Home » “Macron paralajmëroi tërheqjen e gjendjes së jashtëzakonshme” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Macron paralajmëroi tërheqjen e gjendjes së jashtëzakonshme” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

“Macron paralajmëroi tërheqjen e gjendjes së jashtëzakonshme” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

Macron paralajmëroi tërheqjen e gjendjes së jashtëzakonshme Posted: 03 Jul 2017 10:28 AM PDT

Presidenti francez, Emmanuel Macron, thotë se “këtë vjeshtë” do ta tërheq gjendjen e jashtëzakonshme shtetërore, të implementuar në vitin 2015, pas sulmit terrorist në Paris, nga i cili ishin vrarë 130 vetë. Këtë përkushtim zoti Macron e ka paraqitur sot në një seancë të rrallë të përbashkët të Parlamentit të Francës, në të cilën ai ka folur për prioritetet e brendshme dhe të jashtme, derisa ka theksuar se qeveria do t’i shtoj masat e sigurisë për luftimin e ekstremizmit islamik. “Do t’i ripërtrijë liritë e popullit francez duke e tërhequr gjendjen e jashtëzakonshme këtë vjeshtë, pasi këto liri janë parakusht për ekzistencën e demokracisë së fuqishme”, tha Macron. Mëtutje, ai ka theksuar se qeveria e tij do të “punoj për parandalim të ndonjë sulmi të ri” dhe do të luftoj kundër ekstremistëve “pa keqardhje, pa butësi”. Megjithatë, presidenti Macron e ka shprehur rëndësinë e garantimit të “respektit të plotë për liritë individuale”. Gjendja e jashtëzakonshme ishte zbatuar në nëntor të vitit 2015, pas një sulmi në një klub nate në Paris, dhe është zgjatur pesë herë. Pritet që kjo gjendje do të zgjatet edhe në korrik nga qeveria e qendrës e zotit Macron, derisa po përgatitet legjislacion i ri kundër terrorit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Kina: Paraqitja e luftanijes amerikane është “provokim serioz” Posted: 03 Jul 2017 10:07 AM PDT

Kina e ka dënuar paraqitjen e një luftanijeje amerikane në ishullin e kontestuar në Detin Jugor Kinez, duke e vlerësuar si “provokim serioz”. Luftanija amerikane, USS Stethem, dje ka hyrë brenda 12 milave të ishullit Triton, pjesë e një ishulli në Detin Jugor Kinez, ka thënë një zyrtar i Departamentit amerikan të shtetit. Për këtë ishull pretendime kanë Kina, Tajvani dhe Vietnami. Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se me lundrimin në 12 mile detare brenda ishullit, që është “liri e operacionit të navigacionit”, Shtetet e Bashkuara kanë demonstruar se nuk i njohin pretendimet territoriale ndaj ishullit. Largësia prej 12 milave detare paraqet një kufi territorial të njohur ndërkombëtarisht. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Kinës, Lu Kand, tha se me “operacionin amerikan është shkelur sovraniteti i Kinës, është çrregulluar paqja, siguria dhe rendi i ujërave relevante dhe është rrezikuar personeli dhe kapacitetet në ishujt kinezë, dhe këto paraqesin provokim serioz politik dhe ushtarak”, dhe ka shtuar se “Kina do të ndërmerr të gjithë hapat e domosdoshëm për ta mbrijtur sovranitetin dhe sigurinë kombëtare”. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Futboll: Gjermania e fitoi Kupën e Konfederatave Posted: 03 Jul 2017 09:11 AM PDT

