Home » INSAJDERI: “PDK uron Sami Lushtakun për lirimin nga burgu” plus 19 more

INSAJDERI: “PDK uron Sami Lushtakun për lirimin nga burgu” plus 19 more

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

INSAJDERI: “PDK uron Sami Lushtakun për lirimin nga burgu” plus 19 more

PDK uron Sami Lushtakun për lirimin nga burgu Posted: 03 Jul 2017 10:22 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar të vonuar, por të drejtë, vendimin e institucioneve të drejtësisë për lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku. Përmes një komunikate për medie, PDK ka kërkuar edhe lirimin e ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së nga rastet Drenica 1 dhe Drenica 2. “PDK kërkon lirimin e luftëtarëve të lirisë në rastin Drenica 1 dhe 2 si të pafajshëm, sic edhe procesi gjyqësor ka ridëshmuar se janë. UÇK dhe vlerat luftarake liridashëse të popullit tonë janë të paprekshme”, thuhet në njoftimin e PDK-së. PDK ka thënë se “lufta për liri dhe kontributi i çdo qytetari për shtet, në UÇK dhe jashtë saj është i shenjtë dhe pacenuar nga askush për popullin tonë, ndërsa PDK fton gjithë qytetarët e vendit të punojmë fuqishëm për ruajtjen dhe zhvillimin e shtetit tonë”. “Partia Demokratike e Kosovës i uron Lushtakut kthim të mbarë në detyrën e vetë të kryetarit të Skënderajt, përgjegjësive në PDK dhe jetë të qetë me familje”, thuhet në komunikatë. The post PDK uron Sami Lushtakun për lirimin nga burgu appeared first on INSAJDERI.
VV thotë se Thaçi u takua me Vuçiqin për t’i ikur Speciales Posted: 03 Jul 2017 10:20 AM PDT

Takimi i presidentit Hashim Thaçi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e përfaqësueses lartë BE-së, Federica Mogherini është komentuar mënyra ndryshme nga përfaqësuesit e partive politike vend. Vetëvendosje thonë presidenti Thaçi po e përdorë dialogun me Serbinë për t’i ikur procesit Gjykatës Speciale. AAK ndërkaq, janë për vazhdimin e dialogut por kornizat e dialogut kenë përparësi temat janë interes për Kosovën. The post VV thotë se Thaçi u takua me Vuçiqin për t’i ikur Speciales appeared first on INSAJDERI.
Sejdiu thotë se nuk do ta votojë qeverinë e PAN-it, nuk garanton asgjë për deputetët e AKR-së Posted: 03 Jul 2017 10:04 AM PDT

Nënkryetari i Aleancës për Kosovë të Re, Korab Sejdiu, i cili u zgjodh deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, ka theksuar se partia e tij dhe koalicioni LDK-AKR -Alternativa, është kundër shkuarjes në qeveri me koalicionin PAN. Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se me atë që e ka vërejtur, ka disponim kundër këtij bashkëpunimi. “Unë mundem të garantoj vetëm për veten time. Sepse ne e kemi një listë me gjithsej 29 deputetë, ku secili e përfaqëson veten e tij”, ka theksuar Sejdiu. Ai ka shtuar se “do të isha i befasuar nëse ndodhë kjo”, duke shtuar se “në asnjë rrethanë nuk do ta votoj qeverinë e formuar nga PAN-i”. “Është shprehur uniteti i jashtëzakonshme për të mos e përkrahur këtë koalicion. Nuk ka asnjë deputet që ka shprehur pozicionimin e tij, përmes së cilit do të kuptohet se ai do ta votonte PAN-in”, ka thënë deputeti i zgjedhur. The post Sejdiu thotë se nuk do ta votojë qeverinë e PAN-it, nuk garanton asgjë për deputetët e AKR-së appeared first on INSAJDERI.
“Kandidatët kosovar” për ministër të Jashtëm të Shqipërisë refuzojnë postin Posted: 03 Jul 2017 09:59 AM PDT

