Home » INSAJDERI: “Volkswagen tërheq nga tregu 385 mijë vetura në Gjermani” plus 19 more

INSAJDERI: “Volkswagen tërheq nga tregu 385 mijë vetura në Gjermani” plus 19 more

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

INSAJDERI: “Volkswagen tërheq nga tregu 385 mijë vetura në Gjermani” plus 19 more

Volkswagen tërheq nga tregu 385 mijë vetura në Gjermani Posted: 01 Jul 2017 10:01 AM PDT

Volkswagen ka tërhequr mbrapsht 385 mijë automobila Gjemani për rifreskim sistemit kundër-bllokim frenit, ka raportuar agjencia e lajmeve DPA, duke cituar një përfaqësues prodhuesit makinave, shkruan Reuters. prekura janë makinat Audi Skoda dhe VW Volkswagen. Sipas DPA, sistemi i kontrollimit frenit mund mos funksionojë mirë disa kushte vozitjes, si për shembull kur vozitësi rrotullon shumë timonin, nuk e rrotullon mjaftueshëm apo godit me fuqi frenat. Volkswagen nuk ka komentuar lidhur me këtë. /Insajderi.com The post Volkswagen tërheq nga tregu 385 mijë vetura në Gjermani appeared first on INSAJDERI.
Rusi: Putini ka biseduar me Mbretin e Bahrejnit për Katarin Posted: 01 Jul 2017 09:59 AM PDT

Kremlini thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka diskutuar sot me telefon me Mbretin e Bahrejnit, Hamad bin Isa al-Khalifa, për mospajtimin ndërmjet Katarit dhe disa shteteve arabe. Në kumtesën e Kremlinit theksohet se Putin është shprehur për nevojën e dialogut direkt ndërmjet të gjitha qeverive të involvuara në këtë mospjatim. Në kumtesë thuhet se mospajtimi po krijon ndikim negativ në Lindjen e Mesme. Biseda është bërë me “kërkesën e Bahrejnit”, thotë kumtesa. Muajin e kaluar, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti, i kanë shkëputur lidhjet me Katarit, për shkak të dyshimeve se ky vend e mbështet ekstremis]zmin islamik dhe Iranin. Katari i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. The post Rusi: Putini ka biseduar me Mbretin e Bahrejnit për Katarin appeared first on INSAJDERI.
Pesë veta vdesin nga i nxehti në Bullgari Posted: 01 Jul 2017 09:58 AM PDT

Në orët e para të ditës së sotme në Sofje të Bullgarisë janë raportuar pesë viktima si pasojë e temperaturave të larta që mbretëruan në këtë vend, e që shkuan deri në 39 gradë Celsius. Në mesin e të vdekurve ishte një 75 vjeçar i cili kishte vendosur të dilte për vrapim në një park në qytet, raporton televizioni bTV. Ai ishte rrëzuar pa ndjenja në vend. Në orët e pasdites së sotme, në total 178 persona janë rrëzuar pa ndjenja si pasojë e temperaturave të larta në Sofje, transmeton Koha.net. Qyteti kishte ngritur alarmin “Kodi i Portokalltë” që paralajmëron mot të rrezikshëm – ndërsa pjesa më e madhe e Bullgarisë ka qenë nën alarmin e nivelit më të lartë, “Kodi i Kuq” që paralajmëron mot jashtëzakonisht në rrezikshëm. Parashikimi i motit për disa qytete në Bullgari paralajmëronte ngritje temperaturash mbi 40 gradë Celsius. The post Pesë veta vdesin nga i nxehti në Bullgari appeared first on INSAJDERI.
Digjet tërësisht autobusi në Serbi, kishte destinacion Strugën Posted: 01 Jul 2017 09:54 AM PDT

Autobusi me targa Maqedonisë është përfshirë nga flakët shtunën mëngjes pjesën e autostradës Jagodinë Serbisë. Nuk raportohet për lënduar nga zjarri, ka konfirmuar Ministria e Punëve Brendshme Serbisë. Sipas mediave serbe, zjarrfikësit shuan flakët dhe trafiku këtë seksion autostradës është normalizuar. gjitha bagazhet dhe dokumentet ishin djegura Autobusin ishte djegur plotëisht këtë mëngjes rrugën drejtim Nishit, përcjell albinfo. Mediat e Shkupit njoftojnë se Autobusi i takon kompanisë Eurobus nga Struga ndërsa ishet duke udhëtuar nga Vjena e Austrisë për Maqedoni. The post Digjet tërësisht autobusi në Serbi, kishte destinacion Strugën appeared first on INSAJDERI.
Brazil, korrupsion në polici, urdhër-arrest për 100 oficer Posted: 01 Jul 2017 09:46 AM PDT