Kombëtarja e Gjermanisë në futboll e ka fituar Kupën e Konfederatave, duke e mundur Kilin me rezultat 1:0, në ndeshjen e cila u zhvillua mbrëmë në Shën Petersburg të Rusisë. Golashënues nga afërsia në minutën e 20-të ishte mesfushori, Lars Stindl, pas një gabimi të mbrojtësit të Kilit, Marcelo Diaz, brenda zonës së rreptësisë. Kjo është fitorja e parë e gjermanisë në Kupën e Konfederatave, që është garë tradicionale, e cila mbahet në vendin që e organizon kampionatin e ardhshëm botëror, në këtë rast, në Rusi. Kjo garë, po ashtu, shihet si përgatitje për këtë kampionat, që mbahet vitin e ardhshëm në disa qytete të Rusisë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Maqedoni: Ish-shefit të kundërzbulimit i konfiskohet pasaporta Posted: 03 Jul 2017 09:05 AM PDT

Një gjykatë në Shkup ia ka ndaluar largimin nga Maqedonia, ish-shefit të kundër-inteligjencës së Maqedonisë, Sasho Mijalkov, dhe ka urdhëruar konfiskimin e pasaportit të tij lidhur me skandalin e përgjimeve. Një prokurore speciale e ka akuzuar zotin Mijalkov, që është në lidhje të afërta familjare me ish-kryeministrin, Nikolla Grueski, për përgjim ilegal të më se 5,800 telefonave në periudhën 2008 – 2015. Ky skandal, që ka shpërthyer në vitin 2015, ka shkaktuar krizë politike dhe përfundimisht, ka çuar në zgjedhje të parakohshme në dhjetor të vitit të kaluar, duke e përfunduar sundimin 10 vjeçar të partisë konservatore WMRO-DPMNE, të zotit Gruevski. Prokurorja speciale, Katica Janeva, i ka akuzuar afro 100 vetë, përfshirë Gruevskin dhe udhëheqës të lartë të partisë së tij, për keqpërdorim të detyrës, raporton agjencia AP nga Shkupi. Deri tash, gjykata ka urdhëruar konfiskimin e pasaportës për 36 individë, përfshirë edhe dy ish-anëtarë të qeverisë Gruevski. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Lirohet Sami Lushtaku Posted: 03 Jul 2017 08:19 AM PDT

Gjykata Supreme ka vendosur për lirimin e ish-komandatit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtakut nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë avokati i Lushtakut, Arianit Koci. “Zoti Lushtaku është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës sipas aktvendimit te Gjykatës Supreme dhe paraburgimi i hiqet menjëherë”, tha Koci.  Lushtaku ishte gjetur fajtor për veprën penale vrasje dhe ishte dënuar me 12 vjet burgim. Disa ish- pjesëtarë të UÇK-së akuzohet për krime lufte, dhe përballen me drejtësinë në rastet e njohura si “Drenica 1” dhe “Drenica 2″. Në rastin ” Drenica 1″, ata akuzohen me pretendimet se kanë kryer krime kundër popullatës civile shqiptare, në periudhën qershor-shtator 1998. Ndërkaq, në rastin “Drenica 2”, aktakuza pretendonte ekzistimin e një qendre ndalimi të UÇK-së, ku thuhej se pjesëtarët e kësaj force kanë kryer krime të luftës kundër popullatës civile, duke ushtruar qëllimshëm dhunë, trajtim mizor, rrahje, torturë dhe trajtim poshtërues dhe degradues ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës, të ndaluar në ambientet e ndalimit të UÇK-së në Likoc. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Gjermani: Nga ndeshja e autobusit me kamion – 18 vetë e humbën jetën Posted: 03 Jul 2017 08:14 AM PDT