Fitorja e thellë në zgjedhjet e 25 qershorit duket se i ka dhënë Edi Ramës një hapësirë edhe për të bërë eksperimente politike. Gazeta Tema, media e afërt me të,ka lansuar lajmin se pozitën e Ministrit të Jashtëm do t’ia ndajë dikujt nga Kosova. Fitorja bindëse do t’i jap Ramës gjithë komoditetin që ai, përveçse të krijojë vetë qeverinë, të mendoj edhe emra për të udhëhequr dikasterët e të cilët, së paku në mënyrë mediatike, thuhet se mund  të jenë edhe nga Kosova. Baton Haxhiu, Veton Surroi, Vlora Çitaku dhe Mimoza Kusari, ishin emrat e publikuar nga Gazeta Tema, si kandidatë për Ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Nisur nga gazetari Baton Haxhiu; ai është miku i afërt i Ramës, që e shoqëroi atë gjatë gjithë fushatës, në zgjedhjet që Rama i fitoi. Haxhiu, për Gazetën Express, ka thënë se emri i tij – tani për tani, – mbetet vetëm në kornizat e të përfolurës. “Mund të jetë dëshirë e ndokujt, por unë nuk mund të them asgjë, momentalisht”, thotë Haxhiu. Drejtori i Klanit, duke mos e përjashtuar krejtësisht këtë ide, megjithatë thotë se Ministria e Punëve të Jashtme nuk është e duhura për një shqiptar të Kosovës. Rama, sipas Haxhiut, duhet të rezervojë ndonjë sferë tjetër për ta. Gjithmonë i përfshirë në politikë, edhe pse jo politikan, Haxhiu thotë se nuk do të pranonte kurrfarë pozite qeveritare, sepse është i kënaqur në profesionin e gazetarit. “Pa marrë parasysh që përflitem, unë nuk e dëshiroj atë pozitë. Gazetaria më pëlqen më shumë se gjithçka tjetër”, tha ai për Express. Mimoza Kusari, Kryetarja e Gjakovës , e zgjedhur tash së fundmi edhe deputete në kuadër të LDK’së, është emri tjetër i përmendur. Edi Rama, sikur për Haxhiun, edhe për Kusarin, vazhdimisht ka treguar një simpati. Ajo ditë më parë bëri të ditur se do të largohet nga pozita e kryetares së Gjakovës, pasi që është zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës. E për mundësinë e përfshirjes në Qeverinë Rama, Kusari u përgjigj për Expressin. “Jo, vetëm lajm mediatik, asgjë të vërtetë në të nuk ka”, ka thënë kryetarja e Gjakovës, e pyetur nëse deri më tani i është propozuar zyrtarisht për pozitën e kryediplomates. Ndërsa, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Citaku, e cila përfaqësoi vendin edhe në OKB, duket si tjetra favorite për të udhëhequr diplomacinë shqiptare.  Megjithatë, Çitaku ka mohuar të ketë marrë ndonjë ofertë nga Shqiperia për t’u bërë pjesë qeverisë së saj. “Ka qenë lajm i prodhuar nga mediat, sigurisht pa qëllime dashakeqëse. Po nuk ështe e vertetë”, ka thënë ambasadorja për Expressin. E kryeministri Rama ka konfirmuar se për qeverinë, gjithçka do të vendoset në shtator dhe deri atëherë askush, përveç tij, nuk ka pse të humb kohë me këtë çështje. The post “Kandidatët kosovar” për ministër të Jashtëm të Shqipërisë refuzojnë postin appeared first on INSAJDERI.
Lushtaku: Dola nga burgu, por po kthehem në një burg tjetër Posted: 03 Jul 2017 09:54 AM PDT

