Home » “Një 12 vjeçe në Pakistan vritet për shkak të “nderit”” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Një 12 vjeçe në Pakistan vritet për shkak të “nderit”” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

“Një 12 vjeçe në Pakistan vritet për shkak të “nderit”” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

Një 12 vjeçe në Pakistan vritet për shkak të “nderit” Posted: 30 Jun 2017 09:21 AM PDT

Një vajzë 12 vjeçe në Pakistan u vra nga familja e saj, pasi u arratis me një djalë. Zyrtari lokal në qarkun Khiber, Niaz Muhammad, tha se vajza me emrin Naghma ka lënë shtëpinë e saj në fshatin Kadej, më 23 qershor, përpara se të ndalohej nga zyrtarët e sigurisë. Muhammad tha se Naghma i është dorëzuar familjes, e cila ka premtuar se ajo nuk do të dëmtohet. Por, zyrtari tha se vajza është vrarë “për shkak të nderit, me gjasë më 27 qershor, nga familja e saj”. Një banor lokal tha se vajza është qëlluar për vdekje. Muhammad tha se vrasësit e dyshuar – në mesin e tyre xhaxhai i Naghmas dhe djali i tij – janë arrestuar. Të ashtuquajturat vrasje për nder raportohen çdo vit në Pakistan. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Putin zgjat embargon mbi ushqimet nga Perëndimi Posted: 30 Jun 2017 08:17 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zgjati embargon ruse mbi prodhimet ushqimore nga Perëndimi deri në vitin 2018. Embargoja është përgjigje ndaj sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes së saj për separatistët në lindje të Ukrainës. Dekreti i Putinit thotë se embargoja mbi prodhimet perëndimore është zgjatur deri më 31 dhjetor, 2018. Dekreti vjen dy ditë pasi Bashkimi Evropian ka zgjatur formalisht sanksionet e tij ekonomike kundër Rusisë. Dy blloqet i zgjasin sanksionet njëra-tjetrës qysh në vitin 2014, kur edhe Rusia ka aneksuar Krimenë. Putin ka thënë më herët se Moska do ta heqë embargon kur Perëndimi t’i heqë sanksionet. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Vdiq Simone Veil, mbijetuese e Holokaustit Posted: 30 Jun 2017 08:02 AM PDT

Politikania franceze, aktiviste e të drejtave të grave dhe mbijetuese e Holokaustit, Simone Veil, ka vdekur në moshën 89-vjeçare. Në vitet 1970, ajo ka bërë fushatë në Francë për legalizimin e abortit. Ajo ka shërbyer si presidente e Parlamentit Evropian dhe si ministre e Shëndetësisë e Francës. E gjithë familja e saj është arrestuar nga gjermanët në vitin 1944. Si adoleshente, Simone ka qëndruar në kampin e përqendrimt në Aushvic me nënën dhe motrën. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e përshkroi atë si “frymëzuese” dhe “më të mirën”.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Një frymë ‘e re’ në Kuvend? Posted: 30 Jun 2017 07:30 AM PDT

Përbërja e gjashtë e legjislaturës të Kuvendit të Kosovë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, konsiderohet nga analistë të çështjeve politike se ka sjellë një frymë të re dhe optimiste për vendin. Mbi 30 deputetë të cilët ulen për herë të parë në ulëset e Kuvendit të Kosovës, vlerësohet të jenë një vlerë e shtuar për Kosovën. Instituti Demokratik i Kosovës ndër vite monitoron punën e Kuvendit. Analisti nga ky Institut, Albert Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se figurat e reja politike në Kuvend konsiderohen profesionistë në fusha të caktuara, dhe si të tillë, profesionalizimin e tyre mund të vendosin në shërbim të Kuvendit. “Në bazë të listave që janë shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të themi që ka një dozë optimizmi, kur flasim për deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, për faktin se janë 32 deputetë të cilët për herë të parë do të ulen në ulëset e deputetëve”. “Pritet që këta individë të sjellin energji të reja, të freskojnë Kuvendin dhe për më tepër shumë nga ta janë figura publike që kanë qenë të angazhuar prej pozitave tjera të ndryshme”, tha Krasniqi. Në një prej çështjeve që ka dështuar Kuvendi i Kosovës në legjislaturat e kaluar, shton Krasniqi është cilësuar të jetë mbikëqyrja e Qeverisë dhe, sipas tij, në këto çështje do të duhej të orientohen më shumë energjitë e legjislaturës së ardhshme. Deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, shton Krasniqi, duke mbikëqyrur Qeverinë e vendit, do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ndërkohë, Valmir Ismajli, analist nga organizata joqeveritare “Demokraci Plus”, thotë se numri i madh i deputetëve të rinj në përbërjen e re të Kuvendit janë një shpresë për ndryshime. “Kjo është diçka pozitive. Presim energji të re prej disa fytyrave që vetëm kanë qenë fytyra publike dhe kanë qenë zë kritikë nga pozicionet e tyre në të kaluarën. Pres prej tyre, qoftë nëse janë në pushtet apo në opozitë, të jenë një zë më ndryshe në Kuvendin e Kosovës. Nëse Kuvendin e kaluar e kemi konsideruar si legjislaturën më të dobët, në këtë legjislaturë nga fytyrat e reja mund të konsiderohet si një nga legjislaturat më të mira që do të duhej ta kishim”, thekson Ismajli. Në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës, Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma, ka fituar 39 ulëse, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 32 ulëse, kurse koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën me 29 ulëse. Nga komunitetet pakicë, Lista Serbe ka fituar 9 ulëse, kurse Partia e Pavarur Liberale ka marrë një ulëse. Po ashtu, edhe komuniteteve joserbe u janë ndarë 10 ulëset e garantuara. Analisti Albert Krasniqi thekson se në këto zgjedhje parlamentare është parë një ndëshkim i pothuajse të gjysmës së deputetëve të legjislaturës së kaluar, të cilët nuk ishin aktiv dhe nuk arritën të rizgjidhen për një mandat të dytë. “Kjo tregon për një emancipim të votuesve dhe një votë ndëshkuese për deputetët që nuk kanë qenë aktiv dhe publiku nuk i ka vlerësuar se ata meritojnë edhe një rast të dytë. Ky është një mesazh edhe për deputetët e rinj që duhen të përfshihen aktivisht dhe të mos qëndrojnë në Kuvend vetëm sa për të shkuar, por që të kenë një përfshirje shumë më të madhe dhe të kontribuojnë në mbikëqyrje të Qeverisë dhe në hartimin e ligjeve më cilësore”, thekson Krasniqi. Legjislatura e deritashme në Kosovë, nga shoqëria civile, ishte cilësuar nga më të plogështat deri më tash, kur bëhet fjalë për vendimmarrje, përmbushje të agjendës së punës dhe miratim të ligjeve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Nga fundi i vitit ndalohet importi i veturave të vjetra Posted: 30 Jun 2017 06:41 AM PDT