Nga në ndeshje e sotme e autobusit me kamion në pjesën jugore të Gjermanisë, janë vrarë 18 vetë. Në autobus gjendeshin 46 pensionistë dhe dy shoferë. Ministri i transportit i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, tha se janë gjetur 11 trupa të pajetë, nga aubotusi që ishte përfshirë nga zjarri. Autoritetet vazhdojnë kërkimin për 7 trupat e tjerë. Ministri Dobrindt tha se zjarri, i cili e kishte përfshirë autobusin, ishte “aq i fuqishëm sa vetëm pjesët e metalta mund të njiheshin…dhe nga kjo mund të kuptohet se çka kanë përjetuar njerëzit në këtë autobus”. Ndeshja ka ndodhur në autostradën A19, afër qytetit Munçenberg në Bavari. Raportohet se udhëtarët e tjerë ia dolën të largohen nga autobusi, por kishin pësuar lëndime. Zëdhënësja e policisë, Anne Hoefer, tha se autobusi ishte “shkatërruar krejtësisht” nga zjarri dhe disa udhëtarë nuk kishin mundur të dilnin nga ai. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shprehur “thellësisht e tmerruar” me këtë aksident tragjik. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Partitë politike pa konsensus për fazën e re të dialogut Posted: 03 Jul 2017 08:04 AM PDT

Kosova nuk duhet t’i qaset një dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, nga i cili fiton vetëm kjo e fundit, vlerësojnë përfaqësuesit e partive politike në Kosovë. Reagimet e tyre kanë pasuar pas takimit të së hënës në Bruksel, ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilët kanë paralajmëruar një fazë të re të dialogut ndërmjet dy vendeve, me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, subjekt ky i cili është brenda koalicionit parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Nismën për Kosovën, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se faza e re e këtij dialogu, duhet të jetë më përmbajtësore dhe që shkon në favor të forcimit të shtetit të Kosovës dhe njohjes reciproke. “Ne mendojmë se së pari duhet të kemi një kornizë të qartë për dialog, një afat kohor dhe tema që shkojnë në favor të forcimit të shtetit dhe zgjidhjeve të problemeve që i kemi me Serbinë. Prandaj, ndoshta ka ardhur koha që dialogu të jetë shumë më i qartë, më përmbajtësor, me tema që shkojnë në favor të forcimit të shtetit të Kosovës dhe njohjes reciproke. Deri më tani, politika i ka lejuar Beogradit që të merret me çështje të brendshme të Kosovës. Tani, në këtë rast, nuk guxohet të mendohet diçka e tillë”, tha Lekaj. Por, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky subjekt politik, vazhdon të jetë kundër dialogut me Serbinë. “Ne konsiderojmë që ky dialog me Serbinë nuk duhet të vazhdojë në asnjë mënyrë dhe natyrisht që Lëvizja Vetëvendosje, tash e sa kohë, ka qëndrime të qarta sa i përket procesit të dialogut. Ne konsiderojmë që dialogu i nisur kështu, pa parime dhe pa kushte, është në dëm të Republikës së Kosovës dhe në këtë drejtim, jemi kundër këtij dialogu, sepse është dëshmuar ajo që e kemi thënë se secila marrëveshje që është nënshkruar në Bruksel, është në favor të Serbisë dhe në favor të Kosovës”. Deri më tash, takimet në Bruksel janë zhvilluar kryesisht në nivelin politik të kryeministrave dhe takimi i tanishëm i nivelit të presidentëve, paraqet dimension të ri të dialogut. Megjithatë, Lekaj thotë se i mbetet Kuvendit të Kosovës, pas konstituimit të tij, të përcaktojë se cili do të jetë niveli politik i përfaqësimit në dialogun me Serbinë. “Tani, neve na duhet që të mendohemi mirë, të kemi format të caktuar për dialog dhe të kemi vendim nga Kuvendi i Kosovës se kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë. Çfarëdo lloj i vendimit që sillet nga Kuvendi i Kosovës, mendoj që duhet të jetë i qartë, me korniza të qarta dhe kush do t’i prijë dialogut”. Ndërkaq, Haxhiu konsideron që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është dashur fare të shkojë në takimin në Bruksel, për të biseduar për një fazë të re të dialogut. “Për neve është e papranueshme që Hashim Thaçi, në këtë mënyrë, në këto rrethana, si dhe duke marrë parasysh që i njëjti është përgjegjësi kryesor për të gjitha koncesionet që janë bërë në dëm të Kosovës, të shkojë dhe të bisedojë ose të vazhdojë një raund të ri të bisedimeve, tashmë në nivelin e presidentëve. Është i njëjti njeri, pra përveç që tashmë është president, mirëpo ta kemi parasysh që i njëjti, në kohën sa ishte kryeministër i vendit, është marrë në vazhdimësi me koncesione në dëm të Republikës së Kosovës, në negociatat e padrejta me Serbinë”. Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar takimin e fundit në nivel të lartë më 1 shkurt. Dy vendet kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Agonia e Sirisë në gurë Posted: 03 Jul 2017 07:28 AM PDT

