Home » “Gabriel: Shpresoj që në samitin G20 të ndodhë takimi Putin – Trump” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Gabriel: Shpresoj që në samitin G20 të ndodhë takimi Putin – Trump” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

“Gabriel: Shpresoj që në samitin G20 të ndodhë takimi Putin – Trump” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

Gabriel: Shpresoj që në samitin G20 të ndodhë takimi Putin – Trump Posted: 29 Jun 2017 09:39 AM PDT

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, ka thënë se Gjermania shpreson të bëjë bashkë presidentin e SHBA-së, Donald Trump me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë samitit G20 që do të mbahet në Hamburg. Gjatë një vizitë në Moskë, Gabriel i ka thënë Putinit, se ai shpreson që gjermanët “do të kenë mundësinë të ju bëjnë bashkë juve me presidentin e SHBA-së”, gjatë samitit që do të mbahet më 7-8 korrik, transmeton agjencia ruse e lajmeve TASS. Gabriel ka deklaruar po ashtu se, Berlini pret që gjatë këtij samiti të arrihen marrëveshje për çështjet klimatike. Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se vënia përpara e objektivave rreth Marrëveshjen së Parisit për Klimën do të jetë një nga temat kryesore të samitit. Presidenti Trump ka vendosur të tërheqë SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, e cila është nënshkruar në vitin 2015 nga 195 vende. Ai e ka arsyetuar këtë vendim me deklarata se dëshiron që të negociojë nj♪ marrëveshje më “të drejtë” për vendin e tij. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Pakistan: Vdesin 10 persona pas prishjes së teleferikut Posted: 29 Jun 2017 08:48 AM PDT

Dhjetë persona kanë vdekur  dhe dy të tjerë janë plagosur pas prishjes së një teleferiku në një mal turistik në Pakistan. Zyrtari lokal, Qamar Niaz, ka thënë se incidenti ka ndodhur në zonën turistike, Murree, në afërsi të kryeqytetit, Islamabad. Të 12 personat që në mesin e tyre ka të vdekur dhe të lënduar ishin në teleferik, i cili është i projektuar për 15 persona. Zyrtari i ekipit të shpëtimit, Muhammad Farooq, ka thënë se teleferiku ka rënë në një grykë të thellë. Policia është duke e hetuar rastin. Murre është një nga vendet malore më të vizituara nga turistët në Pakistan. Aksidente të tilla janë të shpeshta në zonat malore të Pakistan, pasi banorët përdorin teleferikun për të kaluar lumenjtë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Thaçi: Bashkëpunimi me Iowa-n forcon shtetin e Kosovës Posted: 29 Jun 2017 07:47 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim një delegacion të Shtetit të Iowa-s në SHBA, të udhëhequr nga Sekretari për Bujqësi, Bill Northey, bashkë me gjeneral – majorin Timothy Orr prej Gardës Kombëtare Amerikane të Iowas.  Përmes një komunikate për medie, Zyra e presidentit të Kosovës, ka njoftuar se presidenti Thaçi i ka vlerësuar raportet e Kosovës me SHBA-në si përjetësisht të veçanta dhe se bashkëpunimi i Kosovës me Iowa-n është vetëm reflektim i këtyre raporteve. “Ky bashkëpunim është duke forcuar shtetin tonë”, ka theksuar presidenti Thaçi. Bashkëpunimin ndërmjet Gardës Kombëtare Amerikane të Iowa-s dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës , gjithashtu ka qenë një nga temat e takimit. Presidenti Thaçi ka thënë se “transformimi i FSK-së në ushtri është e drejtë kushtetuese e Kosovës” dhe se drejt këtij transformimi “do të shkohet në mënyrë të koordinuar”.  Gjeneral majori Timothy Orr, ka thënë se partneriteti ndërmjet gardës dhe FSK-së është shumë i fuqishëm dhe do të vazhdojnë me trajnime dhe programe të ndryshme mbështetëse për FSK-në. Presidenti Thaçi ka falënderuar Sekretarin për Bujqësi, Bill Northey, për mbështetjen që Iowa i ka dhënë Kosovës në fushën bujqësisë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Albin Kurti më i votuari në zgjedhjet e 11 qershorit Posted: 29 Jun 2017 07:42 AM PDT

Albin Kurti, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie politike për postin e kryeministrit, ka dalë të jetë deputeti më i votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Ai pasohet nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti. Bazuar në rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më poshtë, mund t’i lexoni emrat e dhjetë deputetëve më të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në Kosovë. ALBIN KURTI – 143,642 vota (Vetëvendosje) KADRI VESELI – 129,818 vota (Partia Demokratike e Kosovës) AVDULLAH HOTI – 115,658 vota (Lidhja Demokratike e Kosovës) RAMUSH HARADINAJ – 101,994 vota (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) SHPEND AHMETI – 76,020 vota (Vetëvendosje) VJOSA OSMANI SADRIU – 64,131 vota (Lidhja Demokratike e Kosovës) DARDAN MOLLIQAJ – 49,033 vota (Vetëvendosje) VISAR YMERI – 40,981vota (Vetëvendosje) DARDAN SEJDIU – 39,221 vota (Vetëvendosje) AIDA DËRGUTI – 32,463 vota (Vetëvendosje)    This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Dënohen pesë çeçenë për vrasje të Boris Nemtsovit Posted: 29 Jun 2017 07:35 AM PDT