Autoritetet në Brazil kanë lëshuar një valë urdhër-arrestesh për rreth 100 oficerë të policisë ushtarake dhe 70 trafikantë, të dyshuar si të përfshirë në një skemë korrupsioni në një lagje të varfër të Rios. Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare, oficerët akuzohen se kanë pranuar ryshfete nga bandat e drogës në këmbim të ofrimit të shërbimeve, si mbrojtja e trafikantëve, furnizimi i tyre me armë dhe kryerja e pengmarrjeve për llogari të tyre. Vlera e ryshfeteve thuhet se shkonte mbi 300 mijë dollarë në muaj. 50 nga 170 personat për të cilët është lëshuar urdhër-arrest janë arrestuar tashmë. Autoritetet deklarojnë se bëhet fjalë për rastin më të madh të korrupsionit në vend, ku përfshihen policia ushtarake dhe trafikantët, që vepronin në lagjen Sao Goncalo. Hetuesi Fabio Barucke tha për gazetarët se policët e arrestuar ishin “mollë të kalbura” që sekuestronin armë në një lagje dhe më pas ua shisnin bandave të lagjeve të tjera. “Po bëjmë një veprim të mirë në dobi të shoqërisë duke larguar këta individë nga radhët e policisë. Policia ushtarake është një institucion i rëndësishëm për garantimin e rendit publik në shtetin tonë. Ndaj dhe kemi larguar këto “mollë të kalbura”, për të forcuar sigurinë”, ka thënë Barucke. The post Brazil, korrupsion në polici, urdhër-arrest për 100 oficer appeared first on INSAJDERI.
Nuk e ftoi në dasmë, Maradona thumbon Messin Posted: 01 Jul 2017 09:45 AM PDT

Diego Maradona edhe më tej e do Lionel Messi, pavarësisht se nuk u ftua në dasmë. Ai në mënyrë ironike tha se ftesa për të mund t’i ketë humbur diku katër herë fituesit të “Topit të Artë”. Sulmuesi i Barcelonës, Leo Messi dhe Antonella Roccuzzo kanë lidhur kurorë me njëri-tjetri në një ceremoni madhështore të zhvillua në Rosario të Argjentinës, që është edhe vendi ku Messi dhe Rocuzzoo u lindën dhe u rritën. Por, çuditërisht legjenda e Argjentinës, Diego Maradona, nuk ishte i ftuar në dasmë. Por, duket se atij nuk i ka mbetur hatri dhe e mori këtë me shumë shaka. “Dua ta përgëzoj Messin; ai e di sa shumë e dua”, tha Maradona. “Ftesa për mua mund të ketë humbur diku, por kjo nuk do të ndryshojë aspak ato që mendoj për të. Ai është sportist i mirë dhe djalë i shkëlqyer”, theksoi mes tjerash Maradona. The post Nuk e ftoi në dasmë, Maradona thumbon Messin appeared first on INSAJDERI.
“Shoqata e dalë nga lufta” nuk pagoi 200 mijë eurot që i detyrohet komunës Posted: 01 Jul 2017 09:43 AM PDT

“Shoqata e dalë nga lufta”, e cila është një kompani e parkingjeve, për çdo muaj është e detyruar t’i paguaj Komunës Ferizajt nga tre mijë euro për objektet publike i shfrytëzon. Kompania e parkingjeve “Shoqata e dalë nga lufta” nuk i ka paguar asnjë cent komunës për vitin 2016 por as për vitin 2015, shkruan Insajderi. Komuna e Ferizajt nga mospagesat e “Shoqatës dal nga lufta” sipas raportit Zyrës Kombëtare Auditmit, ka humbur 36 mijë euro për vitin 2016 ndërsa 202 mijë e 540 euro total nga kjo shoqatë. “‘Shoqata e dalë nga lufta’ e cila për çdo muaj ngarkohet nga komuna me 3,000€ deri sa qiramarrësi nuk ka paguar asnjë cent për vitin 2016 e as vitin paraprak”, thuhet raportin e Auditorit Gjeneral. Madje sipas raportit Zyrës Kombëtare Auditmit, Komuna e Ferizajt nuk ka shpërndarë fare faturat zyrën e kësaj shoqate dhe nuk ka ndonjë për arkëtimin e qirasë nga shfrytëzimi i pronës publike. Menaxhimi i dobët i kontratave lidhje me pronat e dhëna me qira si dhe mos gatishmëria për ndërmarrë masa efikase për inkasimin e hyrave, sipas ZKA-së rrisin rrezikun e keqpërdorimit pronës publike. /Insajderi.com The post “Shoqata e dalë nga lufta” nuk pagoi 200 mijë eurot që i detyrohet komunës appeared first on INSAJDERI.
SHBA dhe Ukraina afër marrëveshjes për shitje të armatimit Posted: 01 Jul 2017 09:27 AM PDT