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku me dalë nga burgu ka thënë sei duket sikurse po kthehet një burg tjetër”. Lushtaku deklaroi se kërkesa e tij e vazhdueshme ka qenë drejtësia vije vendin e vet. “Me dëshirën madhe nuk do isha prononcuar. Ju gazetarët e dini miri çfarë do thotë drejtësia Kosovë dhe kërkesa jonë e vazhdueshme ka qenë ketë drejtësi. Emocionet… për mua për vete po duket se po dalë prej një burgu, dhe po kthehem një burg tjetër”, ka thënë Lushtaku. Pas daljes nga burgu, Lushtaku u nis menjëherë për Komunën e Skënderajt. /Insajderi.com lushu INSAJDERI: “PDK uron Sami Lushtakun për lirimin nga burgu” plus 19 more The post Lushtaku: Dola nga burgu, por po kthehem në një burg tjetër appeared first on INSAJDERI.
Si në filma aksion – Ramiz Lladrovci në krye të ushtrimit fushor “Ujku 17” Posted: 03 Jul 2017 09:27 AM PDT

Është ora 5 e mëngjesit dhe kryetari i Komunës Drenasit, Ramiz Lladrovci merr një telefonatë nga drejtoresha e Emergjencës për një termes 6 ballësh. “Po drejtoreshë, e kam dëgjuar edhe unë jam duke u bërë gati”, thotë Lladrovci, teksa veshë këmishën. Ai duket jetë diku zyrë por video paraqitet se është jashtë saj. lushu INSAJDERI: “PDK uron Sami Lushtakun për lirimin nga burgu” plus 19 more “Okej, drejtoreshë merri gjitha dhënat dhe për 10 minuta takohemi te Komuna”, thotë Lladrovci. pas ngjarja zhvillohet komunë ku formohet shtabi i emergjencës dhe pas fillon aksioni. Kjo është hyrja e ushtrimit fushor Komunës Drenasit “Ujku 17”. lushu INSAJDERI: “PDK uron Sami Lushtakun për lirimin nga burgu” plus 19 more Një video e publikuar nga Komuna e Drenasit shpërfaqë gjithë aksionin nga ushtrimi fushor “Ujku17” është organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, bashkëpunim me Forcën e Sigurisë Kosovës, Policinë e Kosovës, KFOR-in, QKMF-në, Shërbimin e Zjarrfikësve, Kryqin e Kuq, ndërmarrjen “Feronikeli” dhe gjithë akterët tjerë institucional ne Komunën e Drenasit. lushu INSAJDERI: “PDK uron Sami Lushtakun për lirimin nga burgu” plus 19 more këtë ushtrim fushor sipas zëdhënësit Komunës është bërë improvizim për ndërhyrje raste  emergjente një tërmet prej 6 ballësh. Ushtrimi është mbajtur Feronikeli dhe aty shihet sesi Lladrovci drejton gjithë ekipin e Komunës, formon shtabin emergjent dhe e drejton atë terren. The post Si në filma aksion – Ramiz Lladrovci në krye të ushtrimit fushor “Ujku 17” appeared first on INSAJDERI.
Zyrtare: Celina kalon tek Ipswich Town Posted: 03 Jul 2017 09:26 AM PDT

Bersant Celina është lojtar i ri i skuadrës Ipswich Town.   Skuadra e Championship, Ipswich Town ka njoftuar për huazimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Bersant Celina. Sulmuesi i Kosovës kishte një sezon të suksesshëm në Twente, por sërish nuk ka bindur Pep Guardiolan për të qëndruar në skuadrën e parë. Ai ka pranuar ofertën e Ipswich, ku mendon se do t’i ndihmonte për të fituar përvojë dhe për t’u kthyer më i fortë në City ose ndonjë skuadër tjetër të Premierligës. “Bersant Celina është huazuar për një edicion nga Manchester City”, thuhet në njoftimin e Ipswich. Celina po ashtu kërkohej edhe nga skuadra tjera të Championship, Bundesligas dhe La Ligas. The post Zyrtare: Celina kalon tek Ipswich Town appeared first on INSAJDERI.
Fëmija i parë me gjini të papërcaktuar Posted: 03 Jul 2017 09:20 AM PDT