Importit të veturave të vjetra në Kosovë, të cilat po konsiderohen edhe si një prej shkaktarëve të ndotjes së ambientit, duket se do t’i vi fundi. Importi i këtyre veturave, paralajmërohet se do të marrë fund nga dhjetori i këtij viti. Në bazë të një udhëzimi administrativ të Qeverisë së Kosovës, të nxjerrë në vitin 2015, ishin hequr kufizimet për importin e veturave, por kërkohej që ato t’i përmbushnin kërkesat mjedisore për emetim të gazrave, sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Mirëpo, nga fillimi i vitit 2018, importi i veturave do të kufizohet në vjetërsinë e tyre prej 10 vjetësh. Po ashtu, ato do të duhet të plotësojnë standardin e njohur si ‘euro katër’. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë Burim Deliu, ushtrues detyre i Drejtorit të Departamentit të Automjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës në Qeverinë në largim të Kosovës. Në anën tjetër, disa qytetarë konsiderojnë se duhet të ketë kufizime në importin e veturave për shkak të efektit negativ në ndotjen e ambientit. Zeqir Keçekolla nga Prishtina, thotë se veturat janë ndotësit më të mëdhenj të ambientit. Ai thotë se janë kushtet e vështira ekonomike që i detyrojnë qytetarët të blejnë më tepër vetura të përdorura, ndonëse ato, përveç që shkaktojnë probleme mjedisore, konsiderohen edhe si mjete jo të sigurta në komunikacion.  “Krejt dëmet në mjedis po i bëjnë veturat e vjetra. Por, në Kosovë është varfëri e madhe dhe qytetarët nuk kanë para për të blerë vetura të shtrenjta”, thotë Keçekolla.  Edhe Blerim Kabashi punonjës në sektorin publik, pranon se në tregun e veturave duhet të ketë kufizime të vjetërsisë, por sipas tij, kushtet financiare nuk lejojnë që qytetarët të vozisin vetura të reja dhe të shtrenjta. “Unë kam dëshirë të kem veturë të re. Por, për shkak të mundësive, vozis veturë të vjetër, të tipit BMW. E di që ndikojnë në ambient, por veturat më pak të përdoruara janë më të shtrenjta”, thotë ai. Përfaqësues të shoqatës së Importueseve të Automjeteve të Reja, konsiderojnë se në Kosovë nuk duhet lejohet importimi i veturave më të vjetra se pesë ose gjashtë vjet. Bujar Hoxha, kryetar i kësaj shoqate tha për Radion Evropa e Lirë se përdorimi i veturave të vjetra në rrugët e Kosovës, për veç ndotjes së ambientit, ka ndikuar edhe tek rritja e numrit të aksidenteve. “Kufizimi i vjetërsisë së veturave prej 10 vitesh është i lartë. Është dashur të jetë 5-7 vite. Unë shpresoj se ligji i ri, do të ketë tarifa doganore dhe akciza për veturat që janë vjetra”, shprehet Hoxha. Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, gjatë viti të kaluar në Kosovës kanë hyrë afër 27000 mijë vetura, numri i veturave te reja ka qenë 2263, kurse vetura të përdorura kanë qenë 24000. Kurse gjatë këtij viti deri në fund të muajit maj, janë importuar gjithsej 9800 vetura.  Veturat e reja që importohen nga shtetet e Bashkimit Evropian, për të cilat që nga fillimi i zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim – Asocim, nuk paguajnë taksën doganore nga vlera e përgjithshme e automjetit. Kurse për veturat e përdorura, taksa doganore paguhet 9 për qind nga 10 për qind sa ka qenë më herët. Të gjitha veturat në Kosovë importohen nga shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, kurse çmimi varet nga marka dhe viti i prodhimit të veturës. Të dhënat zyrtare tregojnë se në Kosovë qarkullojnë mbi 315 mijë vetura të regjistruara, ku mesatarja e vjetërsisë së tyre që qarkullojnë në Kosovë është 18 vjet. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Familjarët e rastit “Monstra” të zhgënjyer nga Prokuroria Speciale Posted: 30 Jun 2017 06:03 AM PDT