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë afër nënshkrimit të marrëveshjes së re për mbrojtje, me të cilën i lejohet Kievit që të blejë më tepër pajisje ushtarak defensive dhe të luajë rol në prodhimin e armatimit të tillë, kanë thënë ekzekutivë ushtarakë ukrainas. Këto marrëveshje janë shpallur gjatë vizitës së presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, në Uashington më 20 qershor, por për detajet ende po zhvillohen negociata. Ukrainës i duhen sisteme të radarëve, fluturake pa ekuipazh dhe komunikime të sigurta, derisa zhvillon betejë me separatistët e mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës. Nga kjo luftë, që ka filluar në prill të vitit 2014, janë vrarë më se 10 mijë njerëz. Marrëveshja e parë parasheh qasje të lirë të Ukrainës në tregun e mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara dhe lehtësim për Ukrainën për shitjen e pajisjeve të veta në Shtetet e Bashkuara. Në marrëveshje nuk parashihet shitja e armatimit ushtarak amerikan vdekjeprurës në Ukrainë. Denys Gurak, ekzekutiv në Ukroboronprom, që është një konglomerat i mbrojtjes në Ukrainë, i ka thënë agjencisë Reuters se marrëveshjet “do të tregojnë se ne jemi partner strategjik për Amerikën në kompleksin mbrojtës”. The post SHBA dhe Ukraina afër marrëveshjes për shitje të armatimit appeared first on INSAJDERI.
Astrit Patozi zyrtarisht përballë Bashës Posted: 01 Jul 2017 09:23 AM PDT

Astrit Patozi është zyrtarisht kandidat për kryetar të ri të Partisë Demokratike. Megjithatë, ai tha se ky vendim i tij kushtëzohet në radhë të parë nga kërkesa për dorëheqjen e liderit demokrat Lulzim Basha. Patozi tha në një deklaratë për mediat, se Basha duhet të largohet si përgjegjësi kryesor i humbjes së PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit. Po ashtu ai tha se Basha duhet të vendoset në garën për kryetar i barabartë me të gjithë kandidatët. Patozi kërkoi largimin e Bashës nga selia e PD-së së bashku me stafin e tij, e po ashtu edhe të gjithë kandidatëve, derisa të përfundoi procesi për zgjedhjet brenda PD-së. Ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së, kërkoi gjithashtu që të shpallet nul vendimi i dy nënkryetarëve Edmond Spaho dhe Edi Paloka për t’i mbajtur zgjedhjet më 22 korrik. Një kërkesë surprizë e tij ishte ajo për përjashtimin nga e drejta e votës të anëtarësisë që sipas Patozit janë bërë në kundërshtim me Statutin e PD-së. Dhe për këtë, kërkoi që Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, të fusë në “sitë” të gjithë data-bazën e anëtarësisë. The post Astrit Patozi zyrtarisht përballë Bashës appeared first on INSAJDERI.
Formacioni më i mirë i futbollistëve pa kontratë Posted: 01 Jul 2017 09:14 AM PDT

