Home » Mesazhi.com: “Pas Brukselit, Vetëvendosje vazhdon takimet në Berlin” plus 9 more

Mesazhi.com: “Pas Brukselit, Vetëvendosje vazhdon takimet në Berlin” plus 9 more

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

Mesazhi.com: “Pas Brukselit, Vetëvendosje vazhdon takimet në Berlin” plus 9 more

Pas Brukselit, Vetëvendosje vazhdon takimet në Berlin Posted: 30 Jun 2017 10:09 AM PDT

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje pas vizitës që kishte në Bruksel ka vazhduar takimet në Berlin me deputetë të Bundestagut të Gjermanisë, nga Partia Social Demokrate (SPD) dhe Unioni Kristian Demokrat (CDU), si dhe me përfaqësues të admisnitratës gjermane. Ndërsa kryetari, Visar Ymeri, Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u takuan sot në Bundestag me deputetët e SPD-së Josip Juratoviç dhe Norbert Spinrath, si dhe me deputetin e CDU-së Thorsten Frei dhe këshilltarin për marrëdhënie me jashtë të CDU-së, Z. Hans Joachim Falenski. Më tej delegacioni u prit në takim në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë nga Ambasadori Christian Hellbach, i dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore. Në këto takime delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje shpjegoi situatën politike post-zgjedhore në Kosovë, si dhe paraqiti prioritetet qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje dhe gatishmërinë, bazuar mbi rezultat zgjedhore, për drejtimin e qeverisë së re të Kosovës. Përfaqësuesit gjermanë që morën pjesë në këto takime e përgëzuan delegacionin për rezultatet e arritura në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë dhe treguan edhe një herë vullnetin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re që do të arrihet të formohet pas këtyre zgjedhjeve. The post Pas Brukselit, Vetëvendosje vazhdon takimet në Berlin appeared first on Mesazhi.com.

Konfirmohet përdorimi i armëve kimike në Idlib të Sirisë Posted: 30 Jun 2017 06:21 AM PDT

HAGË (AA) – Organizata për Mbrojtjen nga Armët Kimike (OPCW) si rezultat i hulumtimeve dhe të eksperimenteve konfirmoi se në qytetin Idlib të Sirisë më 4 prill janë përdorur armë kimike, raporton Anadolu Agency (AA). U publikua raporti i OPCW-së lidhur me sulmin në qytetin Idlib të Sirisë më 4 prill. Sipas këtij raporti, si rezultat i hulumtimeve dhe eksperimenteve të realizuara nga Komiteti i Ekspertëve të OPCW-së është konstatuar se më 4 prill në Han Shejhun të Idlibit është përdorur gazi sarin. Drejtori i Përgjithshëm i OPCW-së, Ahmet Üzümcü, lidhur me raportin tha se “Dënoj fuqishëm këtë sulm të egër. Ky sulm është totalisht në kundërshtim me normat e Konventës së Armëve Kimike (CWC). Ata që kanë realizuar këtë sulm të tmerrshëm duhet të jenë përgjegjës për veprën penale të tyre”. Duke theksuar rëndësinë e angazhimeve të OPCW-së dhe të Mekanizmit të Përbashkët Hetimor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara sa i përket llogaridhënies së atyre që janë përgjegjës, Üzümcü tha se raporti iu është dërguar Këshillit Ekzekutiv të OPCW-së dhe palëve të Konventës së Armëve Kimike, Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Mekanizmit të Hetimit të përbashkët të OKB-së. Si pasojë e sulmit me armë kimike në Han Shejhun të Idlibit më 4 prill nga regjimi i Asadit, rreth 100 persona humbën jetën, kurse rreth 500 të tjerë ishin prekur nga gazi helmues. The post Konfirmohet përdorimi i armëve kimike në Idlib të Sirisë appeared first on Mesazhi.com.