Familjarët e gjashtë shqiptarëve të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesë maqedonasve në Smillkovcë të Shkupit, i njohur ndryshe si rasti “Monstra”, thonë se janë të dëshpëruar nga Prokuroria Speciale, e cila në fund të afatit për paraqitjen e padive për shpërdorime të ndryshme, nuk nisi hetime edhe për këtë ngjarje që vazhdon të jetë aktuale në vend. Nga këshilli i familjarëve të personave të dënuar, thonë se tani dy vjet e gjysmë i ka mbajtur shpresa se megjithatë ky institucion do të zbardhë të vërtetën se në këtë vrasje nuk kanë gisht të afërmit e tyre, por se bëhet fjalë për rast të montuar, për të cilët ka folur edhe kryeministri aktual, Zoran Zaev i cili edhe ka publikuar aferën e përgjimeve. Zaev në disa rast kishte thënë se nga bisedat që ka dëgjuar nga materialet e siguruara e vërteta është ndryshe nga ajo që është paraqitur në opinion, duke aluduar se vrasësit e vërtetë të maqedonasve janë persona krejt të tjerë. “Definitivisht çdo gjë e ka humbur logjikën. Deri tani kemi mbajtur shpresën se Prokuroria Speciale sa më parë do të merret me rastet më të rënda, por kjo nuk ndodhi”, thotë Bedri Hajdari, kryetar i këshillit të familjeve të rastit “Monstra”. “Ne do të vazhdojmë betejën, kurdo qoftë, një ditë, qoftë pozitivisht apo negativisht do të marrim një përgjigje. Besojmë se Maqedonia nuk është fundi i botës, pasi ka edhe vende tjera ku ne do të kërkojmë drejtësinë”, thekson Bedri Hajdari. Nga Prokuroria Speciale, të mërkurën thanë se për këtë rast nuk kanë nisur hetime, meqë institucionet tjera përkatëse nuk i janë përgjigjur thirrjeve të saj që ky rast të kalojë në kompetencë të Speciales. Por, nga Prokuroria Themelore e Shkupit kanë thënë se Prokuroria Speciale asnjëherë nuk ka paraqitur një kërkesë të tillë. Të njëjtën e kanë thënë edhe nga Këshilli i Prokurorëve të Maqedonisë. Pakënaqësi ndaj punës së Prokurorisë Speciale kanë shprehur edhe ekspertët e çështjeve juridike. Ata dyshojnë që ky institucion ka vepruar në mënyrë selektive, jo vetëm për rastin “Monstra”, por edhe ndaj zyrtarëve të BDI-së, të cilat janë kursyer nga hetimet apo akuzat, përveç dy personave nga rreth 100 sa janë përballur me padi penale. Për këtë, Naser Zyberi, jurist i njohur fajëson edhe LSDM-në e Zoran Zaevit. “LSDM-ja në fazën e publikimit të përgjimeve, për aq sa publikoi, nuk dha asnjë përgjim pikant në të cilën do të dukej implikimi i përfaqësuesve të BDI-së në shpërdorime të mundshme”, thotë Zyberi. “Elementi tjetër që krijon këtë përshtypje është fakti se BDI-ja vazhdon të jetë pjesë e pushtetit dhe te qytetarët ekziston bindja se ai që është në pushtet është vështirë të vihet para përgjegjësisë”, thekson ai. Se Prokuroria Speciale më tepër ishte në funksion të partive të tanishme në pushtet, sipas tij, flet edhe fakti se Zaev, i ishte drejtuar Speciales me një letër ku fliste mbi pastërtinë e anëtarëve të propozuar të Qeverisë së tij. “Mendoj se ishte hap i gabuar edhe i kryeministrit, por edhe i Prokurorisë Speciale. Paraqitja e kërkesës nga Zaev dhe dhënia e shpejtë e përgjigjes nga Prokuroria ishte gabim, për arsye se vet nga Prokuroria Speciale thonë se vetëm 20 për qind e propozimeve deri më tani janë përpunuar dhe dëgjuar”. “Nga këtu shtrohet pyetja se prej nga guximi i Prokurorisë që të jap përgjigje se asnjë nga anëtarët e Qeverisë nuk janë nën hetime, kur edhe 80 për qind e përgjimeve nuk janë dëgjuar dhe nuk e dimë se çfarë do të del nga to”, thotë Zyberi. Prokuroria Speciale të mërkurën ngriti aktakuza ndaj 94 personaliteteve të ndryshme, në mesin e të cilëve janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish- ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, ish- ministrat e transportit dhe kulturës, Mile Janakievski dhe Elizabeta Kançevska, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, dy zyrtarë të BDI-së si dhe dhjetëra ish-zyrtarë të tjerë. Të gjitha ata akuzohen për shpërdorim detyre, mashtrime zgjedhore, kurdisje tenderësh dhe vepra tjera penale të dënueshme sipas Kodit penal të Maqedonisë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Kissinger: Takimi Putin – Trump, mundësi e rregullimit të marrëdhënieve Posted: 30 Jun 2017 06:00 AM PDT