Janë shpallur të fajshëm pesë persona të cilët kanë qenë të akuzuar për vrasjen e ish zëvendëskryeministrit dhe politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov, në vitin 2015. Juria e një gjykate ushtarake në Moskë e ka dhënë vendimin pas një gjykimi që ka zgjatur dy ditë. Juria nuk ka mundur të marrë vendim unanim, mirëpo shumica kanë votuar në të mirë të dënimit. Pjestarët e jurisë nuk kanë paraparë ulje të dënimit për fajtorët e vrasjes. Pesë të pandehurit, Zaur Dadayev, Anzor Gubashev, Shagit Gubashev, Khamzat Bakhayev, and Tamerlain Eskerkhanov, janë nga Çeçenia dhe të gjithë janë dënuar për kryerje të vrasjes me pagesë. Personi i gjashtë, ish pjesëtar i ushtrisë çeçene, Ruslan Mukhudinov, është dënuar në mungesë për organizimit të krimit. Pesë të pandehurit e kanë deklaruar veten si të pafajshëm. Gjykimi për këtë rast ka filluar në tetor të vitit 2016. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Mbi 10 për qind e FSK-së përbëhet nga pjesëtarët e pakicave Posted: 29 Jun 2017 07:01 AM PDT

Mbi 10 për qind e përbërjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nga komunitetet pakicë, përfshi pjesëtarë të komunitetit serb, boshnjak, rom, kroat e të tjerë. Përfaqësuesit e institucioneve dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës, thonë se tashmë në këtë forcë janë përmbushur standardet evropiane, për përbërjen shumëetnike të saj. Zëvendësministri në largim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Muhamet Latifi tha për Radion Evropa e Lirë se në përbërjen e FSK-së janë të përfshira të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Sipas tij, me këtë përbërje, po zbehen edhe paragjykimet e komuniteteve që kanë ekzistuar më herët. “Tash për tash, edhe ky paragjykim mendojmë që është tejkaluar edhe nga komuniteti serb, duke u bazuar në argumente dhe fakte që vetëm këtë vit ne kemi pasur një kampanjë të rekrutimit të komunitetit serb dhe ka pasur kërkesa për t’iu bashkuar FSK-së. Ata kanë qenë nga të gjitha pjesët e Kosovës”, tha Latifi. Përveç numrit prej 45 pjesëtarëve nga komuniteti serb që janë pjesë e FSK-së, pritet që edhe 61 pjesëtarë tjerë, nga 1 korriku, pas përfundimit të trajnimeve, t’i bashkohen FSK-së. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka hartuar enkas strategjinë për përfshirjen e komuniteteve pakicë në këtë institucion. Zëvendësministri Muhamet Latifi tha për Radion Evropa e Lirë se kjo strategji do të ndihmojë që sa më shumë pjesëtarë të komuniteteve të jenë pjesë e FSK-së dhe ushtrisë së ardhshme. “Kjo strategji parasheh mbështetjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëmarrjen e tyre në FSK dhe në ushtrinë e ardhshme të Kosovës. Strategjia është nënshkruar dhe plani i veprimit është përgatitur, kështu që në muajt në vijmë ajo do të fillojë të zbatohet”, tha Latifi. Anton Quni, ish-anëtar i Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvendin e Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se përfaqësimi i të gjitha komuniteteve në Forcën e Sigurisë së Kosovës është në nivelin e duhur. Sipas Qunit, komuniteti serb ka pasur dhe ka ende problem për të qenë pjesë e kësaj force. “Flas për komunitetin serb, kanë problem me rrethin e tyre, paragjykohen nga rrethi i tyre. Ka pasur raste që edhe pasi janë inkuadruar në FSK, janë detyruar të largohen për shkak të presionit dhe paragjykimeve ndaj tyre. Por, mendoj se me kohë do të tejkalohen edhe këto”, tha Quni. Forca e Sigurisë së Kosovës aktualisht ka mandatin e një force emergjencash dhe ngritet nën mbikëqyrjen e NATO-s. Ajo synon që në të ardhmen të shndërrohet në Forca Ushtarake të Kosovës. Por, për këtë transformim, nevojiten ndryshime kushtetuese në Kuvendin e Kosovës, ku duhet të sigurohet edhe mbështetja e deputetëve serbë, të cilët deri më tani kanë qenë kategorik kundër. Anton Quni thotë se partitë politike serbe kanë qenë dhe mbeten pengesë kur është në pyetje çështja e transformimit të FSK-së në forcë me mision ushtarak. “Po është ndikimi i drejtpërdrejt te ata të interesuarit që mendojnë të bartin uniformën e FSK-së. Kur dëgjojnë deklarata kundër FKS-së nga deputete serbë apo nga politikëbërsitë në Beograd, natyrisht që atëherë kanë hezitime edhe vet të interesuarit”, tha Quni. Në Kosovë, ka serbë që nuk e pranojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës. FSK-ja është forcë shumë-etnike dhe aktualisht ka këtë përbërje të komuniteteve: Komuniteti ashkali: 29 pjesëtarë ose 1.21% Komuniteti boshnjak: 43 pjesëtarë ose 1.79% Komuniteti kroat: 3 pjesëtarë ose 0.13% Komuniteti egjiptian: 13 pjesëtarë ose 54% Komuniteti goran: 2 pjesëtarë ose 0.08% Komuniteti rom: 2 pjesëtarë ose 0.08% Komuniteti serb: 45 pjesëtarë ose 1.88 % Komuniteti turk: 49 pjesëtarë ose 2.04 % Komuniteti maqedonas: 1 pjesëtar ose 0.04% This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Këta janë 120 deputetët e zgjedhur të Kosovës Posted: 29 Jun 2017 06:35 AM PDT

