Home » Ora News: “Basha mëson rivalin e parë, Selami shpall kandidaturën për kreun e PD” plus 9 more

Ora News: “Basha mëson rivalin e parë, Selami shpall kandidaturën për kreun e PD” plus 9 more

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

Ora News: “Basha mëson rivalin e parë, Selami shpall kandidaturën për kreun e PD” plus 9 more

Basha mëson rivalin e parë, Selami shpall kandidaturën për kreun e PD Posted: 27 Jun 2017 11:45 PM PDT

Teksa ngriu funksionet e tij si kryetar partie dhe i hapi rrugë organizimit procesit zgjedhjes kreut PD-së sipas parimit ‘një anëtar, një votë’, Lulzim Basha ka mësuar rivalin e parë garën për kreun e Partisë Demokratike.
Eduard Selami ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet kjo forcë politike do organizojë korrik. Vendimin e bëri me dije nëpërmjet një statusi rrjetin social “Twitter”.
“Demokratë nderuar! Me ndjenjë përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!”, shkruan Selami profilin e tij. Kështu pas Lulzim Bashës, Eduard Selami është kandidati i dytë do synojë marrë drejtimin e PD-së, zgjedhjet e korrikut. Selami nuk bënte pjesë asnjë prej grupeve personave firmosën kërkesat për dorëheqjen e Bashës pasditen e martës, sikundër edhe mbështeti listën e kandidatëve për deputetë Bashës për zgjedhjet parlamentare dhe pse u la jashtë saj. Lexo shumë Basha: Ngrij të gjitha funksionet si kryetar në PD Revoltë brenda PD, 89 funksionarë kërkojnë dorëheqjen e Bashës si kryetar Anëtarët e Këshillit të PD: Basha shkeli statutin, nuk po reflekton Topalli reagon ashpër: Deklarata e Bashës tallje, demokratët të dalin në protestë Ruli thirrje demokratëve: Nëse Basha nuk dorëhiqet, dëbojeni bashkë me kunatin Bregu: Basha belbëzoi zëmekur “ngrirjen” e tij, ia la fajin të tjerëve Bregu, Ruli e Topalli kritikojnë Bashën: Duhet të largohet /Oranews.tv/   Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter
Burri merr mbidozë heroine, e dashura përpiqet ta shpëtojë Posted: 27 Jun 2017 11:36 PM PDT

Një video shokuese, e cila është publikuar live në Facebook, tregon momentin kur një grua përpiqet që të shpëtojë të dashurin e saj që kishte marrë mbidozë heroine brenda një makine të parkuar në Massachusetts. Disa banorë të zonës që ndodheshin aty vunë re makinën e parkuar dhe shkuan për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ata fillimisht panë çiftin pa ndjenja dhe menduan se kishin vdekur pasi gruaja mbante një shiringë droge në prehër. Por pasi dëgjon zhurmat ajo zgjohet e pavetëdijshme për atë  që kishte ndodhur. Gruaja e paidentifikuar sapo sheh shiringën vrapon tek i dashuri i saj për ta shpëtuar dhe i thotë kalimtarëve që të lajmërjojnë ambulancën ndërkohë që përpiqet ta sjellë në jetë. Pas disa minutash më në fund burri fillon të reagojë dhe të japë shenja jete, ndërkohë në të njëjtën kohë vjen ambulanca. Gruaja dëgjohet në video duke falenderuar kalimtarët që e zgjuan pasi në të kundërt i dashuri i saj tashmë do të kishte vdekur. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter
Patozi uron Isa Sakjan: Fitore çliruese për Kavajën, ne do ja dalim! Posted: 27 Jun 2017 11:28 PM PDT

Fitorja e kandidatit demokrat për bashkinë e Kavajës është përshëndetur edhe nga deputeti Astrit Patozi. Edhe pse e cilëson një oaz shkretëtirën e madhe humbjes PD zgjedhjet e 25 qershorit, Patozi uron kjo jetë një shkëndijë e rindezjes shpirtit demokratëve gjithë Shqipërinë. Patozi: Një fitore çliruese për Kavajën. Urimet mira Isa Sakja!Një rikthim i vuajtur, por çlirues dhe i mezipritur tek fisnikeria dhe vlerat e marra peng prej vitesh te Kavajës.Fitore e bukur për qytetin tim, edhe pse është vetëm një oaz i vogël shkretëtirën e madhe humbjes Partisë Demokratike zgjedhjet e 25 qershorit.Le shërbejë ajo si një shkëndijë e rindezjes shpirtit demokratëve gjithë Shqipërinë. Ashtu si para 27 vjetësh, kur fitorja e madhe e Partisë Demokratike niste nga Kavaja.Ne do t’ia dalim. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter
Makina përplas për vdekje këmbësori në Bulgarec, viktima një 50 vjeçar Posted: 27 Jun 2017 11:20 PM PDT

