Home » Mesazhi.com: “Si te merrni masa per nje udhetim te sigurt me femijet tuaj?” plus 9 more

Mesazhi.com: “Si te merrni masa per nje udhetim te sigurt me femijet tuaj?” plus 9 more

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

Mesazhi.com: “Si te merrni masa per nje udhetim te sigurt me femijet tuaj?” plus 9 more

Si te merrni masa per nje udhetim te sigurt me femijet tuaj? Posted: 02 Jul 2017 01:41 PM PDT

Humbja e jetes se femijeve te vegjel tregon se njerezit nuk jane mesuar akoma me rregullat dhe standartet e sigurise se femijeve te vegjel. Gjate sezonit te veres shtohen dhe rastet e aksidenteve ku humbasin jeten edhe femijet. Prinderit te cilet fillojne udhetimin bashke me femijet e tyre, mbajne pergjegjesi te madhe. Per te parandaluar apo minimizuar demtimin dhe plagosjen e femijeve te vegjel duhen marre disa masa sigurie. Ne makine duhet te gjendet karriga vecante per femije. Krahas kesaj para se te filloni udhetimin femija duhet te ulet ne karrigen e tij ne pjesen e prapme dhe te merren te gjitha masat e sigurise. Tregoni kujdes ndaj karriges se femijes, te merret ne varesi te moshes e peshes se tij. Karriga per femijet e moshes 1 vjec (13 kg) duhet te montohet mbrapa ne menyre qe femija te shikoje pjesen mbrapa te makines. Deri nee moshen 4 vjec (9-18 kg) duhen perdorur karrigat e levizshme te femijeve duke u montuar ne menyre qe femija te shikoje pjesen perpara. Pas moshes 4 vjec (15-36 kg) nuk mund te perdoren me karrigat e levizshme por duhet te perdoren karrige ngritese sepse femija mund te mos jete akoma gati te perdore rripin e sigurise. – te pakten deri ne moshen 1 vjec apo derisa femija te arrije peshen 9kg vendoseni ate ne karrigen prapa ne nje kend 45 grade dhe me shikim nga pjesa mbrapa – karrigen e femijes duhet te vendoset ne menyren e duhur ne pershtatje me rregullat – mos perdorni karrige te papershtatshem me makinen tuaj – sigurohuni qe karriga te jete e sigurt dhe ne pershtatje me standartet – sigurohuni qe femija eshte ulur ne menyren e duhur ne karrige para cdo udhetimi – mos e nxirrni femijen nga karriga nderkohe qe makina eshte ne levizje – sistemi i rripit me pese pika siguron mbrojtjen me te mire sepse e mbeshtjell femijen edhe nga shpatullat edhe nga beli. Rripi duhet te qendroje lirshem dhe jo te shterngoje shume femijen – femija duhet te ndihet mire dhe rehat ne karrige. Nje femije i pakenaqur shqetesohet dhe shqeteson dhe shoferin – montimi i karriges se femijes duhet te jete i lehte dhe te perdoret bashke me rripat e sigurise se mjetit -karriga e  igurise per femije duhet te perdoret edhe ne rast te distancave te shkurtra (gazetastart.com) The post Si te merrni masa per nje udhetim te sigurt me femijet tuaj? appeared first on Mesazhi.com.

Delegati i 2 Korrikut, kujton çastet kur Kosova niset në rrugën e pavarësisë (Video) Posted: 02 Jul 2017 01:28 PM PDT