Skulptori sirian, Nizra Ali Badr, ka shkruar historinë e refugjatëve të vendit të tij me guralecë nga plazhi i tij lokal. Arti i tij është bërë frymëzim për një film unik: një violinist letonez i ka kërkuar një animatori gjeorgjian t’i sjellë figurat e gurit në jetë së bashku me muzikën e tij. (Eka Kevanishvili dhe Toma Begiashvili nga Shërbimi i Gjeorgjisë i Radios Evropa e Lirë)This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Franca bën marrëveshje miliarda dollarëshe me Iranin Posted: 03 Jul 2017 07:02 AM PDT

Firma franceze e energjisë, Total, ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje disa miliarda dollarëshe me Iranin për zhvillimin e një fushe të Iranit me gaz natyror. Ky është invenstimi i parë i madh i Perëndimit që prej tërheqjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër Teheranit, në vitin 2016. Marrëveshja për zhvillimin e fushës së gazit Parsi Jugor është po ashtu marrëveshja më e madhe biznesore e Iranit me partnerë të huaj. Marrëveshja 20-vjeçare u nënshkrua nga shefi ekzekutiv i kompanisë Total, Patrick Pouyanne, dhe ministri iranian i Naftës, Bijan Namadar Zanganeh. “Ky është një hap i madh për kompaninë Total, e cila zyrtarisht shënon kthimin në Iran për të hapur një kapitull të ri të historisë së bashkëpunimit”, ka thënë Pouyanne pas nënshkrimit të marrëveshjes. Fushta Parsi Jugor, e cila njihet si më e madhja në botë, fillimisht u zhvillua në vitet e 90-ta kur kompania Total ka qenë një nga investitorët më të mëdhenj në Iran. Mirëpo, më 2012, kompania ndërpreu investimet në Iran, pasi Franca iu bashkua partnerëve të Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj Teheranit, si ndëshkim për programin e tij bërthamor. Total ka planfikuar të investojë 2 miliardë dollarë gjatë fazës së parë të projektit 20-vjeçar. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Sulm vetëvrasës në Mosul Posted: 03 Jul 2017 06:37 AM PDT

Një grua ka kryer një sulm vetëvrasës duke shpërthyer një bombë në një turmë të madhe njerëzish në Irak. Banorët ishin duke u larguar nga zonat e luftës në Mosul, pasi aty po vazhdojnë luftimet në mes të militantëve të Shtetit Islamik dhe forcave qeveritare të Irakut. Zyrtarët iranikanë kane thënë se sulmi ishte kryrë nga një grua tuniziane. Deri më tash është njoftuar se dy civilë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë lënduar, duke përfshirë dy ushtarë të qeverisë. Sulmi ka ardhur një ditë pasi një tjetër grua kreu një sulm vetëvrasës në një kamp të Bagdadit duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur 13 të tjerë. Sulmi i ditës së sotme ndodhi në një kampin Kilo, në të cilin janë zhvendosur shumë familje që janë detyruar të largohen nga zonat e luftës. Militantët e Shtetit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin duke thënë se caku i tyre ka qenë një pozicion i ushtrisë irakiane. Kyreministri irakian Haidar al-Abadi, ka njoftuar javën e kaluar se forcat qeveritare janë duke mposhtur militantët e Shtetit Islamik në Mosul. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
PZAP urdhëron të rinumërohen 117 kuti të votimit Posted: 03 Jul 2017 06:32 AM PDT