Përbërja e ardhme e Kuvendit të Kosovës, bazuar në rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma, ka fituar 39 ulëse në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 32 ulëse, kurse në vendin e tretë është koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën me 29 ulëse. Nga komunitetet pakicë, prin Lista Serbe e cila ka fituar 9 ulëse, kurse Partia e Pavarur Libera ka marrë një ulëse. Po ashtu, edhe komuniteteve joserbe u janë ndarë 10 ulëset e garantuara. Më poshtë mund t’i lexoni emrat e deputetëve te zgjedhur.  KOALICIONI PAN – PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS, ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS DHE NISMA KA 39 ULËSE: KADRI VESELI RAMUSH HARADINAJ FATMIR LIMAJ DAUT HARADINAJ ENVER HOXHAJ MERGIM LUSHTAKU MEMLI KRASNIQI ELMI REÇICA SALA BERISHA-SHALA TEUTA HAXHIU ANDIN HOTI FATMIR XHELILI AGIM ALIU BEKIM HAXHIU HAXHI SHALA ZAFIR BERISHA MILAIM ZEKA BILALL SHERIFI GANIMETE MUSLIU TIME KADRIJAJ ABDYL SALIHU AHMET ISUFI SHKUMBIN DEMALIAJ RRUSTEM BERISHA NEZIR ÇOÇAJ XHAVIT HALITI PAL LEKAJ ZENUN PAJAZITI HAJDAR BEQA BLERIM KUÇI RASIM SELMANAJ EVGJENI THAÇI DRAGUSHA BLERTA DELIU-KODRA MEXHIDE MJAKU- TOPALLI FLORA BROVINA LULJETA VESELAJ GUTAJ ALBULENA BALAJ HALIMAJ SAFETE HADERGJONAJ XHEVAHIRE IZMAKU LËVIZJA VETËVENDOSJE KA 32 DEPUTETË: ALBIN KURTI SHPEND AHMETI DARDAN MOLLIQAJ VISAR YMERI DARDAN SEJDIU AIDA DËRGUTI GLAUK KONJUFCA ALBULENA HAXHIU FISNIK ISMAILI DONIKA KADAJ BUJUPI REXHEP SELIMI ADEM MIKULLOVCI DUKAGJIN GORANI LIBURN ALIU ALI LAJÇI DRITON ÇAUSHI SAMI KURTESHI BESA BAFTIU FATON TOPALLI ISMAJL KURTESHI SALIH SALIHU FATMIRE KOLLÇAKU MYTAHER HASKUKA ARBERIJE NAGAVCI FRASHËR KRASNIQI QËNDRON KASTRATI VALON RAMADANI ARBËR REXHAJ SHQIPE PANTINA DRITA MILLAKU SARANDA BOGUJEVCI FITORE PACOLLI-DALIPI KOALICIONI LAA – LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS, ALEANCA KOSOVA E RE DHE ALTERNATIVA, KA FITUAR 29 ULËSE: AVDULLAH HOTI VJOSA OSMANI SADRIU BEHGJET PACOLLI DRITON SELMANAJ LUMIR ABDIXHIKU ANTON QUNI MIMOZA KUSARI LILA KUJTIM SHALA ILIR DEDA LABINOT TAHIRI LUTFI ZHARKU ARBEN GASHI RAMIZ KELMENDI TEUTA RUGOVA FIDAN REKALIU ARBAN ABRASHI VALENTINA BUNJAKU-REXHEPI ISMET BEQIRI HAXHI AVDYLI KORAB SEJDIU ISLAM PACOLLI LIRIJE KAJTAZI NASER RUGOVA ARMEND ZEMAJ IMET RRAHMANI HYKMETE BAJRAMI BESA GAXHERRI DORUNTINË MALOKU- KASTRATI MIRJETA KALLUDRA LISTA SERBE KA 9 ULËSE: SASHA MILOSAVLJEVIQ JASMINA ZHIVKOVIQ JELENA BONTIQ ZORAN MOJSILOVIQ MILJANA NIKOLIQ VERICA ÇERANIQ SRXHAN MITROVIQ IGOR SIMIQ BRANIMIR STOJANOVIQ PARTIA E PAVARUR LIBERALE KA 1 ULËSE SLOBODAN PETROVIQ PARTIA DEMOKRATIKE TURKE E KOSOVËS MAHİR JAGGJİLAR MUFERA SRBICA SHINIK KOALICIONI VAKAT RASIM DEMIRI DUDA BALJE PARTIA E RE DEMOKRATIKE EMILJA REXHEPI PARTIA DEMOKRATIKE E ASHKANLIVE TË KOSOVËS DANUSH ADEMI PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE VETON BERISHA PARTIA E BASHKUAR E GORANËVE ADEM HOXHA PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM ETEM ARIFI PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS ALBERT KINOLLI             This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Yanukovych do të gjykohet në mungesë Posted: 29 Jun 2017 06:24 AM PDT

