak dhe kishin instaluar mina dhe pajisje të improvizuara eksploduese kundër forcave kryengritëse që po avanconin. “Këto pjesë të shënjestruara ishin seksione 25 metërshe dhe do të ndihmojnë në mbrojtjen e pjesës së mbetur të murit prej gjithsejt 2,500 metrave”, ka njofutar kjo komandë.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Mbi 100 milionë euro mungesë në buxhetin e Kosovës Posted: 04 Jul 2017 12:20 AM PDT

Për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit të Kosovës dhe pamundësisë që të bëhet rishikimi i buxhetit, përfaqësues të institucioneve të Kosovës kanë bërë të ditur se buxheti i shtetit do të përballet me vështirësi në kryerjen e obligimeve. “Janë 112 milionë euro mungesë në buxhetin e shtetit”, ka deklaruar ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti. Kjo mungesë e mjeteve buxhetore për kryerjen e obligimeve që ka Qeveria, nga ekspertë të çështjeve ekonomike vlerësohet se do të përcillet me pasoja të mëdha për ekonominë e gjithëmbarshme të vendit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha për Radion Evropa e Lirë se pasojat mund të jenë të pariparueshme, në rast të moskonstituimit sa më të shpejtë të Kuvendit të Kosovës dhe më pas rishikimit të buxhetit. “Nëse nuk do të kemi rishikim të buxhetit dhe kemi këtë mungesë të mjeteve jo vetëm që do të dështojnë projektet kapitale, qoftë në infrastrukturë, qoftë në fushat tjera, por do të jetë një goditje e drejtpërdrejtë për sektorin privat, sepse sektori privat në pjesën dërmuese është zbatues ose ekzekutues i këtyre punëve”, thotë Gërxhaliu. Një nga projektet për të cilat obligimet kanë mbetur të papërfunduara për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore, është autostrada Prishtinë-Hani i Elezit. Një pjesë e konsiderueshme e obligimeve për këtë kontratë ishin paraparë nga mjetet që vijnë prej Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për të cilën duhet të ndryshohet ligji për AKP-në, për të mundësuar tërheqjen e këtyre mjeteve. Por, në mungesë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ky ligj ka qenë e pamundur që të procedohet. Përveç tjerash, mungesë në buxhetin e shtetit janë edhe 24 milionë euro për veteranët e luftës. Mungesa e këtyre mjeteve buxhetore të shtetit, për njohësin e çështjeve ekonomike Ismail Kastrati, paraqet probleme të mëdha në zhvillimin ekonomik. Sipas tij, kjo do të paraqet rënie ekonomike, rënie në investime dhe në konsum. “Çdo çrregullim buxhetor ndikon negativisht në rrjedhën e parasë dhe në zgjedhjen e problemeve buxhetore. Më pak para buxhetore në qarkullim situata më e rëndë është për ekonominë dhe përgjithësi zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thotë Kastrati. Ndërkohë, Safet Gërxhaliu thotë se partitë politike që do të përbëjnë legjislaturën e re duhet të angazhohen që sa më shpejt të krijojnë institucionet e reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit, pasi që pasojat nga ky vakum politik, sipas tij, janë të mëdha. “Fakti që në këtë vit do të kemi prapë zgjedhje, siç janë ato lokale, dhe është paraparë që të kemi fushatë parazgjedhore një mujore, vërtetë është një situatë që nuk i bënë nderë Kosovës, nuk i bën nderë stabiliteti social bazuar në zhvillim ekonomik dhe nuk i bënë mirë proceseve integruese në të cilat Kosova pretendon apo të paktën mendon që të jetë”, thekson Gërxhaliu. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tanimë ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 11 qershor. Ky rezultat pritet të certifikohet dhe më pas, brenda një muaji të konstituohet Kuvendi i Kosovës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
SHBA: AP kërkon refuzimin e padisë për shpifje nga ana e pasanikut rus Posted: 03 Jul 2017 11:28 PM PDT

Agjencia Associated Press ka raportuar mbrëmë se ka kërkuar nga një gjyqtar në Uashington që ta refuzoj padinë për shpifje të pasanikut rus, Oleg Deripaska, që ka lidhje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Manjati i aluminit, Oleg Deripaska, në muajin maj e ka paditur agjncinë AP për shkak të një raporti në mars të këtij viti, në të cilin janë zbuluar lidhjet e tij të dikurshme me ish-kryesuesin e fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump. Deripaska tha se artikulli nuk ishte i sakt. Në këtë padi, zoti Deripaska thotë se raporti i AP-së “krijonte përshtypje se lidhjet private dhe tregtare të tij ishin, dhe ende mund të jenë, thellësisht të gërshetuara me fushatën kundërthënëse të Trumpit”. Por, AP-ja tha se “raporti e bën të qartë se marrëdhëniet e Deripaskës me Manafortin kishin përfunduar disa vite më parë”.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Trump do të kërkoj nga evropianët të blejnë gaz nga SHBA-të e jo Rusia Posted: 03 Jul 2017 11:14 PM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i inkurajoj liderët e vendeve të pjesës lindore të Evropës, që janë të shqetësuar për varshmërinë e tyre në energjinë ruse, që ta shfrytëzojnë rastin dhe të furnizohen me gaz natyror nga Shtetet e Bashkuara. Këto komente pritet të bëhen gjatë vizitës së tij në Poloni pasnesër, kanë thënë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. Gjatë viteve të fundit, Moska e ka ndërprerë furnizimin me gaz gjatë mospajtimeve për çmim me vendet fqinje në muajt e dimrit. Aktualish, Shtetet e Bashkuara kanë filluar të transportojnë gaz në gjendje të lëngët për të parën herë në Poloni dhe zoti Trump do tu thotë aleatëve në Poloni se ai dëshiron ta lehtësojë sa më tepër procedurën që kompanitë amerikane të dërgojnë gaz në pjesën lindore dhe qendrore të Evropës, kanë thënë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Maqedoni: Gjykata urdhëroi konfiskimin e pasaportës së Gruevskit Posted: 03 Jul 2017 10:33 PM PDT

Një gjykatë në Maqedoni ka urdhëruar konfiskimin e pasaportës së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, dhe katër zyrtarëve të tjerë të partisë së tij konservatore, WMRO-DPMNE, përfshirë dy ish-ministra të qeverisë së tij, lidhur me skandalin madhor të përgjimit. Ky urdhër është shpallur dje, pasi Gruevski dhe ish-ministri i brendshëm dhe ai i transportit, përkatësisht Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski, ishin akuzuar të dyshuar se i kanë shkelur rregullat financiare të fushatës zgjedhore dhe për keqbërje të tjera, gjatë hetimit të Prokurorisë speciale për përgjimet ilegale. Në këtë skandal, janë përgjuar ilegalisht bisedat telefonike të afro 20 mijë njerëzve. Gruevski i ka hedhur poshtë akuzat dhe i ka fajësuar spiunët e jashtëm. Skandali ka shkaktuar krizë politike dhe zgjedhje në dhjetor të vitit të kaluar, me ç’rast ka përfunduar sundimi 10 vjeçar i partisë WMRO-DPMNE të Gruevskit. Më se 100 vetë janë akuzuar deri tash në kuadër të hetimeve për përgjim. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Reklama