Me hapjen e merkatos verës fillon periudha e furishme e transferimeve futbollistëve. përfshihen klubet kërkojnë përmirësojnë grupin aktual, por jo gjithë janë gatshëm bëjnë shpenzime tepruara.  ose hedhin shtëpi përmes dritares. Këtu është vendi nënvizojmë disa aktorë rëndësishëm kësaj loje magjike, mund merren si transferime lira. Ekipet duan përfitojnë nga rasti për t’u përforcuar duhet nxitojnë, shkruan Telesport. “Marca”, prestigjiozja spanjolle ka hartuar top-formacionin me lojtarë, cilët janë lirë këtë verë, mund merren me kosto zero. Portierë Titullar: Willy Caballero (Manchester City, 35 vjeç) Zëvendësues: René Adler (Hamburg, 32 vjeç) Mbrojtës qendrorë Titullarë: Pepe (Real Madrid, 34 vjeç), Djourou (Hamburg, 31 vjeç) Zëvendësues: John Terry (Chelsea, 36 vjeç) Mbrojtës anësorë Titullarë: Trémoulinas (Sevilla, 31 vjeç), Gael Clichy (Manchester City, 31 vjeç) Zëvendësues: Antonio Luna (Eibar, 26 vjeç), Glen Johnson (Stoke City, 32 vjeç) Mesfushorë Titullarë: Lucas Leiva (Liverpool, 30 vjeç), Santi Cazorla (Arsenal, 32 vjeç), De Rossi (Roma, 32 vjeç) Zëvendësues: Michael Carrick (Manchester United, 35 vjeç), Tiago Mendes (Atlético Madrid, 36 vjeç) Sulmues Titullarë: Frank Ribéry (Bayern Múnich, 34 vjeç), Ibrahimovic (Manchester United, 35 vjeç), Ricardo Quaresma (Besiktas, 33 vjeç) Zëvendësues: Jesús Navas (Manchester City, 31 vjeç), Huntelaar (Schalke 04, 33 vjeç) The post Formacioni më i mirë i futbollistëve pa kontratë appeared first on INSAJDERI.
Shpat Zeka rrëmben medalje në Kampionatin Evropian Posted: 01 Jul 2017 09:13 AM PDT

Xhudistët kosovarë sot kanë rrëmbyer dy medalje në Kampionatin Evropian të xhudos për kadetë që po mbahet në Kaunas të Lituanisë. Pas Laura Fazliut, medalje të bronztë mori edhe Shpat Zeka, i cili në ndeshjen e fundit e mposhti estonezit Simon Sulla në kategorinë deri 90 kg. Federata e Xhudos së Kosovës i ka uruar të dy xhudistët për këtë sukses. “Shpat Zeka gjithashtu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për kadetë. Dy medalje për Kosovën nga ky Kampionat. Urime Shpatit dhe Laurës për paraqitjet e shkëlqyeshme”, thuhet në postimin e Federatës së xhudos në Facebook. The post Shpat Zeka rrëmben medalje në Kampionatin Evropian appeared first on INSAJDERI.
Dy këshilltarët e Trumpit që punojnë pa rrogë Posted: 01 Jul 2017 09:09 AM PDT

Shtëpia e Bardhë ka publikuar pagat e kabinetit Presidentit Shteteve Bashkuara Amerikës, Donald Trump. Zyra e Presidentit Trump ka prezantuar para Kongresit amerikan pagat e 22 njerëzve kabinetit. Siç raporton Huffington Post, dhëndrri i Trump dhe Këshilltari kryesor i tij, Jared Kushner dhe vajza e presidentit, Ivanka Trump, po ashtu këshilltare kabinetin e Trump, nuk marrin fare rrogë nga Shtëpia e Bardhë. Ndërsa, zyrtari i paguar i kabinetit është zëdhënësi i Shtëpisë Bardhë, Sean Spicer, përcjell Insajderi. Spicer përfiton rrogë vlerë prej 179 mijë eurosh vit. /Insajderi.com The post Dy këshilltarët e Trumpit që punojnë pa rrogë appeared first on INSAJDERI.
Vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi kërkon korniza të qarta Posted: 01 Jul 2017 09:08 AM PDT