Një fëmijë tetë muajsh nga Kanada, është rasti i parë botë cilit i është liruar karta shëndetësore me gjini pa përcaktuar, raportojnë mediet kanadaeze. Prindi Kori Doty – një person transgjinor identifikon veten as mashkull as femër, dëshiron fëmija i saj caktojë vet gjininë e saj. Karta shëndetësore është lëshuar me “U”, rubrikën e gjinisë, e cila do thotëi papërcaktuar”. Kori Doty po lufton për hequr gjininë nga certifikata e lindjes, njofton BBC. lushu INSAJDERI: “PDK uron Sami Lushtakun për lirimin nga burgu” plus 19 more Dëshira e prindërve është që të mbajnë gjininë e foshnjës Searyl të pa përcaktuar në të gjitha dokumentet, në mënyrë që fëmija të mos ketë problemin e njëjtë në të ardhmen. “Unë do të edukoj Searilin në mënyrë të tillë që kur fëmija të njohë veten, të tregojë se kush është. Unë jam duke e pranuar atë si një foshnje, duke u përpjekur t’i jap të gjithë dashurinë dhe mbështetjen për t’u bërë personi më i plotë që mund të jetë ndonjëherë, jashtë kufizimeve  të shoqërisë që vijnë me stereotipet e djalit dhe të vajzës.” The post Fëmija i parë me gjini të papërcaktuar appeared first on INSAJDERI.
VV: Thaçi do t’i sjell sërish dëme shtetit të Kosovës Posted: 03 Jul 2017 09:12 AM PDT

Kosova nuk duhet t’i qaset një dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, nga i cili fiton vetëm kjo e fundit, vlerësojnë përfaqësuesit e partive politike në Kosovë. Reagimet e tyre kanë pasuar pas takimit të së hënës në Bruksel, ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilët kanë paralajmëruar një fazë të re të dialogut ndërmjet dy vendeve, me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, subjekt ky i cili është brenda koalicionit parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Nismën për Kosovën, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se faza e re e këtij dialogu, duhet të jetë më përmbajtësore dhe që shkon në favor të forcimit të shtetit të Kosovës dhe njohjes reciproke. “Ne mendojmë se së pari duhet të kemi një kornizë të qartë për dialog, një afat kohor dhe tema që shkojnë në favor të forcimit të shtetit dhe zgjidhjeve të problemeve që i kemi me Serbinë. Prandaj, ndoshta ka ardhur koha që dialogu të jetë shumë më i qartë, më përmbajtësor, me tema që shkojnë në favor të forcimit të shtetit të Kosovës dhe njohjes reciproke. Deri më tani, politika i ka lejuar Beogradit që të merret me çështje të brendshme të Kosovës. Tani, në këtë rast, nuk guxohet të mendohet diçka e tillë”, tha Lekaj. Por, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky subjekt politik, vazhdon të jetë kundër dialogut me Serbinë. “Ne konsiderojmë që ky dialog me Serbinë nuk duhet të vazhdojë në asnjë mënyrë dhe natyrisht që Lëvizja Vetëvendosje, tash e sa kohë, ka qëndrime të qarta sa i përket procesit të dialogut. Ne konsiderojmë që dialogu i nisur kështu, pa parime dhe pa kushte, është në dëm të Republikës së Kosovës dhe në këtë drejtim, jemi kundër këtij dialogu, sepse është dëshmuar ajo që e kemi thënë se secila marrëveshje që është nënshkruar në Bruksel, është në favor të Serbisë dhe në favor të Kosovës”. Deri më tash, takimet në Bruksel janë zhvilluar kryesisht në nivelin politik të kryeministrave dhe takimi i tanishëm i nivelit të presidentëve, paraqet dimension të ri të dialogut. Megjithatë, Lekaj thotë se i mbetet Kuvendit të Kosovës, pas konstituimit të tij, të përcaktojë se cili do të jetë niveli politik i përfaqësimit në dialogun me Serbinë. “Tani, neve na duhet që të mendohemi mirë, të kemi format të caktuar për dialog dhe të kemi vendim nga Kuvendi i Kosovës se kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë. Çfarëdo lloj i vendimit që sillet nga Kuvendi i Kosovës, mendoj që duhet të jetë i qartë, me korniza të qarta dhe kush do t’i prijë dialogut”. Ndërkaq, Albulena Haxhiu konsideron që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është dashur fare të shkojë në takimin në Bruksel, për të biseduar për një fazë të re të dialogut. “Për neve është e papranueshme që Hashim Thaçi, në këtë mënyrë, në këto rrethana, si dhe duke marrë parasysh që i njëjti është përgjegjësi kryesor për të gjitha koncesionet që janë bërë në dëm të Kosovës, të shkojë dhe të bisedojë ose të vazhdojë një raund të ri të bisedimeve, tashmë në nivelin e presidentëve. Është i njëjti njeri, pra përveç që tashmë është president, mirëpo ta kemi parasysh që i njëjti, në kohën sa ishte kryeministër i vendit, është marrë në vazhdimësi me koncesione në dëm të Republikës së Kosovës, në negociatat e padrejta me Serbinë”. Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar takimin e fundit në nivel të lartë më 1 shkurt. Dy vendet kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013. /Insajderi.com The post VV: Thaçi do t’i sjell sërish dëme shtetit të Kosovës appeared first on INSAJDERI.
Lladrovci i gëzohet lirimit të Sami Lushtakut Posted: 03 Jul 2017 09:04 AM PDT