Me shumë krenari e tregon një fotografi 27 viteve parë. shihet Isuf Konjufca, i cili vitin 1990 ishte 37-vjeçar. atë datë ai nënshkruan atë njihet si “Deklarata e 2 Korrikut”. Tani 64-vjeçar dhe me telashe për të folur (për shkak të problemeve shëndetësore), Konjufca mban mirë mend momentet e asaj dite historike. Atë kohë, në kushte të jashtëzakonshme, delegatët e Kuvendit të atëhershëm krahinor të Kosovës, nënshkruan deklaratën e Pavarësisë. Pas këtij momenti, Konjufca me shumë të tjerë ndiqet nga organet e atëhershme të sigurisë së Jugosllavisë dhe Serbisë. The post Delegati i 2 Korrikut, kujton çastet kur Kosova niset në rrugën e pavarësisë (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Vetëvendosje reagon për deklaratën e Thaçit lidhur me mandatarin për formimin e institucioneve Posted: 02 Jul 2017 01:24 PM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar sot se do të zbatojë vendimin e vitit 2014, të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatarin për formimin e institucioneve qeverisëse në Kosovë. Thaçi ka thënë për RTK, se vendimi në fjalë shpreh qartë se fituesi i zgjedhjeve në këtë rast koalicioni PAN, është mandatari për formimin e Qeverisë. I kontaktuar nga Indeksonline, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se nëse, kushdo që nuk i ka numrat do të mundohet të uzurpojë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, do të marrë përgjegjësinë për cilëndo situatë të krijuar pastaj. “Nëse Thaçi nuk e respekton të drejtën e mandatarit që e ka shumicën e LVV-së me partnere, atëherë ai do të përballet me vendoshmërinë e qytetarëve për ta mbrojtur votën dhe fitoren”, ka thënë Selimi. I pyetur se a do të thotë e gjithë kjo që Kosova mund të përballet edhe me protesta, si qasje e qytetarëve për të kundërshtuar këtë, Selimi ka cilësuar se për këtë gjë qytetarët do të vendosin vetë, sepse sipas tij ata e dinë vetë këtë çështje. Ndryshe presidenti i vendit, se vendimi i Kushtetuese në vitin 2014 është i qartë dhe nuk lë hapësirë për interpretime politike as në rast të dështimit të formimit të institucioneve nga koalicioni fitues, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën. Zgjedhjet e 11 qershorit nxorën fitues koalicionin PAN me 33.92 përqind duke u pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 27.16 përqind dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25.79 përqind. The post Vetëvendosje reagon për deklaratën e Thaçit lidhur me mandatarin për formimin e institucioneve appeared first on Mesazhi.com.

Edhe një trofe për Mustafin, Gjermania fiton Kupën e Konfederatave Posted: 02 Jul 2017 01:20 PM PDT

Gjermania është shpallur kampion i Kupës së Konfederatave pasi që në finale mposhti Kilin me rezultat 1-0. Golin e vetëm për kampionët e Botës e shënoi Lars Stindl në minutën e 20-të të ndeshjes. Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi. Ky është triumfi i parë i Gjermanisë në Kupën e Konfederatave, pasi që asnjëherë më parë nuk ka arritur ta fitojë. The post Edhe një trofe për Mustafin, Gjermania fiton Kupën e Konfederatave appeared first on Mesazhi.com.

Të vdekurve vazhdojnë t’u dalin pensionet Posted: 02 Jul 2017 01:10 PM PDT

Mijëra euro nga buxheti i shtetit gjatë vitit 2016 shkuan nëpër xhirollogaritë e personave që nuk jetojnë më. Kjo është një nga të gjeturat e Auditorit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Megjithatë, në raportin e auditimit, thuhet se situata është më mirë se sa në vitin 2015, njofton Klan Kosova. Këtë e thonë edhe në ministri, dhe kjo falë bashkëpunimit me BIK-un dhe Zyrën e Regjistrit Civil.   The post Të vdekurve vazhdojnë t’u dalin pensionet appeared first on Mesazhi.com.

