Home » “Rusi: Putini ka biseduar me Mbretin e Bahrejnit për Katarin” plus 17 more Radio Evropa e Lirë

“Rusi: Putini ka biseduar me Mbretin e Bahrejnit për Katarin” plus 17 more Radio Evropa e Lirë

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

“Rusi: Putini ka biseduar me Mbretin e Bahrejnit për Katarin” plus 17 more Radio Evropa e Lirë

Rusi: Putini ka biseduar me Mbretin e Bahrejnit për Katarin Posted: 01 Jul 2017 09:30 AM PDT

Kremlini thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka diskutuar sot me telefon me Mbretin e Bahrejnit, Hamad bin Isa al-Khalifa, për mospajtimin ndërmjet Katarit dhe disa shteteve arabe. Në kumtesën e Kremlinit theksohet se Putin është shprehur për nevojën e dialogut direkt ndërmjet të gjitha qeverive të involvuara në këtë mospjatim. Në kumtesë thuhet se mospajtimi po krijon ndikim negativ në Lindjen e Mesme. Biseda është bërë me “kërkesën e Bahrejnit”, thotë kumtesa. Muajin e kaluar, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti, i kanë shkëputur lidhjet me Katarit, për shkak të dyshimeve se ky vend e mbështet ekstremis]zmin islamik dhe Iranin. Katari i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
SHBA dhe Ukraina afër marrëveshjes për shitje të armatimit Posted: 01 Jul 2017 08:42 AM PDT

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë afër nënshkrimit të marrëveshjes së re për mbrojtje, me të cilën i lejohet Kievit që të blejë më tepër pajisje ushtarak defensive dhe të luajë rol në prodhimin e armatimit të tillë, kanë thënë ekzekutivë ushtarakë ukrainas. Këto marrëveshje janë shpallur gjatë vizitës së presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, në Uashington më 20 qershor, por për detajet ende po zhvillohen negociata. Ukrainës i duhen sisteme të radarëve, fluturake pa ekuipazh dhe komunikime të sigurta, derisa zhvillon betejë me separatistët e mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës. Nga kjo luftë, që ka filluar në prill të vitit 2014, janë vrarë më se 10 mijë njerëz. Marrëveshja e parë parasheh qasje të lirë të Ukrainës në tregun e mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara dhe lehtësim për Ukrainën për shitjen e pajisjeve të veta në Shtetet e Bashkuara. Në marrëveshje nuk parashihet shitja e armatimit ushtarak amerikan vdekjeprurës në Ukrainë. Denys Gurak, ekzekutiv në Ukroboronprom, që është një konglomerat i mbrojtjes në Ukrainë, i ka thënë agjencisë Reuters se marrëveshjet “do të tregojnë se ne jemi partner strategjik për Amerikën në kompleksin mbrojtës”. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Presidenti Thaçi dhe zyrtari amerikan Hoyt Yee biseduan për thellimin e raporteve Posted: 01 Jul 2017 08:24 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe auroaziatike, Hoyt Brian Yee, gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare, Forumi i Dubrovnikut. Siç informon presidenca e Kosovës, është biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, për procesin e krijimit të institucioneve, transformimin e FSK-së, dialogun me Serbinë dhe për marrëdhëniet bileterale ndërmjet dy shteteve. Zoti Thaçi ka theksuar se zgjedhjet e qershorit në Kosovë ishin të lira, korrekte dhe demokratike, me ç’rast janë përmbushur standardet e larta demokratike. “Me të njejtat standarde, pa humbur kohë, duhet të krijohen instituconet e reja të Kosovës”, tha presidenti Thaçi. Hashim Thaçi dhe Hoyt Brian Yee kanë biseduar edhe për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Liderët botërorë marrin pjesë në ceremoninë për ish-kancelarin Kohl Posted: 01 Jul 2017 05:57 AM PDT