Një 50-vjeçari mbeti i vdekur mbrëmjen e martës (27 qershor2017) një aksident rrugor Korçë. Ngjarja u regjistrua afërsi fshatit Bulgarec, ku shtetasi T.P rreth 50 vjeç, banues Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Nissan” me targa AA 716EF ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka qenë këmbësor rrugë. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar Komisariat për kryer veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave aksidentit. aksident-5 Ora News: “Basha mëson rivalin e parë, Selami shpall kandidaturën për kreun e PD” plus 9 moreaksident-5 Ora News: “Basha mëson rivalin e parë, Selami shpall kandidaturën për kreun e PD” plus 9 more /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter
Sakja kryebashkiak, Basha: Nga Kavaja do të nisë ringritja e Shqipërisë Posted: 27 Jun 2017 11:00 PM PDT

Marrja e Bashkisë Kavajës nga Partia Demokratike duket se ka qenë i vetmi lajm i mirë për Lulzim Bashën një moment jo mirë politik për pas humbjes thellë PD zgjedhjet parlamentare. Përmes një postimi fb, Basha ka përshëndetur fitoren e kandidatit demokrat Isa Sakja, duke deklaruar se nga Kavaja e qëndresës do nisë edhe ringritja e Shqipërisë. Basha: Lajm i mrekullueshem nga Kryeqyteti i Lirise dhe Demokracise: Isa Sakja u zgjodh Kryetari i ri i Bashkise se Kavajes! Urimet e mija me te perzemerta qytetareve te Kavajes per kete ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave! Mirenjohje te thelle demokrateve te Kavajes dhe Kryetarit Sakja per kete fitore ogurbardhe! Nga Kavaja heroike e qendreses, perballjes dhe fitores do te nise ringritja e Shqiperise. Zoti e bekofte Kavajen e Lirise dhe Demokracise! Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter
PD rimerr bashkinë e Kavajës pas 6 vitesh me 28 vota më shumë Posted: 27 Jun 2017 10:00 PM PDT

Partia Demokratike ka mundur rimarrë bashkinë e Kavajës pas 6 vitesh. Kandidati demokrat, Isa Sakja, njëherësh kryetar i degës kësaj partie Kavajë ka mundur kandidatin socialist Dorjan Murati me një diferencë ngushtë prej 28 votash. Demokratët këtë mënyrë rimarrin bastionin e tyre historik, pas dy humbje rradhazi 2011 dhe 2015.
Rezultati:
Sakja- 11.155 vota
Murati-11.127 vota
Kona-1969 vota Ndërkaq komisionerët kanë gjetur 80 vota hedhura kutinë e gabuar, atë kandidatëve për deputetë, për cilat do vendosë KQZ. Megjithatë sipas tyre rezultati nuk ndryshon. Një tjetër fakt tjetër i rëndësishëm është dhe numri i madh i votave pavlefshme, plot 698 tilla. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter
Deputetja e PD, Qirici: Dorëheqja e Bashës akt i diktuar nga vullneti i votës Posted: 27 Jun 2017 02:30 PM PDT

Edhe deputetja tjetër e Partisë Demokratike, Eleina Qirici, e cila nuk është rikandiduar nga kryetari Basha, bashkohet me kërkesën e shumë demokratëve tjerë për dorëheqjen e kreut demokrat. Ajo thotë se kërkesa është jo vetëm vendim i përgjegjshëm, por akti diktohet nga vullneti i votës. Reagimi: një kryetari partie politike, pas një humbjeje një garë elektorale për zgjedhje parlamentare, t’i kërkohet tërheqja nga posti i kryetarit, është jo vetëm vendim i përgjegjshëm nga ana e palëve, por akt diktohet nga vullneti i votës. Përshëndes kërkesën e një grupi drejtuesish/demokratësh i drejtohen kreut PDSH për dorëheqje dhe analizë thellë post-zgjedhore, por do doja bëj ditur emrat e listuar, para se personat renditen, duhet pyeten dhe shprehin vullnetin e tyre për qënë pjesë e kërkesës, jo thjesht dhe vetëm respekt vullnetit individit, por edhe për formalizuar një vendimmarrje kolegjiale shprehur mes një deklarate hartuar unanimitet (për cilën nuk kam patur dijeni). Renditja e emrit tim listën shumëemërore pason deklaratën, si dhe vetë teksti i deklaratës është bërë i njohur nga media. /Ora News.tv/     Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter
BE gjobit gjigantin Google me miliarda euro Posted: 27 Jun 2017 02:14 PM PDT