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin e kanë mundësinë e rregullimit të marrëdhënieve mes mes dy vendeve, gjatë takimit të javës së ardhshme, ka thënë diplomati amerikan Henry Kissinger. Ai i ka bërë këto deklarata pas njoftimit se do të ndodhë  takimi në mes të dy palëve. Të dy liderët do të zhvillojnë takimin e parë ballë për ballë njëri- tjetrit në samitin G20 në Hamburg. Ishte viti 1960 kur Kissinger pati luajtur rolin e ndërmjetësuesit në mes të Moskës dhe Uashingtonit pas ngritjes së tensioneve në mes të dy shteteve. Kremlini i ka mohuar supozimet se Kissinger që aktualisht po viziton Moskën dhe ka mbajtur një takim me dyer të mbyllura me presidentin Putin, është duke luajtuar rolin e njëjtë edhe tani. Duke folur në një konferencë për marrëdhënië ndërkombëtare në Moskë, ai ka përmendur edhe takimin Trump- Putin. “Mendoj që në këtë moment vendet tona kanë përgjegjësi dhe mundësi për një përparim të dukshëm, duke rregulluar marrëdhëniet jo vetëm në mes dy vendeve por në të gjithë botën”, ka deklaruar Kissinger. “Ngritja e tensioneve në mes të SHBA-së dhe Rusisë ka ndodhur edhe më parë dhe është tejkaluar”, ka thënë 94 vjeçari. Takimi Kissinger-Putin ka qenë shumë privat dhe nuk është bërë e ditur se për çka saktësisht është biseduar. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Afganistan: Pesë policë vriten pas sulmit të talebanëve Posted: 30 Jun 2017 05:17 AM PDT

Autoritetet afgane kanë bërë të ditur se pesë policë janë vrarë pas hyrjes së militantëve talibanë në një kamp në perëndim të provincës Farah, gjatë orëve të para të ditës së sotme. Zëdhënësi i policisë në Farah, Eqbal Baher, ka thënë se sulmi në distriktin Sheb Koh u ndal pas dërgimit të forcave shtesë nga qeveria në atë zonë. Shefi i policisë së asaj province, Abdul Marouf Folad ka thënë se nëntë talibanë janë vrarë gjatë betejës me armë. Talibanët sulmojnë shpesh forcat e sigurisë afgane dhe vende tjera qeveritare në Afganistan. Gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, më 29 qershor në Bruksel, u premtua rritja e numrit të forcave për të ndihmuar trajnimin e ushtrisë në Afganistan, edhe pse nuk u përmend ndonjë numër i saktë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Merkel voton kundër legalizimit të martesave të homoseksualëve Posted: 30 Jun 2017 05:14 AM PDT

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka votuar kundër legalizimit të martesave të personave me gjini të njëjtë. Ajo ka thënë se beson se martesa duhet të jetë në mes të një burri dhe një gruaje. (Video: Reuters)This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Konkurs për punësim në Radion Evropa e Lirë Posted: 30 Jun 2017 05:12 AM PDT

Radio Evropa e Lirë kërkon gazetarë të medias digjitale. Klikoni vegëzat më poshtë për të mësuar më shumë rreth Njësive të Medias Digjitale të REL-it dhe aplikoni! ~ https://www.rferl.org/jobs/detail/BSSBX01-1701.html ~ https://www.rferl.org/jobs/detail/BSSBX02-1701.html ~ https://www.rferl.org/jobs/detail/BSSBX03-1701.html ~ https://www.rferl.org/jobs/detail/BSSBX04-1701.html   This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Haley kritikon ashpër OKB-në për mosndëshkim të Iranit Posted: 30 Jun 2017 04:39 AM PDT