Një gjykatë në Kiev ka vendosur për mbajtjen e gjykimit për tradhti të ish presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych. Gjykimi do të mbahet pa prezencën e tij. Kryetari i trupit gjykues, Vladyslav Devyatko, e ka bërë të ditur vendimin pasi Yanukovych, i cili gjendet në Rusi, nuk është shfaqur në dhomën e gjyqit për disa herë rradhazi. Avokati i Yanukovychit, Vitaly Serdyuk, ka thënë se klienti i tij nuk mund të jetë pjesë e seancës për shkak të kërcënimeve me jetë. Seanca e rradhës do të mbahet më 6 korrik. Prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm për Yanukovychin, i cili është i akuzuar për tradhti, duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Yanukovych pati braktisur zyrën e tij në shkurt të vitit 2014, dhe iku në Rusi në valën e protestave që nxiti vendimi e tij për të shmangur bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe përmirësimin e marrëdhënieve të tregtisë me Moskën. Pasi ikjes së tij, Rusia e aneksoi gadishullin e Krimesë dhe nxiti separatizmin në lindje të Ukrainës. Gjatë luftimeve në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve prorusë janë vrarë më shumë së 10.000 persona. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Vdesin edhe katër persona të tjerë pas djegies së cisternës në Pakistan Posted: 29 Jun 2017 05:48 AM PDT

Kanë vdekur edhe katër persona të tjerë në Pakistan, pas incidentit të përmbysjes së një cistene me karburante në jugperëndim të qytetit Multan. Numri i personave të vdekur nga ky incidenti ka arritur në 173. Doktori, Abdul Basit ka thënë se katër personat që kanë vdekur kanë qenë në mesin e shumë të lënduarve që janë dërguar në spitalin kryesor të qytetit Mulan. Ai ka thënë se doktorët janë duke trajtuar edhe 37 pacientë të tjerë. Incidenti ndodhi pasi ngasësi i cisternës e humbi kontrollin dhe kamioni me karburante u përmbys në autostradë. Shumë banorë të asaj zone u afruan për të mbledhur karburante nga rrjedhjet e cisternës derisa nuk filloi një zjarr masiv i cili la të vdekur shumë persona në vendin e ngjarjes. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Prokuroria Speciale e Maqedonisë ngre 17 aktakuza të reja kundër 101 personave Posted: 29 Jun 2017 05:44 AM PDT