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka bërë të ditur se pas shqyrtimit të 65 ankesave të bëra nga subjekte politike, ka vendosur që t’i pranoj 28 prej tyre, në bazë të të cilave urdhërohet të rinumërohen 117 kuti të votimit. Ankesat e subjekteve politike pasuan publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në mesin e këtyre kutive të votimit që do të rinumërohen është edhe një kuti e votave me kusht. Qendra e Numërimit të Rezultateve, thuhet se ka kryere të gjitha përgatitjet që rinumërimi të fitoj sot në orët e pasdites.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Nimic: Zgjidhja e kontestit rreth emrit të Maqedonisë do të vonohet Posted: 03 Jul 2017 06:32 AM PDT

Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara në kontestin rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic pas një pauze trevjeçare ka zbritur në Shkup në takime me drejtuesit e lartë shtetërorë dhe partiakë për t’i dhënë një shtytje të re zgjidhjes së këtij problemi mbi 20 vjeçar. Pas takimeve me kryeministrin e ri, Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i dërguar i OKB-së tha se kontesti me emrit po merr një vëmendje të re, zgjidhja e të cilit, siç tha ai, është e një rëndësie të madhe jo vetëm për dy vendet, por edhe për rajonin dhe Kombet e Bashkuara. Por, Nimic tha se ende është herët të flitet për rezultate konkrete, meqë sipas tij, palëve u duhet kohë për shqyrtimin e pozicioneve deri në arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme. “Mendoj se duhet gjetur mënyra për intensifikimin e procesit. Gjatë muajve në vazhdim nuk presim ndryshime dramatike. Mendoj se nuk është koha e duhur për propozime konkrete. Dy palëve iu duhet një periudhë e caktuar për bisedime të ndërsjella. Kemi Qeveri të re dhe kontekst të ri në rajon, mendoj se punët do të shkojnë përpara, por nuk pres zhvillime dramatike muajve të ardhshëm”, deklaroi ndërmjetësuesi i OKB-së, Metju Nimic. Sipas tij, Zaev dhe Dimitrov kanë shfaqur interes serioz dhe vendosmëri për të trajtuar këtë çështje, që ka si qëllim arritjen e zgjidhjes përfundimtare. “Nuk kemi biseduar për koncepte të reja konkrete për emrin. Nuk kam ardhur me propozim të ri, edhe Qeveria nuk ka paraqitur ndonjë pikëpamje të saj. Kemi biseduar për procesin dhe për relacionet, për pozitat e përgjithshme të Qeverisë që të jetë e hapur me fqinjët dhe t’i zgjidhë të gjitha problemet ekzistuese”, theksoi Nimic. I pyetur se a pret përparim në qëndrime edhe nga pala greke, apo vijat e kuqe të saj për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, Nimic tha se e pret një gjë të tillë nga të dyja palët, të cilat sipas tij, seriozisht duhet të mendojnë për pozicionet e tyre. Nga Qeveria e Maqedonisë përmes një njoftimi me shkrim është bërë e ditur se kryeministri Zoran Zaev ka vlerësuar pozitivisht klimën e re që po krijohet për zgjidhjen e këtij kontesti, nga i cili varet procesi i integrimit të vendit në NATO dhe BE. “Unë dhe Qeveria e Maqedonisë jemi të përcaktuar të ecim drejt zgjidhjes së problemeve të qytetarëve të këtij vendi, andaj edhe zhvillojmë politika gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e këtij problemi. Ne do të jemi transparent dhe jo të mbyllur si deri më tani. Në zgjidhjen e këtij problemi do të përfshihen të gjithë si pushteti, opozita, Kuvendi, Presidenti dhe të gjithë qytetarët”, thuhet të ketë deklaruar Zaev në takimin me Nimic. Ndërmjetësuesi i OKB-së u takua edhe me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, që shënon edhe takimin e parë të tij me një lider të partive shqiptare që kërkojnë përfshirjen në zgjidhjen e kontestit. Nimic tha se Ahmeti e ka inkurajuar që të vazhdojë me bisedimet pasi Maqedonia kërkon zgjidhje të mirë. Sa u përket shqiptarëve, kreu i BDI-së, tha se ata janë pjesë e këtij shtetit dhe se nuk kanë qenë asnjëherë indiferent ndaj kontestit, andaj edhe do të japin kontributin e tyre aty ku do të ketë nevojë. Për shkak të moszgjidhjes së kontestit të emrit, Maqedonia tani dhjetë vjet nuk mund të anëtarësohet në NATO, ndërsa nuk mund të nisë as bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Greqia thotë se procesin e integrimit të Maqedonisë do ta bllokojë deri në ndërrimin e emrit të saj kushtetues, që është i ngjashëm me emrin e krahinës së saj veriore. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Bën thirrje për terrorizëm – dënohet 6 muaj burg ose punë vullnetare Posted: 03 Jul 2017 06:09 AM PDT

