Home » Mesazhi.com: “RREZIKU NGA MOTI I NXEHTË?” plus 8 more

Mesazhi.com: “RREZIKU NGA MOTI I NXEHTË?” plus 8 more

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

Mesazhi.com: “RREZIKU NGA MOTI I NXEHTË?” plus 8 more

RREZIKU NGA MOTI I NXEHTË? Posted: 01 Jul 2017 05:53 PM PDT

Shumica e njerëzve gjatë motit nxehtë ndjehen gjendje pakëndshme, mirëpo disa kanë predispozitë për t’u sëmurë shumë se tjerët.
Ku përfshihen:
• personat e moshuar mbi 75 vjeç
• foshnjat dhe fëmijët e vegjël
• personat me sëmundje kronike zemrës ose frymëmarrjes, sëmundjet e qarkullimit gjakut dhe diabetit
• personat mbipeshë
• personat marrin ilaçe caktuara
• personat punojnë punë rënda fizike ambiente hapura, ose zona nxehta, me ajrosje dobët
• personat cilët nuk janë aklimatizuar (adaptuar) ndaj nxehtësisë, për shembull vizitorët e ndonjë shtetit tjetër.
Këshillohet:
PIHET SA SHUMË UJË I PIJSHËM EDHE NËSE NUK NDIHET ETJE PËR UJË
RAST DEHIDRIMIT (humbjes lëngjeve) SHMANGET PIRJA E KAFES DHE QAJIT, SI DHE KËRKOHET NDIHMA E MJEKUT!
Përgatiti: Rrahman FERIZI The post RREZIKU NGA MOTI I NXEHTË? appeared first on Mesazhi.com.

ASK: Vitin e kaluar më shumë vetëvrasje sesa vrasje në Kosovë Posted: 01 Jul 2017 03:56 AM PDT

Në Kosovë vitin e kaluar janë regjistruar afër 10 mijë vdekje bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave. Prej tyre 188 raste janë të vdekjes së dhunshme mes së cilave 41 vetëvrasje dhe 19 vrasje. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin me “Statistikat e Vdekjeve në Kosovë 2016”. Gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 9246 vdekje, prej tyre në Kosovë 8495, kurse jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 751. Sipas ASK-së 4796 nga vdekjet janë meshkuj (apo 56.5 %) dhe 3699 femra (apo 43.5 %). Gjithashtu ASK ka nxjerrë edh numrin e vdekjeve të dhunshme në vitin 2016, gjatë së cilit ishin raportuan 188 raste nga të cilat fatkeqësi 128, vetëvrasje 41 dhe vrasje 19. Foshnje të vdekura sipas ASK-së vitin e kaluar kanë qenë 199, nga të cilat 116 meshkuj dhe 83 femra. Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve 46.3 % e rasteve kanë ndodhur në institucione shëndetësore, 52.5 % në shtëpi dhe 1.2 % në vend tjetër. The post ASK: Vitin e kaluar më shumë vetëvrasje sesa vrasje në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e trupit të Sali Gërqinës Posted: 01 Jul 2017 03:44 AM PDT

Sot është dita e pestë e zhdukjes Sali Gërqinës. Edhe sot (e shtune) janë duke vazhduar kërkimet për trupin e kampionit shumëfishtë kërcimit ujë, Sali Gërqina, shkruan lajmi.net. Kërkimin po e vazhdojnë ekipet e policisë bashku FSK-së dhe një grup zhytës vullnetar nga Mitrovica, kështu bëri ditur për lajmi.net, zëdhënësja e policisë rajonin e Gjakovës, Lirije Podimaj. Ajo tha, se deri tani nuk ka pasur gjurmë Gërqinës, por se kërkimet do vazhdojnë.
“Po janë duke vazhduar kërkimet, edhe sot janë njësit i FSK-së, në mbështetje të tyre janë edhe një grup vullnetar i zhytësve ‘Trepça’ nga Mitrovica, gjithashtu atje është edhe njësit policor. Kërkimet do të vazhdojnë deri sa të vjen një urdhër tjetër nga FSK, mirëpo ende nuk ka pasur asgjë”, ka thënë Podrimaj. Kujtojmë, se Sali Gërqina njihet si njëri prej kërcimtarëve më të mirë në histori të Urës së Fshejtë në stilin “dallëndyshe”. The post Vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e trupit të Sali Gërqinës appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi në Forumin e Dubrovnikut: Do ta formojmë ushtrinë Posted: 01 Jul 2017 03:43 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Dubrovnik Forum”, ku ka folur për çështjet të ndryshme me të cilat është ballafaquar Kosova. Thaçi, në prani të pjesëmarrësit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova, si shtet sovran, e ka edhe detyrim kushtetues ta formojë ushtrinë, e cila do të bëhet në partneritet me NATO-n. “Ne jemi vend sovran dhe kemi të drejtë kushtetuese për këtë”, deklaroi presidenti Thaçi. Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë për të cilin tha se është zotim i Kosovës ta vazhdojë atë drejt normalizimit të marrëdhënieve. “Është zotim i yni që të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Jemi të vetëdijshëm se kemi ardhur në një pikë, në një proces të ri, i cili duhet të përfundojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit”. Presidenti s’e ka lënë pa përmendur edhe rezultatet e arritura të Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. “Në vitin e fundit nuk e kemi asnjë qytetarë që ka lëvizur drejt Sirisë. Në këtë drejtim Kosova ka bashkëpunuar me të gjithë partnerët ndërkombëtar, megjithëse ka qenë e privuar duke mos qenë pjesë e organizatave si Interpoli. Do të vazhdojmë të jemi shumë aktivë në luftimin e ekstremizimt, radikalizmit dhe çfarëdo tjetër që paraqitet”, tha ai, transmeton Klan Kosova. Edicioni i 12 i Forumit të Dubrovnikut është hapur sot nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Tema e edicionit të sivjetëm është “Bashkëpunimi Adriatiko-mesdhetar dhe siguria e vendeve të Europës Jug-lindore”. The post Thaçi në Forumin e Dubrovnikut: Do ta formojmë ushtrinë appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi e Vuçiq takohen të hënën Posted: 01 Jul 2017 02:07 AM PDT