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka ngecur tash e sa kohë për shkak të proceseve zgjedhore në të dyja vendet. Ndërkohë, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka bërë të ditur se të hënën në Bruksel, do të jetë nikoqire e një takimi joformal të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Zyra e zonjës Mogherini, ka njoftuar se kjo bisedë bëhet pas takimeve dypalëshe gjatë Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u mbajt në Dubrovnik. Nga ana tjetër, analisti politik, Shkëlzen Maliqi lidhur me këtë takim tha për Radion Evropa e Lirë se Bashkimi Evropian, tashmë do të mundohet që të ristabilizojë gjendjen në Ballkan, e kjo, sipas tij, do të nisë me normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Ky takim duhet të sqarojë një ri-pozicionim, e eventualisht të ofrojë kornizat e dialogut. Mendoj se edhe presidenti Thaçi do të insistojë në ndryshimin e kahes ose së paku të afatizimit të dialogut të ardhshëm dhe të kalohet prej fazës së normalizimit të shkohet në fazën e, të them, para njohjes së ndërsjellë të dy shteteve”, tha Maliqi. Maliqi tha se raundi i ri i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duhet të hyjë në fazën e re, ku sipas tij, edhe Kosova edhe Serbia me ndryshimin e raporteve apo njohjen e ndërsjellë, e marrin ‘biletën’ për në Bashkimin Evropian. “BE-ja nuk insiston drejtpërdrejt që Serbia t’i ndërpresë marrëdhëniet ekonomike dhe të tjera që i ka tradicionale me Rusin, por ajo [Serbia ] duhet të zgjedhë, o do me qenë pjesë e BE-së si gjithë rajoni, o ta zgjedhë Rusinë. Mendoj se tendenca në Serbi është që të shkojë drejt kërkesave të BE-së”, theksoi Maliqi. Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës “Fol”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se nga takimet e ardhshme mes dy liderëve me shumë do të shihen shou-mediale të dy figurave politike në Prishtinë e Beograd, sesa përafrim i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. “Nuk besoj se do të ndryshojë dinamika e dialogut. Pra , ky format nuk besoj se do të sjellë dinamikë ndryshe prej asaj që kemi parë në raport me implementimin e marrëveshjeve. Dinamikë tjetër nuk shoh edhe pse tash eventualisht nëse vendoset se do ta ketë këtë përbërje ky proces”, tha Zogaj. Zogaj shtoi se deri më tash nuk janë parë sinjale që dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit të jetë futur në fazën finale. “Nuk shoh që dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit është në fazën finale. Të paktën, jo në atë fazë që të kemi edhe një normalizim deri në njohje reciproke”, tha Zogaj. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian, ka nevojë për ndryshime, si në dinamikën e bisedimeve ashtu edhe në aspektin e zbatimit të marrëveshjeve, pati deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa. Kurse, në një komunikatë për media, të shtunën, Lidhja Demokratike e Kosovës tha se po përcjell me shqetësim përpjekjet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që duke iu imponuar presidentit serb, Vuçiq, të jetë pjesë e dialogut në Bruksel, me synim të, siç thuhet në komunikatë, realizimit të interesave të tij personale, e jo shtetërore. “LDK-ja konsideron se Thaçi, duke u implikuar drejtpërdrejt në fushatë zgjedhore, ka dëshmuar se nuk e përfaqëson aspak unitetin e popullit të Kosovës, por vetëm partinë e tij”, thuhet në komunikatë. LDK-ja thekson se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, i ndërmjetësuar nga BE-ja e me praninë e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës që do të dalë nga zgjedhjet e 11 Qershorit, pasi që edhe çështjet, të cilat trajtohen janë në kompetenca kushtetuese të ministrive përkatësisht Qeverisë e jo Presidentit. Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, është iniciuar nga Bashkimi Evropian, si lehtësues i procesit. Sipas Brukselit, ky dialog ka si qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si kusht për rrugëtimin e të dyja vendeve drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Nga procesi i bisedimeve, si marrëveshjet kryesore janë veçuar ajo për shuarjen e strukturave paralele serbe dhe integrimin e tyre në sistemin legal-kushtetues të Kosovës, pastaj pjesëmarrja e serbëve të komunave veriore në zgjedhjet lokale dhe sidomos marrëveshja për themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo e fundit, mbetet ende në proces e sipër. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në mars të vitit 2011, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Ndër marrëveshjet e para ka qenë ajo për Menaxhimin e integruar të kufirit apo për lëvizjen e lirë. Në fund të vitit 2012 ka nisur dialogu politik ndërmjet kryeministrave të të dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Në prill të vitit 2013 është arritur marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Po atë vit, në muajin nëntor, në zgjedhjet lokale në Kosovë patën marrë pjesë edhe komunat e veriut të vendit. Në maj të vitit 2014, Kosova pati shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare për shkak të pamundësisë që në Kuvend të votohet formimi i Ushtrisë. Më pas, pasoi bllokimi i institucioneve të Kosovës për disa muaj rresht, që rezultoi edhe me pushimin e dialogut. Në Serbi, gjithashtu në mars të vitit 2014 janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Në vitin 2016, në Serbi janë mbajtur zgjedhjet lokale dhe parlamentare, ndërkaq në prill të vitit 2017 ato presidenciale. Po ashtu së fundmi edhe në Kosovës me 11 qershor u mbajt[n zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. The post Vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi kërkon korniza të qarta appeared first on INSAJDERI.
Tri vendet që vizitohen më së shumti nga kosovarët Posted: 01 Jul 2017 09:03 AM PDT