Prokurorja Speciale e Maqedonisë, Katica Janeva, njoftoi se gjatë ditës së sotme dhe nesër (të premten), do të dorëzojë në gjykatë 17 aktakuza të reja për 18 lëndë, kundër 94 personave fizikë dhe 7 persona juridikë, krahas tri akuzave të ngritura paraprakisht. “Prokuroria Speciale është duke punuar për vetëm 10 muaj. Aktpaditë janë rezultat i punës së ekipit të Prokurorisë Speciale për të krijuar kushtet për sundim të drejtësisë dhe sigurimit të barazisë së qytetarëve të Maqedonisë para ligjit dhe Kushtetutës”. “Dita e sotme e as 1 korriku nuk ndryshon asgjë që ky institucion të vazhdojë punën e tij. Ky institucion do të vazhdojë të zbardh drejtësinë”, tha para gazetarëve Janeva. Ajo bëri të ditur se në të gjitha këto raste janë të përfshirë ish-zyrtarë të lartë të shtetit, për të cilët ka dyshime serioze se kanë bërë shkelje të ligjit, gjegjësisht keqpërdorim të autorizimit zyrtar. Megjithatë, në 20 akuzat që ka ngritur Prokuroria Speciale nuk janë përfshirë rastet të cilat janë me interes për shqiptarët, siç është rasti ‘Monstra’, ku ishin të vrarë 4 të rijnë maqedonas dhe një peshkatar në afërsi të liqenit të Smillkovës. Prokurorja Speciale Katica Janeva tha se institucioni që ajo drejton nuk kanë marrë përgjigje ende nga Këshilli i Prokurorëve, nëse “Specialja” është ose jo kompetente për këtë lëndë. “Për shkak të mos bashkëpunimit të institucioneve të caktuara, ne nuk kemi mundur të vazhdojnë me disa veprime. Ka shumë lëndë që janë dashur të hapen por që nuk janë hapur. Se si do të rrjedh ritmi i kësaj Prokurorie unë vendos. Unë vendosa të mos e hap lëndën ‘Shkupi 2014’. Aty janë kërcënuar të drejtat e gjithë qytetarëve. Ka shumë vepra”, theksoi Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva. Janeva tha se deri më tani ekipi i saj ka arritur të dëgjojë vetëm 45 për qind të materialeve të përgjuara. Prokurorja Speciale Katica Janeva tha se është e bindur se ajo dhe ekipi i saj, edhe pas skadimit të afatit ligjor, në bazë të të cilit është themeluar ky institucion, e që ka të bëjë me ngritjen të akuzave, do të vazhdojë me punë gjersa të zbardhen të gjitha rastet për të cilat ka indicie se funksionarë të lartë të shtetit janë përfshirë në veprime kriminale. Janeva përgënjeshtroi informacionet në disa rrjete sociale dhe media online, se Prokuroria Speciale ka ngritur akuzë kundër ndonjë funksionari të partisë shqiptare Bashkimit Demokratik për Integrim e cila kishte bashkëqeverisur me partinë e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Nga materiali elektronik, i cili u është shpërndarë medieve, bëhet e ditur se Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë kërkon paraburgim për 18 të akuzuar, në mesin e të cilëve janë edhe ish-kryeministrin i Maqedonisë Nikolla Gruevski, shefi i kabinetit të tij, Martin Protugerin, ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski, si dhe ish-ministrat Mile Janakieskin, Gordana Jankulloska dhe Elizabeta Kamceska. Po ashtu thuhet se kërkohet paraburgim edhe për ish-zyrtarë të lartë të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim , si dhe drejtues të komunave. Prokuroria Speciale Publike u themelua si rrjedhojë e marrëveshjes politike mes forcave politike në Maqedoni me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, duke pasur si detyrë hetimin e rasteve pas publikimit të bisedave të përgjuara.   This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Shpallet rezultati i zgjedhjeve, tash konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë Posted: 29 Jun 2017 05:18 AM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 11 qershor. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se procesi i zgjedhjeve kaloi qetë dhe u zhvillua në frymën demokratike. Në bazë të rezultatit përfundimtar, kryetarja Daka ka konfirmuar se koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma, ka fituar 39 ulëse në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 32 ulëse, kurse në vendin e tretë është koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën me 29 ulëse. Nga komunitetet pakicë, prin Lista Serbe e cila ka fituar 9 ulëse, kurse Partia e Pavarur Libera ka marrë një ulëse. Po ashtu, edhe komuniteteve joserbe u janë ndarë 10 ulëset e garantuara.  Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë, të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 800 mijë banorë, nga të cilët në zgjedhje dolën mbi 747 mijë votues apo 41.30 për qind e pjesëmarrjes. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi 50 mijë është numri i fletëvotimeve të pavlefshme. Nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit është përcaktuar përbërja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës, i cili ka 120 ulëse. Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve. Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi, thotë se Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas mbajtjes së seancës së parë në të cilën bëhet verifikimi i mandateve të deputetëve, zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe pesë nënkryetarëve. Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, vetëm koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës mund të propozojnë Kryetarin e Kuvendit, thotë Krasniqi. Pas konstituimit të Kuvendit, fillon procedura e zgjedhjes së Qeverisë, thotë Krasniqi. “Pas konstituimit të Kuvendit, radha i vjen zgjedhjes së Qeverisë. Presidenti duhet që herën e parë t’ia jap të drejtën koalicionit PAN, si koalicioni i parë që të propozojë kandidatin për kryeministër, i cili kandidat paraqet përbërjen e Qeverisë para deputetëve dhe deputetët duhet të votojnë me të paktën 50 plus 1 për qind (61 vota të deputetëve) në mënyrë që Qeveria të quhet e zgjedhur”, tha Krasniqi. Zgjedhja e Qeverisë mund të kalojë edhe në rrethin e dytë, nëse në përpjekjen e parë dështohet të sigurohet përkrahja në Kuvend. Albert Krasniqi thotë se hera e dytë, mbetet në diskrecionin e Presidentit që të vendos se kujt do t’ia jap mandatin. “Hera e dytë është në diskrecion të Presidentit, pasi që nuk kufizohet t’ia jap mandatin partisë së dytë apo të tretë, por varësisht atij subjekti politik i cili ia dëshmon Presidentit se ka numrin e nevojshëm të votave për ta zgjedhur Qeverinë, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme”, tha Krasniqi. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet e reja të parakohshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.   This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Ushtria irakiane merr kontrollin e xhamisë Grand al-Nuri Posted: 29 Jun 2017 04:54 AM PDT

Ushtria e Irakut ka thënë se kanë marrë kontrollin e hapësirës ku gjenden rrënojat e xhamisë së famshme të Mosulit, Grand al-Nuri, e cila ishte shkatërruar javën e kaluar nga grupi ekstremist Shteti Islamik. Gjenerali Abdul Wahab al-Saadi, ka thënë se forcat speciale kanë hyrë në kompleksin e xhamisë, Al-Nuri dhe morën kontrollin e rrugëve të asaj hapësire duke larguar nga ajo lagje militantët e Shtetit Islamik. Me 21 qershor, militantët e Shtetit Islamik e shpërthyen xhaminë së bashku me minaren që ishte ndërtuar para 800 viteve. Xhamia është vendi ku lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, ka shpallur formimin e të ashtuquajturit “kalifat islamik” në Siri dhe Irak në vitin 2014.  Tani pas tri vitesh nuk dihet për fatin e Baghdadit derisa Shteti Islamik ka humbur shumë pjesë të territoreve që ka pasur në kontroll gjatë vitit 2014. Një diplomat i lartë rus ka thënë gjatë këtij muaji, se Baghadi mund të jetë vrarë gjatë një sulmi ajror rus. Mirëpo koalicioni i mbështetur nga SHBA-ja që lufton Shtetin Islamik, ka thënë se nuk kanë ndonjë të dhënë të saktë nëse udhëheqësi i Shtetit Islamik është ende i gjallë apo ka vdekur. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Arkëtari i Vatikanit i mohon akuzat për abuzim seksual Posted: 29 Jun 2017 04:19 AM PDT