Gjermania lejon martesat gej, Merkel voton kundër: Martesa bëhet ndërmjet burrit dhe gruas! Posted: 30 Jun 2017 02:56 AM PDT

Kancelarja Angela Merkel ka votuar kundër ligjit të martesave të të njejtit seks në Gjermani, sepse ajo ka bindjen se “martesa është midis një burri dhe një gruaje”. Pavarësisht kundërshtisë së saj, Bundestagu votoi për të legalizuar martesën gej me 393 vota për 226, dhe kancelarja tha se shpresonte që masa do të përmirësonte kohezionin social. “Për mua, martesa sipas ligjit gjerman është midis një burri dhe një gruaje dhe prandaj nuk votova sot në favor të këtij ligji,” u tha ajo gazetarëve disa momente pas votimit historik. “Shpresoj që votimi i sotëm të promovojë jo vetëm respektin midis opinioneve të ndryshme, por edhe të sjellë më shumë kohezion social dhe paqe”, shtoi kancelarja. Një grup deputetësh homoseksualë nga radhët e partive konservatore kishte kërkuar prej kohësh që të lejohet martesa e homoseksualëve dhe e lesbikeve. Po kancelarja Merkel ishte kundër kësaj. Në vitin 2013 ajo qe shprehur gjatë fushatës elektorale se e ka të vështirë ta pranojë njohjen e partneritetit mes një çifti homoseksual si të barabartë me martesën e një çifti burrë e grua. The post Gjermania lejon martesat gej, Merkel voton kundër: Martesa bëhet ndërmjet burrit dhe gruas! appeared first on Mesazhi.com.

Qeveria ndan 321 mijë euro për 84 gjyqtarë të krimeve të rënda Posted: 30 Jun 2017 02:26 AM PDT

Qeveria në largim në mbledhjen e saj të rregullt ka ndarë 321 mijë euro për kompensimin e shtesave dhe stimulimin financiar për 84 gjyqtarë të Krimeve të Rënda për vitin 2017. Ministri në largim i Financave Avdullah Hoti tha se Këshilli Gjyqësor ka kërkuar që t’iu ndahet një shtesë prej 300 eurove për t’i nxitur për ta bërë punën. Në mbledhjen e saj Qeveria në largim ka miratuar propozim-vendimin për hartimin e programit për reforma ekonomike 2018-2020. Zëvendëskryeministri në largim Hajredin Kuçi tha se Qeveria ka përgatitur programin për reforma ekonomike si pjesë e dialogut mes Kosovës dhe BE-së. Qeveria po ashtu miratoi planin vjetor të statistikave zyrtare për vitin 2018. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka ndarë 342 mijë euro për nevoja të Doganës së Kosovës. Minisgtri në largim i Financave tha se këto mjete shkojnë për furnizim me banderola për cigare dhe pije alkoolike, për qira dhe disa shpenzime tjera kontraktuese The post Qeveria ndan 321 mijë euro për 84 gjyqtarë të krimeve të rënda appeared first on Mesazhi.com.

I nxehti përvëlues, shfaqen 11 vatra zjarri në vend Posted: 30 Jun 2017 02:25 AM PDT