Liderët botërorë kanë marrë pjesë në një ceremoni në Parlamentin Evropian në Strasburg, për ta përkujtuar jetën dhe veprën e ish-kancelarit të Gjermanisë, Helmut Kohl, që ishte edhe arkitekti kryesor i ribashkimit të Gjermanisë. Helmut Kohl, që vdiq më 16 qershor në moshën 87 vjeçare, është personi i parë që nderohet me një ceremoni zyrtare të organizuar nga Bashkimi Evropian. Gjatë periudhës 16 vjeçare si lider i Gjermanisë, nga viti 1982 e deri në vitin 1998, i ndjeri Kohl ishte forcë lëvizëse madhore për integrim më të afërt evropian. “Helmut Kohl ishte evropian i vërtetë dhe mik dhe Evropa i ka shumë borxh atij”, tha presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i vetmi lider aktual i BE-së, që ka punuar me të ndjerin Kohl. Zoti Juncker tha se vetë zoti Kohl kishte zgjedhur që ceremonia për vdekjen e tij të mbahej në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës, afër kufirit me Gjermaninë. Në këtë ceremoni kanë folur edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, presidenti i Francës, Emanuel Macron, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-presidenti i Spanjës, Felipe Gonzales, dhe kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi kërkon korniza të qarta Posted: 01 Jul 2017 05:53 AM PDT

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka ngecur tash e sa kohë për shkak të proceseve zgjedhore në të dyja vendet.This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Thaçi: Dialogu duhet të mbyllet me normalizimin e plotë të raporteve Posted: 01 Jul 2017 05:33 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare, “Forumi i Dubrovnikut”, ku është diskutuar për bashkëpunimin adriatiko-mesdhetar dhe sigurinë e vendeve të Evropës Juglindore. Gjatë fjalimit të tij, presidenti, Hashim Thaçi, ka theksuar përsëri se Kosova, si shtet sovran, e ka edhe detyrim kushtetues ta formoj ushtrinë, e cila do të bëhet në partneritet me NATO-n. Mëtutje, siç theksohet në njoftimin për media të presidencës së Kosovës, zoti Thaçi tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “duhet të përfundoj me normalizimin e plotë të marrdhënieve” ndërmjet dy vendeve. Ai ka theksuar se “qeveritë e orientimit të qartë pro Bashkimit Evropian po e marrin pushtetin në shumicën e shteteve të Evropës Juglindore”, ndërsa në BE ka shenja se politikat e integrimit evropian sërish po triumfojnë. Zoti Thaçi tha se në këtë aspekt duhet të ekzistoj “lidership dhe vizion” për të kuptuar se “ne duhet ta shikojmë njëri-tjetrin jo si armiq, por si partnerë dhe si shans”.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Këshilltari i Putinit: Rusisë i duhet shkrirje e raporteve me perëndimin Posted: 01 Jul 2017 04:50 AM PDT

Rusia nuk do të jetë në gjendje të arrijë rritje të fuqishme ekonomike, derisa lidhjet e saj me perëndimin, që janë ngrirë për shkak të sanksioneve ekonomike, nuk fillojnë të shkrihen, tha mbrëmë, këshilltari i lartë ekonomik i Kremlinit, Aleksei Kudrin.This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
LDK: Shqetësim për përpjekjet e Thaçit që të jetë pjesë e dialogut në Bruksel Posted: 01 Jul 2017 04:45 AM PDT

“Lidhja Demokratike e Kosovës po përcjellë me shqetësim përpjekjet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që duke iu imponuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të jetë pjesë e dialogut në Bruksel, me synim të realizimit të interesave të tij personale, e jo shtetërore”, thuhet në një deklaratë të Zyrës për informim të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mëtutje, në këtë deklaratë dërguar mediave, LDK-ja konsideron se Thaçi, “duke u implikuar drejtpërdrejtë në fushatë zgjedhore, ka dëshmuar se nuk e përfaqëson aspak unitetin e popullit të Kosovës, por vetëm partinë e tij”. LDK thekson se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, i ndërmjetësuar nga BE-ja e me praninë e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës që do të dalë nga zgjedhjet e 11 Qershorit, pasi që edhe çështjet të cilat trajtohen janë në kompetenca kushtetuese të ministrive përkatësisht Qeverisë e jo Presidentit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Kina nuk e toleron kundërshtimin e autoritetit të saj në Hong-Kong Posted: 01 Jul 2017 03:17 AM PDT