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarit me inicialet, Q.M., i cili është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh. Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari Q.M është fajtor, sepse me 14 shtator 2016 në një shtyllë të një semafori në rrugën Prishtinë – Podujevë së bashku me dy të mitur kishin vendosur flamurin e organizatës që vetën e quan, Shteti Islamik apo ISIS. Në komunikatë thuhet se të lartpërmendurit “në mënyrë publike kishin thirrur ose nxitur të tjerët që të shkojnë në Siri dhe Irak dhe të kyçen në këtë organizatë terroriste”. I akuzuari, thuhet në komunikatë, ka kryer veprën penale bashkimin ose pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj me formacionet e jashtme paraushtarake ose para policorë, në organizimet grupore ose individualisht jashtë territorit të Kosovës. Me pëlqimin e të akuzuarit Q.M dënimi i shqiptuar me burg i zëvendësohet me dënim alternativ punë në dobi të përgjithshme në kohëzgjatje prej 180 orësh, konform nenit 60 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të cilën punë do ta mbikëqyrë shërbimi sprovues i Republikës së Kosovës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Thaçi dhe Vuçiq flasin për fazën e re të dialogut Posted: 03 Jul 2017 06:06 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq janë takuar sot në Bruksel, ku kanë folur për fazën e re të dialogut. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve, ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
OKB: Po rritet numri i personave që vuajnë nga uria Posted: 03 Jul 2017 05:32 AM PDT

Numri i personave që vuajnë nga uria është duke u rritur si shkak i kombinimit të konflikteve dhe ndryshimeve klimatike, ka thënë, shefi i Agjencisë së OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi, Graziano da Silva.  “Rezultatet preliminare për këtë vit tregojnë se numri i personave që përballen me kequshqyerje, ka filluar të rritet prapë” ka thënë shefi i kësaj organizate. Ai nuk e ka përmendur ndonjë shifër të saktë, duke njoftuar se raporti do të publikohet në shtator. “Fatkeqësisht ky nuk është lajm i mirë”, ka shtuar Graziano da Silva, gjatë një konference në Romë. Numri i personave që nuk kanë mjaftueshëm ushqim ka rënë në 795 milionë gjatë periudhës 2014-16 në krahasim më periudhën e viteve 1990-1992. Graziano da Silva ka thënë se rritja e numrit të personave që përballen me këtë problem ka ardhur si pasojë e thatësisë dhe konflikteve në Sudanin Jugor, Nigeri, Somali dhe Jemen. “Rreth 60 për qind e personave që vuajnë nga uria, jetojnë në zonat e konflikteve dhe ndryshimeve klimatike”, ka shtuar Silva. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Mbreti i Arabisë Saudite anulon pjesëmarrjen në samitin G20 Posted: 03 Jul 2017 04:27 AM PDT