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të organizojë të hënë në mëngjes një takim joformal në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njofton Klan Kosova. Takimi që të zhvillohet në Bruksel është njoftuar edhe nga faqja zyrtare e BE-së. Siç bëhet e ditur, Thaçi e Vuçiq do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe mbi zhvillimet më të gjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor. The post Thaçi e Vuçiq takohen të hënën appeared first on Mesazhi.com.

Policia shpëton nga “Balena Blu” një të mitur nga Korça Posted: 01 Jul 2017 01:24 AM PDT

Një vajzë 15 vjeçe mund të shkonte drejt vetëvrasjes, në rast se policia nuk do të kishte ndërhyrë për t’i dhënë fund pjesëmarrjes së saj në lojën e rrezikshme “Balena Blu”. E mitura kishte kohë që luante lojën vdekjeprurëse, bën të ditur Policia. Vajza, sipas informacioneve të para, është nga periferia e Korçës dhe se kishte arritur deri në nivelin e 30-të të lojës së rrezikshme. E mitura, e cila mbetet anonime, prej disa javësh kishte nisur të luante lojën që e ka prejardhjen nga Rusia, duke iu bindur misioneve të përcaktuara nga kuratori. Sipas të dhënave nga Policia, rasti i të miturës është zbuluar nga Sektori i Krimit Kompjuterik në Policinë e Korçës. 15-vjeçarja i ishte nënshtruar lojës, por monitorimi, i cili është intensifikuar nga ky sektor i policisë, ka dhënë sinjalin e parë për rastin e vajzës, duke bërë që instancat të mobilizohen dhe të ndërhyjnë në kohë. “Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon vetëvrasjen e një shtetaseje të mitur, e cila në rrjetin social ‘Facebook’ ndiqte udhëzime dhe ishte bërë pjesë e lojës ‘Balena Blu’. Më datë 29.06.2017, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë ardhur disa informacione në rrugë operative se një shtetase 15-vjeçare, banuese në qarkun e Korçës, duke qenë përdoruese e rrjetit social ‘Facebook’, mund të kishte marrë disa udhëzime nga një adresë ende e paidentifikuar me përdorues ‘Balena Blu’”, bën me dije zyrtarisht Policia. Kohët e fundit që vajza kishte nisur të luante “Balenën Blu”, mësohet se ajo ishte mbyllur në vetvete duke rrezikuar që të kalonte deri në vetëvrasje, që është edhe niveli final i lojës. Burime të rezervuara nga grupi hetimor bënë me dije se e mitura kishte kaluar nivelet njëri pas tjetrit dhe kishte refuzuar madje edhe komunikimin me prindërit e saj, ndërsa i vetmi kontakt me pjesën tjetër mbetej interneti. Pasi Policia ka identifikuar vajzën, ka sinjalizuar edhe familjarët dhe e ka lokalizuar duke mundësuar ndërprerjen e veprimeve të mëtejshme, që mund ta kishin çuar këtë të fundit deri në vetëvrasje. Ndërkohë, nga ana e Policisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për këtë arsye nuk jep të dhëna të tjera për të. Gjithashtu po punohet edhe për zbulimin se kush fshihet pas përdoruesit me emrin “Balena Blu” në rrjetin social “Facebook”, ndaj të cilit rëndon akuza “Shkaktimi i vetëvrasjes, mbetur në tentativë”. The post Policia shpëton nga “Balena Blu” një të mitur nga Korça appeared first on Mesazhi.com.