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley ka kritikuar ashpër Këshillin e Sigurimit për dështim të marrjes së masave ndaj Iranit, pasi sipas saj, ky vend qëllimshëm nuk i ka respektuar sanksionet e imponuara nga kjo organizatë. “Këshilli i Sigurimit ka dështuar edhe në marrjen e hapave me të vegjël për tu përgjigjur ndaj këtyre shkeljeve”, ka thënë Haley gjatë një takimi në këtë Këshill. “Ne na duhet me domosdo t’i tregojmë Iranit se nuk do të tolerojmë këto provokime skandaloze që po i bëhen rezolutës së OKB-së”. Shumica e sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit ishin hequr 18 muaj më parë, pas një marrëveshje që Irani pati bërë me fuqitë botërore për të frenuar zhvillimin e programit bërthamore. Sidoqoftë, Irani vazhdon të ketë ndalesa për armët të cilat nuk janë teknikisht pjesë e marrëveshjes nukleare. Shefi politik i Kombeve të Bashkuara, Jeffrey Feltman, e ka prezantuar raportin e tretë të Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, rreth zbatimit të sanksioneve kundër Iranit. “Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm na e bën të qartë se Irani është duke shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit, andaj shtrohet pyetja se ‘çka do të bëj Këshilli i Sigurimit rreth kësaj çështje?'”, ka thënë Haley. “Roli destruktiv dhe destabilizues i Iranit në Lindje të Mesme shkon përtej lëshimit të paligjshëm të raketave”, ka thënë tutje ambasadorja amerikane. “Nga Siria në Jemen dhe nga Iraku në Liban, po vazhdon mbështetja e Iranit ndaj grupeve terroriste. Mbështetja ushtarake në vendet e konfliktit vetëm sa e bën problemin më të vështirë për tu zgjidhur”, ka shtuar ajo. Asnjë anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk ka propozuar marrjen e ndonjë hapi kundër Iranit. Diplomatët kanë thënë se Rusia dhe Kina kanë të drejtën e vetos ndaj secilit hap që mund të propozojnë anëtarët e Këshillit. Rusia i kanë vënë në pikëpyetje disa nga të gjeturat e raportit të Sekretarit Guterres. Në raport është përmendur lansimi i një rakete balistike nga Irani më 29 janar, mirëpo Këshilli i Sigurimit nuk ka arritur ndonjë marrëveshje se si të veprojë rreth këtij rasti. Pavarësisht mospajtimeve, në raportin e Sekretarit Guterres, i bëhet thirrje Iranit “të ndalojë veprime të tilla, siç është rasti i raketave balistike, pasi të njëjtat mund të rrisin tensionet”. Një vit më parë, paraardhësi i Guterres, Ban Ki-moon, i pati komentuar raketat balistike të Iranit “si veprime që ishin në mospajtim me marrëveshjen bërthamore që ishte arritur”. Sipas rezolutës së Kombeve të Bashkuara, Iranit i është “bërë thirrje” që të përmbahet nga zhvillimi i raketave balistike për tetë vjet. Sipas Teheranit dhe Moskës, mënyra e parashtrimit të kërkesës nuk e bën të detyrueshme zbatimin e saj. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, është duke e rishikuar marrëveshjen, të cilën Trump e ka komentuar si “të tmerrshme”. Mirëpo ambasadorja Haley, ka thënë se “derisa marrëveshja të rishikohet, të gjitha vendet që kanë qenë pjesë e paktit duhet të sillen njëjtë, duke pritur të njëjtën qasje edhe nga Irani”. Disa nga vendet anëtare të OKB-së dhe shumë nga aleatët e SHBA-së e patën konsideruar si historike këtë marrëveshje bërthamore. Ambasadori i Britanisë së Madhe në OKB, Peter Wilson e ka quajtur marrëveshjen me Iranin, si një nga “paktet diplomatike më të rëndësishme në historinë e kohëve të fundit”. Ambasadori gjerman në OKB, Harald Braun e ka quajtur marrëveshjen si “sukses shumë të madh”. “Pakti është duke u zbatuar. Të gjithë pjesëmarrësit janë duke i kryer detyrat e tyre. Ky është një kontribut i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”, ka thënë ai. Mirëpo ambasadori britanik, Wilson, është pajtuar me ambasadoren amerikane, Haley, se shkeljet e marrëveshjes nga ana e Iranit me testimin e raketave duhet të adresohen. Haley ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllin sytë ndaj shkeljeve të tilla në të ardhmen dhe se SHBA do të vazhdojë të imponojë sanksione të reja për Iranin. “Një vazhdueshmëri e tillë e regjimit destruktiv të Iranit, do ta ndalojë këtë vend drejt krijimit të marrëdhënieve normale me Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës”, ka thënë ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley. Përgatiti: Krenare Cubolli This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Numër rekord i të huajve që jetojnë në Gjermani Posted: 30 Jun 2017 04:23 AM PDT

Rreth 10 milionë persona me pasaporta të huaja kanë jetuar në Gjermani gjatë vitit 2016, një rritje prej 1.9 milionë personash apo 23 për qind më shumë se në vitin 2014. Kjo shifër ka shënuar rekord në Gjermani, ka thënë Zyra e Statistikave në këtë vend. Statistikat janë ende duke u përpunuar rreth numrit të përgjithshëm të popullsisë në vitin 2016.  Një zëdhënës i kësaj zyre ka thënë se shifra mund të arrijë në 83 milionë. Gjatë vitit 2015, rreth 1.7 milionë persona që kanë jetuar në Gjermani, kanë pasur të  kaluar refugjate dhe ai numër ka vazhduar të rritet edhe gjatë vitit 2016. Rritja e numrit të popullsisë nga vendet e jashtme në Gjermani është shprehur më shumë, pas vendimit të kancelares gjermane, Angela Merkel, për hapjen e dyerve për më shumë se 1 milionë refugjatë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Sipas po këtyre të dhënave njoftohet se 5.8 milionë persona pa pasaportë gjermane, kanë qenë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Bërnabiq hyn në historinë e Serbisë- kryeministrja e parë lezbike Posted: 30 Jun 2017 03:07 AM PDT