Arkëtari i Vatikanit, kardinali George Pell, mohoi çdo keqbërje, pasi u akuzua për krime seksuale në Australi. “Jam i pafajshëm për këto akuza; ato janë të rreme. E gjithë ideja e abuzimit seksual është e neveritshme për mua”, tha Pell në një konferencë për media në Vatikan. Ai tha se Papa i ka dhënë leje për të shkuar në Australi dhe për të luftuar akuzat. Policia në Viktoria të Australisë tha se “Kardinali Pell përballet me akuza të shumëfishta” dhe se “ankuesit janë të shumtë”. Policia tha se ka ngritur akuzat, pasi ka marrë këshilla nga prokurorët. Pell, 76 vjeç, me qëndrim në Vatikan, konsiderohet zyrtari i tretë më i lartë i Selisë së Shenjtë. Ai është po ashtu figura më e lartë katolike e Australisë. Për dy dekada, Pell ka qenë figurë kryesore në debatin e Kishës për çështjet si homoseksualiteti dhe AIDS-i. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Rreth 25 mijë përdorues të drogave në Kosovë Posted: 29 Jun 2017 03:41 AM PDT

Në Kosovë, llogaritet se janë rreth 25 mijë përdorues të substancave narkotike. Rreth pesë mijë prej tyre, konsiderohet se janë përdorues aktiv të narkotikëve të ndryshëm, thonë zyrtarë nga Qendra Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”. Sipas tyre, droga që ka shënuar rritje në përdorim vitet e fundit është marihuana e cila, sipas të dhënave më të reja, po përdoret edhe nga fëmijët e moshave 12-15 vjeçare. Ndërkaq, përdorimi i substancës narkotike të llojit heroinë, kohët e fundit ka shënuar rënie të përdorimit, për dallim nga vendet e tjera të botës, ku thuhet të ketë pasur rritje të përdorimit të saj. Safet Blakaj nga Qendra Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, i tha Radios Evropa e Lirë se kokaina, gjithashtu si substancë narkotike, është duke shënuar ngritje në përdorim.​ “Kokaina ka shënuar rritje në përdorim me shpejtësi në Kosovë, derisa lloji i drogës heroinë vazhdon të shënojë rënie në përdorim nga njerëzit”. “Droga e quajtur marihuana, prinë në përdorim, sidomos nga të rinjtë”, tha Blakaj. Aktualisht, në Kosovë po mbahet një program i trajnimit për profesionistë shëndetësorë përmes së cilit mëtohet t’iu ndihmohet atyre se si t’u qasen në trajtim përdoruesve të substancave narkotike, si dhe se si ta parandalojnë atë. Milazim Gjocaj, drejtor i Departamentit të Shëndetësisë në burgje, në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se ndonëse në Kosovë ka strategji parandalimi dhe trajtimi, edhe trajnimi i punëtorëve shëndetësorë për qasjen ndaj personave që përdorin droga, sipas tij, ka qenë i nevojshëm. “Ky program, është mundësuar nga konsulli i Kosovës në SHBA, me një institucion me plan udhëzues në Kolumbo të SHBA-ve, i cili merret me problematikën për drogat e që është brenda tij janë anëtare 47 vende të botës. Edhe Kosova ka bërë marrëveshje që të jetë pjesë e këtij trajnimi, dhe shpresojmë që edhe ne si Kosovë të anëtarësohemi në këtë rrjet të këtyre vendeve, dhe t’i përdorim përvojat që kanë ata”. “Vet çështja e drogës është problematike në gjithë botën. Trajtimi adekuat është i domosdoshëm. Ne kemi specialistë të fushave të ndryshme, strategji, institucione, por është e nevojshme që të kemi trajnerë, dhe të trajnojnë të tjerët në të ardhmen, në mënyrë që të parandalohet përdorimi i drogave”, thotë Gjocaj. Në anën tjetër, Safet Blakaj thotë se qëllimi i këtij trajnimi është që të ngrihet niveli i ofrimit të shërbimeve. “Trajnimi është i një kualiteti shumë më të lartë se që janë mbajtur zakonisht, pasi profesionistët nga Kosova trajnohen nga profesionistë te huaj, që kanë përvojë të mirë në këtë fushë”, ka thënë Blakaj. Autoritetet e rendit kanë deklaruar se Policia e Kosovës, bazuar në planin strategjik zhvillimor, një rëndësi të veçantë i ka kushtuar luftës së trafikimit me narkotikë. Policia ka arritur që brenda periudhe kohore janar-prill të vitit 2017, të realizojë një sërë planesh konkrete, ku janë konfiskuar mbi 28 kilogramë heroinë. Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës thotë se Policia në bashkëpunim me autoritetet tjera relevante, në vazhdimësi po punon për parandalimin e rasteve të abuzimit me substanca narkotike. “Në aspektin ligjor ne do të ndërmarrim masa të ashpra ligjore ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë në trafikim me substanca narkotike dhe vepra tjera të kundërligjshme që rrezikojnë shëndetin e të rinjve tanë”, thotë Hoxha. “Policia është e gatshme për bashkëpunim sa më të madh me të gjithë për të punuar bashkërisht që rastet e tilla të reduktohet dhe të krijohet një ambient më i sigurt për të gjithë’, shton tutje ai. Sidoqoftë, Kosova është konsideruar vend transit për trafikimin e drogës dhe jo destinacion i saj, thonë autoritetet e rendit – një pohim i bazuar edhe në raportet ndërkombëtare për aktivitetet e grupeve të njohura si trafikues me substanca narkotike. Qeveria e Kosovës tashmë ka miratuar një strategji për periudhën kohore 2012-2017, në kuadër të luftimit të drogave, krimit të organizuar, terrorizmit, si dhe ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Bandat shqiptare “kontrollojnë tregun e trafikimit të drogës” në Britani Posted: 29 Jun 2017 03:24 AM PDT