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin e ish-komandantit të zonës së Drenicës, Sami Lushtakut, riktheu shpresën për drejtësi. Në një reagim në llogarinë  e tij në facebook, Lladrovci ka thënë se shërbyesit e sistemit të ish-Jugosllavisë duhet të turpërohen nga ky lajm”. “Në rrugëtimin e çlirimit tonë, patëm me vete edhe botën demokratike në krye me NATO-n prandaj, të gjithë servilët, puthadorët dhe shërbyesit e ish sistemit jugosllav, por edhe të partive që duan të fshijnë kujtesën tonë të lavdishme, duhet sot të turpërohen”, ka deklaruar Lladrovci. “Lajmi i shumëpritur nga Gjykata Supreme për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjitha akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, na riktheu shpresën në drejtësi”, ka thënë Lladrovci. Kryetari i Drenasit ka thënë se “vlerat e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, askush, kurrë askush nuk mund t’i mjegullojë as t’i transformoj në akuza. Liria jonë ishte më e çmueshme se çdo akuzë nga kushdoqoftë”.   The post Lladrovci i gëzohet lirimit të Sami Lushtakut appeared first on INSAJDERI.
UEFA: Ndeshja Maqedoni-Shqipëri me rrezikshmëri të lartë Posted: 03 Jul 2017 08:45 AM PDT

UEFA ka vendosur që ndeshja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë të luhet jashtë Shkupit, pikërisht në një qytet sa më larg komunitetit shqiptar, në Strumicë. Një vendim që favorizon ndjeshëm vendasit në aspektin e mbështetësve, e që ka detyruar FSHF-në të bëjë notë proteste në UEFA për këtë vendim, por këtë herë organi më i lartë i futbollit evropian nuk ka treguar as minimumin e disponibilitetit për ta diskutuar këtë vendim, pavarësisht se Federata Shqiptare ka pasur të drejtë. “Kemi marrë një përgjigje nga zv.sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, i cili na tha se ndeshja do të luhet në Strumicë, pavarësisht se ai stadium nuk i plotëson kushtet minimale sportive. Por në një ndeshje si kjo, me nivel rrezikshmërie të lartë, më shumë rëndësi ka siguria. Ne kemi bërë kërkesa, por në fund të fundit është vet UEFA që vendos për të tilla çështje”, tha Denis Bastari, drejtor administrativ në FSHF, raporton TCH. Hera e fundit që përfaqësuesja maqedonase nuk ka luajtur në stadiumin “Filipi i II” në Shkup, ka qenë miqësorja me Shqipërinë e zhvilluar në Prilep në vitin 2011. Gjithsesi, pas gjithë këtyre situatave të krijuara, për kombëtaren shqiptare ka edhe një lajm të mirë. Tifozeria kuqezi do të jetë e pranishme në Strumicë, me rreth 400 bileta, pasi kaq është 5%-shi i kapacitetit të këtij stadiumi. “Bashkë me konfirmimin e fundit për zhvillimin e ndeshjes, na është konfirmuar nga UEFA se do të lejohen tifozët shqiptarë që të marrin pjesë në këtë ndeshje. Pra do të na lejohet 5%, që është parashikuar në rregullore, që përkon me rreth 450 tifozë në raport me kapacitetin që ka ai stadium”, tha Denis Bastari. Ndeshja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, është parashikuar për t’u zhvilluar në datën 5 shtator. The post UEFA: Ndeshja Maqedoni-Shqipëri me rrezikshmëri të lartë appeared first on INSAJDERI.
Për çfarë akuzohej Sami Lushtaku Posted: 03 Jul 2017 08:37 AM PDT