Emergjencat civile bëjnë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë shfaqur 11 vatra zjarri. Situata më problematike ishte në qarkun e Fierit, Beratit dhe Dibrës ku si pasojë e flakëve një sipërfaqe prej rreth 15.5 ha me shkurre, ferra dhe 500 rrënjë ullinj të moshës së vjetër janë djegur. Emergjencat japin detaje sipas qarqeve: QARKU FIER Në qarkun e Fierit zjarri i rënë në mesditë në një kodër të fshatit Selitë, Njësia Administrative Selitë, Mallakastër ka djegur një sipërfaqe prej rreth 8 hektarësh me shkurre dhe ferra. Për shkak të terrenit të thyer nuk u angazhuan automjetet e zjarrfikësve dhe zjarri është fikur me mjete rrethanore nga zjarrfikëset në bashkëpunim me punonjësit e pyjores dhe komunitetin. QARKU BERAT Në qarkun e Beratit ka pasur 3 vatra zjarri ku më problematikja ka qenë në lagjen “Qafa e Kalasë”, poshtë shpatit të kalasë të qytetit Berat. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe prej rreth 6 ha me shkurre e ferra dhe 500 rrënjë ullinj të moshës së vjetër. Ndërkohë në fshatin Malinat, Njësia Administrative Velabisht, bashkia Berat flakët kanë djegur një sipërfaqe prej rreth 1 ha me shkurre e ferra dhe 30 pemë frutore. QARKU DIBËR Në qarkun e Dibrës, në vendin e quajtur Lura nr.2 në fshatin Pregj Lurë, Njësia Administrative Lurë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu dhe pishe. Për shkak të terrenit të thyer, automjetet e zjarrfikësve nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shuarjen e këtij zjarrit. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe pylli prej rreth 0.5 ha. Forcat vullnetare ende vazhdojnë punën për shuarjen e zjarrit, por era e fortë vazhdon të favorizojë përhapjen e flakëve. Zjarr ka pasur edhe në fshatin Vajkal të bashkisë së Bulqizës. Si pasojë e flakëve është dëmtuar një banesë e braktisur si dhe është djegur një sipërfaqe prej rreth 1.5 dynym me shkurre dhe ferra. Pas ndërhrjes së zjarrfikësve është bërë edhe shuarja e flakëve. QARKU SHKODËR Në qarkun e Shkodrës një vatër zjarri e rënë në një pyll me pisha të larta në fshatin Lajthizë, Njësia Administrative Qafë Mali, bashkia Fushë Arrëz ka rrezikuar edhe disa banesa. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë duke shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u përshkrua nga flakët rreth 1 dynym pyll pishe. QARKU TIRANË Në fshatin Zhabjak, Njësia Administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë ka rënë një zjarr në një sipërfaqe me shkurre e ferra, ullishte e pemë frutore. Zjarrifikëset bënë të mundur shuarjen e flakëve të cilat rrezikonin disa banesa në fshatin Zhabjak. Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre e ferra, rreth 16 rrënjë ullinj dhe rreth 12 pemë frutore. Shkaku i rënies së zjarrit ka qenë këputja e telave elektrikë të tensionit të lartë në këtë zonë të fshatit. Një zjarr tjetër ka rënë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Sinaballaj, Njësia Administrative Sinaballaj, bashkia Rrogozhinë. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 3 ha me shkurre dhe ferra. Në fshatin Mjull Bathore në zonën e Saukut të Vjetër, Njësia Administrative Nr. 2, bashkia Tiranë si pasojë e një zjarri u dogjën 3 rrënjë ullinj. Në fshatin Harizaj, Njësia Administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë ka rënë një zjarr tjetër ku 3 banesa që ndodheshin shumë pranë vatrave të zjarrit rrezikoheshin. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata është normalizuar. Nga zjarri u dogjën një sipërfaqe me shkurre e ferra dhe 3 rrënjë ullinj. QARKU ELBASAN Një zjarr ka rënë zjarr në një supërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një ullishte në qytetin e Elbasanit. Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre e ferra dhe vetëm 1 rrënjë ulliri. Duke qenë se ndodhemi në një periudhë me mot shumë të nxehtë dhe rreziku i zjarreve është i lartë, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile edhe një herë i bën thirrje komunitetit për kujdes maksimal. Prefektët e qarqeve kane nisur ngritjen e shtabeve te emergjencave. Per çdo rast ata duhet të njoftojnë për mbështetje Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, pa lejuar që zjarret të marrin përmasave të papërballueshme. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile edhe një herë u kërkon të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198. The post I nxehti përvëlues, shfaqen 11 vatra zjarri në vend appeared first on Mesazhi.com.

Schulz kërkon ta ndaloj Erdoganin nga takimi me turqit e Gjermanisë Posted: 29 Jun 2017 11:59 PM PDT

Kandidati socialdemokrat për kancelar Gjermanisë, Martin Schulz ka bërë thirrje ndalohet mitingu parashikohet mbahet nga Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan Hamburg   Gjermanisë. Sipas Schulz një aktivitet i tillë nuk duhet lejuar për shkak se nuk duan “importim problemeve Turqisë Gjermani”, dhe se nuk mbështetë sic tha ai “sundimin autoritar Erdogan”. “Nuk dua z. Erdogan, i cili burgos opozitarët dhe gazetarët, zhvillojë takime tilla Gjemani”, është shprehur Schulz, i cili është rivali i Merkel zgjedhjet e ardhshme për drejtues vendit. Pavarësisht kundërshtimeve, Erdogan pritet mbajë mitingun madh ndonjëherë me emigrantët turq, cilët përbëjnë 3 milion popullsisë Gjermani. Erdogan do t’i vizitoj bashkëkombasit e tij kuadër vizitës tij Hamburg, ku do mbahet takimi i G20. /MESAZHI/

The post Schulz kërkon ta ndaloj Erdoganin nga takimi me turqit e Gjermanisë appeared first on Mesazhi.com.