Ligjvënësit serbë kanë votuar Qeverinë e re, duke e zgjedhur Ana Bërnabiq në postin e kryeministres, e cila hapur ka pranuar orientimin e saj seksual.Bërnabiq bëri betimin para deputetëve më 29 qershor, pasi 157 deputetë votuan pro ndërkaq 55 ishin kundër Qeverisë së re të Serbisë.This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Ka filluar zbatimi i urdhrit të Trumpit për ndalimin e udhëtimit Posted: 30 Jun 2017 02:26 AM PDT

Në SHBA, ka filluar zbatimi i urdhrit të Trumpit për ndalimin e udhëtimit nga gjashtë vende me shumicë myslimane. Sipas urdhrit të përkohshëm qytetarët nga Siria, Sudani, Somalia, Libia, Irani dhe Jemeni të cilët kanë ende viza, mund të hyjnë në territorin e SHBA-së. Mirëpo personat e këtyre vendeve që dëshirojnë viza të reja, tani duhet të vërtetojnë se kanë lidhje “të ngushta” familjare ose marrëdhënie të mira me ndonjë organizatë amerikane. Ndalimi 90 ditorë filloi zbatimin, bashkë me ndalimin 120 ditorë i cili vlen për të gjithë refugjatët. Pak minuta para se të niste zbatimi i ndalimit të udhëtimit, administrata e Trumpit vendosi që në kuadër të definicionit ” familje e ngushtë”, të përfshijë edhe personat e fejuar. Havai ka nisur të sfidojë përmes gjyqit urdhrin e Trumpit për ndalimin e hyrjes në SHBA nga vendet me shumicë muslimane. Sfida e re ngrit pyetje rreth interpretimit të urdhrit, përkatësisht rreth asaj se kush është i liruar nga ky urdhër. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Gjermania miraton martesat e homoseksualëve, Merkel voton kundër Posted: 30 Jun 2017 01:06 AM PDT

Parlamenti gjerman i ka legalizuar martesat në mes të personave me gjini të njëjtë. Ligjvënësit e kanë miratuar ligjin për t’i dhënë të drejtën e martesës, anëtarëve të komunitetit LGBT, si dhe t’ju lejojë atyre adoptimin e fëmijëve. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se ka votuar kundër legalizimit të martesave të homoseksualëve duke bërë të qartë qëndrimin e saj se martesa duhet të realizohet në mes të një gruaje dhe një burri. “Për mua martesa sipas ligjeve bazë ndodh në mes të një gruaje dhe burri, kjo është arsyeja se pse kam votuar kundër sot”, ka deklaruar ndër të tjera Merkel. Ajo i ka bërë këto deklarata vetëm disa momente pas votimit të parlamentit për miratimin e amandamentit përmes së cilit do të legalizohen martesat në mes të gjinisë së njejtë. “Shpresoj që vendimi im të promovojë respektin që duhet ta kemi për mendime të ndryshme dhe për më shumë paqe në shoqëri”, ka shtuar Merkel Kjo reformë pritet të zyrtarizohet para fundit të vitit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Havai sfidon përmes gjyqit urdhrin e Trumpit për ndalim të udhëtimit Posted: 30 Jun 2017 12:43 AM PDT

Havai ka nisur të sfidojë përmes gjyqit urdhrin e Trumpit për ndalimin e hyrjes në SHBA nga shtatë vende me shumicë myslimane. Sfida e re ngrit pyetje rreth interpretimit të urdhrit, përkatësisht rreth asaj se kush është i liruar nga ky urdhër. Gjykata Supreme e SHBA-së, gjatë kësaj jave ka liruar nga vendimi, personat të cilët kanë marrëdhënie të mira me ndonjë qytetar apo organizatë amerikane. Mirëpo sipas një udhëzimi të Departamentit të Shtetit në SHBA, vetëm anëtarët e familjes së “ngushtë” siç janë prindërit, motrat ose fëmijët konsiderohen si kategori që mund ta lirojnë dikë nga vendimi për ndalimin e hyrjes. Sipas po këtij udhëzimi lidhjet jo martesore, gjyshërit, apo nipat nuk janë pjesë e kësaj kategorie dhe nuk konsiderohen të afërm. Avokati i Përgjithshëm i Havait, Doug Chin, ka thënë se disa nga familjarët e përjashtuar sipas këtij vendimi, në Havai konsiderohen familje e ngushtë andaj ky udhëzim shkel instruksionet e Gjykatës Supreme. Gjyqtari i SHBA-së, Derrick Watson kërkoi nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, t’i përgjigjej kërkesës së Havait deri më 3 korrik. Watson ishte një nga gjyqtarët të cilët bllokuan më parë urdhrin për ndalimin e udhëtimit. Ky urdhër për ndalim të udhëtimit në SHBA prek qyetarët nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
S’ka koalicione, dy blloqet sytë kah LDK-ja Posted: 29 Jun 2017 11:48 PM PDT