Baki Hoti, president i Shoqatës së Turizmit Alternativ në Kosovë, ka thënë se qytetarët e Kosovës më së shumti vizitojnë Shqipërinë, Malin e Zi dhe Turqinë. “Destinacionet në të cilat shkojnë kosovarët në përgjithësi nuk kanë ndryshuar. Edhe këtë verë, vendet kryesore për pushime janë bregdeti shqiptar, malazez, sidomos Ulqini dhe një pjesë e Turqisë. Këto janë tri vendet më të vizituara nga shumica. Disa kanë filluar të shkojnë në agjenci të udhëtimit dhe të gjejnë alternativa të tjera, si Dubai dhe Karaibet, por ky është vetëm fillimi”, ka thënë Hoti për mediumin malazez RTCG. Disa nga qytetarët vizitojnë edhe Maqedoninë, më shumë Shkupin, Strugën dhe Gostivarin, por më shumë për qëllime të blerjeve të gjësendeve në tregje, apo edhe vizitim të monumenteve. Hoti thotë se situata ekonomike nuk lejon që turistët kosovarë të përfitojnë nga paketat turistike luksoze. “Ne kemi një grup që ka standarde më të larta dhe viziton vende me oferta më të shtrenjta. Por popullata mesatare përdor paketa më të lira dhe ekonomike, të cilat janë të arritshme nga ta”, ka thënë ai. Ai për çmime thotë se oferta më të favorshme ka nga Shqipëria, Maqedonia, por tani po ka shumë oferta të mira edhe nga Turqia. “Çdo vit, ky trend është në ngritje, duke parë se sezoni turistik në Turqi ofron shumë opsione për vizitorë, të cilat janë në favor të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Hoti. Ai ka shtuar edhe se gjatë stinës së verës Kosovën e viziton një numër i madh i diasporës, duke vizituar kështu qytete të ndryshme, monumente historike dhe bukuritë natyrore. /Insajderi.com   The post Tri vendet që vizitohen më së shumti nga kosovarët appeared first on INSAJDERI.
Krasniqi: Dialogu nuk mund të lihet në duart e Thaçit dhe Vuçiqit Posted: 01 Jul 2017 08:41 AM PDT

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi duke folur për dialogu nivel presidentësh, thotë se këtë nuk mund t’ia besojë Thaçit e Vuçiqit. Sipas tij, bisedimet duhet lihen duar sigurta. Prandaj Krasniqi thekson se është i nevojshëm konsensusi nacional. “A mund t’ju besohet atyre vend normalizimit marrëdhënieve Kosovë – Serbi, krijuan situata kërcënimi e konflikti? Unë nuk mund t’ju besoj. Bisedimet duhet lihen duar sigurta. Prandaj është i nevojshëm konsensusi nacional”, ka thënë Krasniqi. “Gjithashtu, Po e madhe anëtarësimit BE e NATO, por kjo nuk mund t’i besohet as mashtrimit radhës se, bisedimet mes Thaçit e Vuçiqit Bruksel do na sjellin ‘Anëtarësimin BE e NATO’! Nuk duhet ecur rrugës përfundimi i secilës dihet paraprakisht. Gjashtë vitet e bisedimeve Bruksel, ishin gjashtë vitet e dështimeve bisedimet politike, ishin vite dështimeve edhe politikat e brendshme qeverisëse te dy vendet”, ka thënë Krasniqi. Kryetari i Këshillit Kombëtar NISMA-s ka deklaruar se “këta president nuk mund t’i normalizojnë marrëdhëniet Kosovë – Serbi”. Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi kanë qenë bashkëpunëtor për shumë vite. Ata ishin udhëheqës lartë Ushtrisë Çlirimtare Kosovës (UÇK) dhe po ashtu ishin nga anëtarët e parë Partisë Demokratike Kosovës (PDK). /Insajderi.com     The post Krasniqi: Dialogu nuk mund të lihet në duart e Thaçit dhe Vuçiqit appeared first on INSAJDERI.
Komuna e Klinës ua “vodhi” nga 5 euro qytetarëve të saj, përmes çerdheve Posted: 01 Jul 2017 08:26 AM PDT