Hyn në fuqi urdhri i Trumpit për ndalimin e hyrjes së refugjatëve Posted: 29 Jun 2017 11:53 PM PDT

Ka hyrë sot në fuqi, një version më i kufizuar i urdhrit të presidentin Trump, për bllokimin e vizave dhe hyrjes në SHBA, për shtetasit nga gjashtë vende me popullsi myslimane. Urdhri që ka hyrë në fuqi, i mohon vizat dhe i ndalon hyrjen në SHBA shtetasve që nuk kanë njerëz të familjes ose marrëdhënie biznesi aty. Te familjarët e ngushtë, përcaktohen vetëm prind, vëlla, motër, fëmijë dhe bashkëshort (e). Ky rregull zbatohet për njerëzit nga Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni, si dhe për të gjithë refugjatët. Në fillim të kësaj jave, Gjykata e Lartë mbështeti pjesërisht këtë urdhrin, duke shfuqizuar vendimet e gjykatave që nuk lejonin zbatimin e këtij urdhri, që nga muaji shkurt. Gjykata vendosi që njerëzit, të cilët do të aplikojnë për viza hyrëse në SHBA, nga gjashtë shtetet e urdhërit dhe të gjithë refugjatët, do të duhet të dëshmojnë një marrëdhënie të mirëfilltë me dikë në këtë vend. Gjithsesi, në muajin tetor, Gjykata e Lartë pritet të marrë një vendim përfundimtar mbi urdhrin e ndalimit të Trump. The post Hyn në fuqi urdhri i Trumpit për ndalimin e hyrjes së refugjatëve appeared first on Mesazhi.com.

Deputetët e përkohshëm të Kuvendit të Kosovës Posted: 29 Jun 2017 11:51 PM PDT

hpend Ahmeti ka hequr dorë nga mandati i ri i deputetit për të vazhduar punën në Komunën e Prishtinës. Ai do të rikandidojë në zgjedhjet e tetorit për ta rimarrë komunën më të madhe në vend. Për shkak të zgjedhjeve komunale postin e deputetit pas pak muajve do ta lëshojnë edhe Daut Haradinaj, Labinot Tahiri, Zafir Berisha, Agim Aliu, Aida Dërguti, … Ndonëse kanë marrë besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar ata në Kuvendin e Kosovës disa prej deputetëve të legjislaturës së re pritet të heqin dorë nga posti i deputetit. Shumë prej tyre do të kandidojnë e do të rikandidojnë në zgjedhjet e 22 tetorit 2017 nëpër komuna. Shpend Ahmeti, Daut Haradinaj, Zafir Berisha e Labinot Tahiri janë vetëm katër prej deputetëve të zgjedhur, të cilët pritet të angazhohen në zgjedhjet e sivjetme lokale. Pos këtyre treve, të cilët tashmë kanë zyrtarizuar kandidimin e tyre, pritet që edhe një numër i konsiderueshëm i deputetëve të tjerë ta sfidojnë veten në zgjedhjet lokale. Emra të përfolur deri më tash janë: Agim Aliu, Zenun Pajaziti, Lumir Abdixhiku, Aida Dërguti e shumë figura të tjera të legjislaturës së ardhshme, të cilët ende nuk kanë zyrtarizuar asgjë në këtë drejtim. Mirëpo, pos këtyre ka edhe të atillë që pritet të japin dorëheqje nga ky post pa qenë fare të angazhuar në zgjedhjet komunale. I tillë është deputeti i “Vetëvendosjes” Adem Mikullovci, i cili ka bërë të ditur se mund të mos shkojë fare në Kuvend, sado që ka marrë besimin e popullit. The post Deputetët e përkohshëm të Kuvendit të Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Prishja e koalicioneve shmang krizën eventuale Posted: 29 Jun 2017 11:50 PM PDT