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka tërhequr vërejtjen se nuk do të tolerohet çfarëdo sfide ndaj autoritetit të Pekinit ndaj Hong-Kongut. “Çfarëdo përpjekje për rrezikimin e sovranitetit dhe sigurisë së Kinës, sfida e autoritetit të qeverisë qendrore ose shfryzëtim të Hong-Kongut për kryerje të aktiviteteve sabotuese kundër Kinës, është një akt që i kalon linjat e kuqe dhe është absolutisht i palejueshëm”, tha sot presidenti Xi, gjatë ceremonisë së dhënies së betimit të lideres së re të Hong-Kongut, Carrie Lam, derisa Hong-Kongu e shënon 20 vjetorin prej se Britania ia dorëzoi këtë territor Kinës. Komentet e sotme të presidentit Xi ishin më të ashprat derit tash dhe u bënë në periudhën e shqetësimeve në Hong-Kong se Pekini po i shkatërron politikikat liberale të Hong-Kongut, përkundër premtimeve se ky territor do ta ketë një shkallë të lartë të autonomisë. Njëherësh, mijëra protestues janë tubuar në organzim të një koalicioni për demokraci në Hong-Kong. Ata kanë bartur parulla në të cilat janë kritikuar liderët e Hong-Kongut dhe të Kinës. Demonstruesit janë përcjellur nga mijëra pjesëtarë të forcave të sigurisë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Afganistan: Nga sulmet ajrore janë vrarë së paku 13 militantë Posted: 01 Jul 2017 01:58 AM PDT

Zyrtarët afganë thanë sot se së paku 13 militantë, përfshirë 5 pjesëtarë të Shtetit Islamik, janë vrarë nga sulmet ajrore në gjithë Afganistanin, gjatë 24 orëve të kaluara. Ministria e brendshme e Afganistanit, nëpërmjet një njoftimi, tha se forcat e sigurisë “i kanë shtuar operacionet kundër terroriste” ndaj “grupeve militante antiqeveritare”. Sulmet ajrore janë kryer në provincën juglindore, Paktika, dhe në provincat veriore, Jowzjan dhe Sar-e Pul. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Trump e ripërtriu Këshillin Kombëtar të Gjithësisë Posted: 01 Jul 2017 01:50 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë e ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv me të cilin ripërtrihet Këshilli Kombëtar për Gjithësi, që ishte kërkuar nga ish-astronautët dhe ekzekutivët e agjencisë NASA. “Sot, ne po ndërmarrim hap madhor për sigurimin e të ardhmes amerikane në gjithësi”, ka thënë presidenti Trump, duke theksuar se ky këshill ishte joaktiv për gati 25 vjet. Ky zhvillim “dërgon sinjal të qartë për botën se ne po e ripërtrijmë trashëgiminë krenare të Amerikës për udhëheqje në gjithësi”, ka thënë Trump. Detyrë e këtij organi është që ta këshilloj presidentin dhe të ndihmoj në harmonizimin e të gjitha aspekteve të programit kombëtar të gjithësisë, përfshirë sigurinë kombëtare, tregtinë, marrëdhëniet ndërkombëtare, eksplorimin dhe shkencën. Kryesues i këtij këshilli do të jetë zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence. Në mesin e të pranishmëve me rastin e nënshkrimit të urdhrit ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë ishte edhe astronauti, Buzz Aldrin, 87 vjeçar, personi i dytë që ka ecur në Hënë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Hutchison nominohet që të jetë përfaqësuese e SHBA-ve në NATO Posted: 01 Jul 2017 01:26 AM PDT

Shtëpia e Bardhë mbrëmë e ka nominuar ish-senatoren nga Teksasi, Kay Bailey Hutchison, që të jetë përfaqësuese e përhershme e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e NATO-s. Zonja Hutchison, 73 vjeçare, ishte anëtare e Senatit në periudhën 1993 – 2013 dhe ishte e angazhuar në nënkomitetet për mbbrojtje dhe ndërtim ushtarak. Ajo, po ashtu, ishte avokate dhe gazetare televizive. Në të kaluarën, përfaqësues të Shteteve të Bashkuara në NATO, që është nivel i ambasadorit, ishin edhe eksperti i njohur për politikë të jashtme, Nicholas Burns, ish-zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, ish-sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, e të tjerë. Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë fushatës zgjedhore ka pasur qëndrim të ftohtë ndaj aleancës veriatlantike, ndërsa një kohë e pat vlerësuar si “të vjetruar”, por si president ka pranuar se NATO-ja ka vlerë. Gjatë samitit të NATO-s, muajin e kaluar në Bruksel, zoti Trump i ka kritikuar aleatët se nuk i kanë paguar kontributet për mbrojtje reciproke dhe ka shkaktuar nervozë duke mos e mbështetur qartas parimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s. Por, pas largimit nga Brukseli, ai deklaaroi se është “absolutisht”i përkushtuar për Artikullin 5 të NATO-s për mbrojtje reciproke.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Refuzohen kërkesat e Prokurorisë për paraburgimin e ish-zyrtarëve të lartë Posted: 01 Jul 2017 01:19 AM PDT