Mogherini: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë në BE varet nga dialogu Posted: 01 Jul 2017 12:40 AM PDT

Liderët në Kosovë dhe në Serbi e dinë shumë mirë që e ardhmja e shteteve të tyre, e ardhmja e integrimit evropian, është e lidhur jo vetëm me dialogun, por edhe me implementimin e marrëveshjeve. Kështu ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, në një prononcim për gazetën “Zëri” në Dubrovnik. Nuk do të ketë të ardhme as për Serbinë e as për Kosovën në Bashkimin Evropian pa normalizuar marrëdhëniet në mes tyre. Madje, vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të sjellë rezultate të ndritura, “e ndoshta” edhe njohjen reciproke mes dy vendeve. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet, nga deklarata e saj, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Në Samitin e SCEEP-së (Procesi i Bashkëpunimit i Shteteve të Evropës Juglindore), i cili po mbahet në Dubrovnik, Mogherini ka thënë se një e ardhme për Serbinë dhe Kosovën mund të realizohet në Bashkimin Evropian vetëm se jo pa njohur njëra-tjetrën, megjithëse e rezervuar, është shprehur optimiste. Në anën tjetër presidentja kroate, Kolinda Grobar-Kitaroviq, ka thënë se e ardhmja e shteteve të rajonit është në Evropë dhe për këtë janë në dijeni të gjithë liderët. Kurse presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë në këtë samit se bashkëpunimi është çelësi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por edhe për të ardhmen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. The post Mogherini: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë në BE varet nga dialogu appeared first on Mesazhi.com.

Sot ditë me temperatura të larta, rrezik për të gjitha moshat Posted: 01 Jul 2017 12:39 AM PDT

Përveç mjekëve që apelojnë për shmangie nga dielli dhe konsumim të lëngjeve, edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka apeluar për kujdes, pasi sot temperaturat do të jenë deri në 35 gradë Celsius dhe konsiderohet si ditë që paraqet rrezik për të gjitha moshat. Sipas Institutit, dita e sotme do të jetë e nxehtë dhe me vapë, pasi shkalla e avullimeve ka arrit kulmin dhe njëkohësisht indeksi UV është në nivelin e lartë që paraqet rrezik për të gjitha moshat posaçërisht për ata që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes, tension të lartë dhe problemet me zemër. “Të respektohen me përpikëri këshillat e mjekut dhe të mos ekspozohemi rrezeve direkt të diellit nga ora 9-17. Edhe shtypja atmosferike është e ulët nën vlerat e normales për 2-3 milibar. Gjithashtu është mirë të bartmi rroba me ngjyrë të hapur ( të bardha) dhe mundësisht ata që e kanë të domosdoshme lëvizjen në orët e lartë cekura të bartin ombrella me ngjyrë të hapura, jo ngjyrë të zezë”, thuhet në njoftimin e IHK-së. Të dielën priten kushte tjera meteorologjike, ulje të temperaturave dhe vende-vende reshje shiu. The post Sot ditë me temperatura të larta, rrezik për të gjitha moshat appeared first on Mesazhi.com.

PAN-i e do LDK-në në koalicion Posted: 01 Jul 2017 12:38 AM PDT

Përfaqësues nga koalicioni parazgjedhor PAN po kërkojnë nga Lidhja Demokratike e Kosovës që t’u bashkohen për ta qeverisur vendin në katër vitet e ardhshme. Oferta për LDK-në po ashtu mbetet e hapur edhe nga lëvizja “Vetëvendosje”. Lidhja e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe PAN-it po shihet si mundësi e vetme për ta krijuar një qeveri stabile gjatë viteve të ardhshme. Përfaqësues të PAN-it edhe më tutje po këmbëngulin që në bashkëqeverisje ta kenë LDK-në e Isa Mustafës. Po ashtu, për këta të fundit oferta edhe më tutje mbetet e hapur edhe nga lëvizja “Vetëvendosje”. Deputet nga koalicioni PAN janë shprehur të bindur se Haradinaj do të arrijë ta formojë Qeverinë me 61 deputetë apo në koalicion me LDK-në, e cila po cilësohet favorite nga deputetët e AAK-së. Në anën tjetër edhe lëvizja “Vetëvendosje” ka pranuar se po synon marrëveshje me LDK-në, së cilës edhe i ka bërë thirrje të hapur për koalicion paszgjedhor. Kurse njohësit e çështjeve politike thonë se LDK-ja mund të mos jetë pjesë e Qeverisë pasi, siç thonë ata, partia në koalicion me LDK-në, AKR-ja, mund ta përkrahë koalicionin PAN, që do t’ua siguronte atyre votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë. Rasim Selmanaj i cili në Qeverinë e ardhme do të jetë deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë për “Zërin” se më e mira do të ishte sikur LDK-ja t’i bashkohej Ramush Haradinajt, pasi është e njëjta LDK që më herët e ka kandiduar për kryeministër z. Haradinaj. The post PAN-i e do LDK-në në koalicion appeared first on Mesazhi.com.

Reklama