Komisioni Evropian e ka gjobitur gjigantin e internetit Google me 2.42 miliardë euro, pasi ka konstatuar se kompania ka abuzuar me fuqinë që ka duke promovuar shërbimin e saj të blerjeve në krye të rezultatit të kërkimeve. Gjoba e rregullatorit të Komisionit Evropian është dënimi më i madh i shqiptuar kundër një kompanie të akuzuar për çrregullim të tregut. Vendimi po ashtu e urdhëron kompaninë Google t’iu japë fund praktikave antikonkurruese brenda 90 ditësh – në të kundërtën mund të përballet me tjetër ndëshkim. “Ajo që ka bërë Google është e paligjshme me rregullat e BE-së”, tha Margrethe Vestager, komisionare e BE-së për çështje të konkurrencës. “Google u ka mohuar kompanive të tjera mundësinë për të konkurruar me meritat e tyre. Për më tepër, u ka mohuar konsumatorëve evropianë përfitimet nga konkurrenca, zgjedhja e vërtetë dhe inovacioni”, shtoi Vestager. Komisioni Evropian ka hetuar platformën Google Shopping që nga fundi i vitit 2010. Google, kompani amerikane, tha se po shqyrton mundësinë për ta apeluar vendimin. /Rel/   Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter
Bregu, Ruli e Topalli kritikojnë Bashën: Duhet të largohet Posted: 27 Jun 2017 02:00 PM PDT

Menjëherë pas deklaratës së Bashës se nuk jep dorëheqjen, por se nis zgjedhjet në parti, kanë reaguar dhe kritikët e tij. Në një postim në facebook, ish nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli e cilëson rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit si katastrofale. Sipas Topallit, Basha e çoi PD në buzë të greminës ndaj dhe duhet të merrte përgjegjësitë që i takon. Teksa veprimin e tij, ku kompetencat për zgjedhjet në PD i kalojnë nënkryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm ajo e cilëson hileqar , talles , tinzar , banal dhe papergjegjshmeri e frikshme qe, për Topallin mund te coje ne asgjesimin total te PD. Madje ajo kërkon reagimin e demokratëve duke shtuar dinjiteti nuk ka lidhje me Lul Bashën, pasi për Topallin Ai eshte” i paafte per t’ u turperuar.” Po ashtu dhe Majlinda Bregu tërheq vëmendjen për rezultatin e zgjedhjeve ku PD ka 190 mije vota minus në krahasim me katër vite më parë. Në postimin në facebook, Bregu shprehet se Basha belbezoi zemekur “ngrirjen” e tij duke ua lene fajin te tjereve! Por ajo thekson se “Ngrirja” nuk eshte as akt juridik as statutuor dhe as politik!. Ndaj dhe i kujton se ishte Basha që vendosi vetë për listën e kandidaëve, si dhe përfshirjen e ministrave teknik në qeveri. madje ajo i cilësoi takimet e PD në fushatë pa shpirt dhe pa fryme. “Ai Njesh-i , ne Isha-t!  Ai I dlire, ne mekatare! Sot duhet t’ i dilte per Zot, Doreheqjes se tij si pergjegjesi i vetem per katastrofen e pamerituar ne te cilen gjendet sot PD! “, shprehett Bregu duke e ciësuar Bashën si pergjegjesi i vetem per shkaterrimin e strukturave dhe mosperfilljen e forumeve vendimarrese te PD! Teksa Genc Ruli thekson se njeriu qofte ky politikan apo lider, edhe ne momentin me te veshtire te jetes se tij do perpiqej te pakten te ruante dinjitetin individual. Ndaj ai thekson se Basha me deklaraten e tij justifikuese e banale tregoi qe dinjiteti personal eshte gjeja me e fundit qe e shqeteson ate. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter
DASH-i për trafikimin e qenieve njerëzore – Shqipëria në kategorinë e dytë Posted: 27 Jun 2017 01:48 PM PDT