Janë refuzuar thuajse të gjitha kërkesat e Prokurorisë Speciale për paraburgimin e dhjetëra ish-zyrtarëve të paditur për vepra të ndryshme penale.This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Mogherini – nikoqire e takimit të presidentëve Thaçi dhe Vuçiq Posted: 01 Jul 2017 12:57 AM PDT

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, të martën në Bruksel do të jetë nikoqire e një takimi joformal të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Mëtutje, në njoftimin nga Zyra e zonjës Mogherini, theksohet se kjo bisedë bëhet pas takimeve dypalëshe gjatë Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u mbajt mbrëmë në Dubrovnik. Ata do t’i këmbejnë pikëpamjet për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe, po ashtu, për zhvillimet më të gjëra në rajonin e Ballkanit Perëndimor, theksohet në fund të një kumtese të shkurtër të Zyrës së zonjës Mogherini. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Në mungesë të Ligjit, transplantimet e veshkave kryhen jashtë Kosovës Posted: 30 Jun 2017 11:58 PM PDT

Në Kosovë, rreth 80 raste të reja në vit hyjnë në dializë. Këto janë shifrat që i paraqesin profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore.This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Fotografitë e javës Posted: 30 Jun 2017 04:01 PM PDT

Fotografitë e përzgjedhura nga ngjarjet që shënuan javën që po lëmë pas i sjell Radio Evropa e Lirë në një fotogaleri.This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Trump: Do t’i mbrojmë aleatët nga regjimi “brutal” i Koresë V. Posted: 30 Jun 2017 10:15 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cilësoi si “brutal dhe të pamatur” regjimin e Koresë së Veriut dhe tha se ka një “plan të fortë” për të trajtuar programet e paligjshme të Phenjanit me raketa bërthamore dhe balistike. Trump, duke folur në Uashington pas takimit me presidentin jugkorean, Moon Jae-in, tha se veprimet e Koresë së Veriut “kërkojnë përgjigje të vendosur”. Qeveria në Phenjan “nuk ka kujdes për sigurinë e popullit të saj, të fqinjëve dhe nuk ka respekt për jetën e njeriut”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.  Para takimit me Moon, Trump tha se ka “shumë opsione për Korenë e Veriut”. Në konferencën për media, ai nuk i specifikoi ato, por tha se “epoka e durimit strategjik me Korenë e Veriut ka dështuar”. “Qëllimi ynë është paqja, qëndrueshmëria dhe prosperiteti për rajonin. Por, Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë veten gjithmonë. Ne do t’i mbrojmë edhe aleatët tanë gjithmonë”, tha Trump. “Jemi duke bashkëpunuar ngushtë me Korenë e Jugut dhe Japoninë, si dhe me partnerët në gjithë botën, për një sërë masash diplomatike, të sigurisë dhe ekonomike, për të mbrojtur aleatët tanë dhe qytetarët tanë nga një kërcënim siç është Koreja e Veriut”, tha Trump. Koreja e Veriut ka kryer dy prova bërthamore, ndërsa ka lëshuar disa raketa balistike. Ajo thotë se po bën përpjekje të zhvillojë një raketë të aftë për të hedhur kokë bërthamore në SHBA.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Presidenti i Komisionit Evropian nuk ka smartfon Posted: 30 Jun 2017 09:53 AM PDT

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pranoi se nuk ka smartfon (“telefon të mençur”). “Nuk duhet ta them, por po e them – unë ende nuk kam smartfon”, tha Juncker, 62 vjeç. Ai i bëri komentet në një konferencë për media në Bruksel, së bashku me kryeministrin e Estonisë, Juri Ratas, vendi i të cilit nga 1 korriku merr presidencën e radhës së BE-së. Juncker, duke bërë shaka, tha se Ratas i ka dërguar ftesë për të shkuar në Talin në formë të kartolinës, “sikurse në shekullin 19”. Burime në BE thonë se Juncker ka një celular të vjetër Nokia. Juncker është ish-kryeministër i Luksemburgut, por tha se me tendendat e tij teknikofobe “nuk do të mund të bëhej kryeministër i Estonisë”. Estonia është një nga vendet më digjitale në botë dhe vendi i parë që ka prezantuar votimin në internet. Megjithatë, Juncker nuk është zyrtari i parë i lartë që i reziston teknologjisë së avancuar. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila është në pushtet që nga viti 2005, nuk ka ende llogari në Twitter. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Reklama