Grupe të dhunshme shqiptare ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, thuhet në një raport të Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani, raporton BBC. Agjencia në fjalë shpreh shqetësim për, siç thotë, ndikimin e profilit të lartë të shqiptarëve në krimin e organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Raporti është pjesë e vlerësimit vjetor të Agjencisë për natyrën dhe shkallën e krimit të rëndë dhe të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani i veçon bandat shqiptare si “kërcënim i madh” dhe thotë se ato kanë ndikim të veçantë në tregun e kokainës.  Zyrtarët thonë se bandat karakterizohen me gatishmërinë për të përdorur dhunë serioze. Londra është “qendra e tyre kryesore”, por ato janë të përhapura në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, thotë raporti. Raporti po ashtu thotë se grupet kriminale serbe dhe turke “dominojnë logjistikën detare të kokainës”, ndërsa grupet turke dhe pakistaneze “vazhdojnë të mbizotërojnë trafikimin e heroinës në Britani të Madhe”. Raporti paralajmëron edhe për kërcënimin e krimit kibernetik nga vendet rusishtfolëse. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
NATO diskuton për Afganistanin dhe shpenzimet në mbrojtje Posted: 29 Jun 2017 02:40 AM PDT

Ministrat e Mbrojtjes të 29 vendeve anëtare të NATO-s takohen sot në Bruksel për të diskutuar rritjen e shpenzimeve në mbrojtje dhe dërgimin e më shumë trupave në Afganistan, për të ndihmuar qeverinë atje që të luftojë kryengritjen talibane. Duke folur para takimit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleatët janë pajtuar për rritjen e numrit të trupave në Afganistan, porse nuk ka diskutim për kthimin e tyre në rol luftarak. “Mund të konfirmoj se do të rrisim praninë tonë në Afganistan”, tha Stoltenberg. NATO ka aktualisht rreth 13,500 trupa në Afganistan – gjysma e të cilave janë nga Shtetet e Bashkuara. Aleatët po ashtu pritet të japin shifra individuale për shpenzimet e mbrojtjes. Të mërkurën, Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s, me përjashtim të SHBA-së, do të rrisin shpenzimet e mbrojtjes për 4.3 përqind këtë vit, duke shënuar një rritje prej 46 miliardë dollarësh që nga viti 2014. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Maqedoni: Kërkohet të përforcohet roli mbikëqyrës i Parlamentit Posted: 29 Jun 2017 01:57 AM PDT