Analisti politik Imer Mushkolaj ka bërë me dije se, pas certifikimit të rezultateve, koalicionet parazgjedhore mund të prishen. Ai ka deklaruar se një gjë e tillë mund të ndodhë për shkak se këto koalicione nuk janë parimore.Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka treguar se kjo do të mund shmangte krizën eventuale politike. “Ashtu siç janë krijuar, pa parime e në mënyrë të improvizuar, koalicionet edhe mund të zhbëhen. Kjo do të krijonte mundësi që kriza eventuale të zgjidhej. Kosova nuk e ka luksin të organizojë zgjedhje sa herë që dikush nuk mund t’i përmbushë apetitet e veta për t’u bërë kryeministër ose pjesë e qeverisë”, ka thënë Mushkolaj. Ai ka deklaruar se subjektet politike duhet të sillen përgjegjshëm karshi situatës dhe koalicioneve të ardhshme. Mushkolaj ka vlerësuar se Qeveria e re do të ishte mirë të formohej nga një koalicion i gjerë për ta neutralizuar ndikimin e Listës Serbe. “Nuk është problem krijimi i qeverisë me dy-tre numra më shumë ose më pak. Kjo nuk është çështja thelbësore. Shumë më e rëndësishme është se çfarë qeverie do të krijohet. Një koalicion qeveritar i shumicës së thjeshtë, i varur nga Lista Serbe, rrjedhimisht Beogradi, nuk është i duhuri për Kosovën për të marrë vendime të rëndësishme. Një koalicion më i gjerë do të bënte që ky subjekt politik të neutralizohej”, është shprehur ai. Ndër të tjera, Mushkolaj ka treguar edhe si do të mund ta bënte qeverinë e re, kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj. “Ramush Haradinaj edhe mund ta sigurojë ndonjë votë më shumë. Në Kosovë njihet fenomeni i kontrabandimit, ‘peshkimit’ të deputetëve, për përfitime materiale. Pra, deklaratave të subjekteve politike se nuk do t’ia bëjnë assesi votat Haradinajt nuk është për t’iu besuar, ngase ka nga to që në të kaluarën kanë dëshmuar se nuk e mbajnë fjalën”, ka thënë Mushkolaj, duke shtuar se kjo legjislaturë do të jetë më kualitative sesa ajo e kaluara. “Në Kuvend do të ulen emra të rinj deputetësh, të cilët me një punë serioze mund të ndryshojnë shumëçka në institucionin përfaqësues të popullit. E rëndësishme është që ata të vazhdojnë të mbeten konsistentë në qëllimet e veta. Kjo do të sjellë një qasje të re të punës në Kuvend”, ka thënë Mushkolaj. The post Prishja e koalicioneve shmang krizën eventuale appeared first on Mesazhi.com.

Sot përfundon afati për dorëzimin e ankesave për rezultatin zgjedhor Posted: 29 Jun 2017 11:49 PM PDT

Subjektet politike dhe kandidatët për deputet deri në mesditë kanë afat të dorëzojnë ankesat për rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ndërsa PZAP-ja ka në dispozicion 72 orë për vendosjen e ankesave eventuale. Ndryshe, deri tash vetëm Lista Serbe ka paralajmëruar ankesë ndaj rezultatit të zgjedhjeve. Lideri i Iniciativës qytetare Lista Serbe, Sllavko Simiq deklaroi se do të ankohet ndaj rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, pasi konsideron se në veri të Kosovës janë anuluar mbi një mijë vota me kusht. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit. Sipas rezultateve përfundimtare, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka fituar zgjedhjet me 33.74 për qind, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje me 27.49 për qind dhe koalicioni LDK-AKR me 25.53 për qind. Ndërsa ndarja e ulëseve sipas subjekteve politike është koalicioni PAN ka 39 ulëse, VV 32 ulëse dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa 29 ulëse. The post Sot përfundon afati për dorëzimin e ankesave për rezultatin zgjedhor appeared first on Mesazhi.com.

Reklama