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha martën se “trafikimi i qenieve njerëzore është çështja tragjike e drejtave njeriut kohën tonë” dhe paraqet kërcënim për “sigurinë publike dhe kombëtare”. Ai i bëri këto komente gjatë paraqitjes Raportin e vitit 2017 për trafikimin e qenieve njerëzore botë. Shqipëria dhe Kosova, ashtu si parë, vazhdojnë jenë grupin e dytë një vlerësim raporti u bën shteteve duke i ndarë tri kategori: shtetet, qeveritë e cilave përmbushin standardet minimale, dytën vendet nuk i përmbushin plotësisht standardet, por bëjnë përpjekje mëdha për t’i përmbushur dhe tretin janë vendet nuk i plotësojnë standardet dhe nuk bëjnë përpjekje. Shqipëria Sikundër është raportuar gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria mbetet vend burimi, vend kalimtar dhe destinacioni për burrat, gratë dhe fëmijët në trafikun e seksit dhe në punën e detyruar. Gratë dhe fëmijët shqiptarë janë subjekte të trafikut të seksit dhe punës së detyruar posaçërisht gjatë sezonit turistik. Trafikantët përdorin premtime të rrejshme, siç janë martesat apo vendet e punës për t’i detyruar viktimat të përfshihen në këtë trafik. Ata po përdorin gjithnjë e më shumë mediet sociale për rekrutimin e viktimave. Fëmijët përdorën për lypësi dhe punë të tjera si tregtizat e vogla. Fëmijët, kryesisht të komunitetit rom shfrytëzohen në Turqi për punë sezonale. Ka pasur raste kur fëmijët janë shfrytëzuar në fushat e kanabisit. Viktimat shqiptare janë subjekte të trafikut të seksit gjithandej Evropës, posaçërisht në Kosovë, Greqi, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar. Viktimat e huaja nga vendet e Evropës, Filipinet dhe Nigeria janë subjekte të trafikut të seksit dhe punës së detyruar në Shqipëri. Migruesit e paligjshëm nga Azia, po punësohen shpesh në familjet e kamura duke u bërë të brishtë përballë punës së detyruar. Qeveria e Shqipërisë, thuhet në raport, nuk i përmbushë plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; por, po bën përpjekje të dukshme për ta bërë këtë. Qeveria po demonstron shtim përpjekjesh në krahasim me të kaluarën duke ndjekur dhe dënuar më shumë trafikues dhe duke shfrytëzuar për herë të parë “fondin e posacëm” për mbrojtjen e viktimave që është ngritur nga pasuritë e konfiskuara nga trafikantët. Megjithatë, qeveria nuk i ka përmbushur standardet minimale në disa fusha themelore. Policia vazhdoi të shfaqë një mirëkuptim të kufizuar të trafikimit të qenieve njerëzore dhe në disa raste dështoi të identifikojë viktimat e trafikimit në mesin e individëve të përfshirë në prostitucion të detyruar ose robëri shtëpiake. Qeveria hetoi dy viktima dhe dënoi një viktimë për veprime të paligjshme të kryera si rezultat i nënshtrimit ndaj trafikimit, edhe pse ligji i përjashton viktimat nga ndëshkimi për krimet e kryera si rezultat i shfrytëzimit të tyre. Raporti i rekomandon Shqipërisë që të zbatojë ligjin që përjashton viktimat nga dënimi në raste të tilla; të trajnojë policinë, inspektorët e punës dhe zyrtarët e tjerë për identifikimin e viktimave; të vazhdojë që hetojë, ndjekë dhe dënojë fuqishëm trafikantët; të shtojë mbrojtjen e viktimave nga frikësimet dhe kërcënimet gjatë proceseve gjyqësore duke lehtësuar përfshirjen në programet e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe të zgjerojë trajnimin e prokurorëve që merren me viktimat – dëshmitarë; të shtojë fondet për Organizatat joqeveritare që strehojnë viktimat, të rrisë mundësitë e policisë kufitare dhe të mbrojë fëmijët në rrugë. Në raport thuhet mes tjerash se policia e shtetit hetoi 69 raste me 69 trafikantë të dyshuar në vitin 2016, krahasuar me 80 raste me 90 të dyshuar në vitin 2015. 29 nga të dyshuarit janë hetuar për trafik të fëmijëve dhe 48 për të të rriturve. Prokurorët kanë ndjekur 18 raste për dallim nga 15 sa ishin në vitin 2015, ndërsa gjykatat dënuan 24 trafikantë ndryshe nga 11 sa ishin dënuar në vitin 2015. Të gjithë ata morën dënime nga 2 deri në 5 vjet heqje lirie. Qeveria nuk ka raportuar për hetimin, ndjekjen apo dënimin e ndonjë zyrtari qeveritar për përfshirje në këtë dukuri. Në vitin 2016, tetë shqiptarë u arrestuan në Holandë, Gjermani, Greqi e Itali nën dyshimet për përfshirje në trafikim; tre nga të dyshuarit janë ekstraduar në Shqipëri. Ndërsa Shqipëria ekstradoi tetë trafikantë të huaj në Itali, Maqedoni dhe Moldavi. Organizatat Joqeveritare identifikuan 95 viktima të trafikimit, ndryshe nga 109 sa ishin në vitin 2015. Në strehimoret e Organizatave Joqeveritare u strehuan 75 viktima, ndërsa në ato shtetërore 30 syresh. /Voa/   Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter
Reklama