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 11 qershor, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përfaqësuesit e partive politike thonë se ende nuk kanë krijuar koalicione paszgjedhore për krijimin e Qeverisë së re të vendit. Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma, i njohur si koalicionin PAN, i cili prin me numrin më të madh të ulëseve në Kuvendin e Kosovës, 39 sish, por edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka 32 ulëse, synojnë që koalicionin për qeverisje ta krijojnë me koalicionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës, që ka fituar 29 ulëse. Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se koalicionit PAN, si koalicioni me më së shumti ulëse në Kuvend, do ta ofrojë mandatarin e parë për kryeministër të vendit, Ramush Haradinajn. Sipas tij, Haradinaj është duke komunikuar më Lidhjen Demokratike të Kosovës për krijimin e një koalicioni qeverisës, por ende nuk është konkretizuar ndonjë marrëveshje. Megjithatë, siç thotë Lekaj, koalicioni PAN ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm prej 61 deputetësh, që do ta votojnë Qeverinë e Haradinajt, në të cilin numër janë përfshirë edhe deputet të partive tjera. “Ne e kemi potencuar, por edhe vet zoti Haradinaj e ka thënë, që i kemi 61 deputetë që do ta mbështesin Qeverinë Haradinaj. Por, në këto ditët në vijim, pritet edhe ndonjë koalicion i mundshëm me subjektet tjera politike. Në këtë rast, mendoj për LDK-në dhe AKR-në. Nëse nuk pajtohemi me LDK-në dhe AKR-në, atëherë ne mund të themi se e kemi një Qeveri me 61 ose 62 deputetë dhe që do të jetë funksionale dhe do t’iu shërbej qytetarëve”, tha Lekaj. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, pretendon ta japë mandatarin e saj për kryeministër që do ta formonte Qeverinë e re të vendit, në rast se dështon votimi i mandatarit të ofruar nga koalicioni PAN. Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se subjekti politik që përfaqëson ajo, ende nuk ka ndonjë marrëveshje për koalicion qeverisës me asnjë subjekt politik. Por, ajo nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit edhe me deputetët e koalicionit PAN. “Ne ende nuk kemi lidhur koalicion paszgjedhor me ndonjë nga subjektet që kanë fituar ulëset në Kuvend, gjegjësisht me koalicionet e krijuara para zgjedhjeve, për formimin e Qeverisë së re. I kemi bërë një ftesë publike Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkë me partnerët e saj të koalicionit AKR-së dhe Alternativës, si dhe deputetëve të koalicionit PAN, deputetëve individualisht, të cilët dëshirojnë dhe mendojnë se duan ta çojnë në fund vullnetin e qytetarëve, i cili kësaj here qartë votoi për ndryshim”. Në anën tjetër, Lekaj thotë se lidhur me krijimin e koalicionit qeverisës, koalicioni PAN nuk e ka përjashtuar mundësinë që këtë ta bëj edhe me Lëvizjen Vetëvendosje. “Jo, nuk e kemi përjashtuar. Por edhe nuk kemi biseduar me ta, sa i përket Vetëvendosjes”, tha Lekaj. Megjithatë, Pantina thotë se Lëvizja Vetëvendosje synon më shumë arritjen e një marrëveshjeje të mundshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës. “Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka pasur edhe një telefonatë më herët me kryetarin e LDK-së, (Isa) Mustafa dhe jemi në pritje që të fillojmë bisedimet me ta për harmonizimin e programit qeverisës, pasi që ka disa çështje, për të cilat është e natyrshme që kemi mendime të ndryshme, sepse jemi subjekte politike të ndryshme. Po ashtu, për të përcaktuar edhe prioritetet e Qeverisë, e cila duhet të dalë. Por, ne duhet të presim, fillimisht, që të konsumohet e drejta e koalicionit PAN për të dominuar kandidatin”, thekson Pantina. Sidoqoftë, koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e re dhe Alternativës, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nuk kanë dalë më ndonjë qëndrim lidhur me ndonjë koalicion paszgjedhor të mundshëm. Pavarësisht përpjekjeve të Radios Evropa e Lirë për të kontaktuar me zyrtarët e LDK-së, e cila ka numrin më të madh të deputetëve të zgjedhur brenda koalicionit që i përket, ata nuk kanë qenë të qasshëm. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Australia krijon sektor ushtarak për kibernetikë Posted: 29 Jun 2017 11:38 PM PDT