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert,ka thënë se Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, nuk do të marrë pjesë në samitin G20 në Hamburg. Ky samit do të mbahet në datat 6-7 korrik. Zëdhënësi, Steffen Seibert, ka thënë se qeveria saudite e ka njoftuar Berlinin se mbreti 81 vjeçar, nuk do të marrë pjesë në këtë samit. Seibert nuk ka përmendur ndonjë arsye për anulimin e pjesëmarrjes. Burime diplomatike nga Arabia Saudite i kanë thënë dpa-së, se anulimi është i lidhur me konfliktin e Arabisë Sudite me Katarin. Në qershor Arabia Saudite dhe vendet fqinje, Bahrenini, Emiratet e Bashkuara dhe Egjipti i kanë prishur marrëdhëniet me Katarin, të cilin e akuzojnë për mbështetje të terrorizmit. Këto vende po kërkojnë që Katari t’i jap fund mbështetjes së Vllazërisë Myslimane, të ndalojë transmetimin e Al-Jazeera, të zvogëlojë marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe të mbyllë një bazë ushtarake turke në Katar. Ministri i financave i Arabisë Saudite, Mohammed al-Jadaan, do të jetë pjesë e samitit në vend të Mbretit Salman. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Rohani kritikon projektet e Turqisë për digat Posted: 03 Jul 2017 04:02 AM PDT

Presidenti iranian, Hassan Rohani, ka kritikuar Turqinë për projektet e digave në lumenjtë Tigër dhe Eufrat. Rohani ka kërkuar që Turqia të ndalojë punimet për të dy digat, pasi sipas tij ato janë “të rrezikshme” për gjithë Lindjen e Mesme. Rohani i ka bërë këto komente gjatë një konference në Teheran. Ai nuk e ka përmendur në mënyrë specifike emrin e Turqisë mirëpo ka thënë disa herë se planet për digat në dy lumenjtë masiv që rrjedhin në Siri dhe Irak do të kenë “pasoja shkatërruese”, duke përfshirë Iranin. Kritikët kanë thënë se vendimi i Turiqisë ka ndikuar në paksësimin e ujit në Siri dhe Irak, duke kontibuar në destabilitet rajonal. Kurdët në Siri, e kanë akuzuar Turqinë gjatë muajit shkurt për ndalimin e furnizimit me ujë, si formë të presionit politik. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Thaçi e Vuçiq flasin për fazën e re të dialogut dhe pajtimin Posted: 03 Jul 2017 03:31 AM PDT