Xhamia pa shtylla mahnitë vizitorët (FOTO) Posted: 02 Jul 2017 12:00 PM PDT

–Xhamia e sapohapur “Haxhi Firdaus Turkmenoglu” lindje Turqisë me bukuritë e saj tërheq vizitorët, por edhe me brendësinë e saj e cila nuk ka asnjë shtyllë mbajtëse, raporton Anadolu Agency (AA). Fjala është për xhaminë rrethin Ipekyolu e cila kohët e fundit u hap për lutjet. Sipërfaqja e xhamisë është 650 metra katrorë dhe me kapacitet prej 1,200 persona. Xhamia është specifike edhe për nga stili i ndërtimi paraqet një kombinim veçantë tre stileve arkitektonike. Hyrja dhe dera e xhamitë reflektojnë stilin arkitektonik periudhës selçuke, brendia është zbukuruar me kaligrafi shumta dhe me detaje tipike epokës osmane, ndërsa mihrabi si pjesë qendrore e brendisë është ndërtuar stilin klasik arab. Pjesa e brendshme e xhamisë është specifike për faktin se nuk ka asnjë shtyllë mbështetëse, kështu hapësira për lutje është e gjerë dhe e rehatshme. vanxh1 Mesazhi.com: “Si te merrni masa per nje udhetim te sigurt me femijet tuaj?” plus 9 more vanxh1 Mesazhi.com: “Si te merrni masa per nje udhetim te sigurt me femijet tuaj?” plus 9 more The post Xhamia pa shtylla mahnitë vizitorët (FOTO) appeared first on Mesazhi.com.

13 Vrasje për Katër Muaj në Kosovë Posted: 02 Jul 2017 11:27 AM PDT

Vetëm për katër muajt e parë të 2017-ës numri i vrasjeve ka arritur gjysmën e vrasjeve të kryera në vitet 2015 e 2016.
Në katër muajt e parë të këtij viti numri i vrasjeve sipas shënimeve të Policisë së Kosovës, është rritur në raport me dy vjet njofton KALLXO.COM.
Derisa në vitin 2015 policia regjistroi 25 vrasje e në vitin e kaluar 26, vetëm në periudhën janar-prill të këtij viti, sipas forcave të rendit, kanë ndodhur 13 vrasje.
Në shkurt të këtij viti në Pejë, një person u vra, e një tjetër u plagos
Edhe në mars një vrasje tjetër ndodhi në Pejë. /kallxo.com/

The post 13 Vrasje për Katër Muaj në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë-Podujevë Posted: 02 Jul 2017 11:05 AM PDT

Një grua 45 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të pësuara në një aksident trafiku.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë në zonën e Tunelit të Parë.
Zëdhënësi i Policisë Kosovës, Avni Zaiti, ka bërë ditur se aksident është përfshirë vetëm një veturë, drejtuesi i cilës ka humbur kontrollin me ç’rast ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar.
Përveç viktimës, lëndime kanë pësuar edhe dy persona, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer të cilët po trajtohen në spitalin rajonal të Mitrovicës.
Trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve, shkruan koha.net 

The post Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë-Podujevë appeared first on Mesazhi.com.

Pushuesi nga Kosova mbytet në plazhin e Velipojës Posted: 02 Jul 2017 10:47 AM PDT

Një person është mbytur në plazhin e Velipojës. Ngjarja ka ndodhur pasditën e së dielës. Sipas policisë, dyshohet se pushuesi ka pësuar sulm në zemër. Mësohet se pushuesit e tjerë kanë tentuar ta ndihmojnë, por nuk ka mundur të mbijetojë. Viktima është Musa Kurtolli, me vendbanim në Kosovë. The post Pushuesi nga Kosova mbytet në plazhin e Velipojës appeared first on Mesazhi.com.

Shpërthen zjarri në kampin e refugjatëve, një fëmijë gjen vdekjen Posted: 02 Jul 2017 10:44 AM PDT

Të paktën një refugjat gjeti vdekjen pasi zjarri shpërtheu në një kamp të refugjatëve sirianë në Libanin lindor. Viktima ishte fëmijë, njoftojnë mediat lokale. Një numër i madh i njerëzve morën plagë të rënda, duke përfshirë dy refugjatë që janë në një gjendje kritike. Flaka dhe retë e dendura të tymit të zi u ngritën nga vendi afër qytetit të Qab Elias në luginën Bekaa. Mediat njoftojnë se kampi është shkatërruar plotësisht. Më shumë se 1 milion refugjatë janë të strehuar në Libanin fqinj, shumë prej të cilëve jetojnë në standarde nën normale. /MESAZHI. The post Shpërthen zjarri në kampin e refugjatëve, një fëmijë gjen vdekjen appeared first on Mesazhi.com.

Reklama