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku  është liruar nga paraburgimi pas ankesës e cila ka ardhur për heqjen e kësaj mase nga avokati i tij, Arianit Koci. Informacionin për lirimin e ish-kryetarit Drenasit e ka konfirmuar, Arianit Koci i cili shtoi se vendimi ka ardhur nga Gjykata Supreme. Ai bashku me Sylejman Selimin dhe pjesëtarë Ushtrisë Çlrimtare Kosovës, po akuzoheshin për krimet lufte, shkruan lajmi.net. Lushtaku ishte akuzuar për vrasjen e një civili gjatë luftës së fundit në Kosovë, gjë për të cilën ai ishte dënuar me 12 vite burgim në vitin 2015. Kurse Gjykata e Apelit më vonë e kishte liruar nga akuza për vrasjen e civilit, duke e dënuar me shtatë vite burgim për përgjegjësi hierarkike. Vendim të cilin e kishin kundërshtuar ashpër avokatët e Sami Lushtakut. Seanca e fundit për trajtimin e këtij rasti ishte mbajtur më 20 qershor, ku u tha se vendimi do të jepej kah gjysma e muajit korrik. Kurse Sylejman Selimi ka qenë i akuzuar për trajtim çnjerëzor të një spiuni serb. The post Për çfarë akuzohej Sami Lushtaku appeared first on INSAJDERI.
Djali i Sami Lushtakut i gëzohet lirimit të babait të tij Posted: 03 Jul 2017 08:28 AM PDT

Mërgim Lushtaku i është gëzuar lajmit se babai i tij, Sami Lushtaku, është liruar sot nga të gjitha akuzat për krime lufte. “Urime Drenicë, urime Kosovë! Lufta çlirimtare ka qenë dhe mbetet luftë e drejtë dhe e pastër.”, ka shkruar ai shkurt përbri fotografi ku shihet emblem e UÇK-së. Gjykata Supreme ka vendosur për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës. Lajmin e ka konfirmuar avokati i Lushtakut, Arianit Koci. Ish-komandanti i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, në maj të vitit 2015 ishte dënuar me 12 vjet burgim, gjë që u bë në bazë të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur “D”. E në nëntor të vitit 2016, Gjykata e Apelit e shpalli atë të pafajshëm për veprën penale “Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar”, me ç’rast i heqi 12 vjet burg, me të cilat u dënua fillimisht nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë. Por, Gjykata e Apelit, megjithatë, e dënoi Lushtakun me 7 vjet burgim për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, që ndërlidhet me “Përgjegjësinë Komanduese”, nga e cila akuzë ishte liruar më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës. /Insajderi.com The post Djali i Sami Lushtakut i gëzohet lirimit të babait të tij appeared first on INSAJDERI.
Prokuroria ngrit aktakuzë kundër kosovarit që bëri thirrje për “sulme ndaj shtetit” Posted: 03 Jul 2017 08:21 AM PDT