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq kanë rënë dakord gjatë takimit të zhvilluar të hënën në Bruksel, se do të nisin me punën për fazën e re të dialogut që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Thaçi e Vuçiq janë pajtuar po ashtu që ekipet punuese të nisin përgatitjet për këtë çështje. Thaçi e Vuçiq kanë theksuar edhe rëndësinë që ka zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut, që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. “Në takimin tre palësh jemi pajtuar që të ketë një fillim përgatitor për fazën e re të negociatave në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, që do të çonte drejt një normalizimi dhe pajtimi mes vendeve dhe popujve tanë”, ka deklaruar presidenti Thaçi. “Kjo fazë e re e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimin mes dy popujve tanë do të jetë në të mirën e dy vendeve. Do të mbyllet kapitulli i errët i së kaluarës dhe do të hapet një perspektivë e sigurt për të ardhmen evropiane të vendeve tona dhe të rajonit”, ka thënë tutje presidenti Thaçi. Grupet punuese apo profesionale, sipas Thaçit do të punojnë për shfaqjen e ideve për përgatitjen e fazës së re të dialogut. “Shpresoj dhe besoj që normalizimi dhe pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve është i mundur dhe do të arrihet”, ka thënë Thaçi. Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se mbeten edhe një muaj e gjysmë që të përgatitet faza e re e dialogut. “Nuk ka dyshim që dialogu do të vazhdojë në Bruksel, por jo vetëm dialogu që merret me temat e caktuara, por do të kemi edhe dialog substancial rreth asaj se si i shohim ne marrëdhëniet pas 1, 2 apo 5 viteve”, ka deklaruar Vuçiq. Një fazë e tillë e dialogut dhe temat që do të hapen, sipas Vuçiqit e shtron nevojën që për këto çështje të flitet edhe brenda Serbisë, edhe brenda Kosovës.  Mogherini, në anën tjetër, ka ritheksuar rëndësinë që Bashkimi Evropian i kushton integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Fillimisht, ajo ka biseduar ndaras me Thaçin dhe Vuçiqin, në takimet që kanë zgjatur nga 30 minuta dhe më pastaj ka organizuar edhe takimin e përbashkët me të dy presidentët. Mogherini, pas takimit ka shkruar në Twitter se është pajtuar me dy presidentët që të nisë një fazë e re e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Takimet në nivelin politik të presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, janë një dimension i ri i dialogut, i cili kryesisht është zhvilluar në nivelin e kryeministrave. Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar takimin e fundit në nivel të lartë më 1 shkurt. Dy vendet kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013. Ekipet teknike janë takuar pothuajse rregullisht për mënyrat e zbatimit të saj, por shumë nga çështjet e dakorduara kanë mbetur vetëm në letër. Normalizimi i marrëdhënieve është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian. Kosova tashmë ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, ndërsa Serbia ka hapur kapituj të negociatave të anëtarësimit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
McCain: Nuk ka paqe në Afganistan pa përfshirjen e Pakistanit Posted: 03 Jul 2017 02:55 AM PDT

Senatori i Shteteve të Bashkuara, John McCain, ka thënë se paqja në Afganistan dhe në vendet tjera të rajonit nuk është e mundur pa përfshirjen e Pakistanit. Ish kandidati për president, McCain, gjatë një vizite në Islamabad ka thënë se “ne nuk do të kemi paqe në rajon pa Pakistanin”. “Marrëdhëniet tona janë më të rëndësishme se kurrë më parë”, ka shtuar McCain pasi ka përfunduar takimin më zyrtarin e lartë pakistanez për politikë të jashtme , Sartaj Aziz dhe shefin e ushtrisë, gjeneralin Javed Bajwa. Aziz ka thënë se parneriteti strategjik në mes të Pakistanit dhe SHBA-së, ka qenë ” kritik drejt arritjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”. Kritikët amerikanë kanë thënë se Islamabadi nuk është duke punuar në shpërbërjen e rrjeteve të grupeve ekstremiste. Sipas tyre krijimi i zonave të sigurta në Pakistan ka lejuar ekstremistët e lidhur me talibanët të planifikojnë sulme në Afganistan dhe të kthehen prapë në këto zona të sigurta. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Dhjetëra të plagosur dhe të zhdukur nga rrëzimi i autobusit në Gjermani Posted: 03 Jul 2017 02:10 AM PDT

Tridhjetenjë veta janë plagosur dhe 17 janë zhdukur nga flakët që kanë përfshirë një autobus, i cili është rrëzuar në autostradën A9, në jug të Gjermanisë. Autobusi është përplasur me një kamion pranë qytetit Shtambah, ne veri të Bavarisë. Disa pasagjerë kanë marrë plagë të rënda, ndërsa dyshohet se disa të tjerë mund të kenë vdekur. “Realisht duhet të presim viktima”, i tha agjencisë DPA një zëdhënës i policisë. Në bordin e autobusit kanë qenë 46 pasagjerë dhe dy shoferë. Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin. Disa helikopterë u janë bashkuar punëtorëve të emergjencës në vendngjarje. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Reklama