“Parlamentit të Maqedonisë përfundimisht t’i kthehet roli mbikëqyrës ndaj institucioneve shtetërore”, është theksuar në një konferencën të organizuar nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” në Shkup, me temën “Përforcimi i rolit të Kuvendit midis reformave dhe vullnetit politik”. “Nga përbërja e re parlamentare presim që në formë thelbësore ky institucion të marrë rolin mbikëqyrës ndaj institucioneve si dhe të angazhohet në ngritjen e transparencës”, ka theksuar Marko Troshanovski, kryetar i këtij instituti . “Për këtë janë të nevojshme ndryshime në Rregulloren dhe në ligjet, por para së gjithash duhet që trupat rregullator të punojnë me përgjegjësi dhe efikasitet dhe të kërkohet përgjegjësi për të gjithë ata që pas disa ftesave nuk paraqiten në punë”, ka shtuar Troshanovski. Përderisa kryetari Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi është zotuar për përforcim të funksionit mbikëqyrës të Kuvendit, si institucion ligjvënës mbi punën e pushtetit ekzekutiv, gjegjësisht Qeverisë. “Përforcimi i këtij funksioni të pushtetit ligjvënës, përmes mekanizmave adekuat dhe praktikave evropiane, do të kontribuojë në ngritjen e nivelit të përgjegjësisë nga ana e pushtetit ekzekutiv”, ka theksuar para organizatave joqeveritare kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Ndërkohë, deputeti i partisë shqiptare në opozitë nga Lëvizja Besa, Afrim Gashi ka thënë se Parlamenti duhet të jetë institucion ku për të gjitha çështjet do të duhet të diskutohet hapur dhe jo në takime të mbyllura, siç ishte takimi i përfaqësuesve të partive politike shqiptare të përfaqësuara në Parlament, për ligjin që ka të bëjë me avancimin e gjuhës shqipe. “Në funksion të rëndësisë së punës së Parlamentit si institucion ligjvënës, është dhe rikthimi i debatit cilësor dhe qenësor në këtë institucion. Ne si parti kemi marrë një ftesë për të diskutuar për deklaratën politike në një hotel, dhe ne u përgjigjëm se nuk është mirë të takohemi nëpër hotele sepse takimet e tilla lënë pas shumë dyshime se ne vërtetë kemi dëshirë për të kontribuar për zgjidhjen e këtij problemi (avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni)”, u shpreh Gashi. Përderisa deputeti i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Hari Llokvenec ka theksuar nevojën e ndihmës së e ekspertëve si dhe rritjen e financave për realizim te reformave, përfshi këtu dhe ndihmën e sektorit civil për mbikëqyrjen e punës së Qeverisë. “Roli i deputetit në kontrollin e shtetit, në veçanti në agjencitë e sigurisë, patjetër të jetë e pavarur prej ekzekutivit, këtë e shkruan edhe në ligj por problem paraqet jetësimi kësaj rregullative ligjore”, ka thënë Llokvenec. Ndërkohë, Jane Dimevski nga Instituti pë Demokraci është fokusuar në problemin e mungesës së debateve të argumentuara. “Gjatë viteve të fundit, Parlamenti më shumë ka reflektuar situatën e polarizuar në shoqëri, si rrjedhojë e krizës politike në vend , sesa që deputetët janë fokusuar në debate përmbajtjësore për ofrimin e zgjidhjeve për probleme të ndryshme me të cilat përballen qytetarët e Maqedonisë”, ka thënë Dimevski. Nga ana tjetër, Ardita Abazi-Imeri nga organizata joqeveritare “Rrjeti 23”, ka vlerësuar se me rëndësi të veçantë është që Parlamenti të dëshmojë se disponon kapacitete demokratike, jo vetëm për ndryshimet ligjore që imponohen nga realizimi i reformave, por gjithsesi dhe ndërtimin e mekanizmave që puna e institucioneve të jetë më transparente. “Parlamenti në këtë drejtim ka një rol shumë të rëndësishëm sa i përket krijimit të mekanizmave ligjorë që t’i detyrojë institucionet e sistemit gjyqësorë të jenë sa më transparente gjatë punës së tyre”, ka theksuar Ardita Abazi-Imeri. Instituti për Demokraci “Societas Civilis” më shumë se tre viteve me radhë, përkatësisht nga gjysma e dytë e 2014, është duke analizuar punën e deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë, përfshi këtu dhe transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore të cilët përgjigjen para Parlamentit.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Putin takon sot ministrin e Jashtëm gjerman Posted: 29 Jun 2017 01:44 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, takon sot në Moskë ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel. Vizita e Gabrielit vjen në kohën kur marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit janë tejet të tendosura, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, mbështetjes ruse për separatistët në lindje të Ukrainës dhe çështjeve të tjera. Të mërkurën, Gabriel i bëri thirrje Kievit dhe separatistëve të respektojnë armëpushimin, duke thënë se ai mund t’i hapë rrugë zgjidhjes politike të konfliktit. Së paku 10,000 njerëz janë vrarë në luftimet në lindje të Ukrainës qysh në prill të vitit 2014. Luftimet kanë vazhduar pavarësisht nënshkrimit të Marrëveshjes së Minskut për Paqe në shkurt të vitit 2015. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
KQZ shpall sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë Posted: 29 Jun 2017 01:22 AM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 11 qershor. Në bazë të rezultatit preliminar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma ka fituar 34 përqind të votave, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 27 përqind, kurse në vendin e tretë është koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa me 25.7 për qind të votave. Nga komunitetet pakicë, prin Lista Serbe, e cila ka fituar mbi 5 përqind të votave. Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë, të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 800 mijë banorë, nga të cilët në zgjedhje dolën rreth 700 mijë votues. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi 52 mijë është numri i fletëvotimeve të pavlefshme. Nga votimet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit do të përcaktohet përbërja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës, i cili ka 120 ulëse. Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve. Pas konstituimit të Kuvendit, fillon procedura e zgjedhjes së Qeverisë. Në bazë të marrëveshjes politike është e pritshme që partia apo koalicioni fitues të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë së Kosovës. Më pas, presidenti i Republikës i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë. Kandidati për kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës (61 vota). Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë ditësh, emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet ditë nga dita e shpalljes së tyre. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Merkel: Marrëveshja për Klimën është e pakthyeshme Posted: 29 Jun 2017 12:51 AM PDT

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Bashkimi Evropian “është më i vendosur se kurrë për ta shndërruar Marrëveshjen e Parisit për Klimën në një sukses”. Duke folur para Parlamentit gjerman, Merkel tha se BE qëndron pas angazhimeve që parasheh marrëveshja dhe se ajo “është e pakthyeshme dhe e panegociueshme”.  Më 1 qershor, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur të tërheqë SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, e nënshkruar në vitin 2015 nga 195 vende. Marrëveshja është pakti i parë ligjor për luftimin e ndryshimeve klimatike. Me të, pothuajse çdo vend është pajtuar vullnetarisht të reduktojë emetimet e gazrave serë – akumulimi i të cilave besohet se ngroh planetin. Trump ka thënë se kjo marrëveshje është në dëm të industrisë amerikane. Merkel do të jetë nikoqire e samitit të G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, muajin e ardhshëm në Hamburg, ku çështja klimatike pritet të jetë lart në agjendë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Reklama