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër R.A., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës i pandehuri R.A., si përkrahës i organizatës terroriste ISIS, e cila ka për qëllim që seriozisht të frikësojë popullsinë, të destabilizojë dhe të shkatërrojë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të ndryshme e pastaj në territorin e tyre të krijojë “Shtetin Islamik”. Gjatë disa muajve deri me datë 14 Prill 2017, përmes internetit, në ueb-faqen e rrjetit social Facebook, në profilin e tij, si dhe në ueb-faqen Youtube, përmes llogarisë së tij personale “Nashheed” ka postuar video incizime me tekste të cilat, vet i ka shkruar dhe incizuar e në të cilat të gjithë myslimanëve iu ka bërë thirrje që në emër të xhihadit të kryejnë sulme terroriste kundër Qeverisë së Kosovës dhe ambasadave të huaja në Kosovë. Po ashtu, në aktakuzë thuhet se R.K. ka paralajmëruar ardhjen e “Hilafetit”, ashtu që në incizimin me titull “Në token e Shqiponjave do të vijë Hilafeti” thotë: “Do vijë Hilafeti, me përzënien e hienave, do vijë bereqeti, ngrituni vllazni, ngrituni o musliman, bëni xhihad, shpëtojeni këtë vatan, bëni sulme vetjake, apo në grupe, e dhelprave dinake, frikën me ja u futë, sulme istish’hadije apo kallashnikov, nga rruga selefije ti mos u largo, dridhjani token qafirave, vrisni taghutat, hapni rrugë të mirave, sherijatit shijojani frutat, bëhuni emir të vendit tuaj, mos e lëni në errësirë nën udhëheqjen e huaj, ata s`ja u dojnë të mirën, drogë, bixhoz e zina, ja u kanë lënë errësirën, s`ju dojnë ju dritë me pa, kapni armët e sulmoni Qeveri dhe ambasada, vendin nga të kqinjët çlironi nga udhëheqësit ma katolik se papa”, dhe në këtë mënyrë ka shkaktuar rrezik serioz që vepra të tilla edhe të kryhen. Sipas aktakuzës, i pandehuri R.A., me këto veprime ka kryer veprën penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. The post Prokuroria ngrit aktakuzë kundër kosovarit që bëri thirrje për “sulme ndaj shtetit” appeared first on INSAJDERI.
​Zyrtare: Totti vendos për të ardhmen Posted: 03 Jul 2017 08:13 AM PDT

E ardhmja e legjendës Francesco Totti nuk ishte e sigurte, kur vendosi pensionohej nga Roma. Ai kishte dyshime nëse do merrte ndonjë post skuadër, apo transferohej diku tjetër, pasi dëshironte te luante ende. Por, trajneri i ri i Romës, Eusebio Di Francesci ka treguar se Totti do mbetet Roma si Drejtor i skuadrës. “Roma tashmë e ka emëruar Tottin si Drejtor. Jam shumë i lumtur do ta kemi atë afër nesh”, tha Di Francesco.

The post ​Zyrtare: Totti vendos për të ardhmen appeared first on INSAJDERI.

Lirohet Sami Lushtaku Posted: 03 Jul 2017 08:05 AM PDT

Gjykata Supreme ka vendosur për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës. Lajmin e ka konfirmuar avokati i Lushtakut, Arianit Koci. Ish-komandanti i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, në maj të vitit 2015 ishte dënuar me 12 vjet burgim, gjë që u bë në bazë të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur “D”, shkruan Express. E në nëntor të vitit 2016, Gjykata e Apelit e shpalli atë të pafajshëm për veprën penale “Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar”, me ç’rast i heqi 12 vjet burg, me të cilat u dënua fillimisht nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë. Por, Gjykata e Apelit, megjithatë, e dënoi Lushtakun me 7 vjet burgim për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, që ndërlidhet me “Përgjegjësinë Komanduese”, nga e cila akuzë ishte liruar më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës. /Insajderi.com The post Lirohet Sami Lushtaku appeared first on INSAJDERI.
Zyrtare: Podolski transferohet në Japoni Posted: 03 Jul 2017 07:43 AM PDT