Komuna e Klinës me apo pavetëdije ua ka marrë nga 5 euro qytetarëve saj, duke përdorur çerdhet publike për fëmijë. Edhe pse tarifa mujore për dërgimin e fëmijëve çerdhe është 20 euro – sipas rregullores Komunës Klinës, komuna detyroi qytetarët paguajnë nga 25 euro. Jashtëligjshëm qytetarët e Komunës Klinës u dëmtuan financiarisht, thotë Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) Raportin Financiar Vjetor për Komunën e Klinës, për vitin 2016. “ gjitha rastet qytetarët ishin ngarkuar me tarifë mujore nga 25€, për dërgimin e fëmijëve çerdhe. Kjo vlerë është kundërshtim me rregulloren për tarifa, e cila përcakton se pagesa duhet jetë 20€ për muaj”, njofton Auditori Gjeneral. llogaritjet Auditori i Përgjithshëm ka bërë, del se qytetarët paguan për dërguar fëmijët çerdhe rreth 3.000 euro shumë se parashihej me ligj, raporton Gazeta Online Insajderi. kisi-1-730x487 INSAJDERI: “Volkswagen tërheq nga tregu 385 mijë vetura në Gjermani” plus 19 morePër vitin 2016, qytetarët kishin paguar total 13,825€, apo 2,765€ tepër sesa parashihet me rregulloren e komunës”, thuhet raportin e ZKA-së, ku bëhet e ditur se komuna ka bërë inkasime tarifave pa ndonjë bazë qartë ligjore. Madje, siç njofton Auditori Gjeneral, qytetarët u detyruan paguajnë 5 euro shumë se duhej, mund kërkojnë nga Komuna e Klinës për rimbursimin e parave. “Mos inkasimi i hyrave sipas rregullores fuqi, ndikon qytetarët ngarkohen me shuma larta nga sa parashihet me rregulloren aktuale dhe kjo mund dëmtoj kredibilitetin e komunës ndaj qytetarëve. Gjithashtu, ekziston mundësia qytetarët kërkojnë rimbursimin e parave paguara tepër”, njofton Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA). /Insajderi.com The post Komuna e Klinës ua “vodhi” nga 5 euro qytetarëve të saj, përmes çerdheve appeared first on INSAJDERI.
Duka: Trajneri i ri ka kusht kualifikimin për në Euro 2020 Posted: 01 Jul 2017 08:21 AM PDT

Ka hyrë në fazën e nxehtë përzgjedhja e pasuesit të Gianni De Biasit dhe stafit të ekipit kombëtar. Janë disa alternativat që ka takuar presidenti Duka në Tiranë, nga Walter Zenga tek Clarence Seedorf sa i përket postit të trajnerit, pa përfshirë edhe alternativat e tjera që përfliten për drejtor teknik të kombëtares. Por duket që për një gjë presidenti i FSHF-së është i sigurt, ai po kërkon një trajner me eksperiencë dhe ndoshta me një emër të madh. “E sigurt është që nuk do të marrim një trajner që do të drejtojë për herë të parë. Po kërkojmë dikë me ekperiencë, sepse kjo është shumë e rëndësishme. Nëse do të ketë edhe emrin e madh, padyshim që ky është një bonus”, ka thënë Duka. Muaji gusht është limiti që Duka dhe stafi teknik që po intervistojnë kandidaturat i kanë vënë vetes për të gjetur një trajner, i cili veç kushtit financiar, duhet të pranojë edhe kushtin sportiv, të mbyllë në vendin e 3-të këto eliminatore dhe të na kualifikojë për në europianin e 2020-s. “Kandidati duhet të bindë se mund ta bëjë shumë mirë këtë punë. Duhet të pranojë veç kriterit financiar tonit edhe objektivat që kemi. Vërtet jemi matematikisht jashtë eliminatoreve të Botërorit 2018, por duhet t’i mbyllim mirë këto 4 ndeshje të mbetura dhe të na kualifikojë në Europianin e 2020-s”, ka nënvizuar Duka. The post Duka: Trajneri i ri ka kusht kualifikimin për në Euro 2020 appeared first on INSAJDERI.
OKB shkurton buxhetin e misioneve për 600 milionë dollarë, përfshirë Kosovën Posted: 01 Jul 2017 08:15 AM PDT