Australia ka krijuar sektorin e parë ushtarak të kibernetikës, në tentim për të luftuar sulmet kibernetike, ka thënë ministri australian Dan Tehan. Ai ka shtuar se misioni i këtij sektori do të jetë edhe rritja e  sulmeve ndaj armiqëve, sidomos ndaj Shtetit Islamik. “Ky është rezultat i ndryshimit të karakterit të konfliktit”, ka thënë ministri Dan Tehan i cili po ndihmon kryeministrin gjatë punëve për rritje të sigurisë kibernetike. Sektori i ri do të ndihmojë në rritjen e luftës kibernetike kundër Shtetit Islamik pasi sipas kryeministrit Malcolm Turnbull këto sulme kanë pasur ndikim në uljen e shtritjes së Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. Sulmet kibernetike i plotësojne sulmet ajrore dhe aktivitete të tjera të cilat janë pjesë e rolit të Australisë në mbështetjen e focave të koalicionit në Siri, që mbështeten edhe nga SHBA-ja. Sektori i ri do të jetë edhe në shërbim të mbrojtjes së forcave ushtarake të Australisë kundër sulmeve kibernetike. Ky vendim vjen pas bota u trazua nga sulmet kibernetike, duke përfshirë një sulm gjatë javës së kaluar që kishte cakun në Ukrainë por përfshiu edhe vende të tjera. Gjatë muajit maj një tjetër virus, WannaCry sulmoi shumë kompjuterë në rreth 100 shtete të botës. Ndonëse Australia i ka menaxhuar këto sulme dhe nuk ka qenë shumë cak i tyre, ministri Tehan ka thënë se ngjarjet në botë tregojnë “se  ne duhet të marrim hapa drejt luftimit të këtyre sulmeve”. “Ne duhet të jemi të gjendje që të sigurojmë nënat, baballarët, bizneset e vogla dhe të mëdha dhe departamentet qeveritare në vendin tonë”, ka shtuar më tutje ai. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Raka: Rrethohen militantët e Shtetit Islamik Posted: 29 Jun 2017 10:38 PM PDT

Disa zyrtarë ushtarakë kanë njoftuar se forcat e mbështetura nga SHBA-ja në Siri, kanë rrethuar qytetin Raka, të cilin militantët e Shtetit Islamik e kanë vetëshpallur si kryeqytetin e tyre. Forcat Demokratike të Sirisë, të mbështetura nga SHBA-ja, ” kanë rrethuar nga të gjitha anët militantët e Shtetit Islamik brenda qytetit Raka”, ka njoftuar Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut. Fitorja kundër militantëve të grupit Shteti Islamik vjen pas njoftimit, se forcat irakiane kanë marrë kontrollin e një xhamie në Mosul, e cila ka qenë një nga bazat e Shtetit Islamik. Kryeministri irakian, Haider al-Abadi, ka deklaruar “fundin” e një shteti ekstremist ” të rremë”. Luftimet për të marrë në kontroll qytetin Raka kanë filluar në nëntor, pasi ky vend kontrollohet nga Shteti Islamik nga viti 2014. Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Ryan Dillon ka thënë më 29 qershor se forcat e mbështetura nga SHBA-ja kanë larguar militantët e Shtetit Islamik nga dhe rreth qytetit Raka, në një hapësirë prej 7.5 kilometrash katrorë. “Luftëtarët e Shtetit Islamik, tashmë të braktisur nga grupi i tyre, janë në presion të Forcave Demokratike të Sirisë. Ushtarët e kësaj force tani kontrollojnë të gjitha rrugët hyrëse nga jugu i qytetit Raka. Zyrtarët kurdë kanë thënë se brenda qytetit Raka janaë rreth 4,000 ushtarë të Shtetit Islamik. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
OKB: Gazi nervor Sarin u përdor për vrasjen e 90 civilëve në Siri Posted: 29 Jun 2017 10:01 PM PDT

Gjatë një hetimi të kryer nga Kombet e Bashkuara është konstatuar se gjatë sulmeve kimike të 4 prillit në Siri është përdorur gazi nervor vdekjeprurës Sarin. Nga ky sulm kanë vdekur më shumë se 90 persona. Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, ka thënë se raporti “konfirmon atë që tashmë e dimë: armët kimike janë përdorur kundër popullit sirian”. “Tani që e dimë të vërtetën e pamohueshme, ne do të nisim hetime të pavarura për të konfirmuar se kush saktësisht ka qenë përgjegjës për këto sulme brutale në mënyrë që të kërkojmë drejtësi për viktimat”, ka shtuar Haley. Raporti i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike do të përdoret nga një grup hulumtuesish të OKB-së, për të identifikuar sulumesit. Incidenti në qytetin Khan Sheikhoun kishte krijuar shqetësim ndërkombëtar, pas pamjeve ku shiheshin fëmijët duke vdekur para kamerave. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, disa ditë më vonë nisi një sulm ajror në Siri në vendin ku besohet se kishte nisur sulmi me armë kimike, në përgjigje të sulmit vdekjeprurës ndaj civilëve sirianë. Gjatë kësaj jave, Pentagoni ka njoftuar se ka të dhëna se Siria mund të jetë në përgaditje të një tjetër sulmi kimik, duke e paralajmëruar Damaskun se do të paguajë “çmim të rëndë” nëse ndodh një gjë e tillë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Reklama