Lukas Podolski edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës japoneze Vissel Kobe. Ish reprezentuesi i Gjermanisë nëpërmjet Twitter ka konfirmuar se karrierën do ta vazhdojë në kampionatin japonez. “Fillimi i kapitullit tim të radhës”, ka shkruar ish ylli i  Galatasarayt në Twitter. Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Interit në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e Galatasarayt, ku në 51 ndeshje ka shënuar 20 gola. Podolski është zyrtarisht ende kampion në fuqi botëror, pasi ishte pjesë e kombëtares gjermane që triumfoi në Kupën e Botës më 2014 në Brazil. /Insajderi.com The post Zyrtare: Podolski transferohet në Japoni appeared first on INSAJDERI.
“Vuçiq në Bruksel u pajtua që përfundimisht të njoh pavarësinë e Kosovës” Posted: 03 Jul 2017 07:36 AM PDT

Partia opozitare serbe, Dveri, tha se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit pati sot Bruksel me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçin, është pajtuar për “njohjen përfundimtare ashtuquajturit shtet Kosovës”. Përmes një deklarate, partia Dveri ka thënë se Vuçiq bashkë me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, do ta njohin shtetin e Kosovës. “Vuçiç, me rifillimin e negociatave nivel presidencial, është një tregues i qartë se ai e konsideron Kosovën dhe Metohinë si shtet dhe e respekton kryeministren Ana Brnabiq, e cila sipas vlerësimeve do nënshkruajë vetëm një njohje ashtuquajturit shtet Kosovës”, thuhet njoftim. /Insajderi.com The post “Vuçiq në Bruksel u pajtua që përfundimisht të njoh pavarësinë e Kosovës” appeared first on INSAJDERI.
Katari u kundërpërgjigjet kushteve të Arabisë Saudite Posted: 03 Jul 2017 07:23 AM PDT

Katari u është kundërpërgjigjur një liste me kërkesa nga Arabia Saudite dhe aleatëve të saj, pasi këto të fundit u pajtuan për t’i dhënë Katarit edhe 48 orë kohë për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahrejni i shkëputën marrëdhëniet me Katarin më 5 qershor, duke e akuzuar atë për terrorizëm. Më 22 qershor ato e përpiluan një listë me 13 kërkesa për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes serioze dhe ia dhanë Katarit 10 ditë për t’iu bindur kërkesave të tyre. Detajet e kundërpërgjigjes së Katarit nuk janë publikuar ende, por një zyrtar i Gjirit ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se ministri i Jashtëm i Katarit, Sheiku Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, e ka dorëzuar atë gjatë një vizite të shkurtër në Kuvajt, i cili është duke vepruar si ndërmjetësues në këtë krizë. Më parë, Katari ka thënë se kërkesat e forta – përfshirë edhe mbylljen e transmetuesit Al-Jazeera dhe largimin e trupave turke nga baza ushtarake në Katar – janë aq mizore saqë duken se janë të shkruara për t’u refuzuar. The post Katari u kundërpërgjigjet kushteve të Arabisë Saudite appeared first on INSAJDERI.
Deda: Thaçi nuk mund të bëjë marrëveshje krye në vete Posted: 03 Jul 2017 07:14 AM PDT

Themeluesi i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se interesi shtetëror i Kosovës dialog duhet ndërtohet vetëm me konsensus partive politike. Përmes një postimi tij Facebook, Deda ka shkruar se para se ndërmerren hapa rëndësishme për Kosovën kryetari i saj duhet merr aprovimin e partive politike. “Hashim Thaçi nuk është person privat merret vesh me Aleksandër Vuçiqin për “fazë re dialogut” me Serbinë. Me historinë e tij dialog ku nuk e ka përfaqësuar interesin e Kosovës dhe ku nuk e ka respektuar Kushtetutën, Thaçi si kryetar i Kosovës – dhe krye vete – nuk mund bëjë marrëveshje me Vuçiqin”, ka shkruar Deda Facebook. Presidenti Hashim Thaçi është takuar sot një takim jo formal me Federika Mogherinin dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. /Insajderi.com The post Deda: Thaçi nuk mund të bëjë marrëveshje krye në vete appeared first on INSAJDERI.
Reklama