Asambleja e përgjithshme e OKB-së ka votuar premten për shkurtimin e buxhetit vjetor misioneve paqeruajtëse për 600 milionë dollarë (523 milionë euro). Buxheti vjetor nga organizata për këtë mision ka qenë gati 8 miliardë dollarë. Ndërsa tani buxheti do jetë prej 6.8 miliardë dollarësh (5.9 miliardë euro) nga korriku i këtij viti deri qershorin e vitit ardhshëm, raporton VOA. muajt e ardhshëm do lëshohen edhe 500 milionë dollarë, dhe si rezultat buxheti paraprak prej 7. 9 miliardë dollarësh, ka rënë 7.3 miliardë apo 6.4 milionë euro. Kjo lëvizje vjen pas presionit nga administrata e presidentit SHBA-së Trump, ndërsa një herë Trump pati cilësuar këto kontribute si padrejta” me kontribuohet me shumë se një çerek buxhetit vjetor departamentit. Por edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gueterres, ka bërë thirrje për reforma mëdha OKB, duke përfshirë edhe paqeruajtjen. Edhe ambasadori i OKB-së, Nikki Haley, ka qenë një kontribuues këto shkurtime, përderisa shtetet e BE-së donin shkurtime pak drastike dhe ia kanë arritur qëllimit. “Ne jemi kënaqur BE-ja ka arritur atë ka dashur”, ka thënë ambasadori i BE-së nga Italia, Sebastiano Cardi, i kënaqur me rezultatet e premtes. Misioni paqeruajtës i OKB-së, i cili mbështetë shumë se 110 mijë trupa, policë dhe civilë 16 misione, ndër to edhe misioni Kosovë, ka qenë nën kritika rënda këto javë për trupa padisiplinuara cilat ndonjëherë kanë dështuar mbrojtjen e civilëve dhe madje edhe i kanë abuzuar seksualisht ata. Haiti, paqeruajtësit janë fajësuar për sjelljen e epidemisë kolerës ishull duke sëmurë dhe vrarë me qindra njerëz. OKB-ja momentalisht janë misione kryesisht Afrikë dhe Lindje Mesme, por gjithashtu edhe Haiti, Qipro dhe Kosovë. /Insajderi.com The post OKB shkurton buxhetin e misioneve për 600 milionë dollarë, përfshirë Kosovën appeared first on INSAJDERI.
Momenti kur nxirret nga uji, trupi i pajetë i Sali Gërqinës [Video] Posted: 01 Jul 2017 08:15 AM PDT

Janë publikuar pamje nga momenti kur nxirret nga uji trupi i pajetë i kampionit shumëfishtë kërcimit ujë, Sali Gërqinës. Është gjetur nga kërkimet e shpëtimit dhe ekipe vullnetare, trupi i pajetë i Sali Gërqinës, kampionit shumëfishtë kërcimit ujë, trupi i cilit është zhdukur nga 27 qershori pasi kërceu nga bregu për ujërat e Urës Fshejtë. Trupi u gjet jo shumë larg vendit ku edhe ishte hedhur i ndjeri. Për ndihmuar kërkimin e tij ka zgjatur tash e tre ditë me radhë, sot, ekipit FSK-së dhe një ekipi vullnetar nga Mitrovica, i është bashkuar edhe Ismail Kosumi, njëri ndër zhytësit mirë vend, bashkë me djalin dhe vajzën e tij. The post Momenti kur nxirret nga uji, trupi i pajetë i Sali Gërqinës [Video] appeared first on INSAJDERI.
Zëvendëspresidenti Pence pritet ta vizitojë Malin e Zi Posted: 01 Jul 2017 08:09 AM PDT

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence do të vizitojë shumë shpejt Malin e Zi me ftesë të kryeministrit Dusko Markoviq. Vizita, thuhet në deklaratën sqaruese të qeverisë malazeze, pason takimet e fundit të Markoviq me Pence dhe sekretarin e shtetit Rex Tillerson në Washington. Në axhendën e Pence do të jetë dhe një takim me presidentin Filip Vujanoviq, ndërsa kryeministri Markoviq përgatitet të jetë në të njëjtën kohë mikpritësi i një takimi me liderët e vendeve të kartës së Adriatikut. Samiti, nga sa pohohet në deklaratë, do të mbahet në 2 gusht në Podgoricë, e në të do të marrë pjesë dhe zëvendëspresidenti amerikan. Do të jetë mbledhja më e rëndësishme ndërkombëtare e mbajtur ndonjëherë në këtë vend, vazhdon njoftimi i qeverisë, ku sqarohet se ftesa për këtë event i janë dërguar liderëve të Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Shqipërisë e Maqedonisë, të cilat krijojnë bashkë me Malin e Zi Karten e Adriatikut, si dhe vendeve që gëzojnë statusin e vëzhguesit – Serbia, Kosova dhe Sllovenia. Për Podgoricën, ndalesa e Pence shihet si konfirmimi i radhës i marrëdhënies së shkëlqyer politike të saj me Washingtonin si dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve. /Insajderi.com The post Zëvendëspresidenti Pence pritet ta vizitojë Malin e Zi appeared first on INSAJDERI.
Reklama